Tag: euros

  • Pikiata e euros/ Vakaj: Ja një ndër faktorët që ka ndikuar në rënien e saj

    Pikiata e euros/ Vakaj: Ja një ndër faktorët që ka ndikuar në rënien e saj

    Emigrantët shqiptarë sollën 251 milionë euro pranë familjeve të tyre vetëm në tremujorin e parë të vitit, duke parë një rritje prej 4% në raport me vjet.
    Megjithatë, në raport me vitet e tjera kjo rezulton te jete rritja me modeste për këtë periudhë të vitit. Evidentohet një rritje e dërgesave jo vetëm në rrugë bankare, por edhe në prurjet cash.Pjesa me e madhe e dërgesave janë kryesisht nga shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali e Greqi.
    Drejtori i Shoqatës së Zyrave të Këmbimit Valutor, Dritan Vakaj, i ftuar në “Money Report” analizoi situatën, ndërsa theksoi se fakti që ka kaq shumë remitanca duhet lexuar si një nevojë që ka vendi ndaj ndihmave të huaja.
    Ai theksoi se remitancat, por edhe të ardhurat që vijnë nga turistët, kanë ndikuar në zhvlerësimin e mëtejshëm të euros.
    Sipas Vakajt, këmbimi i monedhës europiane nën nivelin 100 lekë është një sinjal jo i mirë për tregun dhe kjo ka efekte ekonomike dhe psikologjike te ata qytetarët, të cilët kanë kursimet e tyre në monedhën europiane.
    “Fakti që kemi remitanca, kjo do të thotë se kemi nevojë për dërgesa nga jashtë, Shifrat e turizmit flasin vetë, është një shifër e konsiderueshme dhe është para që ka ndikuar në rritjet e ofertës valutore në vend. Me këtë flukse parash që hyjnë në vend, padyshim që euro do vazhdojë të bjerë.
    Kemi rreth 8-9 miliardë euro të kursyera të shqiptarëve në banka dhe kjo është disi shqetësuese. Rënia poshtë pragut 100 lekë është element shqetësues. Në një periudhë në më pak se katër vjet, është padiskutim një shqetësues, si financiarisht dhe psikologjikisht”, theksoi Vaka.
    Ai theksoi se Banka e Shqipërisë duhej të ndërhynte më herët, me qëllim që të frenonte rënien e mëtejshme të euros. Sipas tij, Banka Qendrore mund të përdorë disa metoda, të cilat do krijonin garanci për euron dhe do rriste më tej besimin te ekonomia.
    “Besoj se jemi vonë, BSH me politikat e veta strukturore duhet të kishte ndërhyrë më herët. Ndërhyrja në mënyrë të drejtpërdrejtë apo ankandeve, sigurisht ka dhënë efekt. Ndërhyrja e saj i ka dhënë garanci dhe tregut. Prezenca e euros në shifrat kaq të larta, ku 50 % e transaksioneve kryhen në euro, kjo është një kazus, e cila meriton vëmendje të shtuar”, pohoi ai.

  • Bullgaria ka arsye të forta për t’i jo Euros

    Bullgaria ka arsye të forta për t’i jo Euros

    Nga Sven R. Larson – European Conservative/

    Që kur u anëtarësua në Bashkimin Europian në vitin 2007, shumë bullgarë kanë vënë në pikëpyetje nëse vendi ka përfituar vërtet nga ky anëtarësim. Bërja pjesë e BE-së solli me vete një valë rregulloresh, nga rregullat mjedisore deri te standardet e tregut të punës, që kanë ndikuar negativisht në ekonominë e vendit.

    Tani që Bullgaria është gati të bëhet anëtarja e 21-të e eurozonës, po rriten shqetësimet, dhe me plot të drejtë, se kjo do të shtojë edhe më shumë kufizime, duke e penguar Bullgarinë të formësojë vetë politikat e saj ekonomike.

    Me 4 qershor, agjencia Reuters raportoi:

    “Bullgaria ka përmbushur të gjitha kriteret për të adoptuar monedhën euro nga 1 janari 2026,” tha të mërkurën Banka Qendrore Europiane pas vlerësimit të përparimit mbi një sërë treguesish, nga inflacioni deri te legjislacioni bankar qendror… Vendimi përfundimtar i takon ministrave të financave të BE-së, të cilët pritet të japin miratimin në fillim të korrikut.

