Tag: moraes

  • Tentoi të manipulojë byzylykun elektronik, arrestohet ish-Presidenti i Brazilit

    Tentoi të manipulojë byzylykun elektronik, arrestohet ish-Presidenti i Brazilit

    Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro u arrestua këtë të shtunë dhe u dërgua në paraburgim pasi dyshohet se ka tentuar të manipulojë dhe heq byrzylykun elektronik që kishte në kycin e këmbës, byrzylyk që e mbante në këmbë që prej korrikut për shkak të arrestit Shtëpiak. Ish Presidenti Brazilian u shpall fajtor për komplot për grusht shteti në shtator dhe u dënua me 27 vite burg, por ai ishte lënë në paraburgim ndërsa procesi I apelimit vijonte.
    Kreu i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes, i cili gjithashtu ka udhëhequr hetimet kundër Bolsonaros, urdhëroi paraburgimin e tij “pa përdorur pranga dhe pa ekspozim publik”. Gjyqtari justifikoi vendimin duke theksuar rrezikun e arratisjes. Sipas tij, manipulimi i byzylykut elektronik mund të ishte një përpjekje për t’u larguar, madje duke shfrytëzuar një event të organizuar nga djali i Bolsonaros, Flavio, pranë ndërtesës së tij.
    De Moraes vuri në dukje se apartamenti i ish-presidentit ndodhet vetëm 13 kilometra larg sektorit jugor të ambasadave në Brazilia, përfshirë edhe misionin diplomatik të Shteteve të Bashkuara, një distancë që mund të përshkohet me makinë në rreth 15 minuta. Kjo është hera e parë që Brazili nxjerr një ish-udhëheqës në gjyq me akuzën e tentativës për grusht shteti, sipas Corriere della Sera.

    Gjyqtari e krahasoi ish-presidentin me një bos mafioz, duke e cilësuar si trurin e një komploti të planifikuar para humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 ndaj rivalit te tij politik . Ai akuzohet se ka planifikuar jo vetëm vrasjen e presidentit Da Silva , por edhe të zëvendëspresidentit dhe të vetë gjyqtarit De Moraes. Në janar 2023, disa mbështetës të Bolsonaro sulmuan ndërtesat qeveritare, shtatë ditë pas marrjes së detyrës nga Lula. Vendimi ndaj ish-presidentit ka shkaktuar kritika ndërkombëtare, duke përfshirë edhe nga ish-presidenti amerikan Donald Trump, i cili e krahasoi situatën me përpjekjet e dështuara ndaj tij dhe vendosi tarifa 50% ndaj Brazilit, duke e quajtur këtë një “gjueti shtrigash”.

