Tag: pikturë

  • Një pikturë monokrome nga Yves Klein shitet në ankand për 18.4 milionë euro

    Një pikturë monokrome nga Yves Klein shitet në ankand për 18.4 milionë euro

    Një pikturë monokrome nga artisti francez Yves Klein u shit për 18.4 milionë euro, përfshirë komisionin, në një ankand në Paris, tha Christie’s.

    Shuma është një “rekord” për artistin në Francë. Piktura, e titulluar “Kalifornia (IKB 71)”, u pikturua në Paris në vitin 1961, një vit para vdekjes së Klein. Kjo konsiderohet si një nga veprat më të rëndësishme të piktorit dhe ishte hera e parë që u ofrua për shitje në ankand.

    Top Channel

  • Inteligjenca artificiale sfidon botën e artit: një pikturë e hedhur poshtë si kopje, rezulton të jetë vepër e Caravaggio-s

    Inteligjenca artificiale sfidon botën e artit: një pikturë e hedhur poshtë si kopje, rezulton të jetë vepër e Caravaggio-s

    Një zbulim i bujshëm ka tronditur botën e artit. Një pikturë e njohur prej më shumë se dy shekujsh, e hedhur poshtë nga Sotheby’s dhe Muzeu Metropolitan i New York si thjesht një kopje, rezulton të jetë një vepër autentike e mjeshtrit të madh të shekullit XVII, Michelangelo Merisi da Caravaggio.
    Bëhet fjalë për “The Lute Player”, një pikturë që prej shekullit XVIII ndodhej në rezidencën aristokratike Badminton House në Gloucestershire, dhe që në ankandet e mëparshme ishte shitur për shumëfish më pak se vlera e saj e vërtetë.
    Provat e reja: Inteligjenca artificiale si mjet verifikimi
    Një analizë shkencore e kryer nga kompania zvicerane Art Recognition, në bashkëpunim me Universitetin e Liverpool-it, ka treguar se piktura është realizuar nga dora e vetë Caravaggio-s, me një probabilitet 85.7%. Drejtoresha e kompanisë, Dr Carina Popovici, e cilësoi rezultatin “shumë të lartë”, duke theksuar se çdo rezultat mbi 80% përbën një përputhje të fortë me origjinalet e artistit.
    Kjo qasje e re me inteligjencë artificiale i jep fund një debati disa-dekadësh mes studiuesve dhe historianëve të artit, duke ofruar një provë objektive përballë interpretimeve shpesh subjektive.
    Një histori plot polemika dhe vlerësime kontradiktore
    Vepra ishte shitur nga Sotheby’s në vitin 1969 për vetëm 750 £ si “kopje pas Caravaggio-s” dhe në vitin 2001 për 71 mijë £ si “rrethi i Caravaggio-s”. Blerës ishte historiani dhe galeristi britanik Clovis Whitfield, i cili qysh atëherë besonte se piktura kishte shenja të qarta të mjeshtrit italian.
    Ai iu referua shkrimit të biografit Giovanni Baglione në vitin 1642, ku përmenden detaje që përputheshin në mënyrë të saktë me pikturën, si reflektimet e vesës mbi lule.
    Ndërkohë, shumë studiues të tjerë, mes tyre edhe Keith Christiansen i Met-it, e hodhën poshtë këtë mundësi, duke e cilësuar versionin Wildenstein (ku muzikanti paraqitet si grua) si origjinalin. Tani, analiza e AI-së i rrëzon këto bindje, madje duke sugjeruar se pikërisht versioni Wildenstein nuk është autentik.
    Pesha historike e një zbulimi të tillë
    Caravaggio konsiderohet një nga figurat më revolucionare të artit europian, i famshëm për kontrastin dramatik mes dritës dhe hijes (chiaroscuro) dhe për realizmin e guximshëm. Vetëm një numër i kufizuar veprash të tij kanë mbijetuar, gjë që i rrit edhe më shumë vlerën çdo zbulimi të ri.
    Në vitin 2019, një pikturë e tij e zbuluar në Francë u vlerësua rreth 96 milionë £. Krahasuar me këtë, shifrat e shitjes së “The Lute Player” tregojnë një “padrejtësi” historike që tani mund të korrigjohet.
    Një e ardhme në koleksione publike?
    Piktura ndodhet aktualisht në Londër dhe Whitfield ka shprehur dëshirën që ajo të shkojë në një koleksion publik, duke ndjekur shembullin e Galerisë Kombëtare, e cila kohët e fundit bëri një investim rekord prej 375 milionë £.
    Ndërkohë, historia e saj do të trajtohet më gjerë në një podcast të ri me titull “Is It?”, që nis më 27 shtator, si dhe në një dokumentar të dedikuar. Ky do të jetë një hap i rëndësishëm për të rikthyer vëmendjen te vepra dhe për të hapur një kapitull të ri në studimet mbi Caravaggio-n.

  • Interesante, zbulohet ky detaj në pikturën legjendare të Picassos

    Interesante, zbulohet ky detaj në pikturën legjendare të Picassos

    Ekspertët në Muzeun Guggenheim në Nju-Jork zbuluan, kohë më parë, një qen të vogël të vizatuar e të fshehur nën sipërfaqen e një pikture të piktorit të famshëm Pablo Picasso.

    Vizatimi i një qeni të bukur me një hark të kuq u zbulua nga ekspertët e muzeut gjatë një analize teknike të pikturës “Le Moulin de la Galette”, përpara ekspozitës së veprave të hershme të Picasso-s.

