Tag: procedohet

  • Kishte fshehur një shtetase të huaj në rimorkio, procedohet 41-vjeçari turk

    Kishte fshehur një shtetase të huaj në rimorkio, procedohet 41-vjeçari turk

    Procedohet penalisht një 41-vjeçar turk n pikën kufitare të Qafë Thanës për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

    Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale S.A., kishte fshehur në rimorkio një shtetase të huaj.
    “Procedohet S. A., 41 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë procesit të skanimit të kamionit që ky shtetas drejtonte, u gjet e fshehur në rimorkio, një shtetase e huaj.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Procedohet penalisht 44-vjeçari në Kakavijë/ Tentoi t’i kalonte në kufi pa i deklaruar, sekuestrohen 42 mijë euro

    Procedohet penalisht 44-vjeçari në Kakavijë/ Tentoi t’i kalonte në kufi pa i deklaruar, sekuestrohen 42 mijë euro

    Një 44-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të të nxirrte nga Shqipëria, 42 000 euro, pa i deklaruar në kufi.
    Bëhet fjalë për Luan Kaçakui. Ai akuzohet për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove që kishte me vete.
    Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

  • Shkaktoi aksidentin ku mbetën të plagosur katër të mitur, procedohet 17-vjeçari në Vlorë

    Shkaktoi aksidentin ku mbetën të plagosur katër të mitur, procedohet 17-vjeçari në Vlorë

    Procedohet një shtetas të mitur, 17 vjeç, pasi më datë 12.11.2025, në aksin rrugor Aliban–Novoselë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit dhe 4 pasagjerë, gjithashtu të mitur, kanë mbetur të dëmtuar dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Top Channel

  • EMRI/ Shkoi në spital i plagosur me armë zjarri, 31-vjeçari “kyç” gojën para efektivëve, rrezikon të procedohet penalisht

    EMRI/ Shkoi në spital i plagosur me armë zjarri, 31-vjeçari “kyç” gojën para efektivëve, rrezikon të procedohet penalisht

    I plagosuri në Durrës Mateo Duma nuk ka bashkëpunuar me policinë për të zbardhur ngjarjen ku mbeti i plagosur.

    Burime policore bëjnë me dije se 31-vjeçari nuk ka treguar gjatë marrjes në pyetje se si është plagosur, duke thënë se ”nuk e di pasi nuk e mban mend çfarë ka ndodhur”.
    Korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi bën me dije se ky qëndrim i tij vlerësohet si i dyshimtë nga policia.
    Sipas burimeve, në këto kushte Duma rrezikon të procedohet penalisht për moskallëzim krimi.
    Ai u paraqit pasditen e sotme në urgjencën e  spitalit të Durrësit i plagosur në thembër, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje.
     
     

    Top Channel

  • Përplasi dy këmbësorë në vijat e bardha, procedohet drejtuesi i automjetit në Vlorë

    Përplasi dy këmbësorë në vijat e bardha, procedohet drejtuesi i automjetit në Vlorë

    Një aksident është regjistruar në rrugën ‘Murat Tërbaçi’ në Vlorë.

    Shtetasi me iniciale D.M., 72-vjeç, ka përplasur dy këmbësore në vijat e bardha.
    “Procedohet penalisht shtetasi D. M., 72 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.10.2025, në rrugën “Murat Tërbaçi”, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar në vija të bardha shtetaset N. M. dhe V. A., të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Top Channel

  • Theth/ Abuzoi seksualisht me 26-vjeçaren, procedohet 54-vjeçari nga izraeli

    Theth/ Abuzoi seksualisht me 26-vjeçaren, procedohet 54-vjeçari nga izraeli

    Një 54-vjeçar nga Izraeli po procedohet në gjendje të lirë nga Policia e Shkodrës, pas një kallëzimi për abuzim seksual ndaj një shtetaseje nga Izraeli, të ndodhur në një hotel në zonën turistike të Thethit.

    Burime zyrtare nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ku është nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. C., 54 vjeç, me banim në Izrael.

    Procedimi ndaj tij erdhi pas kallëzimit të bërë nga shtetasja E. Z., 26 vjeçe, gjithashtu banuese në Izrael, e cila ka deklaruar se më datë 9 tetor 2025 është abuzuar seksualisht në ambientet e një hoteli në fshatin Theth”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Tentoi të nxirrte jashtë vendit mbi 13 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 31-vjeçari në Kakavijë

    Tentoi të nxirrte jashtë vendit mbi 13 mijë euro pa i deklaruar, procedohet 31-vjeçari në Kakavijë

    Procedohet penalisht një 31-vjeçar, i cili tentoi të nxirrte jashtë Shqipërisë mbi 13 mijë euro të padeklaruara.

