Kodi i ri Penal/ Rakipi: Të falet prostitucioni, dënim për shpifjen dhe pirjen e alkoolit në publik
Arben Rakipi TIRANË-Drejtori i Magjistraturës, Arben Rakipi në tryezën e parë të dikutimit për draftin e Kodit të ri Penal ka listuar disa prej veprave më të diskutuara. Rakipi propozoi të hiqet dënimi për prostitucionin, një çështje që, sipas tij, nuk është diskutuar sa duhet publikisht, por që duhet të trajtohet me qasje të re ligjore. Nga […]
Kodi i ri Penal, Ministri i Drejtësisë: Kemi marrë parasysh çdo shqetësim në lidhje me draftin
Ministria e Drejtësisë, në bashkëpunim me grupin e punës për hartimin e Kodit të ri Penal, ka zhvilluar sot tryezën e dytë të prezantimit teknik të draftit, përpara fillimit të konsultimeve të gjëra publike që do të organizohen për të. Në këtë aktivitet janë prezantuar në mënyrë krahasuese risitë e Kodit të ri Penal në […]
Rakipi ‘mbron’ Kodin e ri: Është dokumenti më i mirë penal që i kemi ofruar vendit
Për drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, drafti për Kodin e Ri Penal, pavarësisht problemeve dhe gjërave që mbeten ende për t’u diskutuar, është dokumenti më i mirë penal që i është ofruar vendit tonë. “Sigurisht që elementët që lidhen me humanizmin e kodit, por qëllimi parësor është mbrojtja sociale dhe mbrojtja e viktimës […]
“Prishja e objektit rrezikon ndërtesat e tjera”, zbardhet vendimi i gjyqtarit që shfryu aksionin e Ramës
Është zbardhur vendimi i gjyqtarit Ligoraq Toshi që sipas kryeministrit Edi Rama ka shkelur rëndë detyrën duke u vendosur në krahë të pronarit të një ndërtese që ka penguar komunitetin e zonës. Sipas vendimit të zbardhur krijohet dyshimi i arsyeshëm se ekzekutimi i vendimit për prishjen e këtij konstruksioni mund të shkaktojë dëm, të cilin […]
‘Provokoi një debat të ashpër publik’: Raporti për homoseksualitetin i vitit 1957 që ndau Mbretërinë e Bashkuar
52 vjet më parë këtë javë u publikua Raporti Wolfenden, dokumenti që ndryshoi historinë e të drejtave LGBTQ+ në Britani, duke rekomanduar dekriminalizimin e marrëdhënieve homoseksuale midis burrave mbi 21 vjeç në privatësi. Sir John Wolfenden, kreu i komitetit, tha për BBC se nuk ishte i përgatitur për reagimin e fortë publik dhe shtypin “të […]
“QSUNT po kthehet në qendër tregtare”, PD: Në vend të ilaçeve, Rama po ofron dhoma hoteli
Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast që cenon drejtpërdrejt interesat e qytetarëve shqiptarë dhe sistemin publik shëndetësor. Sipas deklaratës së zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, qeveria Rama, në vend që të zgjidhë problemet e mungesës së medikamenteve dhe shërbimeve bazë, po i jep prioritet projekteve fitimprurëse me natyrë biznesi në zemër të […]
Tregu i punës së seksit në Shqipëri, Hoxhaj: Të dekriminalizohet! Mbrohen viktimat dhe shëndeti publik
Përmasat e pakontrolluara të turizmit të seksit në Shqipëri kanë nxitur reagimin e shoqërisë civile, të cilët mendojnë se penalizimi i mëtejshëm i punës së seksit, sipas Kodit Penal në fuqi, nuk e zgjidh problemin, por e shtyn atë drejt më shumë rreziqeve, si dhunë, shfrytëzim dhe shëndet publik të cenuar nga sëmundjet seksualisht të […]
PD: QSUNT ndalon analizat, pacientët peng i koncesioneve
Partia Demokratike tha sot se sistemi shëndetësor publik ndodhet në një situatë alarmante. Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli nëpërmjet një deklarate për mediet tha sot se Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka dhënë “urdhër për ndalimin e analizave laboratorike për pacientët, për shkak të tejkalimit të buxhetit mujor të koncesionarit privat që menaxhon […]
Rama: KLGJ po mbron zaptuesit. Vendime skandaloze që dëmtojnë interesin publik
Kryeministri Edi Rama ka ritheksuar edhe njëherë se gjykatësit nuk mund të bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave” Rama nëpërmjet një reagimin në platformën X i është përgjigjur reagimeve zyrtare të KLGJ, duke theksuar roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë dhe […]
Rama i përgjigjet KLGJ: Mos e harxhoni kohën për të gjykuar se si e bëj unë punën
Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilët kanë shprehur pakënaqësi ndaj kritikave të kryeministrit ndaj një gjyqtari një ditë më parë. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka vijuar t’i cilësojë skandaloze vendimet e disa gjyqtarëve, që sipas tij janë në dëm të interesit publik. Po ashtu, në postimin […]