Tag: ndihmë

  • Netanyahu dha ‘dritën jeshile’, asnjë ndihmë nuk mbërrin në Gaza! Ndërpriten bisedimet

    Netanyahu dha ‘dritën jeshile’, asnjë ndihmë nuk mbërrin në Gaza! Ndërpriten bisedimet

    Gaza

    GAZA- Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric, tha se deri më tani nuk është shpërndarë asnjë ndihmë humanitare në Gaza.
    Një degë e ushtrisë izraelite thotë se 93 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza pas një bllokade 11-javore – por Dujarric thotë se furnizimet nuk kanë mbërritur në “magazinat dhe pikat e dorëzimit” të OKB-së nga kalimi.
    Britania e Madhe thotë se ka pezulluar bisedimet tregtare me Izraelin, ndërsa Sekretari i Jashtëm David Lammy i tha Parlamentit se lufta ka hyrë në një “fazë të re të errët”.
    BE urdhëron një rishikim të marrëveshjes së tregtisë së lirë me Izraelin dhe thotë se “shpëtimi i jetëve duhet të jetë përparësia kryesore”.
    Ndërkohë, OKB-ja ka dhënë më shumë detaje pasi shefi i saj humanitar i tha BBC-së se 14,000 foshnje mund të vdesin në Gaza në 48 orët e ardhshme nëse nuk u vijnë më shumë ndihma.

  • Netanyahu jep dritën jeshile për futjen e ndihmës humanitare “bazike” në Rripin e Gazës

    Netanyahu jep dritën jeshile për futjen e ndihmës humanitare “bazike” në Rripin e Gazës

    Benjamin Netanyahu foli për presionin e ushtruar ndaj tij , i cili arriti “kufirin”, me qëllim që të lejonte rifillimin e ndihmës për Gazën , në një video të postuar në X.
    “Senatorët që unë i njoh si mbështetës të Izraelit… vijnë tek unë dhe thonë: ‘Ne do t’ju japim të gjithë ndihmën që ju nevojitet për të fituar luftën… por nuk mund të pranojmë imazhe të urisë [në Gaza]“, thotë Netanyahu .
    Derisa të krijohen qendrat e shpërndarjes dhe të sigurohet që kjo ndihmë të qëndrojë larg Hamasit , Netanyahu theksoi se Izraeli duhet të ofrojë ndihmë minimale për Rripin e Gazës në mënyrë që të shmanget uria masive midis popullatës civile.

    “Për të përfunduar fitoren tonë, për të mposhtur Hamasin dhe për të liruar pengjet, nuk mund të arrijmë në një pikë urie”, thotë ai, duke iu përgjigjur kritikave të forta për vendimin e tij për të rifilluar ndihmën humanitare, e cila ishte pezulluar që nga fillimi i marsit.
    Netanyahu më pas shpjegoi se Izraeli fillimisht lejoi ndihmë minimale për Gazën gjatë luftës, por ndaloi dërgesat kur zbuloi se Hamasi po i shfrytëzonte furnizimet. Në koordinim me Shtetet e Bashkuara, Izraeli ka miratuar një metodë të re shpërndarjeje që përfshin qendrat e ndihmës të siguruara nga IDF, me qëllim bllokimin e aksesit të Hamasit.
    /vizionplus.tv

    עדכון חשוב ממני אליכם >> pic.twitter.com/8dPElxklZc
    — Benjamin Netanyahu – בנימין נתניהו (@netanyahu) May 19, 2025

  • ‘Amnistia e Ramës shkelje e rëndë’/ PD: Makineri e shtetit në ndihmë të partisë! Po KQZ, SPAK, Prokuroria?

    ‘Amnistia e Ramës shkelje e rëndë’/ PD: Makineri e shtetit në ndihmë të partisë! Po KQZ, SPAK, Prokuroria?

    Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me skandalin e fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili dy ditë më parë, me anë të një VKM-je, firmosi një amnisti të gjerë duke falur gjobat që nga viti 2015 deri në 2025-ën.

    Nëpërmjet një deklarate për mediat, PD denoncon Ramën, që sipas saj, në ditën e fundit të fushatës, kryeministri në ikje ka firmosur një amnisti të gjerë, duke shkelur arbitrarisht, në mënyrën më anti-europiane të mundshme, ligjin dhe rregullat e garës.

