Kenia njohu pavarësinë e Kosovës, Osmani: Dëshmi e mbështetjes për të drejtën e popullit tonë!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur njohjen e Kosovës nga shteti i Kenias. Në një reagim në rrjetin social ‘Facebook’, Osmani ka theksuar se kjo njohje është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme për të drejtën e popullit të Kosovës. “Republika e Kosovës mirëpret vendimin e Republikës së Kenias për ta njohur Kosovën si shtet […]
Osmani kërkon përsëri heqjen e masave ndaj Kosovës në takim me ambasadorët e BE-së
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përsëri nga Bashkimi Evropian (BE) t’i heqë masat “e padrejta” ndaj Kosovës, gjatë një takimi të mërkurën me ambasadorët e vendeve të bllokut evropian në Prishtinë. “Theksova urgjencën e largimit të masave të padrejta ndaj Kosovës, që dëmtojnë qytetarët tanë dhe cenojnë vet parimet e BE-së”, shkroi Osmani […]
KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, hapet rruga për formimin e institucioneve të reja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka certifikuar të enjten rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja të Kosovës. Në një mbledhje pasditen e së enjtes në Prishtinë, KQZ-ja e miratoi certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve me 9 vota për dhe 2 kundër. Dy […]
LVV-ja i drejtohet Kushtetueses kundër vendimit të Supremes për votat me postë
Lëvizja Vetëvendosje njoftoi të enjten pasdite se i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese ta vlerësojë kushtetutshmërinë e vendimit të Gjykatës Supreme, e cila një ditë më parë e rrëzoi ankesën e kësaj partie ndaj një vendimi të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) në lidhje me votimin me postë. Ajo tha se gjithashtu ka kërkuar […]
Presidenca e Kosovës kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike
Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur të premten se kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke konsideruar se ai është nuk është në përputhje me kornizën ligjore që obligon Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që të përkujdeset për mbrojtjen e konsumatorit dhe injoron situatën ekonomike në vend. Reagimi i Presidencës […]
MPJD: Ndaluam vizitën e ministrit serb për shkak të refuzimit të vizitës së Çekut në Preshevë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) tha për Radion Evropa e Lirë se ka refuzuar kërkesën për vizitën e ministrit serb të Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar, në Kosovë, në shenjë hakmarrjeje me refuzimin nga autoritetet serbe të vizitës të ministrit të Kulturës të Kosovës, Hajrulla Çeku në preshevë. “Ministria e Punëve të […]
Begaj i kërkon presidentit sllovak njohjen e Kosovës, Peter Pellegrini: Nuk ka të bëjë me popullin e Shqipërisë, vendimi bazohet
Në të parën vizitë të një presidenti sllovak në Shqipëri, Peter Pellegrini, mbërriti sot në Tiranë, ku u prit nga homologu i tij Bajram Begaj. Në takim u vlerësuan marrëdhëniet politike mes dy vendeve, u diskutua procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, avancimi i bashkëpunimit ekonomik, si dhe përkushtimi i përbashkët ndaj integrimit […]
Kurti nuk jep dorëheqjen: Hera e parë që mbyllet një mandat kushtetues
Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar për herë të parë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë. Kurti thekson se do vijojë detyrën e tij duke mos u dorëhequr. Ai shprehet se më 23 mars 2025 përfundon zyrtarisht mandati i plotë katërvjeçar i Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke hyrë […]
Osmani: Së shpejti data e seancës konstituive e Kuvendit
Kosova E Premte, 28 Mars 2025 14:05 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se shumë shpejt do të dihet data për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, por ajo theksoi se gjithçka do të bëhet sipas afateve kushtetuese. Osmani para mediave tha se sot zyrtarisht kanë pranuar nga KQZ, njoftimin e rezultatet e […]
Serbia e cilëson si “akt armiqësor” njohjen e pavarësisë së Kosovës, nga Kenia
Serbia e ka konsideruar një “akt armiqësor” njohjen e Kosovës nga Kenia dhe ka paralajmëruar se do të marrë “të gjitha masat e nevojshme diplomatike” ndaj këtij akti. “Veprimi i Kenias për ta njohur shtetin e Kosovës përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe cenim të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të […]