Vijojnë tensionet e ashpra mes dy vendeve, avionët izraelitë godasin objektiva ushtarake në Iranin jugperëndimor
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi sulmet e tyre në Iranin jugperëndimor. “Më herët sot, afërsisht 30 avionë luftarakë të Forcave Ajrore, nën drejtimin e inteligjencës nga Departamenti i Inteligjencës, sulmuan dhjetëra objektiva ushtarake në zonën Mahvaz në Iranin jugperëndimor me më shumë se 50 municione”, shkruajnë ata në X. […]
“Pakistani, vendi që do ulë tensionet”. Trump: Ata e njohin më mirë se ne Iranin
Pakistani pritet të luajë një rol të rëndësishëm në uljen e tensioneve mes Iranit dhe Izraelit. Këtë fakt e ka bërë të ditur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili ka thënë se Pakistani “e njeh Iranin më mirë se ne”, ndërsa konfirmoi diskutimin e tensioneve Iran-Izrael gjatë takimit të tij me Shefin e Ushtrisë […]
Konflikti me Iranin, IDF-izraelitëve: Përgatituni për një fushatë të zgjatur kundër regjimit iranian
Izraeli i bën thirrje popullit që të përgatiten për një ‘fushatë të zgjatur’ kundër Iranit. Shefi i shtabit të Forcave të Mbrojtjes Izraelite, Eyal Zamir, tha se qëllimi ndaj Iranit është ‘eliminimi i një kërcënimi të kësaj madhësie’. Ai akuzoi Iranin se “ka ndërtuar për vite me radhë një plan të qartë për të shkatërruar […]
2 javë për të vendosur për Iranin/ Pse Trump zgjodhi këtë afat, çfarë është “sindroma TACO”?
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur që të marrë kohën e tij për të menduar mirë nëse do t’i bashkohet Izraelit në sulmet e nisura ndaj Iranit. Dhe nuk do marrë pak kohë, por plot 2 javë. Por nuk është domosdoshmërisht një shenjë dobësie kur një udhëheqës vendos të shpenzojë kohë për të […]
Plani evropian për t’i dhënë fund luftës me Izraelin, Macron zbardh 4 pikat e propozimit për Iranin
Franca dhe aleatët evropianë do t’i paraqesin Teheranit një propozim diplomatik për t’i dhënë fund konfliktit me Izraelin, tha presidenti francez Emmanuel Macron, duke iu referuar bisedimeve diplomatike të Evropës me Iranin të planifikuara për sot në Gjenevë. Sipas Macron, propozimi përbëhet nga katër elementë kryesorë: -Rifillimi i punës së Agjencisë së Energjisë Atomike të […]
Europianët negociojnë me Iranin, Britania, Franca dhe Gjermania nisin bisedimet me synim për t’i dhënë fund luftës
Ministrat e Jashtëm nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania do të takohen me homologun e tyre iranian, Abbas Araqchi, në Gjenevë këtë pasdite, me qëllim krijimin e një rruge për t’u rikthyer në diplomaci mbi programin e saj bërthamor, ndërsa asnjëra nga palët në konflikt nuk pranon të tërhiqet. Takimi vjen një ditë pasi […]
Plani sekret amerikan, Trump do godiste Iranin dy ditë pas sulmeve izraelite
Shtetet e Bashkuara kanë qenë gati për të sulmuar Iranin më herët, vetëm dy ditë pas sulmeve izraelite. Presidenti Trump u tha ndihmësve të lartë të martën vonë se do miratonte planet e sulmit ndaj Iranit, por po priste të jepte urdhrin përfundimtar për të parë nëse Teherani do të braktisë programin e tij bërthamor, […]
‘Thotë një gjë, bën një tjetër’: Cili është qëllimi përfundimtar i Trump në Iran?
Gjatë javës së kaluar, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump ka lëshuar deklarata mbi Iranin që duken kontradiktore. Ai ka bërë thirrje për përfundimin e luftës dhe ka lënë të kuptohet se paqja do të vijë “së shpejti”, vetëm për të sugjeruar më pas se vrasja e udhëheqësit suprem iranian Ali Khamenei mund të jetë një mundësi […]
Shtëpia e Bardhë: Trump shtyn vendimin për sulm ndaj Iranit, i jep diplomacisë 2 javë kohë
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se do të marrë një vendim përfundimtar mbi mundësinë e një sulmi ushtarak amerikan ndaj Iranit brenda dy javëve të ardhshme. Ky njoftim u bë sot nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë një konference për shtyp. Trump theksoi se dëshironte t’u jepte kohë përpjekjeve diplomatike […]
SHBA i jep edhe 2 javë kohë Iranit: Pastaj do vendosim sulmojmë apo jo
Donald Trump SHBA-Shtëpia e Bardhë tha të enjten se presidenti Donald Trump do të marrë një vendim nëse do ta sulmojë Iranin brenda brenda dy javësh, por ende nuk ka një datë konkretë. Sipas të njëjtit burim, korrespondenca me Iranin, ende vazhdon. Në një takim informues me gazetarët, zëdhënësja Caroline Levitt tha për Iranin: E […]