Tag: krujës

  • Investimi në fushën e Krujës drejt përfundimit, FSHF ndjek nga afër punimet

    Investimi në fushën e Krujës drejt përfundimit, FSHF ndjek nga afër punimet

    Po merr formë investimi i Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me Bashkinë Krujë për rikonstruksionin e fushës së vjetër të sportit në qytetin e Krujës. Kanë përfunduar me sukses sistemi i drenazhimit dhe bazamenti i fushës, ndërsa shumë shpejt do të nisin punimet për shtrimin e tapetit artificial.
    Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi një inspektim të punimeve në terren. Pamela Ndocaj, specialiste e Departamentit të Projekteve, ishte e pranishme së bashku me Yllka Sheta Kukalajn, Nënkryetare e Bashkisë Krujë, ku u njohën nga afër me ecurinë e projektit dhe dhanë nga një prononcim të shkurtër për fshf.org.
    FSHF është bashkëfinancuese me Bashkinë Krujë në këtë projekt dhe, Pamela Ndocaj, tha se ky investim ka rëndësi të veçantë pasi rikthen identitetin sportiv të fushës së vjetër të qytetit.
    “Ashtu si në çdo investim tjetër në infrastrukturën sportive, edhe ky në qytetin e Krujës mbart një rëndësi të veçantë për disa arsye, por mbi të gjitha për faktin që më në fund fushës së vjetër të qytetit të Krujës po i rikthehet identiteti. Dhe pse jo ky investim i përbashkët mes FSHF dhe Bashkisë Krujë do të jetë fillimi i bashkëpunimeve të tjerë për përmirësimin e infrastrukturës sportive në këtë qytet”, – tha Pamela Ndocaj.
    Nënkryetarja e Bashkisë Krujë, Yllka Sheta Kukalaj, theksoi se falë bashkëpunimit me FSHF-në fusha do të rikthehet në funksion, duke i shërbyer jo vetëm sportit, por edhe gjallërimit të jetës komunitare dhe aktiviteteve të fëmijëve që duan të ndjekin futbollin
    “Sot jemi këtu për të ndarë një lajm të mirë. Jemi në fushën e nostalgjisë, në fushën ku dikur luhej, ndërkohë që ka shumë kohë që është lënë në mëshirë të fatit. Tani me një bashkëpunim të frytshëm bashkë me Federatën Shqiptare të Futbollit po i kthehet jeta, do të kthehet në një fushë stërvitore për ekipin e Kastriotit që ka shumë vite që as seancat stërvitore nuk i kryen në qytetin e tij. Ky është një investim që i shërben jo vetëm sportit, por edhe gjallërimit të jetës komunitare në Krujë, i shërben edhe fëmijëve që kanë dëshirë të vazhdojnë futbollin dhe skuadrës e cila do të fillojë stërvitjen në momentin e përfundimit këtu”, – tha Yllka Sheta Kukalaj, Nënkryetare e Bashkisë Krujë

  • Moti i keq në Krujë, dëborë në malësi e shi në ultësirë

    Moti i keq në Krujë, dëborë në malësi e shi në ultësirë

    Ulja e temperaturave gjatë natës ka sjellë reshjet e para të dëborës në malësinë e Krujës. Fshatrat si Shkreta dhe Qafështama janë zgjuar të mbuluara nga një shtresë bore që arrin deri në 10 cm.
    Si pasojë e motit të keq, disa zona kanë mbetur pa energji elektrike. Megjithatë, nuk raportohen problematika me qarkullimin e mjeteve, pasi akset rrugore mbeten të kalueshme dhe pa bllokime.
    Ndërkohë, në ultësirën e Krujës reshjet e shiut vazhdojnë, por pa shkaktuar vështirësi. Kanalet kulluese kanë prezencë uji dhe lumi Ishëm ka pësuar një fryrje, por situata mbetet nën kontroll dhe brenda normave të lejuara.

  • Muzetë e Krujës, mbi 200 mijë vizitorë interes për historinë dhe kulturën e Shqipërisë

    Muzetë e Krujës, mbi 200 mijë vizitorë interes për historinë dhe kulturën e Shqipërisë

    Turistët që vizitojnë Krujën qofshin këta vendas apo të huaj vijojnë të tregojnë interes për muzetë e këtij qyteti.
    Drejtori i Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeut Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, tha sot për ATSH-në se “të dy këta muze që nga fillimi i vitit deri tani janë vizituar nga mbi 200,000 vizitorë vendas e të huaj”.
    Hafizi theksoi se “170 000 vizitorë kanë zgjedhur Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe mbi 30,000 Muzeun Etnografik, ku kanë treguar interes të madh për historinë dhe kulturën tonë”.
    “Përveç muajve të verës, kur shënohet edhe një numër i lartë vizitorësh edhe gjatë muajve të vjeshtës, shtator, tetor dhe nëntor ka pasur një fluks të lartë. Në këta tre muaj të dy muzetë janë vizituar nga mbi 60 mijë vizitorë”, tha Hafizi.
    Ndërkohë, shtoi Hafizi, tashmë jemi në prag të festave të nëntorit dhe presim të ketë një numër të lartë vizitorësh.
    “Këtë vit nga turistët e huaj që vizituan Krujën kryesojnë turistë polakë, francezë, amerikanë dhe spanjollë. Ndërkohë që një numër të konsiderueshëm zënë edhe ata kinezë, gjermanë, izraelitë, bullgarë, hungarezë dhe italianë”, tha Hafizi.
    Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” është një nga muzetë më të vizituar në Shqipëri. Vendosur në brendësi të rrënojave të kalasë shekullore të Krujës, muzeu u hap më 1982. Ndërtesa është e konceptuar si një fortesë e një kështjelle mesjetare shqiptare me një fokus kryesor në dokumentimin e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit kombëtar të vendit.
    Muzeu Etnografik i Krujës ka një total prej 15 dhomash, secila me funksionin, kompozicionin dhe simbolikën socio-etnografike përkatëse. Shumë vizitorë, vendas dhe të huaj, e vizitojnë Muzeun Etnografik si një pjesë të rëndësishme të turit të tyre në qytetin historik të Krujës./Atsh

  • Moti i keq/ Situata në fshatrat e Krujës paraqitet problematike

    Moti i keq/ Situata në fshatrat e Krujës paraqitet problematike

    Fshatrat e Krujës janë përballur më përmbytje për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin në orët e fundit. Situata paraqitet më problematike në fshatrat Bilaj, Murqinë, Mallkuc.
    Sipas informacioneve tokat bujqësore janë përmbytur nga uji, ndërsa rrezikohet të përmbyten edhe banesa dhe biznese. Bëhet me dije se kanalet e kullimit nuk funksionojnë për shkak se nuk janë pastruar.

  • “Blindohet” fshati Halil në Krujë! E shkrumbuar plotësisht, dalin pamjet makinës së autorëve

    “Blindohet” fshati Halil në Krujë! E shkrumbuar plotësisht, dalin pamjet makinës së autorëve

     

    makina e djegur

     
    KRUJË- Kjo është makina e atentatorëve të ngjarjes së ndodhur në Rinas, ku mbeti i vrarë miku i Emiljano Shullazit dhe u plagos një tjetër. Automjeti u dogj në fshatin Halilaj të Fushë Krujës, pak kilometra larg vendit të krimit. Siç shikohet nga pamjet, makina është shkrumbuar plotësisht. Policia nuk ndërhyri menjëherë në mjetin e djegur, pasi brenda tij kishte edhe katër armë.
    Automjeti ti “Toyota” me targa greke, u gjet pak minuta pas atentatit, në një përrua, pranë aksit Fushë Krujë-Krujë, mes fshatrave Halil dhe Zall. Autorët, pasi kanë kryer atentatin, duke vrarë Gilmando Danin, dogjën makinën në periferinë e Krujës.

    Në një reagim, Policia e Krujës dhe detaje rreth makinës së gjetur të shkrumbuar plotësisht, ndërsa bënë me dije se armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore. Ndërkohë, forca të shumta policia ndodhen në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën për kapjen e autorëve./ZËRI

  • Makina e djegur në fshatin Halil, autorët kaluan të pashqetësuar pranë Komisariatit të Krujës

    Makina e djegur në fshatin Halil, autorët kaluan të pashqetësuar pranë Komisariatit të Krujës

    Automjeti i autorëve të atentatit në Rinas, automjet tip Toyota me targa greke, është gjetur i djegur në një përrua pranë aksit Fushë Krujë mes fshatrave Halil dhe Zallë.
    Vendi ku është gjetur automjeti i djegur nuk ka rrugë, por kalohet vetëm me këmbë pasi është shteg vetëm për këmbësorë dhe bagëti.
    Është po i njëjti vend që përdorën autorët për të qëlluar në drejtim të hotelit të pronësi të Edmond Vogës disa kohë më parë. Sakaq, Fushë Kruja është blinduar nga forca të shumta policie, ndërsa e paqartë është fakti sesi autorët kanë arritur të pashqëtësuar të vijnë nga Rinasi drejt Fushë Krujës dhe të kalojnë pranë Komisariatit të Krujës, që ndodhet në afërsi të vendit ku u gjet automjeti i djegur.

