U akuzua për trafik ndërkombëtar droge, GJKKO jep vendimin për Ervis Cvilon
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për çështjen penale në ngarkim të Ervis Cvilos, i akuzuar për veprimtari të lidhura me trafikimin e narkotikëve dhe pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal. Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO-së, Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte ngritur ndaj Cvilos […]
Afera CEZ-DIA dhe lobimet në SHBA, GJKKO vendos sot për fatin e Metës
Sot në orën 9:00 do të mbahet në GJKKO-së seanca paraprake për dosjen “Meta”, me të pandehur ish-presidentin, Monika Kryemadhin, nënën e kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun. Seanca e kaluar u shty për shkak të bojkotit të gjyqeve nga avokatët. Gjyqtarja e çështjes është Irena Gjoka, e cila pritet të vendosë nëse dosja do […]
Sot në GJKKO seanca për dosjen ‘Veliaj’, vendoset nëse çështja kalon për gjykim
Në orën 10:00 të paradites së sotme, 28 tetor, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), zhvillohet seanca paraprake për dosjen ndaj Erion Veliajt. Kjo seancë pritet të përcaktojë nëse çështja do të kalojë në gjykim apo do të pushohet. Në seancën e kaluar, procesi u shty për shkak të bojkotit […]
Dosja ‘Veliaj’/ Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake, ja çfarë pritet të ndodhë me kryebashkiakun e shkarkuar
Sot, në orën 10:00, do të mbahet seanca e radhës paraprake për dosjen e Erion Veliajt në GJKKO, ku pritet të vendoset për kalimin ose jo për gjykim. Seanca e kaluar u shty për shkak të bojkotit të avokatëve, në shenjë proteste për arrestimin e avokatit Ulian Bajramit në Elbasan. Për dosjen Veliaj, përveç kryebashkiakut të Tiranës, bashkëshortes […]
Xhafaj: Me SPAK e GJKKO ka marrë goditje të fortë pandëshkueshmëria! Askush s’është mbi ligjin
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj, kryetar i Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, mbajti fjalën e tij për projektrezolutat e institucioneve të drejtësisë në Kuvend. Ai vuri në dukje se drejtësia e re ka dhënë rezultate domethënëse, me mesazhin se pandëshkueshmëria ka marrë fund, por ngriti edhe problematika, veçanërisht tek perceptimi i prokurorëve e […]
Dosja ‘Partizani’/ Shtyhet seanca në GJKKO, zbulohet arsyeja, ja kur do mbahet e radhës
Është shtyrë seanca në GJKKO, në ngarkim të ish kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit dhe të pandehurve të tjerë. Seanca ku trupi gjykues do të vendosë mbi kërkesën e avokatëve të Sali Berishës, të cilën seancën e kaluar kërkuan pavlefshmëri të akteve dhe papërdorshmëri të provave që janë gjetur deri më tani, […]
Kërkuan heqjen e sekuestrove të pasurive të tyre, GJKKO rrëzon Jamarbër Malltezin dhe Argita Berishën
GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestrove të pasurive. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, Gjyqtarja Elsa Ulliri la në fuqi “ngrirjen” e një sërë pasurive të dhëndrit dhe vajzës se ish-kryeministrit Berisha në kuadër të dosjes “Partizani”. Top Channel
Kërkuan heqjen e sekuestros së pasurive, GJKKO rrëzon Malltezin dhe Argita Berishën
GJKKO rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës për heqjen e sekuestrove të pasurive. Gjyqtarja Elsa Ulliri la në fuqi “ngrirjen” e një sërë pasurive të dhëndrit dhe vajzës së ish-kryeministrit Berisha në kuadër të dosjes “Partizani”. Në vitin 2023, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, […]
I dha 10 mijë € policit dhe vodhi me të tjerë 200 mijë litra naftë nga një anije në Durrës, GJKKO lë në burg…
Gjykata e Posaçme (GJKKO) la në burg 31-vjeçarin Juxhin Koka, i cili tre ditë më parë u ekstradua nga Spanja pasi SPAK e akuzon se ka korruptuar punonjësit e policisë dhe ka vjedhur bashkë me persona të tjerë 200 mijë litra naftë nga një anije që ishte ankoruar në portin e Durrësit në muajin janar. […]
Dosja “Bankers”, CEO kinez Xiao dhe ish-drejtori Çobo kërkojnë në GJKKO lirimin nga qelia
Leonidha Çobo dhe Hongping Xiao TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i “Bankers Petrolium”, Hong Ping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo, kanë kërkuar në GJKKO ndryshimin e masës dhe informacion për hetimet dy mujore. Çobo dhe CEO kinez të “Bankers” ndodhen në burg nën dyshimin për evasion fiskal. Më 4 tetor, Prorkuroria e Fierit shpalli moskompetencën për hetimin […]