Sali Berisha sërish gafë/ Gjatë fjalës së tij, lexon memen virale në rrjete sociale: Martesat me zor…
Berisha ngatërroi memen që qarkullon në rrjet me një pikë të Kodit të ri Penal. Kreu i PD, Sali Berisha është bërë viral në rrjet gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët. “A mund të imagjinoni tani, më thuaj mua? Ju jeni me fat se jeni të martuara. Nëse do kishit qenë beqare nënat […]
Thirrjet antishqiptare në Kumanovë, një i arrestuar. Ministria e Brendshme: Zero tolerancë ndaj gjuhës së urrejtjes
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njoftoi arrestimin e një personi dhe intervistimin e disa të tjerëve pas thirrjeve raciste e antishqiptare gjatë ndeshjes së basketbollit Maqedoni e Veriut – Rumani, më 2 gusht në Kumanovë. I arrestuari, S.M. (30) nga Kumanova, dyshohet se tentoi të sillte një banderolë fyese gjatë pushimit […]
Kosova ngre aktakuzë ndaj zyrtarit serb, Igor Popoviç
Igor Popoviç PRISHTINË- Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj zyrtarit serb, Igor Popoviç. Ndihmësi i drejtorit i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, akuzohet për “nxitje të përçarjes dhe mosdurimit”. “I.P. ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë. Në bazë të kësaj, Prokuroria […]
Pas operacionit “fshesa”, prezantohen në Fier administratorët e rinj të njësive administrative
Bashkia Fier FIER- Ditën e sotme në ambientet e Bashkisë Fier janë prezantuar zyrtarisht administratorët e rinj të njësive administrative të qytetit. Mësohet se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, kryetari i Bashkisë Fier Armando Subashi, deputetja Antoneta Dhima, si dhe deputetë të rinj të Qarkut Fier, Ceno Klosi dhe Ramion Kurti, ishin të pranishëm gjatë prezantimit. Burime […]
Dua Lipa viziton muzeun “Reporting House” në Prishtinë: ‘Një punë e mrekullueshme për historinë e Kosovës’
Pas koncertit spektakolar në festivalin “Sunny Hill”, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka gjetur kohë për të vizituar muzeun “Reporting House” në Prishtinë. Ajo ishte e shoqëruar nga babai i saj, Dukagjin Lipa, i cili është edhe themelues i festivalit, i fejuari Callum Turner, vëllai i saj Gjin Lipa dhe pjesëtarë të tjerë të […]
Lezhë/ Gjendet fëmija që kishte humbur gjatë një aktiviteti në qendër të qytetit
Një fëmije 2 vjeç, i cili u largua gjatë një aktiviteti në sheshin e qytetit në Lezhës, është kthyer te familjarët pas gjetjes nga Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Menjëherë pas njoftimit nga një shtetase, se djali i saj kishte humbur gjatë një aktiviteti festiv, në shesh, dhe nuk po gjendej, shërbimet e Policisë […]
Cilët shkrimtarë i dhanë fund jetës me “vetëdije”?
Stefan Cvajg Studimet kanë treguar, se shkrimtarët janë të prirur drejt vetëvrasjes, dy herë më shumë se njerëzit e zakonshëm. Pavarësisht se lidhja mes aftësisë krijuese dhe problemeve mendore mbetet për t’u diskutuar, nuk mund të vemë në dyshim, se letërsia botërore ka pasur disa humbje, sepse shumë gjeni kanë qenë edhe problematikë… Më poshtë […]
Beteja e Konispolit, përballja më e gjatë në Ballkan kundër nazistëve
Më 5 gusht 1943 nisi një nga përballjet më të rëndësishme të rezistencës shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore, Lufta e Konispolit, e njohur si beteja më e gjatë kundër forcave pushtuese naziste në të gjithë Ballkanin. Kjo betejë u zhvillua nga 5 gushti deri më 28 shtator 1943, duke zgjatur plot 55 ditë, dhe […]
Koha e duhur për të pirë ujë gjatë ditës dhe pas ushqimit
Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie madhore për hidratimin e organizmit. Trupi e përdor ujin në çdo qelizë, organ apo ind, jo vetëm për të rregulluar temperaturën e brendshme por edhe për të mirëmbajtur çdo funksion. Deri më tani, ekspertët e shëndetit […]
Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 6 Gusht 2025
Dashi Jeta juaj ne çift do jete mjaft e animuar gjate kësaj dite. Do ja kaloni për mrekulli pranë atij qe dashuroni dhe nuk do keni me çfarë te kërkoni tjetër prej tij. Beqaret duhet te reflektojnë njëqind here para se te pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Jo te gjithë personat janë ashtu si […]