Arrestimi i babait të kandidates së PSD, SPAK sqaron si u kap duke blerë vota
Prokuroria e Posaçme ka dhënë detaje të reja lidhur me precedentin e Fierit, ku në pranga përfundoi babai i kandidates së Partisë Social Demokrate, Limonera Bozha. SPAK bën me dije se 63-vjeçari Pandeli Bozha ka qenë i dyshuar nga policia në Fier për blerje votash dhe është arritur të provohet me metoda proaktive të hetimit […]
Arrestimi i babait të kandidates së PSD/ SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para
SPAK ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e babait të kandidates për deputete të PSD në Fier, Limonera Bozha, i cili akuzohet për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”. Prokuroria e Posaçme thotë se më datë 8 maj, rreth orës 10:00, Pandeli Bozha është takuar me shtetasin […]
Nga korrupsioni deri tek shpërdorimi i detyrës, SPAK nis hetimet për 39 raste
Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njofton se zyrtarisht për këto zgjedhje parlamentare janë regjistruar në total 39 procedime penale. Përmes një postimi në platformën “Facebook”, SPAK bën me dije se nga këto 39 procedime penale, 21 prej tyre janë referuar nga Policia e Shtetit, 1 nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, […]
Zgjedhjet/ SPAK publikon shifrat: U administruan 156 materiale, mes tyre 39 procedime penale të regjistruara
Prokuroria e Posaçme ka bërë bilancin lidhur me krimet zgjedhore në vend gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. SPAK informon se janë 156 materiale të administruara, ku mes tyre 39 procedime penale të regjistruara. Nga procedimet penale të regjistruara: 21 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit. 1 është referuar nga Shërbimi i […]
Krimet zgjedhore, SPAK nis hetimet për 39 çështje
Prokuroria e Posaçme ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me krimet zgjedhore, ku bën me dije se janë 156 materiale të administruara, prej të cilave 39 kanë kaluar në fazën e hetimit, pra janë regjistruar si procedime penale.“Prej tyre 25 janë vendime për mosfillim të hetimit penal. 24 materiale kallëzuese janë dërguar për […]
Krimet zgjedhore/ SPAK publikon të dhënat: Janë referuar 156 materiale kallëzuese
SPAK ka publikuar të dhënat e fundit mbi krimet zgjedhore të denoncuar ose deklaruara, në kuadër të zgjedhjve të 11 majit. Përmes një postimi në rrjete sociale, SPAK informon se janë administruar gjithsej 156 materiale kallëzuese, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme kanë kaluar në fazën e hetimit penal. Deri tani janë regjistruar 39 […]
Të gjithë të dënuarit thuajse votojnë në Peqin, vetëm 1 refuzon në Elbasan
Në Institucionin e Ekzekutimit të Dënimeve Penale Peqin në Qendrën e Posaçme të Votimit, nga 65 të dënuar votuan 64. Ndërsa në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale Elbasan në Qendrën e Posaçme te Votimit 144 paraburgosur votuan, 1 refuzoi dhe 3 të tjerëve nuk ju lejua e drejta e ushtrimit te votës nga Gjykata.
Korrupsion aktiv në zgjedhje, Policia e Shtetit referon në SPAK administratorin e Xibrës
Policia e Shtetit ka referuar materialet procedurale në SPAK, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, për administratorin njësisë Administrative Xibër, Dibër. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet procedurale në SPAK, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në […]
Fotografoi votën, arrestohet 56-vjeçarja/ BKH zbarkon në Elbasan
FOTO ILUSTRUESE ELBASAN-Dy procedime penale ka nisur prokuroria e Elbasanit sot teksa mësohet se njëri rast ka të bëjë me fotografimin e një fotografim vote dhe një rast tjetër me votim familjari në Bradashesh. Në lidhje me problematikat gjatë procesit zgjedhor mësohet se prokurorë të SPAK dhe BKH kanë zbarkuar sot në prokurorinë e Elbasanit. […]
Fotografoi fletën e votimit, arrestohet nga policia një votuese në Elbasan
Fotografoi votën, me kërkesë të Prokurorisë Elbasan arrestohet shtetasja M.C. për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’ Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u arrestua shtetasja M.C. nën akuzë për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal. Në […]