Nis procesi i numërimit në qarkun e Dibrës, numërohen 4/222 kuti, PS kryeson me 150 vota ndaj PD-së
                                Ka nisur procesi i numërimit të votave në qarkun e Dibrës. Në bashkinë e Matit janë numëruar 4 kutitë e para në KZAZ 16. Partia Socialiste kryeson ndejshëm me 538 vota, ndërsa koalicioni opozitar ka siguruar 388 vota. E treta renditet Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, me 3 vota. Top Channel                            
               
                        Foto/ Berisha largohet nga selia blu, tashmë procesin e numërimit do ta ndjekë nga banesa
                                Kreu i Partisë Demokratike ka lënë selinë blu rreth orës 01:00 të kësaj të marte. Duket se kreu i PD do ta ndjekë tashmë maratonën e procesit të numërimit nga banesa e tij.   Top Channel                            
               
                        PS kryeson pas numërimit, Berisha ikën nga selia e PD
                                Sali Berisha është larguar nga selia blu rreth orës 01:00 të mëngjesit. Ndërkohë numërimi i votave ka nisur në disa qarqe të vendit, me Partinë Socialiste që kryeson me 58.84 % të votave, përballë 32.93 % që ka fituar deri më tani koalicion PD-ASHM.                            
               
                        Nis numërimi i votave në Përmet (VIDEO)
                                Ka nisur procesi i numërimit të votave edhe në KZAZ-në e Bashkisë Përmet. Grupet e numërimit do të procedojnë fillimisht me votat partive dhe pastaj me votat nominale të kandidatëve. Pjesëmarrja në zgjedhje në këtë bashki ishte në nivelin 38,49%. Shihni pamjet më poshtë.                            
               
                        Nis procesi i numërimit të votave në Fier, hapen kutitë e para në Patos
                                Patos FIER- Ka nisur procesi i numërimit të votave edhe në qarkun e Fierit. Deri më tani ka nisur numërimi i kutive në Patos, ndërsa procesi raportohet se po vijon normalisht. Në këtë KZAZ ndodhen edhe vëzhgues të huaj për të monitoruar procesin. Po ashtu, në këtë KZAZ do të numërohen edhe kutitë e votimit […]                            
               
                        PS kryeson pas numërimit të kutive të para, Berisha largohet nga selia e PD
                                Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është larguar nga selia blu rreth orës 01:00 të mëngjesit. Ndërkohë numërimi i votave ka nisur në disa qarqe të vendit, me Partinë Socialiste që kryeson me 58.84 % të votave, përballë 32.93 % që ka fituar deri më tani koalicion PD-ASHM. Rezultati bazohet në të dhënat e publikuara […]                            
               
                        VIDEO / “Ethet” e numërimit të votave, reperi Noizy shfaqet në selinë e PS pas mesnate
                                Sovrani foli duke votuar këtë të dielë dhe procesi i numërimit ka nisur në disa qendra votimi në shumicën e qarqeve të vendit. Teksa priten me kërshëri rezultatet e kutive të para, në selinë e PS ka lëvizje, me kandidatë për deputetë e aktivistë, kryesisht të qarkut të Tiranës që janë stacionuar aty. Përveç tyre, […]                            
               
                        Nis numërimi edhe në Memaliaj (VIDEO)
                                Ka nisur procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë Memaliaj. Grupet e numërimit fillimisht do të numërojnë votat për partitë dhe pastaj për kandidatët. Në Memaliaj pjesëmarrja sipas KQZ-së llogaritet në rreth 36,37%. Krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2023, në Memaliaj ka diku te rreth 1 mijë votues më poshtë.                            
               
                        Nis numërimi i votave në Libohovë (VIDEO)
                                Ka nisur procesi i numërimit të votave edhe në KZAZ-në e Bashkisë Libohovë. Grupet e numërimit do të procedojnë fillimisht me votat partive dhe pastaj me votat nominale të kandidatëve. Pjesëmarrja në zgjedhje në këtë bashki ishte në nivelin 45,85%. Shihni pamjet më poshtë.                              
               
                        Nis procesi i numërimit të votave në Kukës dhe Kuçovë
                                Ka nisur procesi i numërimit të votave në Kukës dhe Kuçovë. Në qarkun e Kukësit janë 139 kuti në total, ndërsa në atë të Beratit ka 275 kuti. Pak më herët nisi numërimi i votave në Korçë, ku PS po kryeson bindshëm ndaj PD-së.   Top Channel