OBSH: Të paktën 94% e spitaleve në Gaza janë shkatërruar pjesërisht ose plotësisht
Të paktën 94% e të gjitha spitaleve në Rripin e Gazës janë dëmtuar ose shkatërruar, dhe njerëzit në veri të enklavës palestineze praktikisht kanë humbur mundësinë për të marrë kujdes mjekësor, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në një përditësim. “Vetëm 19 nga 36 spitalet e Rripit të Gazës mbeten funksionale, përfshirë një spital që […]
Kriza në Gaza/ Berlini: Ndihmat e ofruara, ‘shumë pak dhe shumë vonë’
Një zëdhënës i qeverisë gjermane ka deklaruar të premten se kamionët me ndihma humanitare, të cilët Izraeli lejoi të hynë në Rripin e Gazës këtë javë, janë “shumë pak, shumë vonë”. “Ky është një numër shumë i vogël, shumë vonë dhe shumë ngadalë”, tha zëdhënësi. Ai theksoi më tej se është “koha për ta rritur […]
Izraeli tërheq të gjithë negociatorët e armëpushimit nga Katari: Biem dakord vetëm nëse Hamasi lëshon armët
Qeveria izraelite do të tërheqë të gjithë ekipin e saj negociator nga bisedimet e armëpushimit në Doha. Sipas mediave të huaja, anëtarë të nivelit të lartë të ekipit u thirrën në Izrael të martën, me vetëm anëtarët e ekipit të nivelit të punës që mbetën në kryeqytetin e Katarit, sipas informacionit nga zyra e kryeministrit Benjamin […]
Izraeli njofton se 100 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë në enklavën palestineze
Autoritetet izraelite lejuan sot hyrjen e 100 kamionëve me ndihma humanitare të dërguara nga OKB-ja dhe bashkësia ndërkombëtare në Rripin e Gazës, përmes pikës kufitare Kerem Shalom. Kjo u bë e ditur nga COGAT, agjencia e Ministrisë izraelite të Mbrojtjes e cila merret me çështjet civile në territoret palestineze. Sipas deklaratës zyrtare, kamionët transportonin miell, ushqim për […]
Netanyahu nuk tërhiqet: Gaza do të kalojë nën kontrollin e Izraelit
Kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli mund të ketë vrarë udhëheqësin e Hamasit, Mohammed Sinwar. Netanyahu u shpreh se nëse ka një mundësi për një armëpushim të përkohshëm dhe një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve, Izraeli do të jetë i hapur për këtë. “I gjithë Rripi i Gazës do të jetë nën kontrollin e sigurisë […]
Bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, 82 viktima, mes tyre gra dhe një foshnje
Sulmet ajrore izraelite kanë vijuar edhe të mërkurën në Rripin e Gazës, pavarësisht reagimeve të ashpra ndërkombëtare ndaj ofensivës gjithnjë e më të zgjeruar të Izraelit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza dhe burimeve spitalore lokale, të paktën 82 persona kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve, mes tyre disa gra dhe një foshnje vetëm […]
Banorët e Gazës presin ndihma, OKB thotë se furnizimet mbeten në depo pavarësisht lehtësimit të bllokadës nga Izraeli
Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, ka postuar një video që tregon një sasi të madhe ndihmash të vendosura në një depo në Aman, kryeqytetin e Jordanisë, i cili është vetëm tre orë larg me makinë nga Gaza. “Ushqim për 200,000 njerëz, ilaçe, batanije, pako higjienike dhe furnizime shkollore presin”, thuhet në njoftim, duke shtuar: […]
Situata në Rripin e Gazës, OKB: Izraeli po pengon shpërndarjen e ndihmave
Banorët në Rripin e Gazës vazhdojnë të vuajnë. Ende nuk ka filluar shpërndarja e ndihmave, pavarësisht se kamionët me ndihma humanitare kanë hyrë në enklavë. Ndërsa bombardimet e rënda izraelite po shkaktojnë dhjetëra të vrarë dhe të plagosur. Më shumë se një muaj pasi ndaloi hyrjen e çdo ndihme humanitare më 2 mars, qeveria izraelite […]
Gaza mes urisë dhe bombardimeve! OKB ngre alarmin: Ushqimi nuk po arrin te palestinezët!
Dy ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se do të hiqte rrethimin e Gazës, Kombet e Bashkuara njoftojnë se situata në terren nuk ka ndryshuar. Ushqimi dhe ndihmat humanitare vazhdojnë të mos arrijnë tek popullsia palestineze, e cila po përballet me uri ekstreme. Zëdhënësi i Zyrës Humanitare të OKB-së, Jens Laerke, tha se vetëm […]
Rubio: Nuk ka deportime të palestinezëve nga Gaza në Libi
Shtetet e Bashkuara u kanë kontaktuar disa vendeve për t’i nxitur ato të pranojnë zhvendosjen “vullnetare” të palestinezëve që ikin nga operacionet izraelite në Gaza, sipas Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio. Izraeli ka paralajmëruar përsëri popullsinë e Gazës, e cila është zhvendosur pothuajse tërësisht që nga shpërthimi i luftës pas sulmit të 7 tetorit […]