Tag: festën

  • VIDEO/ Noka në Vlorë për Festën e Pavarësisë, lapsus gjatë urimit: Sot dita kur Skënderbeu…  

    VIDEO/ Noka në Vlorë për Festën e Pavarësisë, lapsus gjatë urimit: Sot dita kur Skënderbeu…  

    Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ishte sot në Vlorë së bashku me demokratë të tjerë, për të bërë homazhe në varrin e Ismail Qemalit me rastin e 28 Nëntorit.

    Gjatë prononcimit të tij për mediat, teksa po uronte Festën e Pavarësisë, Noka bëri një lapsus, kur tha se “Skënderbeu ngriti flamurin në Vlorë”.
    “PD në këtë ditë Feste Kombëtare, ditë të shenjtë për kombin shqiptar, uron gëzuar këtë festë, këtë ditë të madhe çdo shqiptari. Është 28 Nëntori, dita kur Skënderbeu ngriti Flamurin në Vlorë… ëëë kur Skënderbeu ngriti Flamurin në Krujë, dhe Ismail Qemali ngriti Flamurin në Vlorë”, tha ai, duke e korrigjuar shpejt lapsusin e tij.

    Top Channel

  • Ministrja Diella merr pjesë në Festën Kombëtare shqiptare në Athinë, do të takohet me ministra e zyrtarë të lartë

    Ministrja Diella merr pjesë në Festën Kombëtare shqiptare në Athinë, do të takohet me ministra e zyrtarë të lartë

    Ministrja Diella u shfaq sot në Athinë, aty ku po mbahet Festa Kombëtare e Shqipërisë.
    “Bashkë me Ministren Diella sonteAthinë, në Festën Kombëtare të Shqipërisë për tu takuar me ministra të Qeverisë greke, deputetë, ambasadorë dhe shumë motra dhe vëllezër shqiptarë që jetojnë në Greqi”, shkruan Balla krahas videos.

  • VIDEO/ Ministrja Diella merr pjesë në Festën Kombëtare shqiptare në Athinë, do të takohet me ministra e zyrtarë të lartë

    VIDEO/ Ministrja Diella merr pjesë në Festën Kombëtare shqiptare në Athinë, do të takohet me ministra e zyrtarë të lartë

    Ministrja Diella u shfaq sot në Athinë, aty ku po mbahet Festa Kombëtare e Shqipërisë.

    Deputeti socialist Taulant Balla njoftoi se ministrja do të takohet me homologët grekë dhe zyrtarë të lartë.
    “Bashkë me Ministren Diella sonte📍Athinë, në Festën Kombëtare të Shqipërisë për tu takuar me ministra të Qeverisë greke, deputetë, ambasadorë dhe shumë motra dhe vëllezër shqiptarë😍🇦🇱 që jetojnë në Greqi”, shkruan Balla krahas videos.

    Top Channel

  • VIDEO-Tifozët e Kombëtares nisin festën me flamuj dhe plisa/ Andorra ‘vishet’ kuqezi

    VIDEO-Tifozët e Kombëtares nisin festën me flamuj dhe plisa/ Andorra ‘vishet’ kuqezi

    Në stadiumin ‘Encamp’, Andorra pret Shqipërinë sot në orën 20:45. Impianti modest në Andorra ka një kapacitet prej 5100 ulësesh, ndërsa pritet që 60 përqind e stadiumit të jetë i ‘veshur’ kuqezi.
    Tifozët e Kombëtares ia kanë dalë të sigurojnë bileta në shumë sektorë të stadiumit, paçka se zyrtarisht në stadium do duhet të ishin diçka më shumë se 200 të tillë.
    Me një popullsi prej 80 mijë banorësh, sot në Andorra do shtohen të paktën 3 mijë shqiptarë për ndeshjen që mund të jetë historike. Kuqezinjtë kanë nisur festën me flamuj dhe plisa.

    Andorra – Albania, World Cup Group K, Albania Ultras on Andorra. Credit: Fatlum Kurtaj pic.twitter.com/1PMWzt2m11
    — News video (@Newsvideo13) November 13, 2025
     

  • Revista franceze artikull për festën e Princit Leka me Blerta Celibashin: Fejesa në Parajsë

    Revista franceze artikull për festën e Princit Leka me Blerta Celibashin: Fejesa në Parajsë

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Kosova vazhdon “festën”, dardanët U21 fitojnë 7-0 në ndeshjen kualifikuese

    Kosova vazhdon “festën”, dardanët U21 fitojnë 7-0 në ndeshjen kualifikuese

    14 Tetor 2025

    20:06

    Telesport

    Pas fitores së Kosovës mbrëmë 0-1 në Goteborg në Suedi, sot ishte radha e Dardanëve U21, të cilët fituan 7-0 ndaj San Marinos, në sfidën kualifikuese për Euro U21, të luajtur në “Fadil Vokrri”.
    Golat për Dardanët u shënuan nga Eliot Bujupi 12′, Leon Frokaj 16′, 87′, Hekuran Berisha 20′, 59′, Lirim Jashari 62′ dhe Julind Selmonaj 75′.
    Kosova U21 renditet në vendin e katërt në grupin A, me 4 pikë në 3 ndeshje, 1 barazim ndaj Rumanisë, 1 humbje ndaj Spanjës dhe fitorja e sotme. E para gruoit kualifikohet direkt në Europianin e vitit 2027, ndërsa vendi i dytë shkon në play-off.

