Përfundon procesi i votimit në burgun e Drenovës në Korçë, ja sa të dënuar votuan
FOTO ILUSTRUESE KORÇË-Ka përfunduar procesi i votimit në burgun e Drenovës në Korçë. Raportohet se në total nga 221 të burgosur që kanë të drejtë të ushtrojnë votën e tyre, kanë votuar vetëm 176 prej tyre. 3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e tyre në […]
‘Asnjë problem në aspektin teknik’, Celibashi: Parregullsitë të adresohen në KQZ
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vizitoi disa qendra votimi në Vorë, ku po zhvillohet procesi elektronik. Në një prononcim për mediat, Celibashi tha se procesi po vijon pa probleme në aspektin teknik. “Nga komunikimet që patëm me anëtarët e KZAZ procesi zgjedhor është duke shkuar mirë. Për aspektin e përdorimit të teknologjisë s’ka pasur asnjë lloj problemi,. Në këto […]
Bllokohet procesi zgjedhor në Papër të Elbasanit, denoncohet për parregullsi
Foto ilustruese ELBASAN- Procesi i votimit në Qendrën e Votimit nr.2447 është ndërprerë pasi Policia dhe Prokuroria kanë mbërritur në qendrat e votimit ku PD denoncon se ka parregullsi. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se përfaqësues të forcave të rendit dhe të organit të akuzës kanë mbërritur në qendër për të hetuar situatën, ndërsa […]
Bllokohet përkohësisht procesi i votimit në Papër të Elbasanit pas sinjalizimeve për parregullsi
Procesi i votimit në Qendrën e Votimit nr. 2447 në Papër të Elbasanit është ndërprerë përkohësisht, pasi oficerë të Policisë dhe përfaqësues të Prokurorisë janë njoftuar për parregullsi gjatë zhvillimit të votimeve. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se përfaqësues të forcave të rendit dhe të organit të akuzës kanë mbërritur në qendër për të […]
Zgjedhësit fotografuan fletën, ndërpritet procesi i votimit në një QV në Librazhd
Procesi i votimit është ndërprerë përkohësisht në qendrën e votimit nr. 27/42 në bashkinë Librazhd, pasi komisionerët kanë konstatuar raste të fotografimit të votës nga disa votues. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se komisionerët kanë reaguar menjëherë sapo kanë vërejtur shkeljen e Kodit Zgjedhor, duke vendosur pezullimin e përkohshëm të votimeve për të raportuar […]
ZGJEDHJET 2025/ Celibashi raporton problematikat: Procesi vijon normalisht
Kryekomisioneri Ilirian Celibashi në një deklaratë për mediet ka dhënë detaje lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor deri në orën 11:00. Celibashi bëri me dije se të gjitha qendrat zgjedhore janë të hapura dhe procesi po vijon rregullisht. Ai vuri në pah edhe disa problematika. “Më lejoni tu përcjell disa informacione. Nuk kemi për momentin […]
“Pjesëmarrja 13.54%”/ Kryekomisioneri Celibashi raporton procesin e zgjedhjes: Pretendohet për presione dhe intimidime ndaj votuesve
“Janë 8% e QV-ve të hapura me vonesë ndërmjet orës 7:00 deri në 8:00. Mbi 5% të QV-ve rezulton që nuk kanë qenë të pranishëm të shtatë anëtarët e komisionit. Në momentin kur procesi i votimit është hapur, në të gjitha QV-të kanë qenë të pranishëm vëzhgues të partive politike. 5% të QV-ve kemi pasurt […]
Numër i ulët votuesish në Fushë Krujë! Procesi vijon pa problematika
Në qendrën e votimit numër 1301/ 00 ka nisur procesi i votimit, deri më tani kanë votuar 4 persona. Ndërsa në qendrën e votimit numër 1292/00 kanë votuar 11 individë. Procesi vijon normalisht pa problematika. Në qendrën e votimit 1301/00 janë 880 votues, ndërsa në qendrën 1292/00 janë 868 votues. Top Channel
Sot Shqipëria voton, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 08:00
Sot, më 11 maj, qytetarët shqiptarë po votojnë për të zgjedhur përbërjen e re të Parlamentit të Shqipërisë. Janë mbi 3.7 milionë shtetas me të drejtë vote që kanë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të përcaktuar përfaqësuesit e rinj në Kuvend. Sipas të dhënave të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, […]
Vijon normalisht procesi i votimit në Roskovec – Hapja në kohë e 39 Qendrave të Votimit
Procesi i votimit ka nisur prej orës 07:00 të mëngjesit në të gjitha 39 Qendrat e Votimit në bashkinë Roskovec. Sipas të dhënave paraprake, hapja është kryer në kohë dhe deri më tani nuk raportohet për probleme apo vonesa në ndonjë prej qendrave.Reklama në FieriWeb Komisionerët janë në pozicione dhe pajisja për identifikimin biometrik të […]