    Uniformat blu bëjnë me dije se shuma e parave janë sekuestruar.
    “Tentoi të nxirrte nga Shqipëria, 13 200 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 31-vjeçari.
    Sekuestrohet shuma e parave.
    Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit H. J., ku u gjetën 13 200 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
    Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin H. J., 31 vjeç, banues në Berat. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Morinë/ Kishte mbi 15 mijë euro me vete, procedohet 38- vjeçari

    Morinë/ Kishte mbi 15 mijë euro me vete, procedohet 38- vjeçari

    Policia e Kukësit ka proceduar penalisht një shtetas kosovar, i cili u kap në pikën kufitare të Morinës në tentativë për të kaluar një shumë të konsiderueshme parash, pa i deklaruar. 
    Procedimi penal për shtetasin kosovar M. B., 38 vjeç, nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 15 600 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. 
    Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.        
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. 
     

  • Nuk deklaroi mbi 20 mijë euro që kishte me vete, procedohet 51-vjeçari në Kakavijë

    Nuk deklaroi mbi 20 mijë euro që kishte me vete, procedohet 51-vjeçari në Kakavijë

    Një 51-vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap në Pikën Kufitare të Kakavijës duke tentuar të nxirrte jashtë Shqipërisë një shumë të konsiderueshme parash pa e deklaruar konform ligjit.
    Gjatë një procedure rutinë shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar kontroll në çantën e shtetasit të identifikuar me inicialet F. S., banues në Greqi, ku kanë gjetur 20 530 euro dhe 1 800 000 lekë, të cilat nuk ishin deklaruar.
    Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë ndaj 51-vjeçarit, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

  • Zjarrvënia në disa qarqe/ Policia arreston dhe procedon 12 shtetas

    Zjarrvënia në disa qarqe/ Policia arreston dhe procedon 12 shtetas

    Policia ka ndërmarrë veprime intensive hetimore dhe operacionale për parandalimin e zjarrvënieve, si dhe ka identifikimuar dhe kapur autorët.
    Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe të koordinuar të strukturave të policisë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, gjatë 72 orëve të fundit janë identifikuar, kapur, arrestuar apo proceduar penalisht 12 shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në disa qarqe të vendit, konkretisht:
    Tiranë: Arrestohet autori i zjarrvënies në zonën e mbrojtur të Malit me Gropa.
    Durrës/Shijak: Arrestohet autori i dyshuar i zjarrit që përfshiu një sipërfaqe pyjore në fshatin Shetel, Njësia Administrative Gjepalaj, duke rrezikuar banesat përreth.
    Fier: Arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Frakull e Vogël, si dhe procedohet penalisht një tjetër shtetas që dogji mbeturina në tokën e tij, në fshatin Stan Karbunarë, duke dëmtuar disa rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër.
    Vlorë: Ndalohet një shtetas për zjarrvënie të qëllimshme gjatë pastrimit të territorit, që shkaktoi djegien e një sipërfaqeje të madhe me bimësi në malin e Shashicës.
    Sarandë: Procedohet penalisht një 59-vjeçar, për zjarrvënie në malin e Finiqit.
    Gjirokastër: Arrestohet autori i zjarrvënies në fshatin Kakavijë.
    Kurbin: Procedohet penalisht një shtetas që dogji një sipërfaqe në zonën e mbrojtur të Shkopetit, si pasojë e një konflikti me banorët.
    Dibër: Procedohet penalisht një shtetas që shkaktoi djegien e një sipërfaqeje të konsiderueshme me bimësi, në fshatin Dovolan.
    Shkodër: Procedohet penalisht një shtetas që ndezi mbeturina dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogj një sipërfaqe me bimësi.
    Poliçan: Procedohet penalisht një 57-vjeçar, pasi ndezi zjarr në fshatin Lybeshë dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke me bimësi, në vendin e quajtur “Berthanes”.
    Belsh/Cërrik: Arrestohet në flagrancë një shtetas, pasi dyshohet se ndezi zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën një sipërfaqe toke me ullinj dhe një sipërfaqe pylli.
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka kaluar në gatishmëri të gjitha strukturat vendore, me porosi të qarta për intensifikimin e masave parandaluese, hetimore dhe ndëshkimore ndaj çdo rasti zjarrvënieje, të qëllimshme apo të shkaktuar nga pakujdesia.
    Policia e Shtetit apelon për të gjithë banorët, dhe në veçanti për ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos ndezin zjarr, sepse do të përballen me forcën e ligjit. Po ashtu, qytetarët duhet të tregojnë kujdes maksimal, veçanërisht moshedhjen e cigareve të ndezura buzë rrugëve, pasi mund të shkaktojnë zjarr.