Numërohen 54 nga 422 kuti në Korçë. Kryeson Partia Socialiste, surprizon Tom Doshi
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë e Pustecit, në qarkun e Korçës. PS ka arritur të grumbullojë 1054 vota, ndërsa PD 458 vota. Deri tani në qarkun Korçë janë 54 kuti nga 422 në total, ku PS kryeson me 7210 vota, ndërsa PD ka siguruar 4372 vota. Shqipëria Bëhet ka marrë 483 […]
Rezultatet deri tani në mesnatë, PS kryeson votat e shqiptarëve
Deri më tani janë numëruar 22 kuti votimi nga 5,225. Në rang vendi PS-së udhëheq me 2,597 vota ndërsa PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka 1308 vota. Nisma Shqipëria Bëhet ka grumbulluar 116 vota; PSD 82 vota; Mundësia, 49 vota; Koalicioni Euroatlantik, 22 vota; Lëvizja Bashkë, 11 vota; Lëvizja Athdeu, 11 vota; Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare, […]
Mbyllet numërimi në bashkinë e Pustecit, fiton PS
Aktualitet E Hënë, 12 Maj 2025 00:57 Është mbyllur procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Pustecit në qarkun e Korçës. Partia Socialiste ka marrë 1054 vota, ndërsa Partia Demokratike 458 vota. Bashkia e Pustecit kishte 8 kuti votimi dhe banorët aty gjatë zgjedhjeve të fundit kanë votuar majtas.
ZGJEDHJET 2025/ Nis procesi i numërimit në disa qarqe
Numërimi i kutive të para ka nisur në disa qarqe. Vizion Plus mëson se po numërohen votat në qarkun e Gjirokastër, Bashkia e Tepelenës, qarku Korçë, Bashkitë Devoll dhe Pustec, në qarkun e Kukësit, si dhe në qarkun e Beratit në Bashkinë Kuçovë. Sipas të dhënave nga KQZ, pjesëmarrja në zgjedhjet e 2025 ishte 42.16%. […]
“Mos numëroni asnjë votë”, Noka u drejtohet përfaqësuesve të PD për votat e Greqisë, Balla: Flamuri po kërkon alibi për humbjen
Duket se numërimi i votave të diasporës për qarkun e Korçës, vijon të mbetet në tension. Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka u është drejtuar përfaqësuesve të PD që të mos numërojnë asnjë votë të mbërritur nga Greqia, pasi demokratët pretendojnë se nga ky shtet ka anomali. Ai ka hedhur akuza ndaj Taulnt Ballës, […]
PD ‘ngrin’ numërimin e votave të diasporës për qarkun Korçë, reagon Celibashi
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se për momentin votat e diasporës për qarkun Korçë janë bllokuar, pasi përfaqësuesit e PD nuk pranojnë që të nisin numërimin sepse kërkojnë veçimin e çotave nga Greqia. Ai tha se do të presin dhe pak për zhbllokimin e procesit. “Mesa duket mesazhet që përcollëm në përfundim të procesit të […]
Numërohen 11/422 kuti në Korçë, PS më shumë se 709 vota avantazh ndaj PD-së. Ja si ndahen mandatet
Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Deri tani janë 11 kuti nga 422 në total, ku PS kryeson me 1542 vota, ndërsa PD ka siguruar 833. Në […]
Nis me tension numërimi i votave në Korçë, PD kërkon ndarjen e votave të diasporës, refuzon KQZ
Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë, por kjo kërkesë nuk është pranuar nga kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. “Ka një moment tensioni, zoti Celibashi u kërkon përfaqësuesve të PD që të vendosin kartën identifikuese. Kërkesa u refuzua sepse duhej […]
Kreu i KQZ, Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, tregon arsyen përse nuk është publikuar rezultati i votimit elektronik në njësinë 10 dhe Bashkinë Vorës. Sipas tij, Partia Demokratike ka pasur pretendime dhe theksoi se mëngjesin e së Hënës do të dalin rezultatet zyrtare. Ndër të tjera, Celibashi u shpreh se brenda ditës së Martë do të kemi rezultatin […]
Tensionet për votat e Diasporës, Celibashi: Është bllokuar numërimi, do marrim një vendim
Ilirjan Celibashi Procesi i numërimit tek Parku Olimpik për qarkun e Korçës ëhstë bllokuar momentalisht. Ndërhyrjet në proces janë të papranueshme. Po e vlerësojmë situatën. Do të na duhet që të marrim një vendim përsa i përket qarkut të Korçës. Do pak kohë pasi fillimisht do të duhet që të bëhet ndarja e zarfeve “A” […]