Aksident në aksin rrugor Lezhë-Fushë Milot, përplasen tre automjete, lëndohet një nga shoferët
Një aksident është shënuar gjatë orëve të para të kësaj të diele në aksin Lezhë-Fushë Milot. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë ka mbetur i lënduar një nga shoferët. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi me iniciale R.N., është transportuar ne spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore […]
Rrëshqitja e gurëve bllokon qarkullimin në tunelin e Shkopetit, probleme në aksin Burrel–Milot
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh gjatë natës në segmentin rrugor Burrel–Milot, konkretisht në hyrje të tunelit të Shkopetit. Për pasojë, qarkullimi u ndërpre për rreth një orë, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve që udhëtonin në këtë aks. Menjëherë pas raportimit të ngjarjes, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe […]
Përplasje e fortë në Milot/ Raportohet një i plagosur në aksidentin mes dy makinave
Perplasen dy autovetura, nje person është plagosur lehtë. Ngarja ka ndodhur pak minuta me pare, prane Milotit ne autostraden e veriut, nga aksidenti ka mbetur njeri nga drejtuesit i plagosur, i cili eshte derguar per ndihme mjeksore ne spitalin e Laçit. Policia ndodhet ne vendngjarje, ndersa ka nje trafik te shtuar nga ky aksident. […]
Mbyllja e Urës, kaos në Fushë-Milot! Autoritetet: Të zbatohet sinjalistika rrugore
Kjo ishte situata këtë të shtunë në Fushë Milot Mbyllja e urës së Milotit shkaktoi kaos. Shumë qytetarë, kryesisht edhe nga Kosova zgjodhën që të kalonin në këtë aks. Situata më problematike u paraqit në nyjën ku Rruga e Kombit bashkohet me superstradën. U regjistrua trafik i rënduar dhe radha e automjeteve shkoi në disa […]
Bllokimi i urës së vjetër në Milot shkakton kaos në qarkullimin rrugor drejt veriut dhe zonave turistike
Bllokimi i urës së vjetër në Milot ka shkaktuar një situatë kaotike në segmentin rrugor Laç–Lezhë, duke rënduar ndjeshëm trafikun këtë të shtunë. Radhë të gjata automjetesh, që shtrihen në disa kilometra, janë raportuar që në orët e para të mëngjesit. Pika më problematike mbetet zona e Fushë-Milotit, aty ku “Rruga e Kombit” bashkohet me […]
“Ura e Zogut” në Milot mbyllet përfundimisht! Rreziku nga shembja paralizon qarkullimin
Ura e Milotit është mbyllur përfundimisht për qarkullimin, pas konstatimit të dëmtimeve serioze në këmbët mbajtëse, të shkaktuara si pasojë e mungesës së ndërhyrjes për mirëmbajtje dhe marrjes së inerteve në afërsi të strukturës së saj. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, mbyllja është marrë si masë sigurie, pasi ura përbën një rrezik real për shembje dhe […]
Vijon operacioni “Koordinata”, kapet në flagrancë 34-vjeçari që kultivonte kanabis në Fushë-Milot
Policia e Kurbinit ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të operacionit antikanabis të koduar “Koordinata”, i cili vijon në gjithë territorin e vendit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e këtij fenomeni. Gjatë kontrolleve në territor, në një parcelë të fshehur në Fushë-Milot, Njësia Administrative Milot, shërbimet e Komisariatit të […]
Parcelë me kanabis në Fushë-Milot, pranga 34 vjeçarit/ Dyshime se gruaja e tij..
Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë një operacioni të kryer së fundmi, në një parcelë në Fushë-Milot janë gjetur dhe asgjësuar 50 bimë narkotike cannabis sativa. Sipas policisë autori i dyshuar, shtetasi A. P., 34 vjeç, u kap në flagrancë duke […]
Mbolli kanabis mes misrit, arrestohet pronari i parcelës në Kurbin – Nën hetim edhe gruaja e tij
Rreth 50 bimë narkotike kanabis sativa janë zbuluar në Fushë-Milot në një parcelë të mbiellë me misër. Policia bën me dije se në lidhje me këtë aktivitet të paligjshëm është arrestuar 34-vjeçari Armando Përdoda, i cili u kap në flagrancë duke ujitur bimët narkotike. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për […]
Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët i dolën jashtë kontrollit, ndërron jetë 72-vjeçari në Fushë Milot
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Milot. Policia bën me dije se një 72-vjeçar ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat, por fatkeqësisht zjarri është përphapur në një sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte të thata. Si pasojë, i moshuari, shtetasi D. H. ka pësuar djegie në trup dhe është asfiksuar. […]