    Vendin qendror në foto e zë një tavolinë ku janë ulur tre persona, ndërsa të tjerët kërcejnë rreth tyre.

    Ekspertët zbuluan gjithashtu një mysafir të katërt në tryezë, të mbuluar me bojë të errët, raporton CNN.

    Ata ishin në gjendje të riprodhonin se si dukej fillimisht qeni në tryezë me ndihmën e rrezeve X fluoreshente. Një metodë kjo që harton elementët kimikë në imazh.

    Muzeu thotë se ata nuk janë të sigurt pse Picasso vendosi të hiqte qenin nga piktura.

    Një supozim është se fytyra e tij bukuroshe dhe harku i kuq shpërqendrojnë shumë vëmendjen nga pjesa tjetër e përbërjes.

    Dmth për të mos “vjedhur shfaqjen”.

    Picasso bëri ndryshime të tjera në këtë pikturë, duke përfshirë përshkrimin e çiftit të kërcimit, si dhe rilyerjen e karriges bosh.

    Ndryshimi i imazheve do të bëhej më vonë praktikë e rregullt e Picassos.

    Kjo pikturë konsiderohet si një nga shembujt më të hershëm të një pune të tillë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    PIKASO ISHTE NXËNËS I TMERRSHËM, POR DON ZHUAN

    Pikaso, Henri Matisse dhe Marcel Duchamp konsiderohen si tre artistët të cilët me mënyrat e tyre origjinale në artet plastike në dekadat e para të shekullit të 20-të. Ata janë përgjegjës për zhvillime të rëndësishme në pikturë, skulpturë dhe artin e qeramikës.

    Bashkë me Georges Braque, Pikaso e themeloi kubizmin. Duke refuzuar të kthehet në Spanjë gjatë regjimit të Frankos, ai e kaloi pjesën më të madhe të jetës në Francë.

    Veprat e tij më të shquara janë “Zonjushat e Avinjonit” dhe “Guernika”.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Historia e rrallë e pikturës “Nënat labe”, ishte pjesë e ekspozitës kombëtare më 1986

    Historia e rrallë e pikturës “Nënat labe”, ishte pjesë e ekspozitës kombëtare më 1986

    Nga: Uvil Zajmi

    I ftuar në një ekspozitë retrospektivë të organizuar nga familja e “Piktorit të Popullit”, Fatmir Haxhiu, në një përvjetor të tij, ku ishin edhe mjaft miq të artistit, një mbrëmje prekëse, plot emocion, kujtime, shoqëruar me piktura, vizatime, gjithçka që Haxhiu la pas, një trashëgimi me vlerë. Midis të ftuarve ishin edhe dy zonja të nderuara, me të cilat rastësisht u ndodha pranë. Pasi u prezantuam, mësova se ato kishin qenë mësuese në gjimnazin “Qemal Stafa”, ku edhe im atë, piktori Nexhmedin Zajmi, ka qenë një ndër pedagogët e parë të tij. Ndërsa, të pranishmit ndiqnin, pikturat njëra pas tjetrës, vëmendja u ndal kur u shfaq tabloja “Nënat labe”, e përmasave 1920×150, në vaj realizuar nga piktori Haxhiu në vitin 1986.

    Nisur nga shënimi i lënë nga vetë piktori, Fatmir Haxhiu, ishte dëshira, ideja e tij, për të paraqitur ndihmën e madhe që kanë dhënë nënat e gratë trime shqiptare në luftërat e vazhdueshme për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Një kompozim përgjithësues me terrenin e thyer, dhe peizazhin me dëborë, për të treguar edhe vështirësitë e natyrës, si dhe veshjet e grave, karakteristike të zonës së Labërisë.

    “Kjo tablo ka një histori të rrallë, vijoi rrëfyesi, djali i piktorit. E gjykova si një shprehje shoqëruese të një pikture, vepër arti, një histori, që e ka nxitur, provokuar frymëzuar autorin. Por, papritur, Artani shumë i emocionuar, nxori një letër, kërkoi qetësi, dhe nisi leximin. Të gjithë ne u përqendruam, për të dëgjuar çfarë përmbante ajo letër, me kureshtjen nëse kishte lidhje apo jo me pikturën. Dhe vërtet, historia, si ajo e veprës “Nënat labe”, të piktorit Fatmir Haxhiu, vështirë se mund ta ndeshësh. Një ngjarje e vërtetë, befasuese, tronditëse, deri në kufijtë e të pabesueshmes kur e dëgjon, informohesh për fatin e saj.

    LETRA

    “Pas ngjarjeve të vitit 1997, në gjimnazin “Qemal Stafa” të Tiranës, u vendos të bënim përpjekje për të ndryshuar “klimën”, si rezultat i atmosferës së rëndë të krijuar në të gjithë vendin. Ndërtuam lulishten para shkollës, mbollëm shumë pemë që sot janë bërë disa vjeçare, duke aktivizuar mjaft nxënës për të mbledhur material për historikun e gjimnazit e për të filluar punën për ringritjen e muzeut të shkollës (Gjimnazi u çel më 1925, një gjimnaz me shumë vlera e traditë, ku kanë dhënë mësim personalitete të kohës dhe kanë studiuar nxënës që kanë kontribuar në shumë fusha, brenda dhe jashtë vendit. Unë isha mësuesja koordinatore, që përveç mësimdhënies, mbuloja qeverinë e nxënësve dhe gjithë veprimtaritë në shkollë. U vendos që do të festonim 70-vjetorin e gjimnazit, dhe kishim përcaktuar detyrat për vendosjen në hollet e shkollës, të stendave, fotot e mësuesve të nderuar që kanë dhënë mësim në gjimnaz dhe të ish-nxënësve, personalitete në vite.

