Tag: evropës

  • Dita e Evropës, Begaj: Integrimi ynë në familjen evropiane i sigurt e i pakthyeshëm!

    Dita e Evropës, Begaj: Integrimi ynë në familjen evropiane i sigurt e i pakthyeshëm!

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh urimi me rastin e Ditës së Evropës.
    Begaj në këtë mesazh theksoi rëndësinë e lidhjes së Shqipërisë me Evropën, duke nënvizuar se vendi ynë i përket Evropës gjeografikisht dhe shpirtërisht, duke ndarë me të vlerat e paqes, solidaritetit dhe unitetit.
    Në këtë mesazh, ai theskoi se integrimi i vendit tonë në Evropën e Bashkuar është i sigurt dhe i pakthyeshëm.
    “Sot ne festojmë ditën e Evropës, të cilës i përkasim gjeografikisht e shpirtërisht dhe me të cilën ndajmë të njëjtat vlera të paqes, solidaritetit dhe unitetit. Integrimi ynë në Evropën e Bashkuar është i sigurt dhe i pakthyeshëm”, u shpreh Bajram Begaj.

  • Dita e Evropës, Presidenti Begaj: Integrimi ynë në BE është i sigurt dhe i pakthyeshëm

    Dita e Evropës, Presidenti Begaj: Integrimi ynë në BE është i sigurt dhe i pakthyeshëm

    Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh urimi me rastin e Ditës së Evropës, duke theksuar lidhjen e thellë të Shqipërisë me kontinentin evropian.
    Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj vlerësoi se Shqipëria i përket Evropës jo vetëm gjeografikisht, por edhe shpirtërisht, duke ndarë me të vlerat e paqes, solidaritetit dhe unitetit.
    “Sot ne festojmë Ditën e Evropës, të cilës i përkasim gjeografikisht e shpirtërisht dhe me të cilën ndajmë të njëjtat vlera të paqes, solidaritetit dhe unitetit. Integrimi ynë në Evropën e Bashkuar është i sigurt dhe i pakthyeshëm,” – deklaroi Kreu i Shtetit.

    Dita e Evropës shënon çdo vit përvjetorin e Deklaratës së Shumanit të vitit 1950, që vendosi themelet për krijimin e Bashkimit Evropian dhe promovon idenë e bashkimit dhe paqes mes kombeve të kontinentit.
    /vizionplus.tv

  • Dita e Europës, Rama: Shqipëria po ecën drejt BE-së; Begaj: Ndajmë vlerat e paqes dhe unitetit

    Dita e Europës, Rama: Shqipëria po ecën drejt BE-së; Begaj: Ndajmë vlerat e paqes dhe unitetit

    Dita e Evropës shënohet çdo 9 maj si një simbolikë që feston paqen dhe unitetin në Evropë. Bashkimi Evropian filloi të festonte Ditën e Evropës në përkujtim të Deklaratës së Schumanit të vitit 1950, e cila propozoi për herë të parë Komunitetin Evropian të Qymyrit dhe Çelikut , duke bërë që disa ta quajnë atë “Dita e Schumanit” ose “Dita e Evropës së Bashkuar” .
    Në kuadër të kësaj dite simbolike, presidenti Bajram Begaj përcolli urimet dhe theksoi rëndësinë e lidhjes së Shqipërisë me Evropën, duke ndarë me të vlerat e paqes, solidaritetit dhe unitetit.
    “Sot ne festojmë ditën e Evropës, të cilës i përkasim gjeografikisht e shpirtërisht dhe me të cilën ndajmë të njëjtat vlera të paqes, solidaritetit dhe unitetit. Integrimi  ynë në Evropën e Bashkuar është i sigurt dhe i pakthyeshëm”, shkruan Begaj.
    Edhe kryeministri Edi Rama u shpreh se në këtë ditë Shqipëria është më pranë familjes evropiane se kurrë, me hapjen e 24 kapitujve në negociatave për anëtarësim.
    “Sot në Ditën e Evropës Bashkimi Evropian konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Familjen e Bashkuar Evropiane dhe zyrtarizon çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3 – “Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke lajmëruar mbajtjen e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 22 Maj 2025, në Bruksel. Tanimë kemi hapur 24 kapituj dhe mbeten për t’u hapur edhe 11 të tjerë, me punë e shpresë brenda 2025. Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë dot më fatin evropian të shqiptarëve”, shkruan Rama.

