Peshkatari mbytet në lumin Mat (EMRI)
Polumbarët e forcave speciale RENEA, pas disa orësh kërkime, kanë gjetur dhe nxjerrë në sipërfaqe trupin e pajetë të 68-vjeçarit Dedë Qoku, i cili u mbyt ditën e sotme në lumin Mat Lajmi është konfirmuar nga Policia e Lezhës. Peshkatari dyshohet se ishte futur në ujë në afërsi të Urës së Zogut për të hedhur rrjetat […]
Mbytet në një kanal vaditës 65-vjeçari në Cërrik
Cërrik- Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë. Dyshohet se është mbytur në një kanal vaditës në fshatin Shtërmen. Trupi i pajetë është dërguar për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Rrezikon të mbytet një grua 60-vjeçare në Himarë
Një grua rreth 60 vjeç ka rrezikuar të mbytet pasditen e sotme në plazhin e Himarës. Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të pasdites, ku pushuesit kanë konstatuar se gruaja kishte vështirësi serioze në frymëmarrje ndërsa ndodhej në det. Menjëherë pas sinjalizimit, personeli i Qendrës Shëndetësore Verore ka ndërhyrë duke dhënë ndihmën e parë. Sipas burimeve […]
Mbytet një turist i huaj në plazhin e Zvërnecit në Vlorë, detajet e para
Një turist i huaj raportohet të jetë mbytur pak momente më parë në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Sipas burimeve bëhet me dije se dyshohet se turisti është në moshë të madhe dhe se ai ka humbur jetën menjëherë sapo është futur në det. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen […]
Po lahej në det, mbytet në Durrës turistja 66-vjeçare
Rreth orës 16:30, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, teksa po lahej në det, shtetasja S. T., 66 vjeçe, banuese në Bosnjë dhe Hercegovinë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për përcaktimin e shkakut të mbytjes.
Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 në lagjen nr. 13 në Durrës, ku shtetasja S. T., 66 vjeçe dhe banore e Bosnjë e Hercegovinës, dyshohet se është mbytur aksidentalisht gjatë larjes në det. Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave që çuan […]
Mbytet turistja e huaj tek Shkëmbi i Kavajës
Një turiste e huaj është mbytur në zonën e Shkëmbit të Kavajës në Durrës, mbrëmjen e së hënës. Paraprakisht dyshohet se viktima mund të ketë pësuar atak kardiak në momentin që është futur në det. Shtetasja rreth 76 vjeçe, nga Polonia, kishte ardhur për pushime në vendin tonë, ndërkohë që vijojnë hetimet.
E rëndë! Mbytet 22-vjeçari në lumin Mat
Kurbin/Informacion paraprak Rreth orës 16:00, është njoftuar Salla Operative se në fshatin Skuraj, në lumin Mat, shtetasi K. E., duke u larë në lumë, dyshohet se është rrëmbyer nga rrjedha e lumit dhe për pasojë ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me banorët e zonës, kanë gjetur dhe nxjerrë trupin e pajetë të […]
Tragjike! Mbytet një 22-vjeçar në ujrat e lumit Mat (Emri)
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në afërsi të Milotit, ku një i ri 22-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur në lumin Mat. Sipas informacioneve paraprake, i riu Klajdi Elezi, me banim në Skuraj, ka qenë duke u larë bashkë me kushërinjtë e tij, kur është zhdukur në ujë. Menjëherë pas njoftimit, […]
Mbytet anija me emigrantë në Kanalin Anglez, vdes një prej tyre
Foto Ilustruese FRANCË- Një anije me emigrant është përmbytur gjatë natë në Kanalin Anglez duke bërë që një prej tyre të humbasë jetën. Anija ishte e mbushur me 60 persona, shumë më tepër se kapaciteti i saj dhe për këtë arsye, ndodhi dhe përmbytja. 59 personat e tjera që ndodheshin në bordin e anijes u […]