Turqia i kërkon Izraelit të shmangë konfrontimin në Siri
Një konfrontim në rritje midis Izraelit dhe Turqisë për ndikimin në Siri po paraqet një sfidë serioze për qeverinë e re të brishtë të Sirisë. Të mërkurën mbrëma, Izraeli bombardoi disa objektiva ushtarake në Siri, duke përfshirë dy aeroporte, aeroportin ushtarak të Hamës dhe bazën T4 pranë Homsit. Ministria e Jashtme e Sirisë tha se […]
Sulmi ajror izraelit, shkatërrohet shkolla në Gaza! Vriten 27 persona, mes tyre gra e fëmijë
Të paktën 27 palestinezë kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror izraelit që goditi një shkollë në Gazën veriore, e cila po shërbente si strehë për familjet e zhvendosura. Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi raportoi se shkolla Dar al-Arqam, në rrethin verilindor të Tuffah në qytetin e […]
Priti në një takim Netanyahun, Orban kërkon tërheqjen e Hungarisë nga Gjykata Ndërkombëtare Penale
Hungaria po tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), sipas asaj që njofton qeveria e saj. Një zyrtar i lartë në qeverinë e kryeministrit Viktor Orban e konfirmoi këtë disa orë pasi lideri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili kërkohet sipas një urdhër-arresti të ICC-së, mbërriti në Hungari për një vizitë shtetërore. Orban e kishte ftuar Netanyahun […]
Prokuroria e Kosovës aktakuzë për 11 persona, dyshohen si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal
FOTO ILUSTRUESE PRISHTINË- Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të enjten se ka ngritur aktakuzë kundër një shtetasi izraelit dhe ndaj 10 personave të tjerë, të cilët dyshohen për krim të organizuar, përfshirë mashtrim dhe shpëlarje parash. Prokuroria i identifikoi të dyshuarit vetëm me inicialet e tyre dhe tha se grupi i organizuar udhëhiqej nga shtetasi […]
Aktakuzë ndaj 11 të dyshuarve për krim të organizuar në Kosovë
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të enjten se ka ngritur aktakuzë kundër një shtetasi izraelit dhe ndaj 10 personave të tjerë, të cilët dyshohen për krim të organizuar, përfshirë mashtrim dhe shpëlarje parash. Prokuroria i identifikoi të dyshuarit vetëm me inicialet e tyre dhe tha se grupi i organizuar udhëhiqej nga shtetasi izraelit. Në një […]
Pas vizitës së Netanyahut/ Hungaria njofton tërheqjen nga Gjykata Ndërkombëtare Penale
Hungaria do të tërhiqet nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC), tha qeveria e saj të mërkurën, ndërsa kryeministri i vendit Viktor Orban mirëpriti kryeministrin izraelit dhe të arratisurin nga ICC, Benjamin Netanyahu në Budapest. Vizita e Netanyahut në Hungari shënoi herën e parë që lideri izraelit shkeli në tokën evropiane që kur GJPN-ja lëshoi një urdhër arresti […]
Pavarësisht fletarrestimit nga GJNP-ja, Netanyahu viziton Hungarinë
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka arritur në Hungari më 3 prill, në udhëtimin e tij të parë në Evropë që kur Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi fletarrestim ndaj tij lidhur me krimet e pretenduara të luftës në Gazë. Ministri i Mbrojtjes i Hungarisë, Kristof Szalay-Bobrovniczky, u takua me Netanyahun në aeroportin e Budapestit rreth orës […]
Netanyahu viziton Hungarinë pavarësisht urdhërarrestit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka mbërritur në Hungari për një vizitë katër-ditore, pavarësisht një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) për krime lufte në Gaza. Netanyahu, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Sara, udhëtoi për në Budapest mbrëmë vonë. Organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, përfshirë Human Rights Watch dhe Amnesty International, […]
Vajza 3-vjeçare zbulon një thesar 3.800-vjeçar në Tel Azekah
Një vajzë tre vjeçe bëri një zbulim të jashtëzakonshëm arkeologjik gjatë një shëtitjeje familjare pranë Beit Shemesh muajin e kaluar, duke zbuluar një vulë të lashtë që daton rreth 3,800 vjet më parë. Ziv Nitzan nga Moshav Ramot Meir u ndesh me objektin e rrallë gjatë shëtitjes me familjen e saj në Tel Azeka në […]
Linja Tiranë-Tel Aviv, nisin fluturimet ajrore tre herë në javë mes Shqipërisë dhe Izraelit
Nga sot, Shqipëria dhe Izraeli lidhen me fluturime të ndërsjella përmes linjës ajrore izraelite, Sundor. Në agim, mbërritën në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës pasagjerët e parë, shumë prej të cilëve shfaqën entuziazmin për të zbuluar një vend të ri për ta… Vizitorët u mikpritën nga përfaqësues të lartë të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe Autoritetit […]