IKMT ndërhyn në Gjipe, shemb baret e restorantet
Kronikë E Mërkurë, 3 Shtator 2025 15:30 Ditën e sotme, fadromat e IKMT së kanë qenë në Gjipe, ku kanë shembur lokalet që funksiononin si bare. Bareve dhe restoranteve që shërbenin gjatë sezonit u ishte lënë afat pas mbarimit te sezonit, por pronarët nuk i kanë hequr vete, dhe ka ndërhyrë IKMT.
Bizneset ‘kokëfortë’ nuk liruan hapësirën e plazhit publik/ IKMT ndërhyn në Gjipe, shemb baret e restorantet
Mëngjesin e sotëm, fadromat e IKMT së kanë qenë në Gjipe, ku kanë shembur lokalet që funksiononin si bare. Baret dhe restorantet qe shërbenin gjate sezonit i ishte lënë afat pas mbarimit te sezonit, por pronarët nuk i kanë hequr vete, dhe ka ndërhyrë IKMT. Top Channel
Plagosi turistin gjerman me helikë, pranga drejtuesit të skafit në Gjipe
Drejtuesi i skafit, i cili plagosi ditën e djeshme një turist gjerman në Gjipe, është arrestuar. Krenar Velaj raportohet se ka përplasur me skaf turistin duke i shkaktuar plagë në kurriz dhe këmbë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur jashtë zonës së sigurisë, ndërsa drejtuesi i skafit akuzohet për plagosje.
E rëndë në Gjipe/ Turisti gjerman goditet nga helika e skafit, në vendngjarje është nisur helikopteri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën bregdetare të Gjipesë. Sipas informacioneve, një turist gjerman është goditur nga helika e një skafi. Në vendngjarje është thirrur me urgjencë një helikopter për transportin e të plagosurit drejt spitalit. Ende nuk dihen rrethanat e plota të incidentit, ndërsa priten detaje të reja nga […]
Berisha i drejtohet Ramës: Tokat në Gjipe nuk janë të tuat o hajdut, keni patur vetëm 5 dhi e 4 dele
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar nga Saranda kryeministrin Edi Rama për grabitje të mandatit të ish-kryebashkiakut të Himarës, Fredi Belerit, si dhe për grabitje të tokave në Gjipe dhe në Manastirin e Skutarasë “Vetë ata të tutë e kanë lënë me dokumente, kanë patur vetëm 5 dhi e 4 dele. S’kanë patur asnjë […]