Tedi Blushi: Atentat ndaj shtetit të së drejtës,kërkojmë dorëheqjen e ministres së Brendshme
Pas ngjarjes së rëndë në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka dalë me një deklaratë të fortë për mediat, ku e cilëson ngjarjen si një akt terrorist të paprecedentë dhe një atentat ndaj shtetit të […]
Del fotografia e autorit që ekzekutoi gjyqtarin Astrit Kalaja me tre plumba brenda gjykatës
Del fotografia e autorit që qëlloi me tre plumba gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, brenda ambienteve të gjykatës. Imazhi që përhapet në rrjetet sociale dhe mediat tashmë ka ndezur debate mbi sigurinë në institucionet e drejtësisë dhe përgjegjësitë e kontrolleve të brendshme. Elvis Shkambi vrau me 3 plumba gjyqtarin pas përfundimit të seancës gjyqësore në […]
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon SPAK: Ky akt i rëndë duhet të shërbejë si thirrje urgjente…
“Prokuroria e Posaçme dënon me forcë vrasjen e paprecedentë të gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ndodhi brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, Tiranë. I shprehim ngushëllimet tona familjes së gjyqtarit Kalaja, të afërmve dhe kolegëve të tij në këtë moment të dhimbshëm. Gjithashtu, shprehim solidaritetin tonë me të gjithë gjyqtarët, prokurorët, avokatët dhe punonjësit e […]
Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Kjo është godina në Shkodër për të cilën ka lindur konflikti
Godina e ish-Shkollës së Rezervave në Shkodër është burimi i konfliktit mes disa palëve që çoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë dhe plagosjes së dy të tjerëve. Mediat kanë siguruar pamjet e kësaj godine në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës. Në këtë godinë strehohen 31 familje. Ndërsa familja Shkambi pretendon pronësinë e të gjithë godinës. Në […]
Vrasja e gjyqtarit në sallën e gjyqit, krimi jehonë në mediat ndërkombëtare
Mediat e huaja i kanë bërë jehonë krimit në Gjykatën e Apelit, ku u vra me armë zjarri gjatë seancës gjyqtari Astrit kalaja. The Guardian: Gjyqtari i vrarë në të shtëna me armë në sallën e gjyqit në Shqipëri Një burrë hapi zjarr në një sallë gjyqi në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, të hënën, duke vrarë gjyqtarin […]
Ekzekutimi i gjyqtarit, reagon delegacioni i BE-së: Shqipëria të rrisë sigurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për ngjarjen e rëndë të vrasjes së gjyqtarit të Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja. Në reagimin e saj, EUDEL shprehet se është e tronditur nga akti i dhunës që rezultoi në vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjen e dy qytetarëve shqiptarë. “Ne e dënojmë fuqimisht këtë […]
Gjyqtari i Apelit u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit, reagon KLP: Sulm i drejtpërdrejtë ndaj Kushtetutës
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, në Gjykatën e Apelit në Tiranë. KLP në reagimin e saj, shkruan se është thellësisht i tronditur nga ngjarja e rëndë që goditi sot sistemin e drejtësisë dhe gjithë shoqërinë shqiptare, ku gjyqtari i Gjykatës së Apelit, z. […]
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Apel, zbardhen detajet për babë e bir të plagosur
Në një lidhje të drejtëpërdrejtë, gazetari Osman Stafa ka përcjellë informacionet më të fundit, lidhur me gjendjen shëndetësore të dy të plagosurve nga ngjarja fatale e vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja.Stafa raporton se të plagosurit, babë dhe birë, janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku të dy janë nën monitorimin e mjekëve dhe jashtë rrezikut […]
Vritet brenda Gjykatës së Apelit gjyqtari Astrit Kalaja, autori në proces per pronat
Vritet brenda Gjykatës së Apelit gjyqtari Astrit Kalaja, autori në proces per pronat ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje gjatë një seance gjyqësore. Sipas raportimeve gjyqtari Kalaja po zhvillonte një çështje administrative për kundërshtimin e veprimeve përmbarimore […]
Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Albana Koçiu: Në bazë të ligjit Policia e Shtetit nuk ka asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve në gjykatë
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka reagaur aps ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën ditën e sotme, ku pas një sulmi me armë në Gjykatën e Apelit, mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kala si dhe mbetën të plagosur babë e bir Rakip dhe Ervis Kurtaj,. Në reagimin e saj Koçiu i shpreh ngushëllime […]