    Ka qenë një rrugëtim disi i trazuar për Bullgarinë, me disa vonesa gjatë rrugës, sidomos vitin e kaluar:

    “Anëtarësimi i Bullgarisë në eurozonë u shty pasi vendi nuk arriti të frenonte presionet mbi çmimet… Tani, BQE dhe Komisioni janë të kënaqur se kriteret ekonomike janë përmbushur, veçanërisht sa i përket borxhit publik dhe deficitit, inflacionit, normave të interesit dhe kursit të këmbimit.”

    Kur një vend i bashkohet euros, zakonisht ka një bujë të madhe politike brenda vendit. Jo në Bullgari; sipas TRT Global, përfitimet e pritura nga anëtarësimi në euro kundërshtohen nga skepticizmi i pjesës më të madhe të popullatës bullgare:

    “Korrupsioni i përhapur, pabarazitë e theksuara në të ardhura dhe një krizë katërvjeçare politike e shënuar nga zgjedhje të përsëritura dhe koalicione të dobëta kanë gërryer besimin ndaj autoriteteve. Shumëkush ka frikë nga rritja e çmimeve gjatë kalimit, siç ndodhi në vende të tjera që u bashkuan në dekadën e fundit.”

    Megjithëse nuk jepen të dhëna konkrete për rritje çmimesh në vendet e tjera që iu bashkuan euros, ka raste të dokumentuara të rritjeve të “pajustifikuara” të çmimeve në Kroaci kur ajo adoptoi monedhën e përbashkët në vitin 2023. Duke pasur parasysh këtë, nuk është çudi që, sipas BNT News, “50% e bullgarëve janë kundër adoptimit të euros, ndërsa 43% janë pro”.

    Nuk duhet nënvlerësuar ndikimi i këtyre rritjeve të fshehura të çmimeve, nëse ndodhin. Megjithatë, bullgarët euroskeptikë kanë arsye edhe më të mëdha për të mos hequr dorë nga leva, monedha e tyre aktuale. Aktualisht, e vetmja fushë e ekonomisë së tyre ku performanca është relativisht e mirë është papunësia:

    Shkalla e përgjithshme e papunësisë ka qenë pak mbi 4.2% që nga viti 2022, krahasuar me 5.4–5.5% të eurozonës;

    Te të rinjtë (mosha 15–24), mesatarja deri tani në vitin 2025 është pak mbi 10%, më shumë se katër pikë përqindje më pak se mesatarja e eurozonës.

    Pothuajse çdo tregues tjetër tregon se bullgarët nuk kanë përfituar nga anëtarësimi në BE në vitin 2007.

    Nuk është e nevojshme një analizë e thellë për të kuptuar kur gjërat nisën të përkeqësoheshin, dhe kjo përkon çuditërisht me hyrjen në BE në vitin 2007. 

    Rënia e rritjes mesatare pas anëtarësimit në BE është ndoshta më dramatikja nga të gjitha vendet e BE-së që kam studiuar. Kjo ka pasoja të qëndrueshme për standardin e jetesës së qytetarëve, si dhe për aftësinë e qeverisë për të përmbushur detyrimet e saj sociale ndaj taksapaguesve.

    Ky është një aspekt thelbësor. Pasoja më domethënëse nga hyrja në eurozonë, krahasuar me hyrjen në BE, është se rregullat fiskale të BE-së, të njohura si Pakti i Stabilitetit dhe Rritjes (SGP), bëhen më shumë se thjesht rregulla burokratike abstrakte. Me hyrjen në eurozonë, Bullgaria bëhet e prekshme ndaj të njëjtit trajtim katastrofik që pësuan disa vende, përfshirë Greqinë, në vitet 2009–2014.

    Për sa kohë që qëndron jashtë eurozonës, Bullgaria mund t’i përgjigjet një krize të rëndë fiskale duke zhvlerësuar monedhën e saj, levën, ndaj monedhave të tjera, përfshirë euron. Një zhvlerësim e bën eksportin më të lirë dhe kështu nxit rritjen ekonomike (shumë e nevojshme në krizë). Gjithashtu, borxhi i qeverisë bëhet relativisht më i lirë për investitorët e huaj, të cilët mund të blejnë më shumë me të njëjtën shumë të monedhës së tyre.

    Por sapo Bullgaria t’i bashkohet euros, nuk do të mund të mbështetet më në zhvlerësimin e monedhës si mjet i fundit për të rregulluar problemet fiskale. Ato probleme do të mbeten, dhe do të ndikojnë edhe shtetet e tjera të eurozonës, njësoj si borxhi i thellë grek dikur. Për këtë arsye, BE dhe BQE do të mbikëqyrin nga afër financat publike bullgare.

    Dhe kanë arsye të mira për këtë. Sektori i konsoliduar i qeverisë në Bullgari po shfaq një deficit të konsiderueshëm buxhetor. Si përqindje ndaj PBB-së, ai qëndron në 2.7% që nga fillimi i vitit 2023; tendenca e përgjithshme që nga anëtarësimi në BE është dukshëm më e keqe sesa para vitit 2007:

    Edhe pse shifrat më të fundit, që tregojnë një deficit pak nën 3% të PBB-së, e mbajnë Bullgarinë brenda kufijve të vendosur nga Pakti i Stabilitetit dhe Rritjes, historia buxhetore e vendit flet për një realitet më shqetësues. Që nga anëtarësimi në BE, deficitet janë bërë më të zakonshme se tepricat, duke ngritur shqetësime për të ardhmen fiskale të qeverisë bullgare. Mund të priten deficite të vazhdueshme, me masa të dëshpëruara nga legjislatura për të mbajtur ato deficite formalisht nën kufirin e paktit të stabilitetit.

    Pakti përfshin edhe një kufi borxhi, por borxhi total i qeverisë bullgare është vetëm një fraksion, si përqindje e PBB-së, krahasuar me mesataren e eurozonës.

    Ndërkohë që politika fiskale përqendrohet në respektimin e rregullave të BE-së, qeveria kombëtare do të humbasë gradualisht fokusin ndaj objektivave më të rëndësishëm për mirëqenien e qytetarëve. Kjo, në plan afatgjatë, do të dobësojë qëndrueshmërinë ekonomike të vendit, njësoj siç kemi parë në vende të tjera të eurozonës. Investimet në infrastrukturë kritike nuk do të varen më nga nevojat ekonomike të vendit, por nga ashpërsia e burokratëve fiskalë europianë që ndjekin buxhetin qeveritar sikur të ishte treg aksionesh.

    Qëndrueshmëri më e dobët ekonomike çon në rritje ekonomike më të ulët. Rritja më e ulët sjell të ardhura të pamjaftueshme nga taksat për të mbushur buxhetin. Reagimi i zakonshëm i ligjvënësve në raste të tilla është rritja e taksave. Kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur në Bullgari, dhe kjo që para se vendi të bashkohet me eurozonën. Taksat si përqindje e PBB-së bullgare po binin përpara anëtarësimit në BE në 2007, dhe janë rritur përsëri që atëherë.

    Deri tani, trashëgimia makroekonomike e anëtarësimit të Bullgarisë në BE përbëhet nga: rritje më e ulët ekonomike,financa qeveritare më të dobëta, dhe taksa më të larta. Do të ishte naive të pritet ndonjë gjë tjetër ndërkohë që vendi integron veten në eurozonë.

  • “Vdekja e euros!” Rrugëtimi i valutës europiane, nga froni i lavdisë në hijen e “superlekut”

    “Vdekja e euros!” Rrugëtimi i valutës europiane, nga froni i lavdisë në hijen e “superlekut”

    Nga froni i lavdisë, në hijen e “Superlekut”. Euro, monedha e artë e ëndrrave europiane, vite më parë sundonte me krenari në çdo transaksion, nga rrugicat e tregjeve popullore deri në kontratat më të majme të ndërtimit. Në sytë e shqiptarëve, euro nuk ishte thjesht një valutë….ishte garanci, prestigj, status. Por sot, ajo nuk është më as hijeshia që ishte. E zbehtë në kurset e këmbimit, e pa forcë në dorën e emigrantit, euro po jeton ditët e saj më të zymta.
    “Deri diku kjo do të ishte e pritshme. Për aq kohës a le po përdorim më shumë euron se lekun, sigurisht që do të vinte një ditë që do të ndodhte “vdekja e saj”, thotë për A2 CNN, Dritan Vakaj, kreu i Shoqatës së Këmbimit Valutor.
    Koha si çdo regjim, i ka ditët e veta të numëruara. Dhe sot, euro nuk shkel më mbi qilim të kuq në tregun valutor shqiptar. Me kokën ulur, ajo shitet për më pak se 98 lekë. Ky është niveli u ulët jo vetëm për këtë vit, po që na2088-ta kur valuta europiane hyri në Shqipëri.

    “Rritja e remitancave nga emigrantët, hyrjet masive të turistëve tëhuaj që sjellin valutë, investimet e huaja që përllogariten në euro, si dhe mungesa e kërkesës për të blerë valutë për importe – të gjitha kanë ndikuar në këtë zhvlerësim të qëndrueshëm të euros. E gjithë kjo ndodh ndërsa Banka e Shqipërisë ndërhyn në treg për të blerë valutë dhe për të shmangur një rënieedhe më dramatike”, thekson Vakaj, për A2 CNN.
    Banka e Shqipërisë mundohet ta mbajë në jetë. Bën ndërhyrje. Blerje. Sinjale. Por tregu nuk fal: Në raport me qershorin e njëviti më parë, euro ka humbur mbi 2 pikë.

    “Kjo nuk është vetëm një krizë kursi. Është një ndryshim paradigme. Një kohë e re ku lekut po i jepet dinjitet. Një realitet i ri ku euroja nuk frikëson më, por barazohet. Një botë ku fiton ai që merr pagë në lekë… dhe humbet ai që paguhet në euro”, shton Vakaj.
    Euro po rrudhet shpejt, përballet me një realitet të ri shqiptar, ku fuqia vendase e parasë po fiton besim dhe pavarësi. Por mbetet për t’u parë nëse ky është një fund i përkohshëm, një kapitull i ri i lekut, apo thjesht një episod në ciklin e luhatjeve monetare që i karakterizon tregjet në tranzicion.

  • Bullgaria me euro: më mirë a më keq?

    Bullgaria me euro: më mirë a më keq?

    Me një këmbë në bashkimin monetar, pas dritës jeshile të dhënë nga Komisioni Evropian dhe BQE, qeveria bullgare siguron qytetarët se miratimi i monedhës së përbashkët evropiane, nga janari 2026, do t’i sjellë prosperitet vendit – dhe paraqet shifra specifike.
    Në një intervistë të dhënë për BNT nga ministri i Ekonomisë dhe Industrisë, Peter Dilov, ai shpjegoi se si ekonomia kombëtare do të bëhet më e pasur me dy miliardë leva.
    “Si ekonomia ashtu edhe publiku do të ndalojnë përgjithmonë humbjen e rreth një miliard leva çdo vit për shkak të konvertimit të monedhës midis levës dhe euros ose anasjelltas. Pothuajse gjysmë milioni biznese të vogla dhe të mesme operojnë në Bullgari, duke mbajtur llogari si në leva ashtu edhe në euro. Heqja e këtij detyrimi do t’u kursejë kompanive rreth 100 euro në vit”, tha ai.
    Qeveria bullgare pret që miratimi i euros do të lehtësojë investimet në vend – veçanërisht në fushën e teknologjive të reja, ku po regjistrohet një vrull i konsiderueshëm.
    “Bullgaria ofron kushte shumë të favorshme për këto investime”, tha Dilov, “pasi kemi një fuqi punëtore shumë të kualifikuar në këtë sektor. Ne gjithashtu presim investime në industrinë e mbrojtjes, veçanërisht në kuadër të programeve të BE-së që sigurojnë fonde në këtë fushë.”
    Vlerësimin se “miratimi i euros do të çojë në më shumë investime në Bullgari” e ndan edhe Vasil Velev, kryetar i bordit të Shoqatës Kombëtare të Kapitalit Industrial.
     
