Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia identifikon autorin. Punohet për kapjen e tij
Një plagosje me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tropojë. Sipas asaj që njofton Policia gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 23-vjeçar është plagosur me mjet prerës (thikë). Aktualisht i plagosuri po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari, […]
“S’kishim garë, por betejë me shtetin”, Bardhi shpërthen: Prokuroria e Fierit në një shtrat me bandat zgjedhore
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza të forta në një emision televiziv, duke deklaruar se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të ndershme dhe të barabarta. Sipas tij, Partia Demokratike ishte përballë jo vetëm pushtetit politik, por edhe strukturave të tjera që, sipas tij, janë në funksion të Partisë […]
Bardhi për 11 Majin: PD kishte përballë shtetin, gara nuk ishte e ndershme
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi thotë se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin të ndershme dhe të barabarta. Për të PD ishte përballë jo vetëm pushtetit politik, por edhe strukturave të tjera që, sipas tij, janë në funksion të Partisë Socialiste. Bardhi theksoi se kandidatët e PD-së janë intimiduar nga politika dhe […]
Zhduket jahti në Durrës, tre persona ndalohen nga policia
Pasditen e kësaj të hëne, në Drejtorinë e Policisë së Durrësit ka mbërritur një denoncim nga pronari i një mjeti lundrues i ankoruar në portin e qytetit, i cili ka konstatuar mungesën e jahtit të tij. Dori Alikaj, pronari i jahtit “Tamomar 2”, ka deklaruar në polici se rreth orës 14:00 është njoftuar se jahti […]
Kandidatët e PD janë intimiduar/ Bardhi: Në Fier humbëm se nuk na përgjigjej policia në telefon
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se një ndër arsyet e humbjes në Fier është se nuk u përgjigjej policia në telefon kur e merrnin për të denoncuar rastet e shkeljeve të ligjit në fushatë. “Nëse kisha përballë një bandë, duhet t’i drejtohem institucionit dhe institucioni nuk përgjigjet, sepse është […]
Pamje horror në plazhin e njohur të Spanjës, dalin në breg 5 trupa të pajetë, me duar e këmbë të lidhura
Policia në një nga vendet më të njohura turistike të Spanjës po heton zbulimin e trupave në det, me duar dhe këmbë të lidhura. Të paktën pesë kufoma janë gjetur nga Garda Civile në Detin Balearik pranë Ibizës. Besohet se ata janë emigrantë që ishin përpjekur të arrinin në vijën bregdetare spanjolle nëpërmjet një kalimi […]
VIDEO / Aksident dhe sherr, Policia publikon pamjet, çfarë ndodhi në Vlorë
Policia ka publikuar pamjet e aksidentit që degjeneroi edhe në dhunë, ditën e sotme në Vlorë, duke dhënë edhe sqarime për ngjarjen. Bëhet me dije se është arrestuar 25-vjeçari, i cili në një video te publikuar më herët u pa duke përplasur me vetëdije të plotë, me forcë mjetin e tij tip “Mercedes Benz”, me […]
Policia britanike ndalon protestat pro-palestineze jashtë parlamentit
Policia britanike ndaloi sot protestat pro-palestineze jashtë parlamentit, pasi dy prej anëtarëve të tij hynë ilegalisht në një bazë ushtarake javën e kaluar dhe ndërsa qeveria po shqyrton ndalimin e organizatës. Pas ndalimit të policisë, organizata njoftoi se e kishte zhvendosur vendndodhjen e demonstratës së sotme në Sheshin Trafalgar, i cili ndodhet menjëherë jashtë zonës së ndalimit të policisë.Kjo […]
Elbasan/ Gjendet një trup i pajetë në lumin Shkumbin nga peshkatarët
Një trup i pajetë është gjetur në rrjedhën e lumit Shkumbin nga një peshkatar lokal. Policia ka rrethuar zonën dhe po punon për nxjerrjen e kufomës. Trupi është konstatuar rastësisht nga një peshkatar, i cili njoftoi menjëherë banorët përreth dhe më pas autoritetet. Sipas burimeve nga vendngjarja, kufoma ndodhet aktualisht në zonën pranë ish-Metalurgjikut, një […]
“Spektakël dhe rrezik në rrugë!” Policia vendos gjoba deri në 1 milion lekë për drejtuesit e motorëve
Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë rrugore, duke vënë në fokus mjetet që, përmes modifikimeve të paligjshme, krijojnë zhurma të larta dhe shqetësojnë komunitetin. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në disa zona të kryeqytetit janë konstatuar një sërë shkeljesh nga drejtues mjetesh që kryenin manovra të rrezikshme […]