    Me drejtorin e gjimnazit të atyre viteve, zotin Gjegj Zaharia, shkuam në Ministrinë e Arsimit për të saktësuar emrat e mësuesve të nderuar me tituj “Mësues i Popullit” dhe “Mësues të Merituar”, të dhëna pas viteve 90-të. Kur mbaruam punë dhe do të largoheshim, u gjendëm përpara një pamje të pabesueshme. Dy punëtorë po transportonin materiale ndërtimi me një tezgë të improvizuar, që s’ishte asgjë tjetër, por tabloja origjinale “Nënat labe” e Mjeshtrit Fatmir Haxhiu. Piktura kishte qenë pjesë e ekspozitës kombëtare të vitit 1986. Nuk u besonim syve dhe u alarmuam. Shkova menjëherë për të marrë dy nxënës për ta shpëtuar e transportuar tablonë. Bashkë edhe me një pikturë tjetër, që kishte pësuar të njëjtin fat.

    E kemi mbajtur tablonë për gjashtëmbëdhjetë vjet në shkollë dhe në 8-vjetorin e gjimnazit në vitin 2010, pikturën e vendosëm në një kornizë dinjitoze. Profesorit të nderuar Fatmir Haxhiu nuk ia treguam asnjëherë si arriti piktura në shkollë. Në vitin 2000, i ftuar në 75-vjetorin e gjimnazit u befasua kur e pa, duke na shpjeguar qëllimin që e kishte shtyrë piktorin në realizimin e saj. Na premtoi se do të bënte një riprodhim dhuratë për gjimnazin, për ta marrë më pas origjinalin. Por, në atë kohë ai ishte shumë i impenjuar për realizimin e tablosë monumentale “Beteja e Fushë Kosovës”, për Muzeun Historik të Kosovës. Fatkeqësisht në marsin e vitit 2001, papritur kur ishte në kulmin e punës, ai ndërroi jetë. Sot jam e lumtur që ajo është pronë e familjes Haxhiu si një vepër arti e jo si një tezgë”.

    Për një çast Artani, ndaloi, pa nga salla, për të vijuar: “Nga një ish-mësuese në gjimnazin “Qemal Stafa,” Tiranë, 3 mars 2016″.

    Sigurisht që të gjithë ne, të pranishëm u befasuam. Atmosfera e krijuar, vërtet ishte e pabesueshme, e papritur për atë çfarë përmbante letra, rrëfimi, dhe ngjarja, i bëri të heshtin njerëzit, pati një moment pauze. Pa humbur kohë, Artani iu drejtua një gruaje, duke e prezantuar publikisht. Ktheva kokën dhe konstatova se ishte pikërisht, ajo mësuesja, protagonistja, autorja e asaj letre, e atij veprimi, gruaja që unë kisha në krah, dhe që isha prezantuar në fillim. E ftuar, ajo nuk e priste, që letra, të cilën ja kishte dërguar familjes, të bëhej publike aty. E mbetur disi e hutuar, kur Artani përfundoi leximin, ndërsa sytë, vëmendja, vështrimi i të gjithëve ishte drejtua, përqendrua tek ajo. Për të vijuar më pas me pikturat, vizatime e tjera, vepra, punë të piktorit të realizuara, e të lëna pas ndarjes së tij nga jeta. Të vendosura me estetikë, në stendat e galerisë. Një koktej më pas në mbyllje, me biseda, komente.

    GJERGJ ZAHARIA:” PIKTORI HAXHIU U NDA NGA JETA PA E DITUR HISTORINË E PIKTURËS SË TIJ”

    Ish-drejtor i gjimnazit “Qemal Stafa”, pikërisht në kohën, kur bëhet fjalë për historinë e tablosë, sot pa kaq vitesh, lidhur me atë ngjarje, kujton: “Ishte një befasi kur krejt rastësisht e pashë, më tërhoqi vëmendjen, një ngjyrë blu, në një kënd të tezgës së llacit”- shprehet për gazetën “Panorama”. Pastaj momenti kur piktori Haxhiu pa veprën dhe kërkesa e tij.

    Z. Zaharia, jeni në krye të një gjimnazi në Tiranë, me histori të madhe?

    Në hollin e gjimnazit kisha vendosur disa stenda me fotot e personaliteteve të shquar, si të artit figurativ, kinematografisë, muzikës, arsimit, shkencës, letërsisë, shkrimtarë, sportistë, njerëz me kontribut nga të gjitha fushat e jetës, ish-mësues, nxënës në atë gjimnaz. Por edhe heronj, dëshmorë. Ideja ishte që brezat e rinj të njiheshin me to. Muze më të bukur vështirë se gjeje atëherë, besoj edhe sot në një shkollë te mesme, gjimnazi, mendoj se nuk ka. Nxënësit, mësuesit ndërrohen, largohen, vinë të tjerë, ato njerëz, foto mbeten. I sheh në holl ato figura, sikur komunikon, jeton me to.

    Në Ministrinë e Arsimit për punë, por ju tërheq edhe diçka tjetër?

