Mandati 3-vjeçar i Altin Dumanit në krye të SPAK përfundon në 16 dhjetor 2025.
Sipas ligjit, prokurorët e SPAK nuk kanë të drejtë të rizgjidhen në krye të institucionit dy mandate rresht.
Për këtë arsye, në mbledhjen e dats 17 shtator të KLP-së, do të shpallet gara për drejtuesin e ri të SPAK-ut.
Njoftimi i KLP:
Informacion mbi mbledhjen:
Dita/Data: E Mërkurë, 17.09.2025
Ora: 10.00
Kohëzgjatja: ⸟ 90 minuta
Thirrur nga: Kryetari i Këshillit
Pjesëmarrësit: Anëtarët
Kuorumi i nevojshëm: 7 anëtarë
Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 04.09.2025;
2. Diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”;
3. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Françesk Ganaj”;
4. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ermira Manelli”;
5. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Hysni Mulaj”.
Tag: miratimi
-

Kush do zëvendësojë Altin Dumanin? KLP shpjegon procedurat për kreun e ri të SPAK
-

Mandati i Dumanit drejt përfundimit, KLP hap garën për kreun e ri të SPAK
Këshilli i Lartë i Prokurorisë bën me dije se ditën e mërkurë, 17 shtator 2025, do të hapë garën për kreun e ri të SPAK, pasi mandati i Altin Dumanit përfundon.
Njoftimi i plotë:
Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 04.09.2025;2. Diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”;3. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Françesk Ganaj”;4. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ermira Manelli”;5. Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Hysni Mulaj”.Të tjera (pyetje/diskutime)
Sektori i TIK, Digjitalizimit dhe Statistikës bën publikimin e kësaj axhende në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.Top Channel
-

Mbaron mandati i Dumanit/ KLP cakton datën, ja kur çelet gara për drejtuesin e ri të SPAK
Altin Dumani drejt përfundimit të mandatit të tij në krye të SPAK.
KLP ka caktuar datën se kur çelet gara për drejtuesin e ri.
Njoftimi zyrtar:
Informacion mbi mbledhjen:
Dita/Data: E Mërkurë, 17.09.2025
Ora: 10.00
Kohëzgjatja: ⸟ 90 minuta
Thirrur nga: Kryetari i Këshillit
Pjesëmarrësit: Anëtarët
Kuorumi i nevojshëm: 7 anëtarë
Kjo mbledhje do të organizohet në sallën e mbledhjeve në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Projekti Eu4Justice dhe Programi OPDAT. Media është e ftuar të jetë e pranishme.
Rendi i ditës:
Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes plenare të datës 04.09.2025;
Diskutimi/miratimi i Projekt-vendimit “Për shpalljen e vendit vakant për Drejtues të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”;
Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Françesk Ganaj”;
Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Ermira Manelli”;
Diskutimi/miratimi i “Projektraportit të Vlerësimit Etik dhe Profesional për prokurorin Hysni Mulaj”.Të tjera (pyetje/diskutime)
Sektori i TIK, Digjitalizimit dhe Statistikës bën publikimin e kësaj axhende në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
-

KLP nis të mërkurën procedurat për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të nisë këtë të mërkurë procedurat për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme, pasi mandati i kreut aktual, Altin Dumani, përfundon më 19 dhjetor 2025. Sipas parashikimeve ligjore, procesi për zgjedhjen e kreut të ri të organit të akuzës nis tre muaj përpara mbarimit të mandatit.
Mbledhja do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë rreth 90 minuta. Përveç anëtarëve të Këshillit, të pranishëm do të jenë përfaqësues nga Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, projekti Eu4Justice dhe programi OPDAT. Media është gjithashtu e ftuar të ndjekë seancën.
Në rend dite është parashikuar miratimi i procesverbalit të mbledhjes së 4 shtatorit, diskutimi dhe miratimi i projektvendimit për shpalljen e vendit vakant në krye të SPAK, si dhe vlerësimi etik e profesional për tre prokurorë: Françesk Ganaj, Ermira Manelli dhe Hysni Mulaj.
Prokurorët e Posaçëm që aspirojë për postin e kreut të SPAK duhet të paraqesin edhe platformat e tyre, duke shpjeguar mënyrën se si synojnë të udhëheqin këtë strukturë. Pas fazës së prezantimit të platformave dhe intervistave publike, KLP do të zhvillojë votimin, nga i cili do të shpallet fitues kandidati që merr më shumë vota. -

Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 29 Gusht 2025 – VIDEO
U zhvillua sot më 29 Gusht 2025 Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë, mbledhje e cila zgjati vetëm 22 minuta.
Rendi i Ditës
Përdorimi i fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin Korrik 2025.
Dhënia e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin Korrik 2025.
Miratimi i marrëveshjes për krijimin e personit juridik si subjekt i kompetencave të përbashkëta midis njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Këshillit të Ministrave, për rritjen e kapaciteteve të qeverisjes vendore – TALGA.
Miratimi i Planit Social Vendor 2026-2028.
Miratimi i Planit të Arsimit Parauniversitar 2026-2028.
Miratimi i Planit Vendor të Veprimit për Barazinë Gjinore 2025-2030.
Miratimi i Planit të Integritetit të Bashkisë Sarandë 2026-2028.
Miratimi i korrigjimit të gabimeve materiale.
Informacion mbi masat e marra për fillimin e vitit shkollor 2025-2026.
Ndryshime në projekt Buxhetin për Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Miratimi i raportit mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë, si votoi Parlamenti Europian
Me 502 vota pro dhe 120 kundër, Parlamenti Europian miratoi raportin mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023 dhe 2024. Miratimi vjen një ditë pasi Parlamenti Europian debatoi mbi raportin për Shqipërinë, i hartuar nga raportuesi Andreas Schieder.
Parlamenti Evropian i kërkon Shqipërisë të ruajë reformën në drejtësi dhe të mos cenohet pavarësia e SPAK. Në seancën e një dite më parë, Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim, tha se bisedimet për anëtarësim të vendit tonë po ecin me një ritëm të paparë, por në çdo rast të bazuar në meritë.
Eurodeputetët përshëndesin synimin për mbylljen e negociatave të Shqipërisë deri në vitin 2027, ndërsa bëjnë thirrje për përshpejtimin e reformave dhe forcimin e institucioneve demokratike. -

Bullgaria me euro: më mirë a më keq?
Me një këmbë në bashkimin monetar, pas dritës jeshile të dhënë nga Komisioni Evropian dhe BQE, qeveria bullgare siguron qytetarët se miratimi i monedhës së përbashkët evropiane, nga janari 2026, do t’i sjellë prosperitet vendit – dhe paraqet shifra specifike.
Në një intervistë të dhënë për BNT nga ministri i Ekonomisë dhe Industrisë, Peter Dilov, ai shpjegoi se si ekonomia kombëtare do të bëhet më e pasur me dy miliardë leva.
“Si ekonomia ashtu edhe publiku do të ndalojnë përgjithmonë humbjen e rreth një miliard leva çdo vit për shkak të konvertimit të monedhës midis levës dhe euros ose anasjelltas. Pothuajse gjysmë milioni biznese të vogla dhe të mesme operojnë në Bullgari, duke mbajtur llogari si në leva ashtu edhe në euro. Heqja e këtij detyrimi do t’u kursejë kompanive rreth 100 euro në vit”, tha ai.
Qeveria bullgare pret që miratimi i euros do të lehtësojë investimet në vend – veçanërisht në fushën e teknologjive të reja, ku po regjistrohet një vrull i konsiderueshëm.
“Bullgaria ofron kushte shumë të favorshme për këto investime”, tha Dilov, “pasi kemi një fuqi punëtore shumë të kualifikuar në këtë sektor. Ne gjithashtu presim investime në industrinë e mbrojtjes, veçanërisht në kuadër të programeve të BE-së që sigurojnë fonde në këtë fushë.”
Vlerësimin se “miratimi i euros do të çojë në më shumë investime në Bullgari” e ndan edhe Vasil Velev, kryetar i bordit të Shoqatës Kombëtare të Kapitalit Industrial.
Sipas të dhënave të fundit, PBB-ja e Bullgarisë pritet të rritet me 3.1% në bazë vjetore, duke e bërë Bullgarinë një nga vendet me rritjen më të shpejtë në BE.
Sipas Dilov, shteti ka përgatitur një mekanizëm për mbrojtjen e konsumatorit për të parandaluar spekulimet pas miratimit të monedhës së vetme evropiane. /tesheshi.com/
-

