Tag: mjetit

  • Ngjarje tragjike në Daullas, Fier – Fermeri humb jetën aksidentalisht gjatë punës

    Ngjarje tragjike në Daullas, Fier – Fermeri humb jetën aksidentalisht gjatë punës

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm fshatin Daullas në Fier, ku një fermer 56-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike. Viktima, Agron Sukulli, është aksidentuar për vdekje teksa po kryente shërbime xhenerike poshtë mjetit të tij, pranë banesës ku jetonte.

    Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një defekti teknik apo rrëshqitjeje të mjetit, çka ka sjellë shtypjen fatale të 56-vjeçarit. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Fierit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

  • Aksident i rëndë në Greqi, mjeti i shqiptarit përplaset me një tjetër, vdes pasagjeri

    Aksident i rëndë në Greqi, mjeti i shqiptarit përplaset me një tjetër, vdes pasagjeri

    Një aksident trafiku me përplasje mes dy mjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Agia Varvarës, afër Karystos në Greqi, konkretisht në km 4 të rrugës kryesore që të çon në Lepoura.

    Një automjet, i drejtuar nga një shtetas shqiptar 35 vjeç është përplasur kokë më kokë me një mjet që lëvizte në drejtim të kundërt (në drejtim të Karystos) që drejtohej nga një 75-vjeçar grek.

    Përplasja e dhunshme ka sjellë përmbysjen e mjetit të parë dhe vdekjen e një pasagjeri 42-vjeçar, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë katër persona të tjerë, drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë të tjerë grekë, 33, 34 dhe 33 vjeç (ky i fundit më i lehtë). I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit të dytë.

    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të liruar fatkeqin dhe të plagosurin. Komisariati përkatës po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve që çuan në ngjarjen e rëndë.

  • Aksident i rëndë në Greqi/ Makina e shqiptarit përplaset me një tjetër, vdes pasagjeri

    Aksident i rëndë në Greqi/ Makina e shqiptarit përplaset me një tjetër, vdes pasagjeri

    Një aksident trafiku me përplasje mes dy mjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Agia Varvarës, afër Karystos në Greqi, konkretisht në km 4 të rrugës kryesore që të çon në Lepoura.
    Një automjet, i drejtuar nga një shtetas shqiptar 35 vjeç është përplasur kokë më kokë me një mjet që lëvizte në drejtim të kundërt (në drejtim të Karystos) që drejtohej nga një 75-vjeçar grek.
    Përplasja e dhunshme ka sjellë përmbysjen e mjetit të parë dhe vdekjen e një pasagjeri 42-vjeçar, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë katër persona të tjerë, drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë të tjerë grekë, 33, 34 dhe 33 vjeç (ky i fundit më i lehtë). I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit të dytë.

    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të liruar fatkeqin dhe të plagosurin. Komisariati përkatës po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve që çuan në ngjarjen e rëndë.

  • Aksident tragjik/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’, raportohet për një të vdekur dhe pesë të plagosur

    Aksident tragjik/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’, raportohet për një të vdekur dhe pesë të plagosur

    Një aksident trafiku me përplasje mes dy mjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në zonën e  Agia Varvarës, afër  Karystos në Greqi, konkretisht në km 4 të rrugës kryesore që të çon në Lepoura.
    Një automjet, i drejtuar nga një shtetas shqiptar 35 vjeç është përplasur kokë më kokë me një mjet që lëvizte në drejtim të kundërt (në drejtim të Karystos) që drejtohej nga një 75-vjeçar grek.
    Përplasja e dhunshme ka sjellë përmbysjen e mjetit të parë dhe vdekjen e një pasagjeri 42-vjeçar, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë katër persona të tjerë, drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë të tjerë grekë, 33, 34 dhe 33 vjeç (ky i fundit më i lehtë). I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit të dytë.
    Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse për të liruar fatkeqin dhe të plagosurin. Komisariati përkatës po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve që çuan në ngjarjen e rëndë.
     

  • Sekuestrohen 35 kg marijuanë në Mal të Zi/ Trafikoheshin nga Shqipëria, arrestohet drejtuesi i mjetit

    Sekuestrohen 35 kg marijuanë në Mal të Zi/ Trafikoheshin nga Shqipëria, arrestohet drejtuesi i mjetit

    Drejtoria e Policisë bëri të ditur se policia kufitare ka kontrolluar një automjet në rrugën Grabon – Dinoshë dhe se droga është gjetur në dy thasë dhe një qese në bagazh. Bëhet fjalë për 62 pako me marijuanë.
    Policia kufitare malazeze gjatë kontrollit të një automjeti të një personi nga Tuzi, gjeti 35 kilogramë marijuanë, të dyshuar si të trafikuar nga Shqipëria, ndërsa shoferi E. M, 24 vjec, u arrestua.
    Për ngjarjen është njoftuar prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë. Drejtuesi i mjetit është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të prodhimit dhe trafikimit të paautorizuar të drogës.

  • Humbën kontrollin e mjetit dhe tentuan të fshehin aksidentin / Shoqërohen në komisariat 3 të rinjtë

    Humbën kontrollin e mjetit dhe tentuan të fshehin aksidentin / Shoqërohen në komisariat 3 të rinjtë

    Në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, rreth orës 3 pas mesnate, shoferi i një makine, me të cilën po udhëtonin 3 të rinj humbi kontrollin e mjetit, duke përfunduar jashtë rrugës. Menjëherë pas përplasjes, tre të rinjtë, dy djem dhe një vajzë tentuan të largoheshin nga vendngjarja, por automjeti për shkak të dëmtimeve nuk u ndez.
    Më pas dy djemtë kanë dalë nga automjeti për të kontrolluar dëmet e jashtme që kishte pësuar makina nga përplasja, por siç shihet përmes këtyre pamjeve të siguruara nga gazetari Enrik Mehmeti, ata shfaqin vështirësi në mbajtjen e ekuilibrit, duke hedhur dyshime të forta se kanë qenë nën efektin e alkoolit. Vajza që ndodhej brenda në automjet kërkon ndihme, pasi është lënduar nga përplasja.
    2 orë pas aksidentit të rinjtë kanë telefonuar një shërbim karrotrec, për të dërguar makinën në servis, ndërsa bashkë me karrotrecin në vendngjarje mbërriti edhe policia. Tre të rinjtë u shoqëruan nga Policia e Vlorës.

  • “Mbulohet” nga flakët makina në Sarandë, momente paniku për drejtuesin e mjetit dhe familjen e tij

    “Mbulohet” nga flakët makina në Sarandë, momente paniku për drejtuesin e mjetit dhe familjen e tij

    Një makinë tip Benz Mercedes ka marrë flakë në rrugën nacionale Jorgucat-Sarandë rreth orës 18:30 Ngjarja ka ndodhur në Qafën e Muzinës.

    Drejtuesi i mjetit, Kristaq Thoma nga Saranda udhëtonte me familjen bashkëshorten dhe një fëmijë.
    Ata kanë dalë menjëherë nga automjeti pasi ka vënë re që mjeti u nxeh.
    Menjëherë më pas automjeti ka shpërthyer në flakë dhe është djegur plotësisht. Fatmirësisht të gjithë anëtarët e familjes Thoma kanë shpëtuar pa lëndime.
    Policia që mbërriti në vendngjarje ka nisur një hetim për shkaqet e që mund të kenë nxitur zjarrin e që paraprakisht dyshohet se kanë të bëjnë me gjendjen teknike të mjetit.

    Top Channel