    Shkoja vazhdimisht në Ministrinë e Arsimit, duke qenë drejtor i një gjimnazi me emër, dhe nga fakti se e kisha afër, sigurisht edhe për siguruar ndonjë ndihmë për shkollën. Më kishte bërë përshtypje një pikturë që ndodhej në korridorin e katit të parë, dy nxënëse gjimnaziste me përparëse të zezë ulur në një stol. Më pëlqente shumë, doja ta çoja e ta vendosja në shkollë, tipike për atë mjedis. Por si? Duhet t’i lutesha administratorit, por ishte e vështirë. Ato bënin inventar, dhe ministria nuk mund ta jepte, ty, për shkollën tënde pikturën që kishte vlerë. Gjithsesi mëndja më punonte aty.

    Ristrukturim, pa limite?

    Filloi restaurimi, i ministrisë. U hoqën nga muret pikturat, fotot, duke i lënë nëpër korridore, pa kujdesje e vëmendje të veçantë. Mendova se kishte ardhur rasti për ta gjetur e marrë atë pikturën. I fiksuar te ajo pikturë, shkoja në ministri duke hedhur sytë për ta parë. Në atë rrëmujë, shoh dy punëtorë, me një tezgë që mblidhnin, hidhnin mbeturinat, dhe përgatisnin llaçin. Papritur më zuri syri midis llaçit e pluhurit, një si ngjyrë bojë qielli. Jo i sigurtë, se çfarë mund të ishte ajo, pasi as nuk të shkonte mëndja, bile po të mos ma kishte kapur syri, ngjyrën blu, gjithçka do të humbiste, nuk do të tregoja interes.

    Paraqitja imponuese e juaja, zbulon

    Tezgës ata, i kishin vënë dy shkopinj për ta mbajtur. I ndalova, dhe i them që lëreni pak këtu këtë tezgë se më duhet mua. I veshur me kostum kravatë, rregulli për zyrtarët, kujtuan se isha dikushi dhe pa bërë fjalë e lanë aty. Sa herë e kam menduar më pas, se po të më njihnin, ndoshta nuk do të më bindeshin. U larguan, për t’u kthyer pas pak, pasi edhe ata nuk e dinin se çfarë ishte realisht ajo tezgë.

    Jeni bashkë me një mësuese, protagoniste në këtë histori?

    Atë ditë, me mua në ministri ishte edhe Shpresa. Një mësuese heroinë kjo, tejet e rrallë e veçantë. Shpresa Bejo (Todri). Mbesa e Dhaskal Todrit, një grua, personalitet me të cilën organizoja aktivitete, konkurse. Kishte një dashuri pa kufi për nxënësit, me devotshmëri të paparë për t’i shërbyer. E prerë, e tillë ishte natyra e saj si arsimtare. Me një kontribut të jashtëzakonshëm për çfarë ka bërë në atë shkollë. Duke qenë shumë e shkathët, me pasionin për t’i çuar nxënësit e shkollës në degën e arkitekturës, ajo me nxënësit organizonin çdo të shtunë, si ditë pushimi, leksione në Galerinë e Arteve Figurative. Një angazhim sistematik dhe kur bënim konkurse të parët ishin fitues nga gjimnazi ynë, pasi kishin prioritet, falë kurseve të zhvilluara që i ofronin mundësi më shumë të ishin më të përgatitur. Gjithçka nga puna Shpresës që i shoqëronte.

    Reagoni pa humbur kohë, kërkoni ndihmë?

    Thërres Shpresën, i them sill urgjent disa nxënës këtu në ministri. Ajo njoftoi dhe erdhën, por që i vinte zor të merrnin tezgat e ta çonin në shkollë. Duke qenë unë aty i urdhërova. Dy tezga me llac, por ende pa ditur nga askush se çfarë fshihej, në ato pëlhura. I morëm në shkollë dhe unë nuk u morra më me to. I them Shpresës, merru ti, bëj çfarë të duash. Me mendimin që pasi t’i hiqet llaci, nëse ia vlente t’i mbajmë për shkollën, pasi konstatuam se tezgat ishin piktura, por pa ditur asgjë më shumë.

    Sa rrezikonte të prishej ajo pikturë në atë gjendje?

    Shpresa e dinte mirë si veprohej, pra me llaçin mund të ikte edhe boja, ngjyrat, pra duhej kujdes, ishte punë specialistësh. Duke pasur miqësi, njohje me punonjësit e galerisë kombëtare të arteve, i çoi atje, pasi pati komunikuar me ato të restaurimit. Janë dy piktura që punëtorët i kishin kthyer në tezga, janë me llaç si t’ia bëj? I kishte informuar.

    Keni kuriozitet të dinin se të kujt ishin ato tablo?

    Nuk kisha shumë interes për emrat, por piktura më duhej, më interesonte për shkollën. Sigurisht po të ishte e ndonjë autori të njohur, kishte vlerë të shumëfishtë. Ndërkohë, Shpresa i pastroi aq sa mundi pikturat pa i dëmtuar, me kujdesin e një njeriu, siç ishte ajo, pastaj i dërgoi në Galeri për një punë më profesionale. Befasia ishte se atje, kur i pa Sopi, i cili punonte në sektorin e restaurimit, shtangu, kjo është piktura ime e shpreh i surprizuar. Informoheni se cilët janë autorët, si vepruat? Unë i kam mësuar vonë se të kujt ishin pikturat, kur pas një kohe, vjen Shpresa e më thotë se ata piketuara, njëra është e artistit Fatmir Haxhiu, tjetra e piktorit Edi Sopi, të cilin e njihja se e kisha në lagje, te Medreseja dhe që kishte mbaruar për pikturë. Mbeta. Si ka mundësi i them. Ata të galerisë nuk e bënë bisedë me familjarët e Haxhiut. Kur ma solli në shkollë, u mahnita, piktura ishte shumë e bukur. Restaurimi ishte kryer në perfeksion. Ishte rikthyer piktura origjinale, nuk mund ta besoje, se pak kohë më parë kishte qenë tezgë llaci. “Nënat labe”, m’u kujtua filmi, dhe këtë do ta mbajmë për drejtorinë i them Shpresës dhe e vendosa aty.

