Tag: kastriot

  • Koncerti “Parfum” bën bashkë Kastriot Tushën dhe Ardian Trebickën në Tetovë

    Koncerti “Parfum” bën bashkë Kastriot Tushën dhe Ardian Trebickën në Tetovë

    Qendra e Kulturës në Tetovë do të mirëpresë më 21 nëntor 2025 koncertin “Parfum”, një ngjarje që premton finesë artistike dhe emocion të pastër. Dy zërat e njohur, Kastriot Tusha dhe Ardian Trebicka, do të ngjiten në skenë me një program të kuruar me kujdes, ku harmonizohen eleganca vokale dhe interpretimi me ndjeshmëri të thellë.

    Të shoqëruar nga Gent Rushi Band, artistët do të sjellin një mbrëmje të ndërtuar mbi balancën mes këngës së kultivuar shqiptare, krijimeve ndërkombëtare dhe kompozimeve që ruajnë delikatesën e një qasjeje të rafinuar. “Parfum” synon të ofrojë jo vetëm një përjetim muzikor, por një atmosferë të ngrohtë dhe të paharrueshme për publikun.

    Koncerti vlerësohet si një ndër ngjarjet më të veçanta të sezonit, falë kombinimit të vokalit të përpunuar, orkestrimit profesional dhe prezencës skenike që arti i dyshes Tusha–Trebicka garanton.

    Koncerti do të mbahet më 21 nëntor, prej orës 20:00 në Qendrën e Kulturë në Tetovë.

    Organizatorët tashmë kanë bërë të ditur se biletat janë në shitje çdo ditë prej orës 12:00 deri në 21:00, në biletarinë e institucionit.

    Publiku është i ftuar të bëhet pjesë e një mbrëmjeje ku arti dhe emocioni bashkohen në një harmoni të rrallë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    JAVA E KULTURËS KOMBËTARE BASHKON INSTITUCIONET E KOSOVËS E TË SHQIPËRISË NË TIRANË

  • “Shqipëri o nëna ime”, Kastriot Tusha i bashkohet Ansamblit Kombëtar në koncertin me këngë e valle nga të gjitha trevat shqipfolëse

    “Shqipëri o nëna ime”, Kastriot Tusha i bashkohet Ansamblit Kombëtar në koncertin me këngë e valle nga të gjitha trevat shqipfolëse

    Me perlat e gurrës sonë popullore, Ansambli Kombëtar çeli siparin e aktiviteteve në kuadër të festave të nëntorit, me koncertin “Shqipëri o nëna ime”.

    Publiku u përfshi në ritmin e muzikës dhe valleve shqiptare nga të gjitha trevat shqipfolëse.
    “Kjo ishte një ndër premierat më të bukura që kemi bërë si ansambël. Pjesa më e madhe e publikut është rritur me këto këngë dhe dashuria për vendin dhe për lirikën tonën, të bën të bëhesh pjesë. Ne nuk duhet të harrojmë“, u shpreh tenori Aranit Hoxha.
    Një udhëtim përmes artit në histori, koncerti erdhi si një homazh për traditën dhe krenarinë tonë kombëtare.
    Ansambli iu bashkua tenori Kastriot Tusha, që u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
    “Një mbrëmje e bukur, një nostalgji për mua. Ishte një atmosferë e bukur, me duartrokitjet e publikut që mbushën sallën. Kjo trupë e mrekullueshme është vërtetë për t’u krenuar, sepse mban artistë me shumë vlera“, tha tenori Kastriot Tusha.
    Tenori vuri theksin te ruajtja e muzikës sonë popullore, si pjesë e trashëgimisë kulturore shpirtërore.
    “Kjo është ADN-ja e kombit tonë. Kjo trupë ka vlera, duhet ruajtur me shumë fanatizëm dhe duhet mbështetur“, tha Tusha.

    Top Channel

  • Zbardhet vendimi i Strasburgut për Kastriot Ismailaj: Duhet të dëmshpërblehet

    Zbardhet vendimi i Strasburgut për Kastriot Ismailaj: Duhet të dëmshpërblehet

    Është zbardhur vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Strasburgut) për çështjen e Kastriot Ismailajt.

    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Strasburgu ka vlerësuar mënyrën se si drejtësia shqiptare ka gjykuar mbi pasuritë e tij, dhe ka kërkuar që ish-bisnesmeni të dëmshpërblehet.
    Vendimi është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare.
    Ndërkohë, një tjetër çështje e tij, ajo që lidhet me kërkesën për shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg,  është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese para dy javësh dhe ende nuk është depozituar në Strasburg.

