Kryeson Trump: kush janë 28 njerëzit më të fuqishëm në Evropë sipas Politico?
Renditja vjetore e Politico-s e 28 personave më të fuqishëm në politikën dhe politikat evropiane e vendos Presidentin e SHBA-së Donald Trump në vendin e parë, duke e njohur atë si personin me ndikimin më të madh “në ose mbi Evropën” për vitin 2025, ndërsa revista përfshin gjithashtu një listë të veçantë me “10 persona […]
Acari polar përfshin SHBA-të
SHBA-të janë përfshirë nga një mot i keq, që po shoqërohet me acar polar, stuhi bore dhe dimër të ashpër. Veriu i vendit është përfshirë nga reshjet e borës, me parashikimet që tregojnë se fenomene intensive do të mbizotërojnë gjatë gjithë javës në të cilën ndodhemi. Pamjet u bënë shumë shpejt virale, me intensitetin e […]
Stuhia përfshin disa zona në Greqi. Përmbytje, bllokime trafiku dhe operacione shpëtimi dramatike
Bota E Enjte, 4 Dhjetor 2025 17:37 Stuhia Byron ka përfshirë të gjithë Greqinë. Rajoni i Attikës ka përjetuar reshje të dendura sporadike, ndërsa shumë qytete provinciale, si dhe disa fshatra, po përballen me probleme shumë serioze. Moti i keq ka krijuar probleme me trafikun e automjeteve. Situata është veçanërisht dramatike në Lakonia dhe Bashkinë […]
10 milionë euro pas vdekjes! Kujt ia la dhe çfarë përmban testamenti i Pippo Baudos?
Pippo Baudo, një nga figurat më të njohura të televizionit italian, i cili ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare, ka lënë pas një testament me vlerë rreth 10 milionë euro. Megjithatë, dokumenti ende nuk është pranuar nga asnjë prej trashëgimtarëve të tij zyrtarë. Testamenti, i hapur më 9 shtator, parashikon që pasuria e Baudos të ndahet […]
Zjarri përfshin rrokaqiellin në Hong Kong, të paktën 4 të vdekur, disa të bllokuar në ndërtesë
Një zjarr i madh që shpërtheu mesditën e së mërkurës në disa ndërtesa të larta në zonën Tai Po, në veri të Hong Kongut, ka shkaktuar vdekjen e katër personave. Nga ndërtesat vazhdojnë të ngrihen re të dendura tymi të zi, ndërsa zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e flakëve. Sipas rrjetit publik RTHK, disa […]
Ndryshimet në planin 28 pikësh të Trump, Europa pranon rikthimin e Rusisë në G8
Qeveritë evropiane kanë hartuar një plan paqeje të rishikuar për Ukrainën, i cili përfshin një numër ndryshimesh në kuadrin prej 28 pikash të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, i cili është kritikuar ashpër si shumë i favorshëm për Rusinë. Plani evropian, i hartuar nga Britania, Gjermania dhe Franca, përfshin, ndër të tjera, një dispozitë për […]
Shahinaj: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar, të rinjtë nuk e përballojnë më blerjen e një shtëpie
Gazetarja e ekonomisë dhe autorja e programit “Kush Paguan”, Flavia Shahinaj, e ftuar në një emision televiziv, komentoi të dhënat më të fundit të KeyData mbi çmimet e apartamenteve ekzistuese në Tiranë, duke theksuar se rritja e tyre ka prekur drejtpërdrejt jetën e familjeve shqiptare. Shahinaj u shpreh se shifrat nuk janë më thjesht tregues […]
Malaj: 15 milionë euro për fermerët në 2026-ën
Ministri i Financave, Petrit Malaj, prezantoi sot në Kuvend Marrëveshjen e Paqes Fiskale për periudhën 2026-2028, e cila synon rritjen e deklarimeve të rregullta dhe përmirësimin e administrimit fiskal për bizneset që duan të përfshihen vullnetarisht. Marrëveshja, e frymëzuar nga modeli italian i vitit 2018, përfshin edhe Projektligjin për faljen e detyrimeve tatimore dhe doganore. […]
Publikohet fotoja e parë e Sean “Diddy” Combs në burg
Fotoja e parë e Sean “Diddy” Combs në burg është publikuar. Më 31 tetor, reperi dhe biznesmeni, 55 vjeç, u fotografua në oborrin e Federal Correctional Institution, Fort Dix, në New Jersey, ku u transferua një ditë më parë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit prej 50 muajsh për krime seksuale federale. Në […]
Pas sanksioneve të Trump ndaj kompanive ruse të naftës, BE miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë
Vendet e BE-së miratuan sot paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, e cila përfshin një ndalim gradual të importit të gazit natyror rus. 27 shtetet anëtare e kishin miratuar paketën të mërkurën në mbrëmje, pasi Sllovakia u tërhoq dhe ra dakord ta mbështeste atë. “Kjo është një paketë […]