    ‘I njëjti që i terrorizoi për 12 vjet me taksa, gjoba dhe përndjekje, tani bën si i mëshirshëm. Nuk ka asnjë pikë dhembshurie në zemrën e tij, por vetëm oreks për të prishur garën, për të ndryshuar vullnetin e zgjedhësve, për të bërë hile, duke përdorur makinerinë e shtetit në ndihmë të partisë’, thuhet në njoftimin e PD.

    Gjithashtu PD i ka bërë thirrje KQZ-së, SPAK dhe prokurorisë që të reagojnë në lidhje me këtë megashkelje.

    Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

    Në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe të barazisë në garë, në ditën e fundit të fushatës, Kryeministri në ikje ka firmosur një amnisti të gjerë, duke shkelur arbitrarisht, në mënyrën më anti-europiane të mundshme, ligjin dhe rregullat e garës.

    I njëjti që i terrorizoi për 12 vjet me taksa, gjoba dhe përndjekje, tani bën si i mëshirshëm. Nuk ka asnjë pikë dhembshurie në zemrën e tij, por vetëm oreks për të prishur garën, për të ndryshuar vullnetin e zgjedhësve, për të bërë hile, duke përdorur makinerinë e shtetit në ndihmë të partisë.

    Ka bërë të njëjtën gjë para dy vjetësh kur, në mes të fushatës, u dha bonus 670 mijë pensionistëve. KQZ në atë rast bëri një interpretim lukashenkian, duke thënë se, në zgjedhje lokale i lejohej, por jo në të përgjithshme. Tani ligji shkelet në zgjedhje të përgjithshme.

    Çfarë ka për të thënë z. Celibashi?!

    Po SPAK dhe Prokuroria, që kanë ngritur task-forca për manipulimin e zgjedhjeve, çfarë kanë për të thënë për këtë megashkelje?

    Partia Demokratike e ka në programin e saj elektoral amnistinë e gjobave dhe të faturave të papaguara, por për shtresat në nevojë, për të pamundurit, jo për abuzuesit.

    Premtimi ynë qëndron, por asnjëherë në shkelje të ligjit, dhe në prishje të barazisë në zgjedhje.

    Me këtë veprim Edi Rama shpërfill hapur rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe rezolutën e PPE, e cila e kushtëzon integrimin e vendit me respektimin e ligjeve dhe rregullave të demokracisë.

    Edi Rama është një gjobvënës: që nga 20 përqindëshi i lejeve si kryebashkiak, dhe deri te qindra milionat e incineratorëve. Me paraqitjen e rrejshme si gjobëfalës në vitin e 12-të të pushtetit, nuk gënjen askënd.

  • ME FOTO- Zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandën e Veriut, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    ME FOTO- Zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandën e Veriut, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij

    Marvin Gjuzi

    BELFAST- Policia në kryeqytetin e Irlandës së Veriut ka ngritur alarmin për zhdukjen e një të mituri shqiptar. Faqja zyrtare e Policisë së Irlandës, përmes postimeve në rrjetet sociale kërkojnë ndihmë për të gjetur 16-vjeçarin shqiptar. Marvin Gjuzi, sipas Policisë, rezulton i zhdukur prej 5 ditësh.
    “Jemi të shqetësuar për Marvin Gjuzin, 16 vjeç, i cili është raportuar i zhdukur. Ai është parë për herë të fundit duke ecur drejt “Monagh Bypass” në orën 13:00 më 01/05/2025. Nëse e keni parë Marvinin ose keni ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tij, ju lutemi të kontaktoni 101 dhe të citoni referencën 1569 – 01/05/25,”-bën me dije në postimin e saj Policia.
    POSTIMI I PLOTË:

  • EMRI / Zhduket në Irlandë 16-vjeçari shqiptar, policia dhe familja apelojnë për ndihmë

    EMRI / Zhduket në Irlandë 16-vjeçari shqiptar, policia dhe familja apelojnë për ndihmë

