Sherr mes efektivëve të Policisë së Himarës, nisin hetimet
Foto ilustruese HIMARË- Tre efektivë policie janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjetrin. Policia e Himarës njofton se ka nisur hetimet për tre efektivët J. A., 23 vjeç, M. B., 49 vjeç dhe V. L., 49 vjeç, ndërsa nuk dihen shkaqet e sherrit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale […]
Sezoni turistik, Himara mes rrugës katastrofë dhe fishekzjarreve të 11 Majit
Shpërthimet e fishekzjarreve natën e së shtunës në Himarë nuk u ndalën për thuajse 15 minuta, pasi shenjuan çeljen e sezonit të ri turistik. Gjatë të gjithë ditës, në qytet ishin organizuar disa aktivitete, por në mbrëmje Himara priti kryeturistin Edi Ramën, që është në kulmin e fushatës për zgjedhjet parlamentare. Nga ajo çfarë dukej […]
Ekspozita “ngjyrat e Himarës”/ Mesazhet e 20 piktorëve në çeljen e sezonit turistik
Çelja e Sezonit Veror në Himarë bëri bashkë më shumë se 20 piktorë të mirënjohur nga vendi dhe rajoni në Koloninë e Artit “Ngjyrat e Himarës”. Me penelin hodhën në telajo bukuritë natyrore dhe historike të qytetit, teksa dhanë dhe mesazhe për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja. Interes të jashtëzakonshëm nxitën edhe ekspozitat “Himara në […]
“Efkaristo poli”/ Rama batuta me Tavon: Jam i bindur që sezoni do jetë fantastik!
Pas Sarandës, kryeministri Edi Rama u ndal në Himarë për të zhvilluar një takim me banorët e këtij qyteti. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se do të bëhen investime të reja në bashkinë e Himarës, për një transformim të qytetit dhe zonave përreth. Ndërsa për çeljen e sezonit turistik, Rama tha se është i […]
Rama në Himarë për çeljen e sezonit turistik: Do të vijojmë punën për çështjen e pronësisë
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mbrëmjen e sotme në qytetin e Himarës për çeljen e sezonit turistik. Gjatë fjalës së tij ai u ndal te çështja e titujve të pronësisë, ku theksoi se puna do të vijojë edhe pas fushatës. Ndërsa foli për projektet e reja në këtë zonë, nga krijimi i sheshit kryesor, […]
“Efkaristo poli”/ Çelja e sezonit turistik në Himarë, Rama mes batutash dhe vlerësimesh për Tavon: Do ta transformojmë këtë qytet!
Kreu i qeverisë Edi Rama u ndal këtë mbrëmje në Himarë, pas takimit elektoral që pati më herët në Sarandë. Himara është në ditën e dytë të çeljes së sezonit turistik, ku një nga surprizat e kësaj mbrëmje ishte dhe prania e bandës frymore të Korfuzit, si dhe po ashtu i ftuar edhe kryetari i […]
Himara “kryeqyteti” i turizmit! Fluks të vizitorëve nga Anglia, Kina, Katari apo India. Më të kërkuarat plazhet e paprekura
Qyteti bregdetar i Himarës po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet më të kërkuara turistike në Shqipëri. Këto ditë të fundit të prillit janë të shumtë turistët e huaj që vizitojnë gjiret e fshehura dhe plazhet e bukura të Himarës. Operatorët turistikë thonë se turistët eksploratorë janë nga Anglia, Kina, Katari por […]
Berisha: Himara të votojë opozitën! Kreu i PD vlerëson qëndresën e Fredi Belerit përballë Ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ditën e sotme ka prezantuar kandidatët ‘PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ në Himarë. Sali Berisha shoqërohej nga eurodeputeti Fredi Beleri, ish-kandidati i PD për bashkinë e Himarës në zgjedhjet vendore dy vite më parë, i arrestuar për shitblerje votash. Beleri fitoi zgjedhjet, por për shkak se ndodhej në burg nuk […]
Gjiknuri mbledh socialistët në Lukovë dhe Himarë: Vota për PS këtu ka rëndësi thelbësore
Në vijim të turit të tij elektoral, kandidati Damian Gjiknuri, u ndal në Borsh, në një takim me Asambletë e Partisë Socialiste të Himarës dhe Lukovës. Në këtë takim, Gjiknuri shoqërohej nga kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo dhe nga bashkëkryetarja e Partisë Socialiste Himarë, Blerina Bala. Në fjalën e tij Gjiknuri theksoi se” Votat […]
Protesta kundër punimeve në ujësjellësin e Himarës: Opozita dhe aktivistët kërkojnë ndërprerjen e projektit
Pavarësisht protestave të vazhdueshme dhe kundërshtimeve të shumta, kompania që po kryen punimet për Ujësjellësin e Himarës ka vazhduar instalimin e tubave në shtratin e lumit. Aktivistët mjedisorë dhe banorët lokalë kanë ngritur shqetësimin se ky projekt i dëmshëm po kërcënon jo vetëm mjedisin, por edhe jetesën e komunitetit të rajonit, që mbështetet në burimet […]