    Top Channel

  • Zbardhet vendimi i Strasburgut për Kastriot Ismailaj: Duhet të dëmshpërblehet!

    Zbardhet vendimi i Strasburgut për Kastriot Ismailaj: Duhet të dëmshpërblehet!

    Është zbardhur vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Strasburgut) për çështjen e Kastriot Ismailajt.
    Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Strasburgu ka vlerësuar mënyrën se si drejtësia shqiptare ka gjykuar mbi pasuritë e tij, dhe ka kërkuar që ish-bisnesmeni të dëmshpërblehet.
    Vendimi është publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare.
    Ndërkohë, një tjetër çështje e tij, ajo që lidhet me kërkesën për shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg, është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese para dy javësh dhe ende nuk është depozituar në Strasburg.

  • Ktheu banesën e pabanuar në bazë kriminale, sekuestrohen 13 armë zjarri, arrestohet 38-vjeçari (EMRI-FOTO)

    Ktheu banesën e pabanuar në bazë kriminale, sekuestrohen 13 armë zjarri, arrestohet 38-vjeçari (EMRI-FOTO)

    Milasin Ramaj

    FIER- Milasin Ramaj 38-vjeç u arrestua ditën e djeshme në lagjen “Kastriot”, në Fier, pas denoncimit nga një emision investigativ. Nga hetimet e kryera, blutë bëjnë me dije se 38-vjeçari kishte ngritur një bazë kriminale, ku mbante arsenal armësh, me qëllim shitjen te kontigjenti kriminal për kryerjen e krimeve kundër personit. Në këtë ambient u gjetën dhe sekuestruan 13 armë zjarri, përfshirë armë të modifikuara me shënjestër optike dhe silenciatorë, dhjetëra karikatorë dhe një sasi e konsiderueshme municioni. Ndërsa nga kontrollet në automjet, iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë që posedohej pa leje dhe një shumë parash rreth 3 mijë e 500 euro. I riu u arrestua në flagrancë teksa lëvite me automjet, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
    Njoftimi:
    Fier/Zbulohet një bazë kriminale në lagjen “Kastriot”, ku mbahej arsenal armësh, pjesë armësh dhe municioni, me qëllim shitjen te kontigjenti kriminal për kryerjen e krimeve kundër personit.
    Sekuestrohen 13 armë zjarri (3 prej tyre të modifikuara për shënjestër optike dhe për silenciator), 2 silenciatorë, dhjetëra karikatorë dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier janë informuar nga gazetarë të emisionit investigativ “Piranjat”, se 1 shtetas me të cilin ata kishin komunikuar në kuadër të punës së tyre, posedonte pa leje, 1 armë zjarri.Menjëherë pas informacionit, strukturat hetimore dhe operacionale të Policisë së Fierit kanë organizuar punën për të zbardhur autorësinë dhe rrethanat e rastit.
    Si rezultat i kësaj pune, u lokalizua shtetasi i dyshuar, konkretisht M. R., 38 vjeç, banues në Fier, i cili u ndalua teksa lëvizte me automjet, në lagjen “Kastriot”. Nga kontrolli në automjet, iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë që posedohej pa leje dhe një shumë parash rreth 3 mijë e 500 euro.
    Në vijim, shërbimet e Policisë kanë kryer hetime të thelluara mbi veprimtarinë kriminale të 38-vjeçarit, dhe si rezultat kanë mundësuar zbulimin e një banese (aktualisht të pabanuar), në lagjen “Kastriot”, të cilën ky shtetas e përdorte si bazë armësh, pjesësh armësh dhe municioni, dyshohet për t’ua shitur grupeve kriminale.
    Nga kontrolli në këtë ambient, janë gjetur dhe sekuestruar: -10 armë zjarri automatikë, 3 nga të cilët, të modifikuar me shënjestër optike dhe me vend filetimi për silenciator;-1 armë zjarri pistoletë;-1 armë zjarri pistoletë automatike;-2 silenciatorë;-9 karikatorë automatiku;-3 karikator pushke;-2 krehra pistolete;-sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm.
    Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., dhe ndërkohë vijojnë të kryejnë hetime, në koordinim me Prokurorinë e Fierit, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara drejtësisë, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • Zbulohet bazë armësh në Fier, sekuestrohen 13 armë zjarri, arrestohet 38-vjeçari (EMRI)