    Policia irlandeze apelon për ndihmë për gjetjen e 16-vjeçarit shqiptarë, i cili u pa për herë të fundit më 1 maj.
    Njoftimi i plotë i policisë së Belfast-it:
    Jemi të shqetësuar për Marvin Gjuzin, 16 vjeç, i cili është raportuar i zhdukur. Ai është parë për herë të fundit duke ecur drejt Monagh Bypass në orën 13:00 më 01/05/2025. Nëse e keni parë Marvinin ose keni ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tij, ju lutemi të kontaktoni 101 dhe të citoni referencën 1569 – 01/05/25.
    Njoftime të tilla si ky i sotmi i policisë së Befastit janë publikuar edhe në të shkuarën nga të gjithë forcat policore me apele për të identifikuar kryesisht minoren shqiptarë të cilët kanë mbërritur në Britaninë e Madhe dhe janë marrë nën kujdesin e shërbimeve sociale.
    Rezulton se, këta minoren të cilët konsiderohen “të zhdukur”, duke e ditur se kur mbërrijnë 18 vjeç sipas ligjit dëbohen në Shqipëri, largohen nga shërbimet sociale, duke qëndruar brenda komunitetit shqiptarë dhe kështu shmangin kthimin në Shqipëri.

  • EMRI/ Zhduket në Irlandë 16-vjeçari shqiptar, policia apelon për ndihmë

    EMRI/ Zhduket në Irlandë 16-vjeçari shqiptar, policia apelon për ndihmë

    Policia irlandeze apelon për ndihmë për gjetjen e 16-vjeçarit shqiptarë, i cili u pa për herë të fundit më 1 maj. Bëhet fjalë për Marvin Gjuzin, 16 vjeç, i cili është raportuar se është parë për herë të fundit duke ecur drejt Monagh Bypass në orën 13:00 më 01/05/2025.

    Policia bën thirrje për ndihmë nga qytetarët që kushdo ka informacion apo e shikon të telefonojë në numrat e emergjencës.

    Njoftimi  i plotë i policisë së Belfast-it:

    Jemi të shqetësuar për Marvin Gjuzin, 16 vjeç, i cili është raportuar i zhdukur. Ai është parë për herë të fundit duke ecur drejt Monagh Bypass në orën 13:00 më 01/05/2025. Nëse e keni parë Marvinin ose keni ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tij, ju lutemi të kontaktoni 101 dhe të citoni referencën 1569 – 01/05/25.

    Njoftime të tilla si ky i sotmi i policisë së Befastit janë publikuar edhe në të shkuarën nga të gjithë forcat policore me apele për të identifikuar kryesisht minoren shqiptarë të cilët kanë mbërritur në Britaninë e Madhe dhe janë marrë nën kujdesin e shërbimeve sociale.

    Rezulton se, këta minoren të cilët konsiderohen “të zhdukur”, duke e ditur se kur mbërrijnë 18 vjeç sipas ligjit dëbohen në Shqipëri, largohen nga shërbimet sociale, duke qëndruar brenda komunitetit shqiptarë dhe kështu shmangin kthimin në Shqipëri.

  • Foto/ Zhduket në Irlandë 16-vjeçari shqiptar, policia apelon për ndihmë, publikon emrin e tij

    Foto/ Zhduket në Irlandë 16-vjeçari shqiptar, policia apelon për ndihmë, publikon emrin e tij

    Policia irlandeze apelon për ndihmë për gjetjen e 16-vjeçarit shqiptarë, i cili u pa për herë të fundit më 1 maj.

    Njoftimi  i plotë i policisë së Belfast-it:
    Jemi të shqetësuar për Marvin Gjuzin, 16 vjeç, i cili është raportuar i zhdukur. Ai është parë për herë të fundit duke ecur drejt Monagh Bypass në orën 13:00 më 01/05/2025. Nëse e keni parë Marvinin ose keni ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tij, ju lutemi të kontaktoni 101 dhe të citoni referencën 1569 – 01/05/25.
    Njoftime të tilla si ky i sotmi i policisë së Befastit janë publikuar edhe në të shkuarën nga të gjithë forcat policore me apele për të identifikuar kryesisht minoren shqiptarë të cilët kanë mbërritur në Britaninë e Madhe dhe janë marrë nën kujdesin e shërbimeve sociale.
    Rezulton se, këta minoren të cilët konsiderohen “të zhdukur”, duke e ditur se kur mbërrijnë 18 vjeç sipas ligjit dëbohen në Shqipëri, largohen nga shërbimet sociale, duke qëndruar brenda komunitetit shqiptarë dhe kështu shmangin kthimin në Shqipëri.
    ;

