“Hajde ikim se do digjemi”/ Zjarri në Skënderbegas, zjarrfikësit përjetojnë momente tmerri teksa në zonë dëgjohen shpërthime predhash
Banorët e fshatit Skënderbegas përballen me momente tmerri teksa zjarri u afrohej banesave. Situata alarmoi edhe ekipet e zjarrfikësve.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave” “Hajde ikim, do digjemi”, shprehet një nga zjarrfikësit. Ndërkohë, në zonë dëgjohen shpërthime predhash si pasojë e flakëve që përfshinë malin. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI” Situata në njësinë […]
Dy “Black Hawk” nga Emiratet betejë kundër flakëve në Shqipëri
Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën alarmuese me zjarret. Ndihma është me dy helikopterë Black Hawk të Forcës Ajrore, që janë dislokuar në bazën ajrore të Kuçovës dhe po operojnë efektivisht në zjarret në të gjithë territorin e vendit, duke qenë një ndihmë shumë e madhe në mbështetje të […]
Zjarret në vend, Ministria e Shëndetësisë ngre mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e spitaleve
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur këtë të mërkurë, më 13 gusht, mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e të gjitha strukturave shëndetësore dhe logjistike në zonat e rrezikuara nga zjarret. Lajmi është konfirmuar në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama si dhe ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu. “Të gjithë spitalet rajonale janë në […]
Situata me zjarret në vend, ngrihet mekanizmi i emergjencës për mobilizimin e qendrave shëndetësore në zonat e rrezikuara
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur mekanizmin e emergjencës për mobilizimin e të gjitha strukturave shëndetësore dhe logjistike në zonat e rrezikuara nga zjarret. Të gjithë spitalet rajonale janë në koordinim të vazhdueshëm për mbështetjen operative të strukturave të përfshira në këtë emergjencë, thotë kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një statusi në […]
Fotolajm/ Flakët mbulojnë fshatin në Gramsh, banorët marrin ndihmën e parë! Pamje të rënda të bagëtive
Situata e zjarrit në Gramsh vazhdon të jetë shumë e vështirë. Era e ka përhapur zjarrin dhe vatra të reja kanë dalë në zona të ndryshme, duke përfshirë shumë shtëpi dhe bagëti. Në pamjet e siguruara nga korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku, shihen momentet kur forcat mjekësore i vijnë në ndihmë personave të cilët […]
Shkrumbohet kurora e gjelbër që rrethonte Delvinën, banesa e dhjetra ha të djegura
Që prej mëngjesit të sotëm një grup xhirimi i Syri Tv ndodhet në Delvinë për të raportuar gjithçka çfarë ndodh atje ndërsa zjarret u përhapen me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta, ndërsa ndërhyrja e dytë nga ajri u bë në mesditë (pas ndërhyrjes së parë në mëngjes). “Kemi një qytet të […]
Situata me zjarret, Berisha: Qytetarët të braktisur, ushtria përdoret për të konfiskuar kompjuterët e gazetarëve
Kryetari i PD-së, Sali Berisha e quan një emergjencë kombëtare jashtë kontrollit, situatën me zjarret në vend. Ai tha se në dy ditët e fundit Shqipëria ka përjetuar dëmet më të rënda nga flakët në historinë e saj, me mijëra hektarë pyje, kullota dhe pemë frutore të djegura, dhjetëra shtëpi të shkatërruara, gjë të gjallë […]
Shqipëria nën pushtetin e flakëve/ Berisha kritikon qeverinë: Të shpallen fatkeqësia natyrore
Kreu i Partisë Sali Berisha ka hedhur kritika për qeverinë, lidhur me menaxhimin e zjarreve në vend, ku situata paraqitet më kritike në Delvinë dhe Gramsh. Nga konferenca për shtyp, Berisha tha se Delvina dhe zonat e tjera të prekura, duhet të ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore. Kryedemokrati tha se paratë që duhet të […]
‘Për shuarjen e zjarreve në Delvinë’/Rama: Në operacion 300 forca, 2 helikopterë..
Në Delvinë vijon puna intensive e forcave në terren për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Kështu shkruan në një postim në rrejtin social Facebook, kryeminisri Rama. Ndër të tjera kreu i qeverisë informon se në operacion janë angazhuar rreth 300 forca, 24 mjete dhe 2 helikopterë. Herë pas herë gjatë këtyre dy ditëve Ministria e […]
Zjarret/ Berisha: Qytetarët të braktisur, ushtria konfiskon kompjuterët e gazetarëve
Në konferencën e sotme për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj situatës së zjarreve që kanë përfshirë vendin, duke e cilësuar atë “emergjencë kombëtare jashtë kontrollit”. Kryedemokrati u shpreh se në dy ditët e fundit Shqipëria ka përjetuar dëmet më të rënda nga flakët në historinë e saj, me mijëra […]