  • SHBA dhe Rusia arrijnë marrëveshjen? Reuters: Kërkojnë mënyra për të rikthyer rrjedhën e gazit rus në Evropë

    SHBA dhe Rusia arrijnë marrëveshjen? Reuters: Kërkojnë mënyra për të rikthyer rrjedhën e gazit rus në Evropë

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, po kërkojnë mënyra për të rikthyer rrjedhën e gazit rus në Evropë, raporton Reuters.

    Burime pranë diskutimeve dypalëshe thanë se përcaktimi i një roli të ripërtërirë për Moskën në tregun e gazit të Bashkimit Evropian mund të ndihmojë në çimentimin e një marrëveshjeje paqeje me Presidentin rus Vladimir Putin.
    Edhe pse pjesa më e madhe e Evropës ka kërkuar furnizime alternative, disa blerës kanë mbetur dhe zyrtarët e industrisë thonë se më shumë mund të kthehen sapo të zbatohet një marrëveshje paqeje.
    Sa i përket Rusisë, asgjë nuk e ka dëmtuar ekonominë e saj më shumë sesa humbja e pjesës më të madhe të tregut evropian të gazit tre vjet më parë.
    Sot Rusia furnizon 19% të kërkesës së Evropës, nga 40% që ishte më parë, dhe përbëhet kryesisht nga gaz natyror i lëngshëm (LNG) dhe një pjesë e tij kanalizohet përmes Turqisë nëpërmjet tubacionit TurkStream.
    Përfshirja e Uashingtonit në rivendosjen e shitjeve të gazit mund ta ndihmojë Moskën të kapërcejë reagimet politike në pjesën më të madhe të Evropës.

    Top Channel

  • “Nga numërimi i 11 majit do të dalë fitorja më e bukur e PS”/ Rama mbyll fushatë në Lushnje: Do t’i japim Shqipërisë dinjitetin e munguar

    “Nga numërimi i 11 majit do të dalë fitorja më e bukur e PS”/ Rama mbyll fushatë në Lushnje: Do t’i japim Shqipërisë dinjitetin e munguar

    Kryetari i PS Edi Rama në fjalën e mbajtur në takimin përmbyllës në Lushnje, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit kujtoi dhe ish-deputetin socialist Bashkim Fino, i cili ka qenë deputet i Lushnjës.
    Rama tha se në 11 maj, mbështetësit e PS brenda dhe jashtë do ti japin PS fitoren më të bukur.
    “Kujtoj deputetin e Lushnjës Bashkim Finon, dhe dua të besoj se po na shikon nga lart dhe se nga ana tjetër të gjithë ju që jeni këtu, bashkë me shumë më tepër akoma që nuk janë në shesh do të jenë pa diskutim në kutitë e votimit të dielën, se bashku me ata që po dërgojnë votat nga jashtë Shqipërisë do të bëni të mundur që nga numërimi i 11 majit të dalë fitorja më e bukur e PS.
    Ne kemi fituar në mënyrë të përsëritur në Lushnje si në Divjakë dhe kemi bërë gjithçka kemi unur me fitoret tona.
    Ne nuk jemi në një ndeshje apo cikël ndeshjesh sportive. Fitorja është vetëm mjeti për të arritur qëllimet tona të përbashkëta.
    Ne falë punës dhe mbështetjes tuaj kemi arritur të bëjmë një transformim të madh qe nga qendra e qyteteve deri në territore ku ne së bashku ja kemi dalë”, tha ai.
    Kreu i PS tha se 3 mandate radhazi, nuk e kanë lodhur PS përkundrazi ata janë të bindur se Shqipëria do të jetë një vend që do të lulëzojë në mes të Evropës.
    Edi Rama: 3 mandate me radhë nuk na kanë lodhur., na kanë bindur cdo ditë e më shumë se ky vend që po bëhet po lulëzon në mes të Evropës. Por dhe ne do ta bëjmë të lulëzojë. Duke i dhënë atë që i ka mungur në jetë të jetëve, dinjitetin.
    Duke i dhënë flamurit të skënderbeut, ismail qemalit, shumë lotëve, shuymë shporesëve, vendin q ëi ka munguar atje në oborrin e Evropës.
    Duke i dhënë sot fëmijëve që nuk votojnë dot, gjënë më të madhe, atë që një prind mund ti japë fëmijës së vet, atë që s’na dhanë prindërit tanë, stërgjysëhrit tanë, shpirtin evropian të mishëruar në pasaportën evropiane.