    Sipas të dhënave të fundit, PBB-ja e Bullgarisë pritet të rritet me 3.1% në bazë vjetore, duke e bërë Bullgarinë një nga vendet me rritjen më të shpejtë në BE.
     
    Sipas Dilov, shteti ka përgatitur një mekanizëm për mbrojtjen e konsumatorit për të parandaluar spekulimet pas miratimit të monedhës së vetme evropiane. /tesheshi.com/
     
     

  • Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

    Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

    Komisioni Evropian mendon se Bullgaria është e gatshme të bëhet vendi i 21-të i Bashkimit Evropian që përdor euron.
    Sipas raportit të komisionit vitin e kaluar Bullgaria kishte bërë me sukses përpjekje për të ulur përqindjen e inflacionit nga mbi 9.5% në rreth 2.7%. Komisioni Evropian pret që deri në vitin 2026 inflacioni në Bullgari të bjerë në nivelin 1.8% .
    Bullgaria plotëson kriteret e eurozonës
    Sipas Bankës Qendrore Evropiane tani Bullgaria i plotëson kriteret për t’u bërë pjesë e eurozonës në katër fushat e kërkuara.
    Për t’u anëtarësuar në eurozonë një vend duhet të përmbushë disa kritere, në të cilat bëjnë pjesë stabiliteti i çmimeve, financat e shëndosha publike, ulja e inflacionit dhe kursi i qëndrueshëm i këmbimit. Inflacioni nuk duhet të dalë jashtë kontrollit në mënyrë që të ruhen vlera e parasë dhe fuqia  e saj blerëse.
    Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 2007. Vendi i fundit që u pranua në eurozonë më 1 janar 2023 ishte Kroacia.
    Anëtarësimi në eurozonë i jep Bullgarisë akses në politikën monetare dhe mbështetjet financiare të Bankës Qendrore Evropiane, duke zvogëluar rrezikun e krizave monetare.
    Përdorimi i euros ul normat e interesit për kreditë qeveritare dhe të biznesit dhe eliminon rrezikun e këmbimit valutor me vendet e eurozonës, duke rritur besimin e investitorëve. Po ashtu përdorimi i euros thjeshton transaksionet ndërkufitare, duke e bërë më të lehtë tregtinë dhe turizmin me vendet e tjera të BE-së.
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e quajti euron si “simbol të prekshëm të forcës dhe unitetit evropian”.
    Falë euros ekonomia bullgare do të bëhet më e fortë do të ketë më shumë tregti me partnerët e eurozonës, më investime të huaja direkte, qasje në financa, vende pune me cilësi të lartë dhe të ardhura reale.
    Kryeministri bullgar Rossen Jeliazkov tha se BE-ja konfirmoi përparimet që bërë vendi.
    “Një ditë e jashtëzakonshme. Një hap tjetër përpara në rrugën e Bullgarisë drejt euros… Kjo vjen pas vitesh të tëra reformash, angazhimi dhe harmonie me partnerët tanë evropianë”, shkroi ai në një postim në X.
    Jo të gjithë të kënaqur me euron
    Nxitja për të adoptuar euron ka shkaktuar reagime të forta negative dhe protesta pjesërisht të dhunshme në Bullgari. Protesta janë zhvilluar në Sofje dhe qytete të tjera. Sondazhet e fundit tregojnë se gati gjysma e të anketuarve e kundërshtojnë bashkimin e Bullgarisë me eurozonën.
    Partia opozitare pro-ruse “Vazrazhdane” ka organizuar disa demonstrata kundër anëtarësimit në eurozonë.
    “Nëse Bullgaria i bashkohet eurozonës, do të jetë si të hipësh në Titanik”, tha Nikolai Ivanov, dikur zyrtar i lartë tani në pension, gjatë një proteste të kohëve të fundit, duke reflektuar frikën se miratimi i euros mund të prekë kursimet dhe të dëmtojë ekonominë bullgare./DW

  • Bullgari/ Protesta kundër monedhës euro, ‘bashkimi me eurozonën, njësoj sikur ti hipim Titanikut’

    Protesta kundër hyrjes së Bullgarisë në eurozonë po zhvillohen sot në Sofje dhe në disa qytete të tjera të vendit, ndërkohë që Brukseli pritet të japë ‘dritën jeshile’ në qershor për miratimin e euros si monedhë zyrtare të shtetit ballkanik.

    “Nëse Bullgaria i bashkohet eurozonës, do të jetë si të hipësh në Titanikun,” – tha për agjencinë AFP Nikolai Ivanov, një ish-nëpunës i lartë civil në pension, gjatë një proteste të mëparshme kundër heqjes dorë nga leva, monedha kombëtare bullgare.

    Që prej fillimit të vitit 2024, kundërshtarët e anëtarësimit në eurozonë kanë organizuar një sërë protestash, duke kërkuar zhvillimin e një referendumi gjithëpërfshirës. Këto protesta shoqërohen nga një valë e gjerë dezinformimi që ka përçarë opinionin publik dhe ka nxitur frikë në një vend ende të traumatizuar nga krizat ekonomike të së kaluarës.

    Shumë qytetarë e lidhin ndryshimin e monedhës me kujtimet e krizës financiare të viteve 1996–1997, kur 14 banka falimentuan dhe inflacioni i kaloi 300%. Sipas sondazheve të fundit, gati gjysma e bullgarëve janë kundër adoptimit të euros.

    Kjo çështje ka ringjallur edhe retorikën anti-BE dhe ndjenjat pro-ruse në vend. Në disa protesta janë parë flamuj rusë, një simbolikë e fortë politike në një kohë tensioni të lartë në Evropë.

    Bullgaria, e cila iu bashkua BE-së në vitin 2007, mbetet vendi më i varfër i unionit dhe ka nivele të larta mosbesimi ndaj institucioneve shtetërore dhe evropiane. “Të varfrit kanë frikë se mos bëhen edhe më të varfër,” – shprehet Boryana Dimitrova, drejtoreshë e institutit kërkimor Alpha Research.

    Kundërshtimet e forta ndaj euros po nxiten edhe nga partitë ekstremiste si ‘Vazrazhdane’, të cilat organizuan protestat e sotme në Sofje. Edhe presidenti pro-rus i vendit, Rumen Radev, është rreshtuar kundër euros, duke bërë thirrje për një referendum dhe akuzuar qeverinë për neglizhencë ndaj shtresave më të varfra në këtë tranzicion.

    Në rrjetet sociale, dezinformimi është i pranishëm me narrativa si: “Brukseli do të konfiskojë kursimet tuaja për të financuar Ukrainën.” Sipas Dimitrovës, qëndrimi i presidentit është një ‘lëvizje e llogaritur politike’ për të fituar mbështetje nga votuesit e zhgënjyer. Propozimi i tij për referendum u kundërshtua si ‘jokushtetues’ nga ekspertë ligjorë dhe u refuzua nga Kryetarja e Parlamentit, Natalia Kiselova.

    Megjithatë, zërat pro-evropianë vazhdojnë të artikulojnë përfitimet e integrimit më të thellë në strukturat ekonomike të BE-së. Në kryeqytet dhe në qytetet e mëdha, ku popullsia është më e pasur dhe më e arsimuar, pranimi i euros shihet si një hap logjik dhe i nevojshëm në procesin e integrimit evropian.

    Institucionet financiare dhe bankat janë tashmë të përgatitura për tranzicionin monetar. Dizajni i monedhës është miratuar dhe monedha dypërdorëshe bullgare do të mbajë mbishkrimin: ‘Zoti e ruajt Bullgarinë.’

    Por, edhe mes përgatitjeve formale, mungesa e informacionit është shqetësuese. “Disa qytetarë ende më pyesin nëse euroja bullgare do të pranohet në Francë apo Gjermani,” – thotë me keqardhje Dimitrova, duke nënvizuar nevojën për më shumë transparencë dhe edukim publik për këtë hap të rëndësishëm ekonomik. Syri.net-iefimerida

  • Ndërsa në BE-ja Shqipëri shihet si perëndi, ç’ndodh në Bullgari?

    Ndërsa në BE-ja Shqipëri shihet si perëndi, ç’ndodh në Bullgari?