    Zbulohet bazë armësh në Fier, sekuestrohen 13 armë zjarri, arrestohet 38-vjeçari (EMRI)

    armët e sekuestruara

  • Policia zbulon një bazë kriminale me arsenal armësh dhe municionesh në lagjen “Kastriot” në Fier

    Policia zbulon një bazë kriminale me arsenal armësh dhe municionesh në lagjen “Kastriot” në Fier

    Nga një njoftimi të bërë përmes rrjeteve sociale, Policia e Shtetit bën të ditur se në Fier, është zbuluar një bazë kriminale në lagjen “Kastriot”, ku mbahej arsenal armësh, pjesë armësh dhe municioni, me qëllim shitjen te kontigjenti kriminal për kryerjen e krimeve kundër personit.Sekuestrohen 13 armë zjarri (3 prej tyre të modifikuara për shënjestër optike dhe për silenciator), 2 silenciatorë, dhjetëra karikatorë dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier janë informuar nga gazetarë të emisionit investigativ “Piranjat”, se 1 shtetas me të cilin ata kishin komunikuar në kuadër të punës së tyre, posedonte pa leje, 1 armë zjarri.Menjëherë pas informacionit, strukturat hetimore dhe operacionale të Policisë së Fierit kanë organizuar punën për të zbardhur autorësinë dhe rrethanat e rastit.Si rezultat i kësaj pune, u lokalizua shtetasi i dyshuar, konkretisht M. R., 38 vjeç, banues në Fier, i cili u ndalua teksa lëvizte me automjet, në lagjen “Kastriot”. Nga kontrolli në automjet, iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë që posedohej pa leje dhe një shumë parash rreth 3 mijë e 500 euro.Në vijim, shërbimet e Policisë kanë kryer hetime të thelluara mbi veprimtarinë kriminale të 38-vjeçarit, dhe si rezultat kanë mundësuar zbulimin e një banese (aktualisht të pabanuar), në lagjen “Kastriot”, të cilën ky shtetas e përdorte si bazë armësh, pjesësh armësh dhe municioni, dyshohet për t’ua shitur grupeve kriminale.Nga kontrolli në këtë ambient, janë gjetur dhe sekuestruar:-10 armë zjarri automatikë, 3 nga të cilët, të modifikuar me shënjestër optike dhe me vend filetimi për silenciator;-1 armë zjarri pistoletë;-1 armë zjarri pistoletë automatike;-2 silenciatorë;-9 karikatorë automatiku;-3 karikator pushke;-2 krehra pistolete;-sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm.Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., dhe ndërkohë vijojnë të kryejnë hetime, në koordinim me Prokurorinë e Fierit, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara drejtësisë, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • Fier/ Zbulohet bazë kriminale me arsenal armësh në lagjen “Kastriot”

    Fier/ Zbulohet bazë kriminale me arsenal armësh në lagjen “Kastriot”

    Një operacion i mirëorganizuar i Policisë së Fierit ka çuar në zbulimin e një baze kriminale në lagjen “Kastriot”, ku mbahej një arsenal i vërtetë armësh, pjesë armësh dhe municioni, që dyshohet se do të tregtoheshin te kontigjenti kriminal për kryerjen e krimeve kundër personit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Gjatë operacionit janë sekuestruar 13 armë zjarri (3 prej tyre të modifikuara për shënjestër optike dhe për silenciator), 2 silenciatorë, dhjetëra karikatorë dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Hetimet nisën pas informacionit të siguruar nga gazetarë të emisionit investigativ “Piranjat”, të cilët kishin komunikuar me një shtetas që posedonte pa leje një armë zjarri. Pas verifikimeve të menjëhershme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier lokalizuan dhe ndaluan shtetasin Melesin Ramaj, 38 vjeç, banues në Fier, i cili u kap në lagjen “Kastriot” teksa lëvizte me automjet.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë pa leje dhe rreth 3 500 euro.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Në vijim të hetimeve, u zbulua një banesë e pabanuar në të njëjtën lagje, që 38-vjeçari e përdorte si bazë për fshehjen dhe tregtimin e armëve. Nga kontrolli i ushtruar në ambient, u gjetën dhe sekuestruan:

    10 armë automatike, 3 prej tyre të modifikuara për shënjestër optike dhe silenciator;

    1 pistoletë dhe 1 pistoletë automatike;

    2 silenciatorë;

    9 karikatorë automatiku, 3 karikatorë pushke, 2 krehra pistolete;

    dhe sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm.