  • I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

    I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

    Jair Bolsonaro është arrestuar nga Policia Federale e Brazilit. Ish-presidenti, i dënuar me 27 vjet e gjashtë muaj burg për tentativë grushti shteti dhe vepra të tjera të rënda, u mor të shtunën në orën 6 të mëngjesit nga banesa e tij në Brasilia, ku ndodhej që nga 4 gushti në arrest shtëpie.
    Ka qenë gjykatësi i Gjykatës së Lartë Alexandre de Moraes, kryeprokurori i Bolsonaros, që ka urdhëruar ndalimin e tij në paraburgim — “pa përdorim prangash dhe pa ekspozim publik”. De Moraes e justifikoi vendimin me “rrezikun e arratisjes” së Bolsonaro-s. Byzylyku elektronik që ish-presidenti mban prej korrikut të këtij viti është manipuluar në orët e para të mëngjesit. Moraes pohon se kjo do të ishte shenja e një tentative arratisjeje, ndoshta drejt ambasadës së Shteteve të Bashkuara, duke përfituar nga vigjilja e mbrëmjes së organizuar nga i biri Flavio ndërtesës së apartamentit ku ai jeton.
    “Është e rëndësishme të theksohet se  apartamenti i të pandehurit  ndodhet rreth 13 kilometra nga nga sektori jugor i ambasadave të Brasilia/DF, ku ndodhet ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një distancë që mund të përshkohet në rreth 15 minuta me makinë”, theksoi Moraes.
    Fillimisht, u supozua se arrestimi lidhej me nevojën për të siguruar rendin publik, menjëherë pasi djali i ish-presidentit, senatori Flavio Bolsonaro, kishte bërë thirrje për mobilizim të mbështetësve të tij për të shtunën në mbrëmje.
    Oficerët mbërritën në një konvoj prej të paktën pesë makinash përpara ndërtesës së apartamenteve ku jeton Bolsonaro. Rreth 20 minuta më vonë, ai u dërgua në selinë e Policisë Federale, ku do të mbahet për një kohë të pacaktuar. Sipas disa dëshmitarëve, ish-presidenti shpërtheu në lot ndërsa po nxirrej nga shtëpia e tij.
    Një ditë më parë, avokatët e tij i kishin kërkuar Gjykatës së Lartë që ta lejonte të vuante dënimin në arrest shtëpiak, për shkak të moshës së tij të shtyrë (70) dhe problemeve shëndetësore, duke argumentuar se mbajtja në burg do të përbënte një “rrezik për jetën e tij”. “Trump i Tropikëve” u dënua nga Gjykata e Lartë në fund të shtatorit me akuzat për tentativë grushti shteti, krim të organizuar, heqje të dhunshme të sundimit të ligjit, dëmtim të rëndë të trashëgimisë historike dhe përkeqësim të saj. Shtatë nga bashkëpunëtorët e tij u shpallën gjithashtu fajtorë.
    Kurrë më parë, Brazili, duke dalë nga një diktaturë brutale njëzetvjeçare vetëm dyzet vjet më parë, nuk ka nxjerrë në gjyq një udhëheqës me akuzën e një grushti shteti. De Moraes, gjykatësi hetues në këtë çështje, e krahasoi ish-presidentin me një bos mafioz dhe deklaroi se “nuk ka dyshim” se ish-presidenti ishte truri dhe udhëheqësi i komplotit, i organizuar edhe para se të humbiste zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 ndaj rivalit të tij të krahut të majtë, Luiz Inácio Lula da Silva, madje duke komplotuar vrasjen e tij, si dhe atë të zëvendëspresidentit të tij dhe vetë de Moraes.
    Një komplot që kulmoi me turmën bolsonariste që sulmoi ndërtesat qeveritare të Brasilia-s më 8 janar 2023, shtatë ditë pas inaugurimit të Lulës si president.
    Avokatët e Bolsonaros kanë apeluar dhe aleatët politikë të udhëheqësit të ekstremit të djathtë po punojnë për të miratuar një projektligj për amnisti në Kongres, të ndihmuar pjesërisht nga presioni i Shtëpisë së Bardhë. Donald Trump kritikoi ashpër vendimin kundër Bolsonaros , duke pretenduar se “kjo është ajo që ata u përpoqën të më bënin dhe dështuan”, dhe e goditi Brazilin me tarifa rekord prej 50% në hakmarrje për atë që ai e quajti një “gjueti shtrigash”, duke njoftuar sanksione kundër de Moraes dhe gjyqtarëve të tjerë.
    Megjithatë, që nga shtatori, ai është takuar dy herë, megjithëse shkurt, me Presidentin Lula – “ka kimi të mirë midis nesh”, tha ai – dhe ditët e fundit ai i hoqi tarifat për disa produkte braziliane. Në një intervistë me Corriere, Lula përsëriti se nuk ka ndërmend të falë paraardhësin e tij: “Në Brazil, ne garantojmë respekt për Kushtetutën tonë, e cila përcakton pavarësinë e tre pushteteve. Askush – as unë, si President i Republikës, as askush tjetër – nuk mund ta devijojë një gjykatë nga detyra e saj për të zbatuar ligjin. Pati një përpjekje për grusht shteti në Brazil dhe një komplot për të më vrarë mua, zëvendëspresidentin dhe një gjyqtar të Gjykatës së Lartë. Për herë të parë në 525 vjet histori, një ish-kreu shteti është dënuar për një komplot grushti shteti. Kjo do të shërbejë si shembull në mënyrë që askush të mos guxojë përsëri të sulmojë sundimin demokratik të ligjit në Brazil.” /Corriere della sera 

  • Brazil: Gjykata urdhëron arrestimin e ish-presidentit Bolsonaro pas tentativës për t’u arratisur

    Brazil: Gjykata urdhëron arrestimin e ish-presidentit Bolsonaro pas tentativës për t’u arratisur