    Jeni i fiksuar tek një tablo pronë e dikasterit?

    Nuk isha amator admirues i pikturës, as pasionant, por pikturën e atyre vajzave nuk do ta marrja në aspektin artistik, por për atë që më interesonte më shumë, për seriozitetin e shkollës, të thjeshta, në kuptimin e disiplinës së shkollës. Ajo mund ishte edhe e një piktori të panjohur, por më ishte fiksuar.

    Edhe si tematikë, më duhej për gjimnazin, për faktin se kishte filluar, një farë liberalizmi në shkolla, nxënës, mësuese që vinin me minifunde dhe isha kundër atyre veshjeve.

    Pati interesim nga ministria për pikturat e humbura?

    Absolutisht, nuk u kujtua askush nga ministria për dy pikturat nga të cilat njëra prej tyre rrinte në zyrën time. As nuk ia kujtuam, nuk i thamë, nuk i treguam, asgjë, përkundrazi. Realisht interesimi i tyre ishte zero. Vinin në zyrën time, në raste kontrolli, takime, as nuk e dinin se ekzistonte ajo pikturë dhe që ishte e ministrisë. Për atë të Sopit, nuk e di çfarë u bë.

    Keni një vizitë, jo të zakontë në zyrën tuaj?

    Ndërkohë, në aktivitete të ndryshme, artistike, sportive, përvjetorë shkolle, thërrisnim ish-nxënës që jetonin, familjarët e aty jo, fëmijët, prindërit, Shpresa ishte mjeshtre në të tillë organizime. Një ditë, në një veprimtari të tillë, vjen edhe Fatmir Haxhiu. E ftuam, pa idenë, dhe me mendimin se kishim pikturën e tij në shkollë. Jemi në vitin 2001.

    Cili është kontakti i parë i piktorit me mjedisin?

    Nuk i thamë, as ai nuk dinte gjë, madje as mua nuk më shkoi ndërmend. E njihja si Fatmir, artist, por pa bërë në ato momente lidhjen artist-pikturë. Pa i dhënë rëndësi, si diçka e zakontë në të përditshmen rutinë, u ul në një kolltuk, në drejtori, me pikturën në mur, por fillimisht nuk e pa. Edhe si piktor, ndoshta nuk e mendonte, që një vepër tij, ndodhet në drejtorinë e një shkolle dhe ai këtu në këtë zyrë bashkë me pikturën e tij. Aq më shumë me atë temë, pra luftën, heroizmin e grave.

    Vjen një moment, që biseda ndryshon?

    Duke hedhur sytë përreth e sheh, e njohu, pati një reagim: “Kjo është piktura”- më thotë. Aty unë u kujtova, po i përgjigjem profesor Fatmiri, ju jeni autori i kësaj pune. Një pikturë shumë e bukur, vijoj unë, tashmë i përqendruar te biseda.

    Ka një propozim nga piktori, i papritur për ju?

    Piktura e kompletonte zyrën. Kur vinin njerëz të ndryshëm, deri edhe nga ambasadat, i tërhiqte vëmendjen, tregonin interes, e shihnin me mjaft admirim. Këto ia shpreha edhe Fatmirit. Ishte një çast, kur me shumë kujdes, më pyeti nëse mundet ta merrte? Jo ta marr, por unë do t’ju bëj një tjetër pikturë, identike si kjo që edhe ti të mos e dallosh. Por, kjo ka tjetër vlerë, se është origjinale. Ty nuk të intereson se është e tillë apo kopjim, mjafton kur ta shohësh, e ke këtu, nuk do e kuptosh, po dora ime do ta bëjë.

    Çfarë ju befasoi me shumë?

    Unë nuk e dija dashurinë, lidhjen që ka piktori me një vepër të tij, dhe kur befasishëm ndodhet para saj. Jam jashtë kësaj marrëdhënie piktor-pikturë. Po ta kisha menduar më parë, nuk do të kisha future në zyrë, se realisht rrezikonte të më ikte piktura, që me aq vështirësi e risollëm në gjendjen e parë dhe që unë isha dashuruar tashmë me të, si pjesë e zyrës, shkollës. Të vjen keq ta heqësh, të është mësuar edhe syri.

    Ka një marrëveshje me artistin e madh?

    Po i them kjo po, bëhet menjëherë, nuk kam asnjë kundërshtim por bëjeni më parë ju, që unë mos ta heq, duket dhe bosh muri. Jo vetëm unë, por i gjithë stafi pedagogjik jemi mësuar me këtë pikturë dhe njerëzit kur do hynë e do të dalin, ku është piktura, mos e ka marrë drejtori në shtëpi do mendojnë. Ato nuk do më thonë mua, por do më përflasin nëpër korridore. Ato nuk e dinë që keni ardhur ju. Unë nuk mund të mbledh kolektivin e ti them, erdhi piktori dhe e morri. Ti bëje atë, rëndësi ka origjinalen e ke këtu e jetë këtu. Dhe kështu u ndamë.

