Zjarr në fshatin Brate të Kukësit, në rrezik Mali i Gjallicës
Një zjarr ka rënë sot në fshatin Brate, që bën pjesë në njësinë administrative Bicaj të bashkisë Kukës. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të thepisur, duke vënë në gatishmëri të gjitha strukturat lokale. Ekipet e zjarrfikëses dhe punonjës të njësisë administrative ndodhen në terren, duke luftuar me mjetet e […]
Krime ndërkufitare/ Tentoi të trafikonte kanabis jashtë kufirit, arrestohet 32-vjeçari në Morinë
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, një automjetin tip “BMW”. Gjatë kontrollit, pasagjerit në automjet, shtetasit B. S., shërbimet e Policisë […]
Tentoi të fuste kanabis në Shqipëri, arrestohet në Morinë 32-vjeçari nga Kosova
Policia Kufitare e Morinës ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga Kosova, i cili tentoi të kalonte kufirin me lëndë narkotike. Gjatë kontrollit, policia gjeti në çantën e tij një sasi lënde narkotike e llojit Kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. “Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve […]
Moti sot, temperatura deri në 36 gradë
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare […]
Moti sot, rritje e temperaturave deri në 33°C
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por nuk do të mungojnë vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës kryesisht në relievet malore në veri.Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim […]
Risi në Kategorinë e Parë/ Trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave përzgjedhin formacionin & trajnerin më të mirë të javës
Për herë të parë, trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave do të përzgjedhin jo vetëm formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës në “Abissnet Superiore”, por edhe në Kategorinë e Parë. Ky vlerësim do të bëhet pas analizimit të performancës së skuadrave në çdo javë të kampionatit, duke nxjerrë në pah lojtarët dhe trajnerët […]
U arrestua në Malin e Tomorit, GJKKO lë në burg Dorian Beun, anëtar i grupit të “Noizyt”
Dorian Beu TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrrest me burg” për të kërkuarin e SPAK, Dorian Beu, i cili u arrestua të dielën në Malin e Tomorrit. Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë seancës të së hënës, Beu ka pretenduar se në 2023 për të njëjtën çështje ka një masë […]
Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 10 vatra, 4 ende aktive, po punohet për shuarjen e flakëve në Pishë-Poro…
Ministria e Mbrojtjes informoi mbrëmjen e djeshme për situatën e zjarreve në vend. Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, prej orës 09:00, deri në orën 16:30, datë 25.08.2025, janë raportuar 10 vatra zjarri nga të cilat 6 janë shuar dhe 4 të tjera janë aktive. Në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i […]
Moti sot, temperatura deri 30° Celsius
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare në pjesën e parë të ditës. Në relievet malore në lindje këto vranësira hera-herës do të jenë deri […]
Zjarret në vend, 4 vatra ende aktive
Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se prej orës 09:00, deri në orën 16:30, datë 25.08.2025, janë raportuar 10 vatra zjarri nga të cilat 6 janë shuar dhe 4 të tjera janë aktive. Në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë […]