Në vitin 2020, Princi William krijoi Çmimin Earthshot për të njohur njerëzit dhe idetë inovative që kërkojnë të zgjidhin problemet e planetit. Tani, trashëgimtari i fronit i ka shtuar supermodelen braziliane Gisele Bündchen ekipit të tij mjedisor.
Filantropja dhe modelja 45-vjeçare do të ndihmojë në përzgjedhjen e grupit të fituesve të Çmimit Earthshot, por ajo nuk do ta bëjë këtë vetëm. Gisele do të jetë pjesë e një grupi të zgjedhur dhe të shquar figurash mjedisore, si aktorja australiane Cate Blanchett, gazetari dhe ambientalisti Sir David Attenborough dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë, Dr. Ngozi Okonjo-Iweala.
Atje, ata do të shpërblejnë propozimin fitues nga 15 finalistët që kërkojnë të mbrojnë dhe restaurojnë natyrën, të pastrojnë ajrin tonë, të ringjallin oqeanet, të ndërtojnë një botë pa mbeturina dhe të mbrojnë klimën.
E vërteta është se Bündchen ka një angazhim të fortë për t’u kujdesur për planetin, kështu që pjesëmarrja e saj në projektin e William nuk është surprizë. Ajo ndihmoi në krijimin e Projektit të Ujit të Pastër në jug të vendit të saj të lindjes dhe mbështet kauza që lidhen me ripyllëzimin, mbrojtjen e jetës së egër dhe qëndrueshmërinë.
Përveç kësaj, ajo punon për të promovuar Programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe, nëpërmjet Fondacionit të saj Luz , mbështet propozime që mbrojnë të drejtat e grave dhe fëmijëve, shëndetin, arsimin dhe mjedisin.
“Mbrojtja e natyrës ka qenë gjithmonë afër zemrës sime dhe kam parë fuqinë e komuniteteve globale që bashkohen dhe mbështesin inovacionin për të krijuar ndryshime të vërteta”, tha ajo në një deklaratë. “Çdo veprim ka rëndësi, i madh apo i vogël, dhe së bashku mund të ushqejmë ndryshimin për të mbrojtur planetin që e quajmë shtëpi. Çmimi Earthshot hedh dritë mbi zgjidhjet që frymëzojnë shpresë dhe transformim, dhe jam krenare që përfaqësoj Brazilin duke ndarë këto histori me botën.”
Tag: gisele
-

Gisele Bündchen bëhet bashkë me Princin William, ç’do bëjnë në Brazil?
-

Gisele Bündchen bëhet bashkë me Princi William, ç’do bëjnë në Brazil?
Në vitin 2020, Princi William krijoi Çmimin Earthshot për të njohur njerëzit dhe idetë inovative që kërkojnë të zgjidhin problemet e planetit. Tani, trashëgimtari i fronit i ka shtuar supermodelen braziliane Gisele Bündchen ekipit të tij mjedisor.
Filantropja dhe modelja 45-vjeçare do të ndihmojë në përzgjedhjen e grupit të fituesve të Çmimit Earthshot, por ajo nuk do ta bëjë këtë vetëm. Gisele do të jetë pjesë e një grupi të zgjedhur dhe të shquar figurash mjedisore, si aktorja australiane Cate Blanchett, gazetari dhe ambientalisti Sir David Attenborough dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Tregtisë, Dr. Ngozi Okonjo-Iweala.
Atje, ata do të shpërblejnë propozimin fitues nga 15 finalistët që kërkojnë të mbrojnë dhe restaurojnë natyrën, të pastrojnë ajrin tonë, të ringjallin oqeanet, të ndërtojnë një botë pa mbeturina dhe të mbrojnë klimën.
E vërteta është se Bündchen ka një angazhim të fortë për t’u kujdesur për planetin, kështu që pjesëmarrja e saj në projektin e William nuk është surprizë. Ajo ndihmoi në krijimin e Projektit të Ujit të Pastër në jug të vendit të saj të lindjes dhe mbështet kauza që lidhen me ripyllëzimin, mbrojtjen e jetës së egër dhe qëndrueshmërinë.
Përveç kësaj, ajo punon për të promovuar Programin e Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe, nëpërmjet Fondacionit të saj Luz , mbështet propozime që mbrojnë të drejtat e grave dhe fëmijëve, shëndetin, arsimin dhe mjedisin.
“Mbrojtja e natyrës ka qenë gjithmonë afër zemrës sime dhe kam parë fuqinë e komuniteteve globale që bashkohen dhe mbështesin inovacionin për të krijuar ndryshime të vërteta”, tha ajo në një deklaratë. “Çdo veprim ka rëndësi, i madh apo i vogël, dhe së bashku mund të ushqejmë ndryshimin për të mbrojtur planetin që e quajmë shtëpi. Çmimi Earthshot hedh dritë mbi zgjidhjet që frymëzojnë shpresë dhe transformim, dhe jam krenare që përfaqësoj Brazilin duke ndarë këto histori me botën.” -

Apeloi dënimin, Pelicot: Dogan e dinte se Gisele ishte nën efektin e qetësuesve
Dominique Pelicot, i cili e drogoi ish-gruan e tij dhe ftoi dhjetëra të panjohur ta përdhunonin atë ka thënë para gjykatës se Husamettin Dogan që po apelon dënimit të tij ishte në dijeni se Gisele Pelicot ishte nën efektin e qetësuesve. Dogan është një nga 51 burrat e dënuar. Ai u dënua me nëntë vjet burg për përdhunimin e Gisèle Pelicot. Ai është i vetmi burrë që e kundërshton dënimin e tij, duke i thënë gjyqit të apelit: “Nuk kam pasur kurrë ndërmend ta përdhunoj atë zonjë.”
Pelicot më tej në dëshminë e tij shtoi se 44-vjeçari, Dogan ishte në dijeni që në fillim dhe se shkoi në shtëpinë e tyre qëllimisht për të abuzuar Gisele.
“Ai e kishte këtë informacion që nga fillimi”, tha Pelicot, duke shtuar se i kishte thënë Doganit në telefon se po kërkoj dikë që të abuzojë me gruan time pasi e ka vënë në gjumë me qetësuese pa dijeninë e saj. Pelicot tha se kishte pranuar se e kishte droguar gruan e tij, e kishte përdhunuar vetë dhe kishte ftuar burra ta përdhunonin.
“Të gjithë e dinin, të gjithë kishin ardhur me të njëjtin qëllim”, tha ai.
Pelicot, një ish-elektricist dhe agjent pasurish të paluajtshme 73-vjeçar, është një nga shkelësit më të këqij të veprave penale seksuale në historinë moderne franceze . Ai po vuan një dënim me 20 vjet burg pasi ai i hodhi në ushqimi gruas së tij të atëhershme tableta gjumi dhe ilaçe kundër ankthit. Ai gjithashtu ftoi dhjetëra burra ta përdhunonin ndërsa ajo ishte pa ndjenja në dhomën e tyre të gjumit në fshatin Mazan të Provencës midis viteve 2011 dhe 2020.
Për seancën dëgjimore të së martës ai u transportua nga burgu i sigurisë së lartë në Francën jugore , ku ndodhet në izolim, në gjykatën e apelit të Nimes për të dhënë dëshmi si dëshmitar në një kabinë të sigurt për dëshmitarë, i rrethuar nga katër oficerë policie.
-

U përdhunua nga 50 burra për mbi 10 vite pasi drogohej nga bashkëshorti/ Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës
Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka dëshmuar publikisht në gjyqin për dhunimin masiv që ka përjetuar, i është ndarë titulli më i lartë i Francës.
Kjo 72-vjeçare është emëruar Kalorëse e Legjionit të Nderit, sipas një liste të publikuar para Ditës Kombëtare të Francës.