    Top Channel

  • Ne ndihme te Task force SPAK! FOTOLAJM/ Shalsi fushatë brenda komisariatit të Kukësit

    Ne ndihme te Task force SPAK! FOTOLAJM/ Shalsi fushatë brenda komisariatit të Kukësit

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Djali i tij prej dy ditësh nën masivin e kromit, babai mes lotësh kërkon ndihmë nga shteti: Dua të gjej djalin, të di ku t’i hedh një tufë lule

    Djali i tij prej dy ditësh nën masivin e kromit, babai mes lotësh kërkon ndihmë nga shteti: Dua të gjej djalin, të di ku t’i hedh një tufë lule

    Ngjarja e rëndë në masivin e kromit në Klos, ka përlotur babain e 29-vjeçarit, Nerim Beshiri, i cili apeloi për ndihmë të specializuar nga shtetit për gjetjen e trupit të tij.
    Ai rrëfeu se ka 3 ditë që së bashku me familjarët e tij, kërkojnë trupin e 29-vjeçarit me lopata dhe mjete rrethanore në mungesë të aparaturave të specializuara.
    “Kërkoj ndihmë nga shteti për gjetjen e trupit të djalit. T’i gjejnë vetëm njërin gisht ta çoj te familja ,se nuk ka gjë më të madhe në botë të humbasësh djalin në mal. I bëj thirrje shtetit, të sjellin aparatura të specializuara të gjej djalin dhe të di ku të hedh një tufë lule. Ka 3 ditë që vij me vëllezërit duke kërkuar me lopatë.

    Nuk ka asnjë lloj mjeti. Djali doli në 6 të mëngjesit nga shtëpia këtu, hëngri drekën dhe vazhdoi punën me ekskavator dhe e mori baseni para. Djali kishte 5 vite që punonte, me siguracione, me të gjitha.
    Nuk kanë si ta gjejnë djalin me lopata, ndaj i kërkoj shtetit ndihmë për mjete të specializuara. Babai, vëllai im tjetër po kërkojnë trupin. Ju lutem kërkoj ndihmë. Kaq mund të them”, u shpreh ai.

  • “Dua të gjej djalin…”/Ardit Beshiri prej dy ditësh nën masivin e kromit, babai i tij: Të di ku t’i hedh një tufë lule

    “Dua të gjej djalin…”/Ardit Beshiri prej dy ditësh nën masivin e kromit, babai i tij: Të di ku t’i hedh një tufë lule

    Ngjarja e rëndë në masivin e kromit në Klos, ka përlotur babain e 29-vjeçarit, Nerim Beshiri i cili apeloi për ndihmë të specializuar nga shtetit për gjetjen e trupit të tij. Ai rrëfeu se ka 3 ditë që së bashku me familjarët e tij kërkojnë trupin e 29-vjeçarit me lopata dhe mjete rrethanore në mungesë të aparaturave të specializuara.
    “Kërkoj ndihmë nga shteti për gjetjen e trupit të djalit. T’i gjejnë vetëm njërin gisht ta çoj te familja ,se nuk ka gjë më të madhe në botë të humbasësh djalin në mal. I bëj thirrje shtetit, të sjellin aparatura të specializuara të gjej djalin dhe të di ku të hedh një tufë lule. Ka 3 ditë që vij me vëllezërit duke kërkuar me lopatë. Nuk ka asnjë lloj mjeti. Djali doli në 6 të mëngjesit nga shtëpia këtu, hëngri drekën dhe vazhdoi punën me ekskavator dhe e mori baseni para. Djali kishte 5 vite që punonte, me siguracione, me të gjitha. Nuk kanë si ta gjejnë djalin me lopata, ndaj i kërkoj shtetit ndihmë për mjete të specializuara. Babai, vëllai im tjetër po kërkojnë trupin. Ju lutem kërkoj ndihmë. Kaq mund të them”, tha ai.