Sokol Sadushi, mikpritës i Konferencës XV të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore
Të hënën, më 9 qershor 2025, në qytetin e Vlorës, Shqipëria do të jetë mikpritëse e Konferencës XV të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore, një ndër ngjarjet më të rëndësishme rajonale në fushën e drejtësisë. Konferenca organizohet nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me CEELI Institute […]
Merz në Uashington: Vizitë e paparashikueshme
Entuziazmi për miken e madhe, SHBA me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka rënë në Gjermani. Me deklaratat e tij Trump e ka tronditur ndjenjën e sigurisë së gjermanëve tek SHBA. Deklaratat e tij mbi konfliktin në Ukrainë, kërcënimet vazhdueshme ndaj BE me tarifat ndëshkuese i sjellin shumë shqetësime Brukselit dhe qeverisë […]
Gonxhja: BE është një projekt i përbashkët ku Shqipëria ndjehet pjesë aktive e familjes evropiane
Teatri, filmi, muzika, ekspozitat, performancat dhe arti bashkëkohor pjesë e aktiviteteve, që u zhvilluan në Javën e Evropës në vendin tonë, ku në mbyllje të saj u mblodhën bashkë artistë, përfaqësues të trupit diplomatik e më gjerë. Në ditën e fundit të aktiviteteve të Javës së Evropës në vendin tonë u shfaq edhe performanca nga […]
Këngë tradicionale shqiptare në një formë të re përmes xhazit, pas Shkodrës dhe Korçës artistët koncert në Tiranë
Nga Julia Vrapi Koncerti që solli këngë tradicionale shqiptare në një formë të re përmes xhazit ishte pjesë e aktiviteteve, që janë zhvilluar këto ditë në kuadër të Javës së Evropës 2025. Projektet e përzgjedhura në kuadër të kësaj jave i takonin teatrit, muzikës, arteve pamore, etj, ku një koncert u zhvillua këto mbrëmje edhe […]
Java e Evropës në Tiranë sjell koncerte të veçanta në Universitetin e Arteve
Në kuadër të Javës së Evropës, Universiteti i Arteve në Tiranë u bë skenë e dy performancave të veçanta që lidhën muzikën klasike dhe atë tradicionale me elemente moderne.Një koncert i muzikës klasike u zhvillua këtë javë, ku dy virtuozet e pianos shqiptare, Silvana Skënderi dhe Fjorda Veizaj, interpretuan vepra nga kompozitorë të njohur si […]
“Travel off Path”: Ksamili, destinacioni parajsor i quajtur “Maldivet e Evropës”
“Ka shumë për të zbuluar në të gjithë Shqipërinë, por nëse është hera juaj e parë që eksploroni destinacionin me rritjen më të shpejtë në Evropën Juglindore, Saranda është ndoshta vendi ideal për të nisur itinerarin”, kështu shkruan revista amerikane e udhëtimeve “Travel off Path” për vendin tonë. Në artikull ajo i këshillon turistët të […]
Vera e vitit 2025, meteorologët: Na presin thatësira dhe temperatura ekstreme!
Sipas parashikimeve më të fundit sezonale të publikuara në portalin meteorologjik të specializuar Severe Weather Europe, Evropa po hyn në verën e vitit 2025 me ndryshime të theksuara në modelet atmosferike që tregojnë mundësinë e një vere më të thatë, më të ngrohtë dhe potencialisht ekstreme, veçanërisht në gjysmën e dytë të sezonit. Edhe pse parashikimet afatgjata […]
Kryeministrja daneze në Tiranë: Riarmatimi i Evropës do jetë prioritet!
Pas përfundimit të Samitit të Komunitetit Politik Europian, kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi një konferencë për shtyp me honologen e tij, kryeministren daneze Mette Frederiksen. Kryeministrja e Danimarkës deklaroi se Europa duhet të armatoset dhe të jetë e aftë për të mbrojtur veten. Pjesë nga fjala e Frederiksen: Ka qenë një mikpritje shumë e […]
“Europë e re në një botë të re”/ Liderët e 47 vendeve në mbrojtje të Ukrainës: Rusia nuk do paqe!
Nga sheshi Skënderbej në Tiranë, 47 liderët e Evropës premtuan mbështetje për Ukrainën në përpjekje për të arritur një paqe të qëndrueshme. Në seancën e parë plenare, diskutimet e udhëheqësve të Evropës u fokusuan te siguria, e parë në dy shtylla, përfundimi i luftës në Ukrainë dhe forcimi i kapaciteteve të mbrojtjes kolektive të Evropës. […]
“Përballemi me forca që kërcënojnë themelet e Evropës”, Rama: Sot ëndrra e paqes është zëvendësuar nga makthi i luftës
Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane janë mbedhur sot për një samit njëditor në kryeqytetin e Shqipërisë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës. Në samit, i cili mbahet nën moton: “Evropa e re në një botë të […]