    Në përfundim të veprimeve procedurale, M. R. u arrestua në flagrancë, ndërsa hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, me qëllim identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • “CEZ-DIA” ! Kastriot Ismailaj kërkoi shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg, Kushtetuesja e rrëzon

    “CEZ-DIA” ! Kastriot Ismailaj kërkoi shfuqizimin e dënimit me 11 vite burg, Kushtetuesja e rrëzon

    Kastriot Ismailaj

    TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka shqyrtuar kërkesën e ish-administratorit të DIA-s, Kastriot Ismailaj, i vetmi i dënuar deri më tani në lidhje me çështjen. Ismalaj tashmë po kërkon pafajësinë edhe në Gjykatë Kushtetuese, edhe pse e ka përfunduar dënimin e tij dhe është liruar nga qelia. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankimimin e biznesmenit Kastriot Ismailaj.
    Në ankim, Ismailaj kërkonte shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë, që e lanë në fuqi dënimin e tij, si dhe rrëzimin e konfiskimit të shumave të sekuestruara rreth 4.2 milionë dollarë, 450 mijë euro dhe 12 milionë lekë.
    Kastriot Ismailaj u arrestua më 12 Maj 2015 nga Sektori i Pastrimit te Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar. Ismailaj u akuzua për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të parave”, vepra këto të kryera në bashkëpunim me persona të tjerë. Sipas akuzës, Ismailaj duke falsifikuar dokumentat arriti të përvetësojë nga kompania CEZ, rreth 5 milionë Euro për një shërbim të cilin s’e kishte kryer. Çështja u rikthye në dyert e SPAK pas një kërkesë që deputeti Taulant Balla bëri për rigjykimin e dosjes në vitin 2020 në ngarkim të disa personave, ndër ta edhe ish-kryeministrit Sali Berisha.
    Biznesmeni ishte pronari i kompanisë “DIA”, e cila lidhi marrëveshje me “CEZ-Albania” me qëllim mbledhjen e borxheve financiare të klientëve që kishin detyrime financiare në mospagimin e energjisë elektrike në Shqipëri. Por kjo marrëveshje ishte një dështim total dhe mashtrim me vlerë dëmi 5 milion euro. Për shkak të humbjeve të mëdha, që pësoi kompania me qendër në Pragë dhe mos mbledhja e borxheve, shteti Shqiptar vendosi të largojë firmën energjitike Çeke,“CEZ-Albania”. Për rrjedhojë CEZ, nisi proces arbitrazhi kundër Shqipërisë për dëmet dhe Shqipëria u detyrua t’i paguajë CEZ-it 95 milionë euro për të rimarrë pronësinë e kompanisë. 
    Ndërsa në Shqipëri, prokuroria nisi paralelisht një proces penal, duke arrestuar e dënuar me 11 vite burgim Kastriot Ismailaj. Njëherësh këtij të fundit ju konfiskuan 5 milion euro në llogaritë e tij bankare, duke ja kaluar buxhetit të shtetit. Marrëveshja “CEZ Albania” dhe “DIA”, vijon të hetohet nga SPAK dhe shfaqë shqetësim për funksionare dhe ish-funksionare të lartë të shtetit. Lidhur me këtë çështje, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë nën akuzë edhe presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën./ZËRI

  • Dosja CEZ-DIA/ Kushtetuesja rrëzon Kastriot Ismailajn, kërkoi shfuqizim të dënimit me 11 vite burg

    Dosja CEZ-DIA/ Kushtetuesja rrëzon Kastriot Ismailajn, kërkoi shfuqizim të dënimit me 11 vite burg

    Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e biznesmenit Kastriot Ismailaj, ish-administrator i kompanisë DIA, i dënuar në vitin 2017 nga Gjykata e Tiranës me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, në lidhje me marrëveshjen CEZ–DIA. 
    Në ankim, Ismailaj kërkonte shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë, që e lanë në fuqi dënimin e tij, si dhe rrëzimin e konfiskimit të shumave të sekuestruara  rreth 4.2 milionë dollarë, 450 mijë euro dhe 12 milionë lekë. 
    Çështja në Gjykatën Kushtetuese u shqyrtua vetëm mbi bazë dokumentesh dhe në 9 tetor është vendosur rrëzimi i saj. Ismailaj u akuzua për përvetësimin e gati 5 milionë eurove gjatë kontratës me CEZ për mbledhjen e borxheve të energjisë. Në shtator 2023 ai përfundoi dënimin dhe u lirua nga burgu.