    Dhe si vijoi, u realizua “shkëmbimi” i premtuar?

    Kur pas disa ditësh, ai papritur ndërroi jetë. U befasova, u trishtova, pikëllova, si nuk ia plotësova atë dëshirë, më mbeti peng. Por, nuk mund ta mendoja kurrë, pasi ai ishte aktiv me shëndet të mirë. Pas vdekjes së tij, Shpresa u lidh me familjen, fëmijët, Artanin djalin kryesisht. Organizuam një aktivitet më nxënësit, dhe në mënyrë ceremoniale, ia dorëzuam origjinalen. Ndërkohë, shumë korrekt ata kishin përgatitur dhe na sollën një pikturë tjetër, si dëshirë e familjes Haxhiu.

    Z. Zaharia, në mbyllje, flisni edhe për një ekspozitë, pak të veçantë?

    Me artistin Bujar Kapexhiu, realizuam në shkollë ndërmjet karikaturës tri stenda të bukura, të mëdha. I vura në katin e parë. Me temë veshjen kryesisht të mësuesve, nxënëseve. Një ndër to ishte një karikaturë me nxënësit duke parë mbathjet e mësueses ngjyrë të kuqe. Fenomene të kësaj natyre, pati bujë duke dhënë mesazhin që mos eja në shkollë me veshje jo estetike. Ato karikatura flisnin më shumë se gjithçka tjetër. E shihje se sa hyje në hollin e shkollës, një kryevepër e Kapexhiut./panorama

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    KATËR TABLO PËR SHQIPTARËT REALIZUAR NGA PIKTORI FRANCEZ CHARLES BARGUE

  • Teatri i Prishtinës në ‘Koko Fest’ paraqitet me komedinë ‘Art’, vepra që sfidon raportet njerëzore

    Teatri i Prishtinës në ‘Koko Fest’ paraqitet me komedinë ‘Art’, vepra që sfidon raportet njerëzore

    Në mbrëmjen e katërt të KoKo fest, në  teatrin “Andon Zako Çajupi”, skena u kthye në një fushë beteje të heshtur por të ngarkuar emocionalisht, ku një pikturë tërësisht e bardhë vuri në lëvizje tensionet më të thella mes tre miqve të vjetër.

    Nën regjinë e Bashkim Ramadanit, komedia “Art” e dramaturges franceze Yasmina Reza, vepër e shkruar në vitin 1994, solli përpara publikut një rrëfim ironik për artin, vlerat personale dhe krisjet e padukshme të një shoqërie të vjetër. Në qendër të shfaqjes janë tre personazhe të interpretuar nga Ylber Bardhi, Ard Islami dhe Butrint Lumi.

    “Kjo shfaqje flet për dy shtresa të njerëzve, për snobizmin dhe ne shtresën e mesme. Pra një djalë që ka blerë 200 euro një pikturë të bardhë dhe një shok i tij, klasik që nuk parkon me artin modern. Pra është ndeshje kulturash” tha Lumi.

    Për Islamin është gjithnjë kënaqësi të performojë në qytetin e Korçës dhe kjo për shkak të publikut, të cilin e quan mjaft të veçantë.

    “Është gjithmonë ndjenjë e veçantë të performosh në Korçë, Publiku është shumë i veçantë, ndoshta publiku më ekskluziv sepse janë dëgjues të mirë. Ndaj nuk përtoj kurrë me ardh në Korçë”, tha Islami.

    Momente të shumta të kësaj shfaqjeje shkaktuan të qeshura në publik. Përveç kësaj, ironia, situatat absurde dhe ndërveprimi mes aktorëve bëri që përveç si një shfaqje komike, ajo të ngacmojë përvojën e gjithë secilit në atë se sa të sinqertë jemi në raport me marrëdhëniet tona./rtsh/KultPlus.com

  • Nuk është pikturë, Rama poston foton e perëndimit magjik nga Gjinari

    Nuk është pikturë, Rama poston foton e perëndimit magjik nga Gjinari

    Nuk është pikturë, por një copëz nga fshati turistik i Gjinarit, fotoja që ka publikuar kryeministri Edi Rama. I ndodhur 22 km larg Elbasanit, është shndërruar vitet e fundit në një destinacion për vizitorët vendas por edhe të huaj.
    Rama ka postuar këtë foto të perëndimit nga Gjinari, i cili ofron këtë sezon veror një peizazh fantastik dhe që ka mirëpritur turistë vendas e të huaj.

    I njohur për bukurinë natyrore dhe freskinë e ajrit malor, Gjinari po shndërrohet në një nga pikat më të preferuara për turizmin në Elbasan.
    Investimet e fundit dhe përkushtimi i komunitetit për të investuar në agroturizëm kanë bërë që numri i turistëve në Gjinar të rritet ndjeshëm nga viti në vit.

  • Nga qelia, drejt lirisë…/ I dënuari lë pas një pikturë me një masazh të veçantë (Foto)

    Nga qelia, drejt lirisë…/ I dënuari lë pas një pikturë me një masazh të veçantë (Foto)

    Vetëm dy ditë para se të mbyllte dënimin, një shtetas francez në IEVP Shkodër dorëzoi “çelësat e burgut” dhe la pas një dhuratë që do të mbetet përgjithmonë, një pikturë e mbushur me simbole të forta për drejtësinë, shpresën dhe jetën.

