Dënohet me gati 5 vjet burg serbi që sulmoi KFOR-in në Zveçan
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 4 vjet e 11 muaj burgim efektiv dhe 20 mijë euro gjobë shtetasin serb Millosh Antoviq, i cili pranoi fajësinë për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës më 29 maj 2023 në komunën e Zveçanit.Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), […]
Dogji një sipërfaqe toke dhe disa pemë ulliri, identifikohet autori dhe procedohet penalisht
Një shtetas në fshatin Fatishë, Peqin, është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarr në mënyrë të qëllimshme. Policia bën me dije se zjarri, i ndezur për djegien e mbeturinave, është përhapur dhe ka përfshirë një sipërfaqe toke me barishte dhe disa pemë ulliri. Autori i dyshuar, P. H., 72 vjeç, është identifikuar dhe […]
Rrugorja me ‘dorë’ të hekurt/ Bllokohen 60 automjete. Sa u arrestuan e proceduan
Intensifikohen kontrollet na ana e policisë rrugore në Tiranë, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e çdo sjelljeje që cënon rendin, sigurinë dhe funksionimin normal të qarkullimit rrugor. Në këtë kuadër, gjatë javës që lamë pas: 21 drejtues mjetesh janë proceduar penalisht, në zbatim të nenit 293 të Kodit Penal, për parkim të gabuar në rrugë […]
Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë, arrestohet dhe gjobitet 35-vjeçari në Elbasan
Është arrestuar një 35-vjeçar në Elbasan pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale E.A., nuk ishte pajisur me autorizimin për përdorimin e targave të përkohshme që mbante automjeti në momentin e ndalimit. Po ashtu 35-vjeçari u ndëshkua me masë administrative prej 1000 lekësh. “Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë […]
“Shpejt, shpejt, kape, kape”/ Dalin pamjet e arrestimit të Flodian Plakut në Vlorë
Policia e Vlorës ka publikuar pamjet e arrestimit të të shumëkërkuarit Flodian Plaku.Në pamje, duken policët të armatosur deri në “dhëmbë”, teksa eprori jep edhe urdhrat përkatës. Në makinën ku qëndrojnë policët, dëgjohen edhe urdhrat përkatës “shpejt, shpejt, shpejt”.Pas disa lëvizjeve të policisë pranë një hoteli në Vlorë, Flodian Plaku vihet në pranga.Ai dyshohet të […]
Proda në Arabinë Saudite: Forcohet partneriteti mes policisë shqiptare dhe asaj saudite në luftën kundër krimit dhe…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, zhvilloi një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, me ftesë të homologut të tij, Drejtorit të Përgjithshëm të Sigurisë Publike, Gjeneral Lejtnant Mohammed bin Abdullah Al-Bassami. Gjatë takimit, dy drejtuesit theksuan rëndësinë e zgjerimit të marrëdhënieve mes dy policive, duke theksuar fushat me interes të […]
Ekzekutimi i ish-policit Gentian Bejtja, si u vu në pranga në Orikum Flodian Plaku! Dyshohet se kishin marrë tjetër porosi për vrasje, iu gjetën edhe 2 pistoleta
Flodian Plaku ishte i skeduar prej shumë vitesh nga policia, derisa në vitin 2019 e vunë në pranga pas një morie kërkesash që erdhën nga Italia. Ai bashkë me një grup personash nga Vlora konsideroheshin si kokat e një rrjeti trafiku droge nga Vlora në drejtim të Italisë, në një korridor thuajse të paprekur nga […]
Nuk iu bindën urdhrit të punonjësit të policisë, procedohen penalisht 2 shtetas në Shkodër…
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Sh., 24 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe shtetasin F. F., 21 vjeç,banues në Shkodër, për veprën penale “Prishja […]
Lufta kundër krimit dhe terrorizmit, Proda në Arabinë Saudite: Forcohet partneriteti mes dy vendeve
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, zhvilloi një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, me ftesë të homologut të tij, Drejtorit të Përgjithshëm të Sigurisë Publike, Gjeneral Lejtnant Mohammed bin Abdullah Al-Bassami. Gjatë takimit, dy drejtuesit theksuan rëndësinë e zgjerimit të marrëdhënieve mes dy policive, duke theksuar fushat me interes të përbashkët […]
Dhunoi qytetarin në pikën e kalimit kufitar të Bllatës, AMP pezullon nga detyra efektivin
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka arrestuar punonjësin e Policisë, shtetasin V.A, me detyrë N/Specialist në Seksionin e Hetimit dhe Zbatimit të Masave Plotësuese e Kontrollit të Territorit në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër. Ky shtetas akuzohet për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”. Arrestimi i tij u bë i mundur pasi më datën […]