Pelicot ka hequr dorë nga e drejta për anonimitet në një gjyq të profilit të lartë kundër burrit të saj, i cili e ka droguar dhe dhunuar, si dhe i ka ftuar dhjetëra burra tjerë të huaj që të abuzojnë me të për gati një dekadë.
Pelicot është në mesin e 589 personave që u është ndarë ky çmim prestigjioz.
Ajo ka marrë pjesë në seancat gjyqësore pothuajse çdo ditë.
Ato kanë përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar dhe Dominique Pelicotit, 72-vjeçar, i është dhënë dënim maksimal prej 20 vjetësh burgim për dhunim, pasi e ka pranuar se e ka dhunuar Giselen dhe i ka rekrutuar rreth 50 burra për ta dhunuar, derisa ajo ka qenë pa vetëdije në shtrat.
“Dua që të gjitha gratë që janë dhunuar të thonë: Zonja Pelicot ia ka dalë, mundem edhe unë”, u ka thënë më parë ajo gazetarëve, duke treguar se ka vendosur ta bëjë të hapur procesin gjyqësor për “t’ia ndërruar vendin turpit” duke e bartur nga viktima te dhunuesi.
Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka nderuar publikisht figurën e saj, duke thënë se “dinjiteti dhe kuraja e saj e kanë inspiruar Francën dhe botën”.
Sipas avokates së saj, një libër me hollësi për përjetimet e Gisele Pelicotit do të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm./ RELTop Channel
-

Gisele Pelicot nderohet me titullin më të lartë të Francës
Gisele Pelicot
FRANCË- Gisele Pelicot, gruaja franceze që ka fituar vëmendje ndërkombëtare pasi ka dëshmuar publikisht në gjyqin për dhunimin masiv që ka përjetuar, i është ndarë titulli më i lartë i Francës. Kjo 72-vjeçare është emëruar Kalorëse e Legjionit të Nderit, sipas një liste të publikuar para Ditës Kombëtare të Francës.
Pelicot ka hequr dorë nga e drejta për anonimitet në një gjyq të profilit të lartë kundër burrit të saj, i cili e ka droguar dhe dhunuar, si dhe i ka ftuar dhjetëra burra tjerë të huaj që të abuzojnë me të për gati një dekadë. Pelicot është në mesin e 589 personave që u është ndarë ky çmim prestigjioz. Ajo ka marrë pjesë në seancat gjyqësore pothuajse çdo ditë.
Ato kanë përfunduar në dhjetor të vitit të kaluar dhe Dominique Pelicotit, 72-vjeçar, i është dhënë dënim maksimal prej 20 vjetësh burgim për dhunim, pasi e ka pranuar se e ka dhunuar Giselen dhe i ka rekrutuar rreth 50 burra për ta dhunuar, derisa ajo ka qenë pa vetëdije në shtrat.
“Dua që të gjitha gratë që janë dhunuar të thonë: Zonja Pelicot ia ka dalë, mundem edhe unë”, u ka thënë më parë ajo gazetarëve, duke treguar se ka vendosur ta bëjë të hapur procesin gjyqësor për “t’ia ndërruar vendin turpit” duke e bartur nga viktima te dhunuesi.
Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka nderuar publikisht figurën e saj, duke thënë se “dinjiteti dhe kuraja e saj e kanë inspiruar Francën dhe botën”. Sipas avokates së saj, një libër me hollësi për përjetimet e Gisele Pelicotit do të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm./REL -

“Burri im më drogoi dhe më përdhunoi.”/ Fenomeni i Gisele Pelicot përsëritet në Angli
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Një rast që të kujton shumë atë të Gisele Pelicot në Francë u bë i njohur disa ditë më parë në Angli. Gisele Pelicot u bë simbol i forcës dhe mbështetjes për viktimat e dhunës kur vendosi që gjyqi i bashkëshortit të saj, i cili për dhjetë vjet e drogoi dhe e përdhunoi, duke i ftuar të tjerët të merrnin pjesë në “lojën” e tij të sëmurë, do të mbahej me dyer të hapura. Ajo mësoi për veprimet e tij kur ai u arrestua për shkak se kishte bërë foto nën fustanin e një gruaje të panjohur në një dyqan në Paris.
