Irani konfirmon takimin me shtetet evropiane të premten
Ministri iranian IRAN- Ministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, konfirmoi të enjten se do të takohet me homologët e tij britanikë, francezë dhe gjermanë, si dhe me diplomatin më të lartë të Bashkimit Evropian të premten në Gjenevë, raportoi media shtetërore iraniane, sipas Reuters. Ai tha se takimi kishte ardhur me kërkesë të tre […]
Ministeriali i Taorminës në Itali, Hasani: Zgjerimi i BE-së, zgjedhje strategjike për paqen
Ky vit shënon përvjetorin e 70-të të Konferencës historike të Mesinës dhe Taorminës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të rrugëtimit evropian, ku u hodhën hapa thelbësorë drejt integrimit të mëtejshëm të kontinentit, që kulmuan me krijimin e BE-së. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani mori pjesë në ministerialin e organizuar […]
Macron nis ‘iniciativën’ evropiane për të zgjidhur krizën Iran-Izrael
Franca po planifikon të paraqesë një propozim me partnerët e saj evropianë për të zgjidhur konfliktin midis Izraelit dhe Iranit, mes frikës së një përshkallëzimi rajonal. Pas një takimi të kabinetit të mbrojtjes të mërkurën, presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi ministrit të tij të Jashtëm Jean-Noël Barrot që “të udhëheqë në ditët në vijim […]
Mbledhja e Stabilizim-Asociimit/ Deputetja Tabaku: Luftë të vërtetë ndaj korrupsionit, kemi nevojë për reforma
Duke u ndalur te ligji i prokurimit publik, ajo tha se nuk është rishikuar akoma sipas standarteve evropiane, ndërkohë që ka mungesë të theksuar transparence në dhënien e tenderave. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku deklaroi në mbledhjen e Stabilizim-Asociimit, theksoi se Shqipëria ka nevojë për reforma të vërteta për të bërë të mundur integrimin e […]
Debate në Komisionin për Çështjet Evropiane, Tabaku: Nuk na duhet gjëra në letër. Kodheli: Jemi në njërën anë të historisë
Komisioni për Çështjet Evropiane TIRANË- Komisioni për Çështjet Evropiane është zhvilluar mes debateve mes kryetares së këtij komisioni Jorida Tabaku dhe socialistet Mimi Kodheli. Ishte Tabaku ajo që foli gjatë prezantimit të projekt pozicionit negociues për grupkapitullin e katërt “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, duke ritheksuar problemet e hasura gjatë zgjedhjeve të 11 […]
Përplasje në Komisionin për Çështjet Evropiane/ Tabaku akuzon, Kodheli kundërpërgjigjet
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Evropiane po shqyrtohet projekt pozicioni negociues për grupkapitullin e katërt “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme” për negociatat me BE. Dy ditë më parë, presidenca polake e BE i kërkoi qeverisë shqiptare që të paraqesë pozicionin e saj negociues për këtë grupkapitull, i cili do të […]
Shqipëria drejt hapjes së negociatave për grupkapitullin e 4-të me BE
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27 vendeve anëtare të BE-së ka autorizuar sot Presidencën e BE-së që t’i kërkojë zyrtarisht Shqipërisë paraqitjen e pozicionit të saj negociues për grupkapitullin 4, Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme. Presidenca Polake i ka dërguar sot një letër zyrtare Qeverisë Shqiptare, duke hapur rrugën për përgatitjen […]
BE vendos: Me Shqipërinë gati të hapim grupkapitullin e katërt të negociatave
Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së të mbledhur në Bruksel miratuan njëzëri raportin e konkluzioneve për shqyrtimin e grupit të katërt të negociatave me Shqipërinë. Presidenca polake konfirmoi zyrtarisht për kanalin televiziv kombëtar, Klan News se po bëhen përpjekjet teknike përfundimtare për mbajtjen e konferencës së 6-të ndërqeveritare të BE-së me vendin tonë. “Sot, më […]
“Një tjetër hap drejt anëtarësimit në BE”, Shqipëria drejt hapjes së Grupkapitullit 4 me BE
Ashtu siç e pati paralajmëruar një ditë më parë kryeministri Edi Rama, Shqipëria ka bërë një tjetër hap përpara në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Me anë të një njoftimi për mediat kryeministria bën me dije se sot, më 11 qershor 2025, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të BE-së ka dhënë […]
Ekonomia dhe biznesi, Brukseli letër Shqipërisë për hapjen e grupkapitullit 4 të anëtarësimit në BE
Shqipëria hap së shpejti grup kapitullin e katërt, duke shënuar një hap tjetër në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Njoftimi i Kryeministrisë: Përvijohet rruga për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhjae Qëndrueshme Sot, më 11 qershor 2025, pasi ka konstatuar se Shqipëria është mjaftueshëm e përgatitur për të […]