  • Këshilli i Evropës kërkon lirimin e menjëhershëm të Imamoglut

    Këshilli i Evropës kërkon lirimin e menjëhershëm të Imamoglut

    Këshilli i Evropës “kërkon” lirimin “e menjëhershëm” të kryetarit të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, pasi delegacioni i tij u takua me kundërshtarin politik të burgosur të Tayyip Erdogan.

    “Pas një shkëmbimi të thelluar pikëpamjesh me z. Imamoglu, ne mbetemi të bindur se është e papranueshme në një shtet të qeverisur nga sundimi i ligjit që Stambolli t’i privojë kryetarit të bashkisë lirinë duke e ndaluar atë pa gjyq ose padi. Ne përsërisim thirrjen tonë për lirimin e tij të menjëhershëm”, tha delegacioni i Këshillit të Evropës në një deklaratë pas takimit në burgun e Silivri-t.
    Ky është delegacioni i parë ndërkombëtar që takohet me Ekrem Imamoglu që nga arrestimi i tij më 19 mars. “Arrestimi i pushtetarëve vendorë dhe zyrtarëve komunalë, si dhe zëvendësimi i tyre pa proces të rregullt ligjor ose një gjykim të bazuar në prova, shkel parimet themelore demokratike”, denoncon deklarata.
    “…akuzat për terrorizëm (…) nuk mund të justifikojnë në asnjë mënyrë zëvendësimin e kryetarëve të bashkive nga guvernatorët e qeverisë.” Këto masa de facto injorojnë vullnetin e qytetarëve të shprehur në kutitë e votimit.”
    Delegacioni është “i shqetësuar” “për shkeljen e lirive themelore të demonstruesve, që ndodhi pas demonstratave të nxitura nga arrestimi i kryetarit të bashkisë së Stambollit”.
    Arrestimi i Ekrem Imamoglu, i cili u emërua si kandidat i partisë më të madhe opozitare turke, CHP, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, shkaktoi një valë më të gjerë protestash dhe zemërimi në vendin që qeveriset që nga viti 2002 nga Erdogan dhe partia e tij (AKP).

    Top Channel

  • Pas takimit me kundërshtarin politik të burgosur të Erdogan, Këshilli i Evropës kërkon lirimin e menjëhershëm të Imamoglu

    Pas takimit me kundërshtarin politik të burgosur të Erdogan, Këshilli i Evropës kërkon lirimin e menjëhershëm të Imamoglu

    Këshilli i Evropës “kërkon” lirimin “e menjëhershëm” të kryetarit të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, pasi delegacioni i tij u takua me kundërshtarin politik të burgosur të Tayyip Erdogan.

    “Pas një shkëmbimi të thelluar pikëpamjesh me, ne mbetemi të bindur se është e papranueshme në një shtet të qeverisur nga sundimi i ligjit që Stambolli t’i privojë kryetarit të bashkisë lirinë duke e ndaluar atë pa gjyq ose padi, dhe ne përsërisim thirrjen tonë për lirimin e tij të menjëhershëm”, tha delegacioni i Këshillit të Evropës në një deklaratë pas takimit në burgun e Silivri-t.

    Është delegacioni i parë ndërkombëtar që takohet me Ekrem Imamoglu që nga arrestimi i tij më 19 mars.

    “Arrestimi i pushtetarëve vendorë dhe zyrtarëve komunalë, si dhe zëvendësimi i tyre pa proces të rregullt ligjor ose një gjykim të bazuar në prova, shkel parimet themelore demokratike. Akuzat për terrorizëm nuk mund të justifikojnë në asnjë mënyrë zëvendësimin e kryetarëve të bashkive nga guvernatorët e qeverisë. Këto masa de facto injorojnë vullnetin e qytetarëve të shprehur në kutitë e votimit”, denoncon deklarata.

    Delegacioni është “i shqetësuar” “për shkeljen e lirive themelore të demonstruesve që ndodhi pas demonstratave të nxitura nga arrestimi i kryetarit të bashkisë së Stambollit”.

    Arrestimi i Ekrem Imamoglu, i cili u emërua si kandidat i partisë më të madhe opozitare turke, CHP, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, ditën e burgosjes së tij, shkaktoi një valë më të gjerë protestash dhe zemërimi në vendin që qeveriset që nga viti 2002 nga Erdogan dhe partia e tij (AKP).

  • Zgjedhjet këtë të dielë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës do të vëzhgojë procesin

    Zgjedhjet këtë të dielë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës do të vëzhgojë procesin

    21 anëtarë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, do të udhëtojë në Shqipëri më 9 maj dhe do të qëndroj deri më 12 maj. Kjo për të vëzhguar zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, njoftoi sot Këshilli i Evropës në faqen zyrtare.
    Së bashku me delegacionin do të jenë edhe partnerë nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Asambleja Parlamentare e OSBE-së dhe Parlamenti Evropian.

    Delegacioni ndërpartiak do të takohet me kandidatë ose përfaqësues të partive politike që garojnë në zgjedhje, si dhe me krerët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe organit kryesor anti-korrupsion në Shqipëri, dhe përfaqësues të OJQ-ve dhe medias, përpara se të vëzhgojë votimin, më 11 maj.
    Dy anëtarë të Komisionit të Venecias, grupi i ekspertëve të pavarur ligjorë të Këshillit të Evropës do të ofrojnë mbështetje ligjore gjatë vizitës, e cila është organizuar nga Divizioni i Zgjedhjeve i APKE-së. Një delegacion prej katër anëtarësh i APKE-së bëri një vizitë parazgjedhore në Shqipëri, më 3-4 prill.

  • “Më 16 Maj e gjithë bota sytë nga Shqipëria”/ Rama: Këtu do presim liderët e Evropës

    “Më 16 Maj e gjithë bota sytë nga Shqipëria”/ Rama: Këtu do presim liderët e Evropës

    Ndërkohë që Shqipëria bëhet gati për pritjen që do t’i bëhet liderëve të Evropës në vendin tonë më 16 maj, kryeministri Edi Rama ka zbuluar disa detaje nga përgatitjet që po bëhen në sheshin Skënderbej.
    Rama deklaroi 16 maji do të jetë spektakël i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe e gjithë bota do ti ketë sytë nga Shqipëria, nga Tirana dhe nga sheshi i heroit kombëtar.
    “Mirëmëngjesi edhe njëherë nga këtu, nga sheshi Skënderbej, nën hijen e vetë atij, profetit të historisë sonë, Gjergj Kastriotit, ku do të kalojnë të gjithë udhëheqësit e Evropës më 16 maj dhe këtu po bëhet edhe shtëpia e Evropës me vizatimet e fëmijëve të të gjitha qytetet e Shqipërisë, për Evropën. Këtu do ti mikëpresim ata që do të vijnë në kryeqytetin e Evropës së Ballkanit. Ky do të jetë spektakël i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe e gjithë bota do ti ketë sytë nga Shqipëria, nga Tirana, nga sheshi i heroit kombëtar”, deklaroi kryeministri Rama.