Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij. Mësohet se ngjarja ndodhi në Passau, një qytet në Gjermaninë Jugore, në kufi me Austrinë. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në mënyrë të qëllimshme nga ana e 48-vjeçarit, i cili është arrestuar nga autoritetet. Sipas […]
Gjermani/ Dyshohej për planifikim të një sulmi terrorist, arrestohet 14-vjeçari
Një 14-vjeçar është arrestuar sot në Këln, Gjermani, nën dyshimet për planifikimin e një sulmi terrorist dhe lidhje të mundshme me organizatën terroriste ‘Shteti Islamik’. I riu, i identifikuar si Emirhan A., me nënshtetësi gjermane, dyshohet se kishte në plan të kryente një sulm në emër të ISIS-it, ndoshta në një treg Krishtlindjesh në fund […]
Avioni bën ulje emergjente në Gjermani pas turbulencave të forta, 9 të plagosur
Një avion i kompanisë Ryanair, fluturimi FR8 nga Berlini drejt Milanos, u detyrua të bëjë një ulje emergjente në Memmingen të Bavarisë Jugore, mbrëmjen e së mërkurës, pas një përballjeje të papritur me turbulenca të forta. Sipas autoriteteve policore gjermane, të paktën 9 persona u plagosën si pasojë e incidentit, 8 pasagjerë dhe një anëtar […]
Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi
Në Gjermani, një tren rajonal në Nordbahn është përplasur me makinën në të cilën gjendeshin dy persona. Aksidentit nuk i mbijetoi shoferi i makinës, ndërkaq pasagjeri në makinë u plagos rëndë dhe u desh të transportohej me helikopter në spital, shkruan Bild. Zjarrfikësit dhe policia federale iu përgjigjën vendit të aksidentit. Rreth 50 pasagjerët në […]
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Numri i incidenteve antisemite në Gjermani është rritur ndjeshëm në vitin 2024. Shoqata Federale e Qendrave të Kërkimit dhe Informacionit mbi Antisemitizmin (RIAS) dokumentoi 8.627 incidente vitin e kaluar, një rritje prej pothuajse 77% krahasuar me një vit më parë. Statistikisht, kjo do të thotë se pothuajse çdo ditë kanë ndodhur 24 incidente antisemite, krahasuar […]
A mund të ndihmojë ringjallja e industrisë së çelikut në Gjermani në ringjalljen e ekonomisë së saj?
Tarifat 50% të vendosura nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbi importet e çelikut dhe aluminit kanë hyrë sot në fuqi, duke hapur një kapitull të ri në luftën tregtare transatlantike. Komisioni Evropian ka paralajmëruar masa hakmarrëse, ndërsa tensionet mes Uashingtonit dhe Brukselit rriten ndjeshëm. Por në sfondin e kësaj përplasjeje, një zhvillim interesant po […]
Nations League/ Gjermani- Portugali, formacionet zyrtare
Liga e Kombëve në fazë vendimtare, sot Gjermani- Portugali teksa nesër gjysmëfinalja tjetër- Spanjë- Francë Pas pak në Allianz Arena’ Mynih (21:00), gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kombëve Gjermani- Portugali. Paraprakisht janë publikuar formacionet zyrtare nga dy trajnerët respektivë Nagelsman dhe Martinez. Arbitër kryesor, slloveni Slavko Vinçiç. Vazhdo leximin
Gjermani/ Makina përplas një grup nxënësish të shkollës fillore, katër të plagosur
Tre fëmijë dhe një i rritur u plagosën kur një makinë doli nga rruga dhe goditi një grup nxënësish që po ecnin në trotuar në Hirth , Këln. Sipas policisë fëmijët ishin në klasën e katërt dhe ndërsa rrethanat e sakta të incidentit mbeten të paqarta. ‘Nuk ka prova për një akt të qëllimshëm’, […]
Gjermani/ Zbulohen tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen 20 mijë banorë
Në Këln të Gjermanisë janë zbuluar tre bomba nga Lufta e Dytë Botërore. Bombat u zbuluan rastësisht pas punimeve në pranë uzinës Deutz. Për shkak të rrezikut të mundshëm, rreth 20,000 banorë dhe punonjës janë evakuuar nga një zonë me rreze 1,000 metra nga vendi ku u gjetën bombat, duke përfshirë spitale, shtëpi pleqsh, shkolla, kopshte, […]
Proeuropiani apo skeptiku? Zgjedhjet presidenciale në Poloni
Garë e fortë në zgjedhjet e balotazhit në Poloni mes Rafal Trzaskowskit, pro-evropian dhe konservatorit të krahut të djathtë, Karol Nawrocki. Rezultati është vendimtar për të ardhmen e Polonisë në BE. Rafal Trzaskowski apo Karol Nawrocki? Proevropiani apo skeptiku? Në balotazhin e së dielës, (01.06) për zgjedhjet presidenciale në Poloni votojnë edhe polakët në Gjermani. […]