VIDEO/ Tym e flakë, digjen mbetjet tek magazinat e bashkisë së Lezhës
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë mëngjesin e sotëm zonën rreth magazinave të Bashkisë Lezhë, përgjatë superstradës Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Rriles. Flakët kanë përfshirë hapësirën ku prej kohësh depozitohen inertet dhe mbeturina të ndryshme ndërtimi. Forcat zjarrfikëse janë të pranishme në terren dhe po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa […]
Momente paniku: Pushuesit shikojnë raketat nga ballkonet e hoteleve në Qipro: A do vdesim?
Raketat QIPRO- Ky është momenti surreal kur festuesit britanikë mbetën të shtangur kur panë raketa balistike që fluturonin mbi qiell, ndërsa festonin në Ayia Napa mes konfliktit të vazhdueshëm Izrael-Iran. Pamjet e çuditshme të kapura nga turistët britanikë nga një ballkon në vendin e festave qipriote tregojnë raketat me rreze të gjatë veprimi që fluturojnë […]
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Dita e katërt e rinumërimit të votave të Tiranës u mbyll me rivlerësimin e 436 qendrave të votimit dhe ndryshe nga sa pritej, partitë kryesore kanë rezultuar me vota të pamerituara në kuti. Koalicioni i PD ka humbur deri tani 219 vota, ndërsa PS 193. As subjektet më të vogla nuk mbeten pas. Koaliconi nisma […]
Ilir Meta shpërthen ndaj Braimllarit dhe SPAK: Një gënjeshtar i konvertuar në rilindas, ndërsa unë në izolim për firmat e tij…
Ilir Meta shpërthen ndaj Braimllarit dhe SPAK: Një gënjeshtar i konvertuar në rilindas, ndërsa unë në izolim për firmat e tij… Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj Endrit Braimllarit, duke e akuzuar atë si shembullin më të qartë të ndikimit të SPAK për të ‘konvertuar njerëzit pa karakter në rilindas […]
Rikthehet LaCivita, kritikon ashpër Ramën përmes Fox News: Autokrati europian: Armik i lirisë, mik i Sorosit
Ish-strategu i fushatës elektorale të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita, përmes një postimi në platformën ‘X’, ka shënjestruar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. LaCivita ka shpërndarë një editorial të diplomatit shqiptar Agim Nesho, publikuar në Fox News, me titullin: – “Njihuni me Ramaduron: Autokrati progresiv i Evropës, i trajnuar nga Sorosi […]
Irani dhe Izraeli përplasen në OKB, Guterres: Zjarri në Lindjen e Mesme po del jashtë kontrollit
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres paralajmëroi se zgjerimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit mund të ndezë një zjarr të madh që askush nuk mund ta kontrollojë, ndërsa i bëri thirrje të dyja palëve ti japin paqes një shans. “Bota po vëzhgon me alarm. Ne nuk po shkojmë drejt krizave. Ne […]
Skandali i Minierave shpërthen në Ministrinë e Energjisë, Balluku përgjegjëse për “strategjinë e mangët” pa…
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Energjisë dhe Transporteve, është vendosur në qendër të furtunës pas zbardhjes së një raporti tronditës nga KLSH që denoncon dështimin spektakolar të strategjisë minerare të shtetit shqiptar. Për më shumë se një dekadë, Shqipëria ka operuar me një “strategji” pa indikatorë, pa matës performance, pa raportim dhe pa asnjë […]
Hipoteka çerdhe e korrupsionit, si është kthyer e-Albania në “sportel” ryshfeti, rrjeti i Lorena Goxhobellit nën…
Skandali në institucionin e Hipotekës duket se po merr përmasa dramatike, ndërsa Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) akuzohet se është kthyer në një vatër sistematike korrupsioni. Qytetarët, për çdo shërbim të pronës, nga certifikata e pronësisë, te rivlerësimet dhe legalizimet, detyrohen të aplikojnë përmes e-Albania, një platformë që teorikisht duhej të ulte kontaktin me zyrtarët, […]
Ngërçi politik/ Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Përveç betimit të deputetëve të zgjedhur, Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve. Deputetët do të mblidhen sot për të 35-tën herë më radhë në tentimin për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Tashmë seancat janë vetëm çështje numri dhe procedure që po ndiqet çdo […]
Përmbyset makina në Tepelenë, plagoset shoferi! Pamje nga vendi i ngjarjes
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mezhgoran të Tepelenës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Ura e Leklit Këlcyrë, ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit është lënduar. Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet makina e përmbysur dhe shoferi që qëndron jashtë i lënduar. Sipas informacioneve të deritanishme, policia ndodhet në vendin […]