Miratimi i raportit nga PE, Spiropali:Rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt BE
Pas miratimit të raportit për Shqipërinë nga Komisioni i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, ka reaguar në një postim në rrjetet sociale edhe kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.
Ajo në këtë postim shkruan se miratimi nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian i Raportit për Shqipërinë rikonfirmon avancimin e shpejtë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Në këtë postim ajo shkruan gjithashtu se cili është objektivi i më strategjik kombëtar.
“Miratimi nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian i Raportit për Shqipërinë rikonfirmon avancimin tonë të shpejtë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, si vendi pararojë mes vendeve kandidate, që ecën më vendosmërisht drejt familjes europiane, vlerëson arritjet e reformave demokratizuese dhe integruese, pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit e pandëshkueshmërisë.
Objektivi ynë strategjik kombëtar për çeljen e gjithë kapitujve brenda muajit qershor, përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027 dhe anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade ka tashmë një mbështetje të gjerë nga Parlamenti Europian, Komisioni Europian dhe po fiton mbështetjen edhe nga vendet anëtare.
Falënderoj reporterin Andreas Schieder për pasqyrimin me realizëm të arritjeve të Shqipërisë, dhe deputetët që në shumicë absolute e mbështetën”, shkruan Spiropali. -

Zgjedhjet/ Nesër pritet miratimi i rezultateve për Tiranën, Elbasanin dhe Durrësin
Në seancën e sotme publike, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, miratoi tabelat përmbledhëse të rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në katër zona zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.
Konkretisht bëhet fjalë për qarqet Vlorë, Fier, Lezhë dhe Gjirokastër, ku tre janë fituar nga PS dhe një nga PD.
Perfaqësuesi i PD-së në KQZ, në këtë mbledhje kërkoi që rezultatet të mos miratohen pa u kryer një audit i pavarur për votat nga diaspora, si dhe të vihet në dispozicion raporti i DHL-së per procesin e votës së emigrantëve.
Nesër pritet miratimi i tabelave të rezultateve për qarqet e Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit.
Tv Klan -

Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 30 Prill 2025 – VIDEO
Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 30 Prill 2025
Këshilli Bashkiak i Sarandës zhvillon mbledhjen e radhës: Vendime për ndihmën ekonomike, strehimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar
Këshilli Bashkiak i Sarandës zhvilloi sot mbledhjen e tij të radhës, ku në fokus të diskutimeve dhe vendimmarrjes ishin çështje me rëndësi për mbështetjen sociale, strehimin, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Mbledhja u zhvillua me një rend dite të ngjeshur, ku u miratuan një sërë propozimesh dhe projektvendimesh që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të Sarandës.
Rendi i ditës përfshinte:
Dhënia e mandatit të një anëtari të ri të Këshillit Bashkiak, duke garantuar kështu vijueshmërinë e funksionimit të këtij organi përfaqësues.
Miratimi i përdorimit të fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin mars 2025, një mbështetje e domosdoshme për shtresat në nevojë.
Dhënia e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin mars 2025, duke vënë në dispozicion burime lokale për ndihmën sociale.
Miratimi i shtetasve L.Sh, S.S dhe E.K për t’u trajtuar në qendrën ditore për të moshuarit “Feti Rugji”, në kuadër të përkujdesjes për moshën e tretë.
Miratimi i listës përfundimtare të familjeve përfituese nga programi i strehimit për banesa me kosto të ulët dhe subvencionimin e interesave të kredisë për vitin 2025, një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të banimit.
Miratimi i listës së familjeve që do të përfitojnë subvencionimin e qirasë në tregun e lirë dhe pagesën mujore për vitin 2025, si pjesë e politikave për strehim të përballueshëm.
Miratimi i marrëveshjes së binjakëzimit mes Bashkisë Sarandë dhe Bashkisë së Mentonit, Francë, që synon forcimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe shkëmbimin e përvojave.
Miratimi i marrëveshjes së partneritetit për projektin “Climate”, një iniciativë përballë sfidave të ndryshimeve klimatike.
Miratimi i marrëveshjes për projektin “Women on Board”, që nxit përfshirjen e grave në proceset vendimmarrëse dhe drejtimi.
Ndryshime në përbërjen dhe rregulloren e Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, për të reflektuar dinamikat e reja dhe nevojat e komunitetit.
Korrigjimi i disa gabimeve materiale, për të siguruar saktësinë dhe transparencën në dokumentacionin zyrtar.
Raport mbi situatën mjedisore, administrimin e pyjeve dhe kullotave dhe masat për mbrojtjen nga zjarri, në një moment kur çështjet e mjedisit kërkojnë vëmendje të shtuar.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 30 Prill 2025 u transmentua drejtpërdrejt nga Saranda Web
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb