Mediat izraelite: Trump-Netanyahu patën një debat telefonik për Iranin. Presidenti amerikan: Dua një zgjidhje diplomatike
Televizioni izraelit Channel 12 News raportoi se ka pasur një “bisedë telefonike intensive” midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut javën e kaluar lidhur me çështjen e Iranit, në kundërshtim me deklaratat publike rreth komunikimit të dy udhëheqësve në një atmosferë të mirë. Sipas raportit, të riprodhuar gjithashtu nga Times of Israel, biseda u karakterizua nga mosmarrëveshje të forta, me Trumpin që i tha […]
‘Nuk do të dorëzohemi’/ Netanyahu për negociatat Izrael-Hamas: Shpresojmë të shpallim një marrëveshje për pengjet sot
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se shpreson shumë të jetë në gjendje të njoftojë diçka në lidhje me marrëveshjen e pengjeve,” dhe nëse jo sot, do ta njoftojmë nesër”, pasi negociatat me Hamasin – të ndërmjetësuara nga SHBA-të, janë në kulmin e tyre dhe nuk kanë arritur asnjë rezultat. “Lirimi i pengjeve tona është përparësia jonë e parë. […]
Raportet SHBA-Izrael dhe harta e re diplomatike në Lindjen e Mesme
Asgjë nuk e përshkruan më mirë izolimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, sesa imazhi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, duke i shtrënguar duart me presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, një person që vlerësohet nga Izraeli si “terrorist i Al-Kaedës i veshur me kostum”. “Ai ka potencial. Ai është […]
“Do njohim shtetin palestinez”/ Netanyahu i kundërpërgjigjet Macronit: Je në anën e gabuar të historisë
Kryeministri i Izraelit ka reaguar ashpër ndaj Francës, Anglisë dhe Kanadasë, për idenë e tyre për krijimin e shtetit palestinez. Benjamin Netanyahu në një reagim për mediat thekson se Hamasi nuk do shtet por luftë më Izraelin. Ai shtoi se tre vendet perëndimore janë në anën e gabuar të historisë, shkruan A2 CNN. “Nuk mund […]
Situata në Gaza, Netanyahu sulmon liderët perëndimorë: Jeni në anën e gabuar të historisë!
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar me tone të ashpra ndaj liderëve të Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë, duke i akuzuar se “po mbështesin mbajtjen në pushtet të Hamasit”. Deklaratat erdhën pas kritikave të forta që këto vende adresuan ndaj ofensivës izraelite në Rripin e Gazës, të cilën e cilësuan si të “joproporcionuar” dhe […]
Izrael-BE, “krisja e madhe”? Shumica e vendeve anëtare të bllokut i kthehen kundër Tel Avivit
Pas vrasjes së dy diplomatëve izraelite në zemër të Washingtonit, dy ministra të qeverisë Netanyahu shprehën zemërim edhe për qëndrimin e BE-së. Në fakt, duket se gjithmonë e më shumë shtete europiane nuk janë më të gatshme të pranojnë veprimet e tij në Rripin e Gazës, e kjo ka acaruar Tel Avivin. Bashkimi Evropian ka […]
Netanyahu akuzon liderët perëndimorë se po “mbajnë anën” e Hamasit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ashpër ndaj kritikave të kryeministrit britanik Keir Starmer, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kryeministrit kanadez Mark Carney, duke i akuzuar se po mbështesin Hamasin dhe po dëmtojnë përpjekjet e Izraelit për të çrrënjosur këtë grup militant. Deklaratat e tij erdhën pas një qëndrimi të përbashkët nga tre liderët, të […]
Lufta në Gaza, Netanyahu: Jemi gati për armëpushim të përkohshëm për të liruar pengjet! Të shtënat në Jenin, incident
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hodhi poshtë iniciativat e shteteve të tjera për të njohur në mënyrë të njëanshme një shtet palestinez, duke thënë se terroristët e Hamasit “nuk duan një shtet palestinez, por të shkatërrojnë shtetin hebre”. “Sa i përket pengjeve, ne do të bëjmë çmos për t’i mbajtur të sigurt. Jam gati për një […]
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Presidenti i SHBA, Donald Trump ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Lajmi është konfirmuar nga zyra e kryeministrit izraelit. Trump shprehu mbështetjen e tij për objektivat aktualë në lidhje me luftën në Gaza, si dhe për nevojën për të parandaluar që Irani të sigurojë armë bërthamore. Po […]
Vrasja e çiftit izraelit, Trump telefonin Netanyahun: Jam i pikëlluar thellë
Benjamin Netanyahu dhe Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shprehu “pikëllimin e tij të thellë” për vrasjen e dy punonjësve të ambasadës izraelite në një telefonatë me udhëheqësin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Netanyahu gjithashtu falënderoi Trumpin për “përpjekjet që ai dhe administrata e tij po bëjnë kundër manifestimeve të antisemitizmit në Shtetet e […]