Keiti (emri i saj është ndryshuar) zbuloi se burri i saj e drogonte dhe e përdhunonte. Ai ia tha vetë kur u ulën për të folur një mbrëmje në shtëpinë e tyre në Britani.
“Po të përdhunoj. Të kam droguar, përdhunuar, madje dhe të bëj fotografi lakuriq për vite me radhë,”- i tha ai asaj me cinizëm, dhe ajo mbeti pa fjalë.
“Ai ma tha këtë sikur po flisnim për ushqimin që do të gatuanim të nesërmen.”
Siç raportojnë mediat britanike, burri i gruas ishte gjithmonë manipulues, kontrollues, i dhunshëm dhe abuzues me ilaçet që i ishin përshkruar nga mjekët. Në fakt, ndonjëherë gruaja zgjohej dhe e gjente atë sipër saj, por nuk mbante mend që i kishte dhënë pëlqimin për të kryer ndonjë akt seksual. Gjatë gjithë këtyre viteve gruaja e justifikoi dhe e mbështeti derisa e kuptoi se ai po i vinte pilula gjumi në çaj, në mënyrë që ta përdhunonte i pashqetësuar.
Reagimet pas rrëfimit
Pasi i tregoi çfarë kishte bërë, autori ia bëri të qartë se nëse e denonconte në Polici, do t’i jepte fund jetës, ndaj edhe ajo nuk shkoi. Ajo mendonte se nuk mund t’ua bënte diçka të tillë fëmijëve të saj. Në fund të fundit, ai ishte babai i tyre dhe ata kishin ndarë një jetë së bashku. Ajo zgjodhi heshtjen, gjë që çoi në sulme të forta paniku, stres dhe një barrë emocionale që nuk mund ta duronte. Ajo nuk mund të flinte, humbi peshë në një masë alarmante dhe nuk ishte në gjendje të funksiononte më si më parë.
Derisa një ditë vendosi që të fliste me të motrën. Ishte kjo e fundit që lajmëroi Policinë.
Përsëri, kur Policia i kërkoi të dëshmonte, ajo tha se nuk donte të ngrinte padi. Frika e kishte pushtuar.
“Nuk isha gati…
Trishtimi dhe dhimbja ishin shumë të forta brenda meje. Nuk më shqetësonte vetëm mua, por edhe fëmijët e mi. Babai i tyre nuk do të ishte më kurrë i njëjti në sytë e tyre.”
Hetimi filloi dhe Keiti pranoi se hetuesit e ndihmuan të kuptonte se kishte përjetuar një traumë shumë serioze. Një krim madje.
“Ata më ndihmuan të rifitoja forcën time. Nuk e kuptova që ma kishte marrë. Ata më shpjeguan se isha përdhunuar.”
Çështja shkoi në gjykatë në vitin 2022, pesë vjet pasi ish-burri i Kate-it rrëfeu. Gjatë gjyqit, ai pretendoi se gruaja e tij kishte fantazi dhe drogat ishin për ta “lidhur” pa e zgjuar. Megjithatë, mbrojtja e tij nuk e bindi gjykatën dhe pas një gjyqi që zgjati një javë, ai u dënua me 11 vjet burg me kufizime të përjetshme. Gjykata e përshkroi atë si “egoist, i cili i jep përparësi vetëm nevojave të tij të paarsyeshme dhe nuk ka treguar në asnjë moment, asnjë shenjë pendese.”
Keiti, pavarësisht drejtësisë që po vihet në vend, nuk është rikuperuar nga përvoja traumatike që kaloi dhe ende po përpiqet të rikuperohet.
“Abuzimi dhe pasojat e tij janë një proces i vazhdueshëm shërimi për të, e cila është diagnostikuar me stres post-traumatik dhe çrregullime neurologjike,”-thanë për të mjekët./ZËRI