“Qeveria bleu votat me skemat e bujqësisë”/ Berisha: Farsa elektorale e 11 Majit, ja si u përdor fondi 250 mln eurosh
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën për mediat lidhur me zgjedhjet e 11 Majit, të cilat ai i ka cilësuar farsë elektorale. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se bleu votat e qytetarëve me skemat e bujqësisë. “Edi Rama bleu votat me skemat në bujqësi! Farsa elektorale 11 maj 2025 është farsa […]
Puka dhe Fushë Arrëzi nuk planifikojnë dorëheqje, Vau Dejësi i diskuton në mbledhjen e të martës…
Në Bashkinë e Vaut të Dejës është parashikuar që mbledhja urgjente të zhvillohet paraditen e së martës, ku priten ndryshime në radhët e drejtorëve dhe administratorëve të njësive administrative. Ndryshe është situata në bashkitë e djathta të Pukës dhe Fushë-Arrëzit. Kryebashkiakët atje nuk kanë kërkuar apo planifikuar ndryshime, duke mos plotësuar kështu porositë e Kryeministrit, […]
Urdhri i Ramës/ Paraqesin dorëheqjen krerët e njësive në bashkinë Shkodër dhe Malësi të Madhe! Krerët në Pukë dhe Fushë Arrëz nuk pranojnë
Pas udhëzimit të Kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e nënkryetarëve dhe administratorëve të njësive administrative në të gjitha bashkitë e vendit, kanë nisur lëvizjet në nivel lokal. Të gjithë Administratorët e Njësive Vendore në Bashkinë Shkodër kanë paraqitur pranë Bashkisë Shkodër dorëheqjet nga pozicionet e tyre. Në Malësi të Madhe, kryebashkiaku Tonin Marinaj ka qenë […]
Pas ultimatumit të Ramës, dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe
Urdhri i Kryeministrit Rama për rifreskimin e stafit vendor ka vënë në lëvizje bashkitë e Qarkut Shkodër, ku kryebashkiaku Beci ka mbledhur pasditen e sotme drejtorët dhe administratorët vendorë, ku këta të fundit kanë dhënë dorëheqje. Mësohet se dorëheqje ka pasur edhe në Bashkinë Malësi e Madhe. Burime bëjnë me dije se kanë dhënë dorëheqjen […]
Urdhëri i Ramës, kryetari i bashkisë së Malësisë së Madhe drekë “lamtumire” më nënkryetarët dhe administratorët
Në prag të zbatimit të urdhrit të Kryeministrit Edi Rama për ristrukturimin e administratës vendore, mësohet se kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj ka zhvilluar një drekë “lamtumire” me dy nënkryetarët dhe administratorët e njësive administrative. Takimi informal është mbajtur në një resort agroturizmi në zonën e Malësisë, ku është diskutuar për ndryshimet […]
Nisin dorëheqjet në Malësi të Madhe, kryebashkiaku mbledh kolegët në drekën e lamtumirës/ Tjetër situatë në Pukë dhe Fushë-Arrëz: Urdhri i Ramës nuk është i detyrueshëm
Pas udhëzimit të Kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e nënkryetarëve dhe administratorëve të njësive administrative në të gjitha bashkitë e vendit, kanë nisur lëvizjet e para në nivel lokal. Në Malësi të Madhe, kryebashkiaku Tonin Marinaj ka qenë ndër të parët që ka zbatuar urdhrin. Ai ka mbledhur vartësit e tij në një drekë lamtumire, […]
Ndërtimet pa leje në Theth/ Bajraktari i Shalës: I kemi pronat 500-vjeçare, edhe me Zogun i kemi paguar taksat
Bajraktari i Shalës Zef Vladaj i bën thirrje qeverisë për dialog dhe të mos vazhdojnë aksionin për prishjen e objekteve pa leje. Duke folur për gazetarët, pas Kuvendit të Burrave, Vladaj thotë se është e habitshme se si një shtet i tërë u turr në një fshat. “Kur e pashë gjendjen kështu, kur i pashë […]
“Duam dialog me qeverinë”/ Mblidhet Kuvendi i burrave në Theth: Kullat i kemi mbrojtur me gjak
Në këtë tubim mori pjesë edhe Zef Vladi, banor i Shalës, i cili foli për rëndësinë historike dhe kulturore të kullave të Thethit, duke theksuar se ato janë të ndërtuara me djersë dhe mbrojtur me gjak. Në ditën e 7-të të aksionit të nisur nga qeveria për shembjen e ndërtimeve pa leje, banorët e Thethit […]
VIDEO/ Kuvendi i Burrave mblidhet para kishës: Asnjë investitor nuk do gëzojë tokë në Theth
Fadromat e IKMT kanë vazhduar prishjen e objekteve pavarësisht rezistencës së disa banorëve në Theth. Kuvendi i Burrave të Shalës janë mbledhur për të shqyrtuar gjendjen alarmante që po kalon kjo zonë, në prani edhe të meshtarit të zonës, Dom Kastriot. Ata kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të aksionit të prishjeve dhe shtyrjen e çdo […]
Rrëzohet në Qafë Mali turisti me motor, përfundon në spital
Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor “Qafë Mali- Fierzë” ku një 58- vjecar shtetas kroat i identifikuar si Jovanovic Dusko ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi D. J., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës, jashtë […]