    Ai zgjodhi të pikturonte ambientin ku takohen shtetasit në konflikt me ligjin me avokatin — një “hartë mendore” ku retë, peshoret, ndërtesat, minaret, zemrat dhe yjet flasin për rrugëtimin e tij mes kulturave, ndjesinë e afërsisë me botën jashtë dhe ëndrrën për një fillim të ri.

    “Ky moment nuk është thjesht mbyllja e një dënimi, por hapja e një faqeje të re me më shumë dashuri për jetën dhe lirinë. I urojmë S.B. të kthehet pranë familjes dhe shoqërisë së tij me paqe në zemër dhe dritë në sy”, shkruan në një postim në rrjetet sociale Klevis Qose, drejtori i përgjithshëm i burgjeve.

  • Manifesti radikal i fshehur në kryeveprën e vitit 1884 të Georges Seurat

    Manifesti radikal i fshehur në kryeveprën e vitit 1884 të Georges Seurat

    Veprat më të mëdha të artit e shohin aktin e të parit ndryshe. Nga “Portreti i Arnolfinive” i Jan van Eyck-ut (1434), me pasqyrën në formë sy-peshku që shtrembëron realitetin, te “Një bar në Folies-Bergère” i Édouard Manet-it (1882) me lojën e ndërlikuar të shikimeve dhe reflektimeve, këto piktura luajnë me perspektivën tonë dhe ofrojnë një pasqyrim të çastit dhe çuditshmërisë së botës. Disa piktura e kryejnë këtë magji më fshehurazi, pa ndonjë pasqyrë në dukje. Merrni për shembull veprën e Georges Seurat, “Banjat në Asnières” (1884), një pikturë që, në vështrimin e parë, duket si një përshkrim i thjeshtë i verës, por që, me një vrojtim më të thellë, e çjerr perceptimin tonë me një pasion dhe intensitet që e bën po aq të rëndësishme sot sa ç’ka qenë ndonjëherë.

    Në pamje të parë, kjo pikturë gjigante me përmasa 2m x 3m, shumë më e madhe se çfarë vizitorët e galerive ishin mësuar të shihnin, duket si një festim i madh i relaksimit veror, duke përjetësuar çastet e pushimit të punëtorëve pranë fabrikave aty afër, teksa lahen në diellin që i pastron nga pluhuri i fabrikave të errëta, “mullinjtë satanikë” për të cilët ka shkruar William Blake. Drita që ndriçon lëkurën e zbehtë të punëtorëve u jep atyre një madhështi klasike, një lloj nderimi që zakonisht i rezervohej heronjve mitologjikë apo figurave historike. Por nëse shikoni më nga afër, trupat e tyre, që duken të fortë dhe të qetë, papritur fillojnë të shthuren, kthehen në një rrjet të lirshëm të pigmenteve që pulsojnë, ngjyra të pastra që duken sikur vibrojnë. Punëtorët janë në të njëjtën kohë të rëndë dhe të lehtë. Nën duart e Seurat, drita, elementi më bazik i perceptimit, nuk është më thjesht ndriçim, por një substancë që mund dhe duhet të shpërbëhet dhe të rindërtohet. Kjo pikturë nuk është thjesht një skenë e pushimit veror, ajo është një analizë e thellë e iluzioneve që na verbojnë, një përpjekje për të hequr velat sociale dhe psikologjike që formojnë mënyrën si e shohim botën. Ajo sheh në brendësi të jetës së gjërave.

    Për të zbuluar kuptimet e fshehura të pikturës, na nevojitet një çelës dhe një udhërrëfyes. Fatmirësisht, Seurat na i ka dhënë të dyja, të fshehura në vend të dukshëm, pranë qendrës së pikturës. Aty, mbi supet e përkulura të një djaloshi pa këmishë, me flokë të sheshta nën një kapele të portokalltë, ndodhet një oxhak i hollë që nxjerr tym, një nga shumë oxhaqet që çajnë qiellin e nxehtë. Ky oxhak, që në njëfarë mënyre ndërpret vizionin e Seurat, është edhe arsyeja që ky vizion ekziston. Ai buron nga një nga fabrikat në lagjen Clichy, qendër e prodhimit të qirinjve në Francën e shekullit XIX, një industri shumë fitimprurëse e bërë e mundur falë shkencëtarit Michel Eugène Chevreul, kimist francez që formuloi një teori për ngjyrat me ndikim të jashtëzakonshëm. Pikërisht mbi këtë teori është ndërtuar çdo centimetër i kësaj pikture.

    Kur Seurat filloi punën për “Banjat në Asnières” në vitin 1884, ai ishte vetëm 24 vjeç, i trajnuar në École des Beaux-Arts, një ndër shkollat më prestigjioze të artit në Paris. Gjatë studimeve, ai has për herë të parë idetë e Chevreul mbi ngjyrën, të përmbledhura në traktatin “Ligji i kontrastit të njëkohshëm të ngjyrave” (1839). Chevreul arriti në përfundimin se vendosja përkrah njëra-tjetrës e dy ngjyrave komplementare e bën secilën më të gjallë. Ky ishte një zbulim i thjeshtë por revolucionar, që ndikoi në art dhe shkencë.