    Bota E Shtunë, 22 Nëntor 2025 13:44
    Ish-presidenti i ekstremit të djathtë të Brazilit, Jair Bolsonaro, është arrestuar në vilën e tij në kryeqytetin Brazilia, mes dyshimeve se po përgatitej të arratisej në një ambasadë të huaj për t’i shpëtuar burgut. Policia federale konfirmoi se kishte ekzekutuar një urdhër-arresti parandalues me kërkesë të Gjykatës së Lartë, duke e dërguar politikanin 70-vjeçar në një bazë policore. Arrestimi vjen pas humbjes së tij në zgjedhjet e vitit 2022 dhe akuzave për organizimin e një grushti shteti ushtarak.
    Urdhri për arrestimin e Bolsonaros, i cili ishte në arrest shtëpie që nga gushti, erdhi nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Alexandre de Moraes. Vendimi u bazua në frikën se ish-presidenti mund të kërkonte strehim në një nga komplekset diplomatike të Brazilias për t’iu shmangur drejtësisë. Në shtator, Bolsonaro u dënua me 27 vjet e tre muaj burg për komplotin për të penguar marrjen e detyrës nga pasardhësi i tij, Luiz Inácio Lula da Silva, por vendimi ende nuk ishte bërë përfundimtar për shkak të apelimeve.

    Dyshimet u shtuan pas një thirrjeje nga djali senator i Bolsonaros, Flávio, për një “vigjilje” mbështetëse jashtë banesës së tij. Gjyqtari Moraes shprehu shqetësimin se kjo protestë mund të përdorej si një manovër shpërqendruese për të lehtësuar arratisjen e ish-presidentit. Për më tepër, Moraes zbuloi se byzylyku elektronik i monitorimit i Bolsonaros ishte manipuluar në orët e para të mëngjesit të së shtunës, duke sugjeruar një plan konkret për t’u arratisur gjatë protestës.

    Gjyqtari vuri në dukje gjithashtu se Bolsonaro jeton vetëm 15 minuta larg ambasadës amerikane dhe ka aleatë ndërkombëtarë si Donald Trump. Kjo nuk është hera e parë që ai lidhet me përpjekje të tilla; më parë u akuzua se kërkoi azil në Argjentinën e aleatit të tij Javier Milei, dhe në vitin 2024 kaloi dy net në mënyrë misterioze brenda ambasadës së Hungarisë. Mbështetësit e Lulës e mirëpritën arrestimin, ndërsa aleatët e Bolsonaros e quajtën atë “persekutimin më të madh politik në historinë e Brazilit”.

  • Administrata Trump shënjestron gjyqtarin që dënoi Bolsonaron, vendos sanksione për gruan e tij dhe kompaninë e saj

    Administrata Trump shënjestron gjyqtarin që dënoi Bolsonaron, vendos sanksione për gruan e tij dhe kompaninë e saj

    Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj gruas së gjyqtarit të Gjykatës Supreme braziliane, Alexandre de Moraes, i cili kryesoi gjyqin që çoi në dënimin e ish-presidentit të ekstremit të djathtë të vendit, Jair Bolsonaro, një çështje që ka rritur tensionet midis Uashingtonit dhe Brazilias.

    Për muaj të tërë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe administrata e tij kanë ushtruar presion mbi autoritetet gjyqësore braziliane, duke i akuzuar ato për ndjekje penale të padrejtë të ish-presidentit dhe aleatit të Trump.
    Gjyqtari de Moraes është objektivi kryesor i sanksioneve, pasi Uashingtoni e akuzon atë për “orkestrimin e një gjuetie shtrigash”. Elon Musk, një aleat i ngushtë i Trump pavarësisht mosmarrëveshjeve të tyre, madje e krahasoi gjyqtarin me Voldemortin, rivalin e ligë të Harry Potter.
    Sanksionet e reja të shpallura nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së synojnë gruan e gjyqtarit, Viviane Barsi de Moraes, si dhe një kompani të lidhur me familjen e saj. Ato kanë të bëjnë me ngrirjen e të gjitha aseteve të saj në SHBA, ndërsa kompanitë amerikane dhe qytetarët amerikanë gjithashtu ndalohen të punojnë me të, nën kërcënimin e sanksioneve.
    Sekretari i Thesarit Scott Bessent paralajmëroi se departamenti i tij do të vazhdojë të shënjestrojë “individët që ofrojnë mbështetje materiale për De Moraes”, i cili po shkel “të drejtat e njeriut”.
    Më 11 shtator, Gjykata Supreme e Brazilit e dënoi Bolsonaron me 27 vjet burg pasi e shpalli fajtor për komplot për të mbetur në pushtet pas humbjes së tij zgjedhore nga presidenti aktual, Luiz Inacio Lula da Silva në vitin 2022.