  • U përdor në atentat/ Makina e djegur 3 minuta larg qendrës së qytetit, policia: U gjetën 4 armë zjarri në mjet

    U përdor në atentat/ Makina e djegur 3 minuta larg qendrës së qytetit, policia: U gjetën 4 armë zjarri në mjet

    kruje

    KRUJË- Një automjet i djegur u gjet pak minuta pas atentatit në Rinas, ndërsa dyshohet se u përket autorëve. Gjatë kontrollit në zonë, në fshatin Halil, u gjet një automjet tip “Toyota”, ku në të janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje. Policia e Krujës bën me dije se armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.
    Mësohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes, por nuk i është afruar makinës që vijon të digjet. Kjo pasi hetuesit dyshojnë se brenda saj ndodhen armë dhe municione të cilat mund të shpërthejnë nga flakët. 
    Njoftimi:
    Krujë/ Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.
    Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.
    Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.
    Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Makina e djegur tip “Toyota” është gjetur në fshatin Halil të Fushë-Krujës. Sipas informacioneve dyshohet se ajo është makina e autorëve të atentatit në Rinas, ku si pasojë ka mbetur i vdekur Gilmando Danin, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Gilmando Dani humbi jetën dhe u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri), ky u fundit ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
    Mësohet se pas atentatit, autorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës, ndërsa pak minuta më vonë është raportuar për makinën që po digjej në fshatin Halil. Mdërsa, shqetësues është fakti se si arritën autorët të lëvizin të pashqetësuar nga Rinasi në drejtim të Fushë Krujës, duke kaluar edhe disa postblloqe policie, për të djegur më pas mjetin në një zonë të thellë dhe të fshehur, vetëm 3 minuta larg qendrës së qytetit dhe rajonit të Policisë së Fushë Krujës./ZËRI

  • Detaje të reja nga atentati në Rinas, autorët e ndoqën makinën për rreth 3 kilometra, RENEA e FNSH drejt Fushë Krujës

    Detaje të reja nga atentati në Rinas, autorët e ndoqën makinën për rreth 3 kilometra, RENEA e FNSH drejt Fushë Krujës

    Detaje të reja janë raportuar në lidhje me atentatin e rëndë të ndodhur në një zonë mjaft të frekuentuar, pranë aeroportit të Rinasit, ku një person është vrarë me armë zjarri, ndërsa një tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë. 
    Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë Toyota me targa greke ndaj një automjeti tjetër, ku kanë vrarë një person dhe kanë plagosur një tjetër. Mësohet se viktima është shtetasi Gilmando Dani me precedentë të mëparshëm kriminalë. 
    Pas të shtënave makina është larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë Krujës. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm 100 metra larg aeroportit të Rinasit, në një zonë me trafik të lartë dhe shumë të populluar. Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë ndjekur makinën tip “Benz” rreth 3 kilometra. 
    Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato RENEA kanë shkuar në drejtim të Fushë Krujës ku dyshohet ku mund të jenë larguar autorët. 

  • Detaje nga atentati/ Autorët e ndoqën makinën për rreth 3 kilometra, RENEA e FNSH drejt Fushë Krujës

    Detaje nga atentati/ Autorët e ndoqën makinën për rreth 3 kilometra, RENEA e FNSH drejt Fushë Krujës

    Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin e ndodhur pranë Rinasit. Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit është ekzekutuar. Ai po lëvizte bashkë me një person tjetër me një mjet Benz të bardhë luksoz, kur autorët me një tjetër makinë i zunë pritë dhe i qëlluan me breshëri plumbash. Shoferi ka mbetur i plagosur rëndë. Nga informacionet e para, mjeti është në pronësi të Elvis Kosovës
    Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri nga një makinë Toyota me targa greke. Dani me precedentë të mëparshëm kriminalë. Pas të shtënave makina është larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë Krujës. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur vetëm 100 metra larg aeroportit të Rinasit, në një zonë me trafik të lartë dhe shumë të populluar. Nga të dhënat e para dyshohet se autorët kanë ndjekur makinën tip “Benz” rreth 3 kilometra.
    Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe ato RENEA kanë shkuar në drejtim të Fushë Krujës ku dyshohet ku mund të jenë larguar autorët. Efektivët arritën me vështirësi të thyenin xhamin e makinës nga ana e shoferit, duke përdorur sende të forta, për të hapur më pas derën. Shoferi nuk lëviz, por është duke marrë frymë me vështirësi. Ndërsa viktima dallohet me trupin e anuar në brendësi të makinës, nga ana e shoferit me kokën poshtë.

  • Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici i Komisariatit të Krujës

    Bashkë me babanë bënë për spital një person, arrestohet polici i Komisariatit të Krujës

    Një punonjës i policisë së Krujës është arrestuar nga AMP pasi ka kanosur dhe dhunuar një person, së bashku me babain e tij.
    Efektivi me iniciale K. K., akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” pasi ditën e djeshme, gjatë kohës që ishte jashtë shërbimi, së bashku me babain e tij, D. K., kanë dhunuar fizikisht një tjetër person B. K., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës.
    “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë K.K., me detyrë Trupë Shërbimi/ Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenet 84 dhe 248 të Kodit Penal.
    Arrestimi u bë i mundur pasi ditën e djeshme, punonjësi i policisë (jashtë shërbimit) në bashkëpunim më babain e tij, shtetasin D.K., për motive të dobëta kanë kanosur dhe dhunuar fizikisht shtetasin B.K., i cili ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës.
    Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.”, thuhet në njoftimin e AMP.