    Ndryshe nga impresionistët që e përdorën këtë teori si frymëzim poetik, Seurat e pa atë si një ligj shkencor që duhej zbatuar me përpikëri. Ai e konceptoi pikturën si një provë matematike të ligjit të Chevreul, duke vendosur ngjyrat me kujdes të madh: mishin portokalli pranë ujit blu-jeshil, barin me tone lejla të verdhë, vijat blu rreth lëkurës së ngrohtë të djemve, të gjitha për të krijuar kontrast dhe vibrim vizual.

    Në këtë mënyrë, Seurat shfrytëzon ngjyrën për të shuar dallimet shoqërore, duke e zbuluar “shpirtin e ngjyrës”, të pastruar nga paragjykimet. Ky përpunim i saktë i pigmentit çoi në shpikjen e pointilizmit, teknika me pika të vogla që përzihen në syrin e shikuesit, jo në paletën e artistit. Kjo teknikë debutoi plotësisht te piktura e tij e famshme pasuese “E diela në La Grande Jatte” (1884). Edhe pse “Banjat” nuk u pikturua fillimisht me pika, Seurat u kthye mbi të më vonë (1886–87) për të shtuar këto “pikla”, sidomos nuanca blu kobalti në kapelen e djaloshit që thërret me duar te goja, duke e bërë të “vibrojë” para syve tanë.

    Që nga fillimi, Seurat ishte i vendosur që kjo pikturë të mos ishte thjesht një tjetër pamje verore, por një manifest vizual që shpallte një mënyrë të re të të parit botën, larg formave të jashtme, drejt ngjyrës së pastër dhe perceptimit të sinqertë. Ai bëri dhjetëra skica me vaj dhe vizatime me laps, i bindur se kjo do të ishte vepra që do ta vendoste në piedestal. Ai e paraqiti atë në Salon-in zyrtar, por u refuzua.

    Megjithatë, nuk u dorëzua. U bashkua me artistë të tjerë të refuzuar si Paul Signac dhe Odilon Redon, dhe së bashku krijuan Grupin e Artistëve të Pavarur, duke organizuar një ekspozitë alternative. Por, për fat të keq, përmasat e mëdha të pikturës dhe dendësia e ekspozitës (me mbi 400 vepra) bënë që piktura e Seurat të vendosej në një qoshe pa rëndësi dhe të mos merrte vëmendjen që meritonte. Kritikët e kohës ishin konfuzë: njëri tha se “nuk guxonte të tallej me të”, ndërsa një tjetër e quajti “e shëmtuar”, “vulgare” dhe “e keqe në çdo drejtim”.

    Do të kalonin 50 vjet derisa kjo pikturë të njihej si një moment i rëndësishëm në historinë e artit. Pas shumë vitesh në duar private, në vitin 1924 u ble nga “Galeria Tate” në Londër, gjë që i dha profil të ri. Kur u vendos siç duhet në një hapësirë muzeale, ku vizitorët mund ta sodisnin siç duhej, “Banjat në Asnières” filloi të shihej për atë që është vërtet: një distilim i bukurisë së verës dhe një mrekulli moderne e të parit./BBC/KultPlus.com

  • Rama: S’është pikturë, është Dhërmiu live pa filtra

    Rama: S’është pikturë, është Dhërmiu live pa filtra

    Dhërmiu, fshati bregdetar i cilësuar si parajsë tropikale po tërheq çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj.

    Kryeministri Edi Rama ndau mbrëmjen sot pamje nga perëndimi i diellit në Dhërmi.

    “S’është pikturë, është Dhërmiu live, pa filtra”, shkruan Rama.

    Mediet e ndryshme ndërkombëtare pasqyrojnë në reportazhet dhe shkrimet e tyre bukuritë e Dhërmiut, duke tërhequr vëmendjen e turistëve për ta vizituar atë.

    Gjatë muajit korrik edhe gazeta prestigjioze amerikane ”New York Times” ka përzgjedhur edhe Dhërmiun ndër destinacionet më të mira turistike globale.

    Pak më shumë se një kilometër i gjatë, me shezlongë në dispozicion dhe gjire shkëmbore të izoluara, që shpërndahen në skajin jugor të plazhit, Dhërmiu është një destinacion kryesor edhe për ata që duan të festojnë, pasi në zonë organizohen disa festivale të mëdha muzikore gjatë gjithë verës.

    Plazhet e Jonit këtë vit janë frekuentuar nga mijëra pushues, jo vetëm vendas, por edhe shumë të huaj./atsh/

  • Fotolajm nga Rama: S’është pikturë, është Dhërmiu live dhe pa filtra

    Fotolajm nga Rama: S’është pikturë, është Dhërmiu live dhe pa filtra

    Kryeministri Edi Rama këtë mbrëmje nga ndarë me ndjekësit në Facebook një foto nga Dhërmiu. Rama shkruan se nuk është pikturë, por një foto live pa filtra nga ky vend që është një nga pikat më të vizituara nga turistët dhe pushuesit.
    Mediet e ndryshme ndërkombëtare pasqyrojnë në reportazhet dhe shkrimet e tyre bukuritë e Dhërmiut, duke tërhequr vëmendjen e turistëve për ta vizituar atë. Gjatë muajit korrik edhe gazeta prestigjioze amerikane ”New York Times” ka përzgjedhur edhe Dhërmiun ndër destinacionet më të mira turistike globale.

    Dhërmiu është një destinacion kryesor edhe për ata që duan të festojnë, pasi në zonë organizohen disa festivale të mëdha muzikore gjatë gjithë verës.