    Top Channel

  • Administrata Trump shënjestron gjyqtarin që dënoi Bolsonaron, vendos sanksione për gruan e tij

    Administrata Trump shënjestron gjyqtarin që dënoi Bolsonaron, vendos sanksione për gruan e tij

    Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj gruas së gjyqtarit të Gjykatës Supreme braziliane, Alexandre de Moraes, i cili kryesoi gjyqin që çoi në dënimin e ish-presidentit të ekstremit të djathtë të vendit, Jair Bolsonaro, një çështje që ka rritur tensionet midis Uashingtonit dhe Brazilias.

    Për muaj të tërë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe administrata e tij kanë ushtruar presion mbi autoritetet gjyqësore braziliane, duke i akuzuar ato për ndjekje penale të padrejtë të ish-presidentit dhe aleatit të Trump.

    Gjyqtari de Moraes është objektivi kryesor i sanksioneve, pasi Uashingtoni e akuzon atë për “orkestrimin e një gjuetie shtrigash”. Elon Musk, një aleat i ngushtë i Trump pavarësisht mosmarrëveshjeve të tyre, madje e krahasoi gjyqtarin me Voldemortin, rivalin e ligë të Harry Potter.

    Sanksionet e reja të shpallura nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së synojnë gruan e gjyqtarit, Viviane Barsi de Moraes, si dhe një kompani të lidhur me familjen e saj. Ato kanë të bëjnë me ngrirjen e të gjitha aseteve të saj në SHBA, ndërsa kompanitë amerikane dhe qytetarët amerikanë gjithashtu ndalohen të punojnë me të, nën kërcënimin e sanksioneve.

    Sekretari i Thesarit Scott Bessent paralajmëroi se departamenti i tij do të vazhdojë të shënjestrojë “individët që ofrojnë mbështetje materiale për De Moraes”, i cili po shkel “të drejtat e njeriut”.

    Më 11 shtator, Gjykata Supreme e Brazilit e dënoi Bolsonaron me 27 vjet burg pasi e shpalli fajtor për komplot për të mbetur në pushtet pas humbjes së tij zgjedhore nga presidenti aktual, Luiz Inacio Lula da Silva në vitin 2022.

  • Dënimi i Bolsorano-s me 27 vite burg/ Trump: Të njëjtën gjë u përpoqën të bëjnë me mua!

    Dënimi i Bolsorano-s me 27 vite burg/ Trump: Të njëjtën gjë u përpoqën të bëjnë me mua!

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se ishte “shumë e habitshme” që ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, u dënua për përpjekje për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2022 në vend.
    “E pashë atë gjyq. E njoh mjaft mirë – një udhëheqës i huaj. Mendova se ishte një president i mirë i Brazilit. Dhe është shumë e habitshme që kjo mund të ndodhte”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Kjo është shumë e ngjashme me atë që u përpoqën të bënin me mua, por nuk ia dolën fare pa u ndëshkuar. Por gjithmonë mund ta them këtë: E njihja si president të Brazilit. Ai ishte një njeri i mirë dhe nuk e shoh të ndodhë kjo.”
    Gjyqtarja Carmen Lucia iu bashkua kolegëve të saj Alexandre de Moraes dhe Flavio Dino në vendimin për të dënuar udhëheqësin e ekstremit të djathtë të akuzuar për udhëheqjen e një organizate të armatosur kriminale për të qëndruar në pushtet pas humbjes së tij ndaj Luiz Inacio Lula da Silva. Të mërkurën, gjyqtari Luiz Fux nuk ishte dakord, duke votuar për lirimin nga akuzat.
    “Zyra e Prokurorit ofroi prova bindëse se grupi, i udhëhequr nga Jair Messias Bolsonaro, i përbërë nga figura kyçe nga qeveria, Forcat e Armatosura dhe shërbimet e inteligjencës, zbatoi një plan progresiv dhe sistematik për të sulmuar institucionet demokratike, me qëllim dëmtimin e alternimit legjitim të pushtetit në zgjedhjet e vitit 2022”, tha Lucia.
    Vota përfundimtare tani varet nga gjyqtari Cristiano Zanin. Vendimi i tij do të përcaktojë nëse Bolsonaro mund të apelojë dënimin e tij përfundimtar. Nëse Zanin vendos në favor të ish-presidentit, Bolsonaro mund të apelojë në Gjykatën Supreme të plotë.
    Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i cili shërben edhe si këshilltar i sigurisë kombëtare i Trump, u zotua se SHBA-të do të ndërmarrin veprime pas vendimit.
    “Përndjekjet politike nga shkelësi i të drejtave të njeriut, i sanksionuar nga Alexandre de Moraes, vazhdojnë, pasi ai dhe të tjerë në gjykatën supreme të Brazilit kanë vendosur padrejtësisht të burgosin ish-Presidentin Jair Bolsonaro”, shkroi Rubio në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X, duke iu referuar sanksioneve të vendosura nga administrata Trump ndaj Moraes në një përpjekje për ta ushtruar presion ndaj tij që të heqë dorë nga çështja.
    “Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen në përputhje me këtë gjueti shtrigash”, shtoi ai.
    Krimet e akuzuara kundër Bolsonaros mbartin një dënim maksimal prej 43 vitesh burg. Gjyqtarët do të debatojnë dënimin specifik të premten për të vendosur se ku do ta vuajë dënimin ish-presidenti, me mundësi që variojnë nga burgimi në shtëpi deri te një qeli e veçantë në një burg të sigurisë së lartë.
     
     

  • Kishte plan arratisjen, telashe të reja për ish-presidentin

    Kishte plan arratisjen, telashe të reja për ish-presidentin

    Bota E Enjte, 21 Gusht 2025 20:31
    Ish-presidenti brazilian Jair Bolsonaro është sërish në qendër të zhvillimeve politike dhe gjyqësore, pasi gjykatësi i Gjykatës së Lartë Alexandre de Moraes i dha atij 48 orë kohë për t’iu përgjigjur akuzave të policisë federale se ai planifikonte të largohej nga vendi dhe të kërkonte strehim në Argjentinë.
    Në tekstin pa datë dhe pa nënshkrim, Bolsonaro pretendoi se përballej me “arrestim të menjëhershëm” për arsye politike dhe kërkoi “mbrojtje urgjente”. Edhe pse qeveria e Milley mohoi të ketë marrë një kërkesë të tillë, policia thotë se ky është një tregues i qartë i një plani për t’u larguar nga vendi për të shmangur ndjekjen penale.

    Bolsonaro ka qenë në arrest shtëpie që nga fillimi i gushtit, i akuzuar për shkelje të një urdhri të Gjykatës Supreme që e ndalon atë të përdorë mediat sociale. Afati i fundit i vendosur nga de Moraes ka nxitur shqetësime midis mbështetësve të tij se ish-presidenti 70-vjeçar mund të arrestohet para se të fillojë faza përfundimtare e gjyqit më 2 shtator.

  • “SHBA sanksionon gjyqtarin e Gjykatës së Lartë në Brazil për abuzim me të drejtat e njeriut”

    “SHBA sanksionon gjyqtarin e Gjykatës së Lartë në Brazil për abuzim me të drejtat e njeriut”

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Lartë të Brazilit, Alexandre de Moraes, për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
    Lajmi është bërë i ditur nga senatori amerikan Marco Rubio, i cili njoftoi se sanksionet janë vendosur në kuadër të programit të Global Magnitsky, që parashikon ndëshkimin e zyrtarëve të përfshirë në korrupsion apo abuzime me të drejtat e njeriut.
    “.@POTUS dhe @USTreasury kanë sanksionuar gjyqtarin Alexandre de Moraes për abuzime të rënda me të drejtat e njeriut. Le të shërbejë kjo si paralajmërim për ata që shkelin të drejtat themelore të bashkëqytetarëve të tyre, rrobat gjyqësore nuk të mbrojnë nga drejtësia”, shkroi Rubio në platformën X (ish-Twitter).
    De Moraes është një prej figurave më të përfolura në sistemin gjyqësor të Brazilit, i kritikuar shpesh për vendime që janë cilësuar si të njëanshme dhe represive ndaj opozitës dhe mediave.
    Kjo lëvizje e administratës amerikane pritet të shkaktojë jehonë të gjerë diplomatike dhe të thellojë tensionet mes Uashingtonit dhe Brazilit në fushën e të drejtave të njeriut dhe pavarësisë së gjyqësorit.