Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan
Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje deri më tani për vitin 2025 janë shkrumbuar 49 mijë hektarë pyje me 93 vatra zjarri të identifikuara, policia ka bërë edhe një bilanc të zjarrvënieve të qëllimshme të konstatuara prej tyre. Sipas Bluve, në të […]
“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar falë sakrificave
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit. Ai theksoi angazhimin e strukturave shtetërore në përballimin e situatës, duke falënderuar forcat në terren për përpjekjet dhe sakrificat e bëra. Sipas tij falë këtyre sakrificave […]
ZYRTARE/ Egnatia shton forcat në sulm para sfidës me Olimpijan, transferon lojtarin e Domzhales
Egnatia shton forcat në sulm në prag të sfidës kundër Olimpija Ljubljanës. Kampionët e “Abissnet Superiore”-s kanë zyrtarizuar sot afrimin e Nikola Buriçit. Sulmuesi 28-vjeçar ishte pjesë e Domzhales në kampionatin slloven, ndërsa më parë ka luajtur edhe me Lenjanon e Novarën në Itali, si dhe me Lokomotivën e Zagrebit. “Nikola Buriç pjesë e kampionëve. […]
Spiropali falënderon zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policisë dhe vullnetarët që po luftojnë kundër flakëve
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, falenderon zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policisë, bashkive, institucioneve dhe vullnetarëtqë po luftojnë kundër flakëve dhe shpreh solidaritetin me banorët e prekur. “Falenderim e respekt të thellë për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policisë e bashkive, institucioneve të tjera, grupeve vullnetare, të cilët po luftojnë kundër flakëve, për të shpëtuar e mbrojtur […]
Zjarret/Rama: Dy ditë e net ekstremisht të vështira,flakët kanë qenë të pamëshirshme
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri mbi situatën e zjarreve në vend, duke thënë se dy ditët e fundit kanë qenë ekstremisht të vështira për forcat zjarrfikëse. Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama i ka bërë thirrje të gjithë banorëve të tregohen të kujdesshëm dhe të sinjalizojnë çdo vatër zjarri para se të jetë […]
Rama, tjetër reagim për zjarret: Dy ditë e net ekstremisht të vështira, flakët kanë qenë të pamëshirshme (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri mbi situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se dy ditët e fundit kanë qenë ekstremisht të vështira për forcat zjarrfikëse. “Dy ditë e net ekstremisht të vështira, ku forcat zjarrfikëse të bashkive, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura po përballen me zjarre të mëdha në Skënderbegas, Sojnik të Gramshit, […]
Izraeli bombardon Gazën ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët kërkojnë zgjidhje për urinë
Agjencia e mbrojtjes civile e drejtuar nga Hamasi në këtë territor ka njoftuar se qyteti i Gazës është sulmuar intensivisht nga ajri, ndërsa forcat izraelite përgatiten të nisin një operacion për të marrë kontrollin e qytetit. Mahmud Bassal, një zëdhënës, tha se zonat rezidenciale të Zeitoun dhe Sabra ishin goditur për tre ditë duke shkaktuar […]
Mbetet alarmante situata në Gramsh, nisin evakuimet e banorëve edhe në fshatin Kodovjat
Situata me zjarret në Gramsh vijon të jetë shumë serioze, pasi flakët janë përhapur në fshatin Kodovjat, duke e bërë atë fshatin e gjashtë nën pushtetin e zjarrit. Forcat zjarrfikëse dhe banorët kanë nisur evakuimin në disa zona të prekura nga zjarri, ndërsa përpjekjet për shuarjen e flakëve janë intensive. Përmbledhja e situatës: • Në […]
Zjarri në Parkun Natyror të Munellës, forcat zjarrfikëse vënë nën kontroll flakët
Vatra e zjarrit në Majën e Zezë, brenda Parkut Natyror Munellë, është izoluar nga forcat zjarrfikëse, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura (ADZM), punonjësve të njësisë administrative dhe banorëve vendas. Falë bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta, flakët e zjarrit janë vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme të flakëve. Aktualisht, puna është […]
Digjet Shqipëria, zjarre të fuqishme në Syrin e Kaltër, Finiq, Poliçan, Gramsh, Krujë e Fushë-Arrëz, evakuime dhe…
Shqipëria vijon të jetë në luftë me flakët e zjarrit prej disa ditësh për shkak të temperaturave të larta dhe erës në zona të caktuara që i favorizon. Situata më problematike paraqitet në jug të vendit. Në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë, ku situata është rënduar, janë evakuuar vizitorët. Qarkullimi Muzinë-Sarandë është mbyllur […]