  • PD as e ‘begenisi’ për kandidatin, Lapaj shpërthen ndaj PD: Nuk dua të prish festën, por…

    PD as e ‘begenisi’ për kandidatin, Lapaj shpërthen ndaj PD: Nuk dua të prish festën, por…

    Pesë përfaqësues të opozitës janë përballë gazetarëve sonte në “Opinion”, në Tv Klan, për të diskutuar për zgjedhjet e pjesshme në vend e veçanërisht ato në Tiranë.
    “Si opozitë e bashkuar, kemi pasur takime me të gjitha partitë parlamentare për të gjetur idetë më të mira, për të bashkuar forcat me çdo faktor opozitar, këdo forcë politike opozitare. Qartazi kemi pasur një qëndrim në raport me Lëvizjen Bashkë për shkak të qëndrimeve të kundërta me Partinë Demokratike. Kushdo që do një front të unifikuar përballë Ramës, ne i mirëpresim”, u shpreh fillimisht Belind Këlliçi i Partisë Demokratike.
    Sipas tij, ende nuk janë konkluduar emrat e mundshëm për të qenë pjesë e kësaj gare, megjithatë kjo do vendoset më tej në tryezën e aleatëve.
    Sipas Agron Shehajt të Partisë Mundësia, opozita edhe pse nuk është në ditët e saj më të mira, duhet të dalë me një kandidat jashtë partive politike, gjë që sipas tij është absolutisht e mundur.
    “Është kjo formulë që të jep mundësinë të shkosh përtej votave të opozitës”, tha Shehaj.
    Ndërsa Adriatik Lapaj i “Nismës Shqipëria Bëhet” tha se pavarësisht se ka marë baltë nga ata që u ka shtrirë dorën, është prapë i gatshëm për bashkëpunim.
    Mllefi i Lapajt me gjasë lidhet me faktin që negociatorër e PD as e takuan dhe as telefonuan.
    “Nuk dua të jem ai që prish festën! Por mënyra si po procedohet nuk është e duhur, po procedohet përmes një kandidati partiak. Po flasim për një qytet me afro 700 mijë votues, 600 e ca mijë, qyteti më i madh. Po flasim për elektoratin më të madh në vend”, deklaroi ai.
    Lapaj theksoi se ky qytet duhet të prodhojë një burrë ose një grua dinjitoze për atë pozicion.
    Pavarësisht nga sa deklaroi më sipër, e bëri të qartë se nuk do të ketë marrëveshje me subjektet opozitare, pasi sipas tij, nuk mund të bëhet palë e një procesi partiak.

  • Ismajli tund rrjetën, por VAR-i i prish festën e golit! Torino gjen Romën në Kupën e Italisë

    Ismajli tund rrjetën, por VAR-i i prish festën e golit! Torino gjen Romën në Kupën e Italisë

    Torino është kualifikuar sot mes 16 më të mirave të Kupës së Italisë. Skuadra italiane oa mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Pizën. Ndeshja u vendos në minutën e 9, kur Kasadei shënoi golin e vetëm të ndeshjes.
    Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Ardian Ismajli, por VAR-i i prishi festën e golit të parë me fanellën e Torinos. Pas rishikimit të pamjeve, arbitri vendosi të akordonte goditje dënimi të shkaktuar nga mbrojtësi shqiptar. Ndërkohë, në fazën e 1/16-ave torinezët do të përballen me Romën e Gasperinit./Sport Ekspres/

  • Balluku në festën e Sh’Mrajas në Lurë: Ekspozohen traditat dhe kultura e zonës

    Balluku në festën e Sh’Mrajas në Lurë: Ekspozohen traditat dhe kultura e zonës

    Festa e Sh’Mrajas po kthehet në një traditë të përvitshme në kalendarin e aktiviteteve që organizohen në Lurë.

    Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në festën e Sh’Mrajas mes banorëve e vizitorëve që nuk mungojnë në Lurë.

    Në një postim në rrjetet sociale, Balluku u shpreh se kjo është një festë që i bashkon të gjithë, ku ekspozohen me krenari traditat dhe kultura e pasur e zonës.

    “Kisha e fshatit, që mban emrin Sh’Mraja, është një tjetër thesar jo vetëm i Lurës. Kënaqësi që u riktheva sërish për ta vizituar”, tha Balluku.

    Kisha e Shën Mërisë, e cila ruan brenda saj rrënoja të kishës së vjetër 630-vjeçare, është një pasuri e Lurës. E restauruar së fundmi, kjo kishë është edhe një destinacion turistik për vizitorët në Lurë.

    Sh’Mraja është festa që bën bashkë të gjithë, banorë e vizitorë, në një atmosferë festive, me tingujt e muzikës tradicionale e veshjet karakteristike të zonës./atsh/KultPlus.com