Numërohen 35.39% e kutive të votimit në vend, mandatet që kanë siguruar partitë deri tani
Deri në orën 9:00 të mëngjesit, numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 1849 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë. Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh. Kështu socialistët […]
Thyhet lista e mbyllur e Partisë Demokratike, ja cilët janë dy deputetët që rrezikojnë mandatin
Humbja e thellë që po pëson Partia Demokratike në disa prej qarqeve të vendit, po i prek asaj edhe listën e mbyllur të deputetëve. Kështu, sipas të dhënave të KQZ-së, deri tani në dy qarqe, Elbasan dhe Fier, demokratët nuk arrijnë as mandatet e listës së mbyllur. Në Elbasan në listën e mbyllur janë 5 […]
Vijon numërimi në Fier, 157 nga 587 kuti. Kryeson PS me mbi 63% të votave
Në qarkun e Fierit, janë numëruar deri tani 157 nga 587 kuti. Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste e Shqipërisë kryeson me 25836 vota, pra 63.39 %, e ndjekur nga koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka siguruar 10244, pra 25.13 %. Forcë e tretë renditet deri tani Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet […]
“PD-ja po paguan gjithçka ka bërë”, Petro Koçi komenton rezultatet e zgjedhjeve: Shumë më dobët se me Bashën në krye
Sipas projeksioneve deri më tani, PS-ja është në krye të garës zgjedhore, me 83 mandate, për të shkuar drejt mandatit të katërt. Ish-deputeti i PS-së, Petro Koçi komentoi në “Shqipëria Vendos” në Top Channel rezultatet e deri më tanishme, duke cilësuar PD-në si më të dobëtën ndonjëherë dhe opozita po paguan për çdo gjë që […]
Numërohen 170/587 kuti në Fier, socialistët 17 mijë vota më shumë, synojnë mandatin e 12-të në këtë qark
Në qarkun e Fierit janë numëruar deri tani 170 nga 587 kuti votimi që janë gjithsej. Socialistët kryesojnë në këto kuti me 17 mijë vota më shumë ndaj koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike. E përkthyer në mandate, PS-ja merr deri tani 12 mandate, ndërsa demokratët vetëm 4 mandate. Sipas formulës së ndarjes së mandateve, […]
Referohen drejt SPAK/ Dy raste të krimeve elektorale në qarkun e Fierit
Janë regjistruar dy raste të krimeve elektorale në qarkun e Fierit lidhur me zgjedhjet e djeshme parlamentare Sipas bëjnë të ditur uniformat blu është arrestuar një 63-vjeçar i cili dyshohet se gjatë një muaj ka arritur t’u blejë votën disa qytetarëve në favor të një kandidateje të një subjekti politik. “Si rezultat i një hetimi […]
Numërohen 31.07% e kutive të votimit në vend, PS kryeson me 83 mandate, PD 51 mandate. PSD forcë e tretë politike
Deri në orën 9:00 të mëngjesit, numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 1624 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë. Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh. Kështu socialistët […]
Para kundrejt votës për të bijën, arrestohet me urdhër të SPAK babai i kandidates së PSD
Limonera Bozha FIER- Pandeli Bozha, i njohur edhe me emrin Agim Brahimllari, 63-vjeç, babai i kandidates së Partisë Socialdemokrate, Limonera Bozha është vendosur në pranga, pas hetimeve 1 mujore të SPAK. 63-vjeçari sipas hetimeve, rezulton se ka shpërndarë shuma parash për blerjen e votave në favor të vajzës së tij. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin […]
U dha shtetasve të ndryshëm para duke u blerë votën, arrestohet 63-vjeçari në Fier
Policia ka arrestuar një 63-vjeçar, i cili pas hetimeve 1 mujore të SPAK, ka rezultuar se shpërndau shuma parash për blerjen e votave në favor të një partie politike. Policia ka ndaluar shtetasin me iniciale P. B., banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”. “Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, […]
Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës, ja si kriminelët “monitoruan” nga afër procesin zgjedhor, makina…
Procesi i votimit në Durrës nisi i qetë dje në orët e para të mëngjesit në Qendrat e Votimit (QV) të vendosura në qytet, duke pësuar rritje të ndjeshme rreth mesditës dhe me prani të reduktuar të personave të paautorizuar. Fillimisht disa qendra votimi u hapën me vonesë dhe qytetarët nisën të votojnë pas orës […]