    Pritet që Bullgaria të marrë dritën jeshile nga Brukseli për të miratuar euron në qershor, por kjo perspektivë ka shqetësuar shumë qytetarë.
    “Nëse Bullgaria i bashkohet eurozonës, do të jetë si të hipësh në Titanik”, tha për AFP-në Nikolay Ivanov, një zyrtar i lartë në pension, në një protestë të kohëve të fundit duke bërë thirrje që vendi të mbajë monedhën e tij, levin.
    Që nga janari, kundërshtarët e futjes së monedhës së vetme evropiane në Bullgari kanë nisur protesta dhe po kërkojnë një referendum për këtë çështje, mes një përmbytjeje dezinformatash.
    Valëvitja e flamujve rusë
    Kujtimet e krizës ekonomike të viteve 1996 dhe 1997, në të cilën 14 banka falimentuan dhe hiperinflacioni ishte më shumë se 300 përqind, janë ringjallur gjithashtu, gjë që ka nxitur opozitën.
    Disa sondazhe të kohëve të fundit kanë treguar se pothuajse gjysma e të anketuarve thonë se kundërshtojnë bashkimin e Bullgarisë me eurozonën.
    Debati ka rigjallëruar propagandën anti-BE, me shumë që kundërshtojnë miratimin e euros duke valëvitur flamuj rusë.
    Bullgaria, e cila iu bashkua BE-së në vitin 2007, është vendi më i varfër në bllok.
    Dhe “të varfrit kanë frikë se do të varfërohen”, tha Boriana Dimitrova, drejtoreshë e Institutit të Kërkimeve Alpha.
    Kjo, së bashku me mosbesimin ndaj institucioneve pas viteve të paqëndrueshmërisë, ka krijuar terren pjellor që 6.4 milionë banorët e vendit të kenë frikë nga ndryshimet ekonomike.
    Disa grupe politike kanë nxitur frikën, përfshirë partinë e ekstremit të djathtë Vazrazhdane, e cila bëri thirrje për një tjetër tubim anti-euro në kryeqytet.
    Presidenti pro-rus i vendit Rumen Radev bëri një njoftim të papritur në fillim të majit, duke bërë thirrje gjithashtu për një referendum mbi këtë çështje.
    Këtë javë, ai akuzoi qeverinë se nuk ka zbatuar masat e nevojshme për t’u lejuar “më të prekshmëve” t’i rezistojnë tronditjes së miratimit të euros.
    Një e treta e popullsisë, në rrezik varfërie
    Sipas të dhënave të Eurostat, një e treta e bullgarëve u përballën me kërcënimin e varfërisë ose përjashtimit social vitin e kaluar.
    Dezinformimi i shpërndarë gjerësisht në mediat sociale pretendon në mënyrë të rreme se me futjen e euros, “Brukseli do të konfiskojë kursimet tuaja për të financuar Ukrainën”.
    Ndërkohë, zërat pro-evropianë në vend po përpiqen të dëgjohen.
    “Në Sofje dhe qytetet më të mëdha, popullsia – më e pasur, më e arsimuar dhe më e re – e sheh atë si hapin tjetër logjik në procesin e integrimit evropian”, tha Dimitrova. /tesheshi.com/

  • Kursi i Euros e nis javën në rënie, pranë minimumit historik

    Kursi i Euros e nis javën në rënie, pranë minimumit historik

    Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur javën me një rënie të ndjeshme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 98.11 lekë, në rënie me 0.45 lekë krahasuar me javën e kaluar.
    Në fakt, rënia e Euros në tregun valutor ishte e përshkallëzuar gjatë pjesës së dytë të javës së shkuar. Por, duke qenë se ditët e enjte dhe të premte ishin pushime për administratën shtetërore, kursi zyrtar i këmbimit nuk ishte përditësuar prej Bankës së Shqipërisë qysh të mërkurën e kaluar.
    Në ditët e para të javës së kaluar, Euro shënoi rritje, të lidhur me një shtim të përkohshëm të kërkesës në tregun valutor. Por, siç ka ndodhur zakonisht në vitet e fundit, kjo rritje nuk ka zgjatur shumë dhe në harkun e pak ditëve monedha europiane është rikthyer në vlera të përafërta me fillimin e javës së kaluar.
    Duke filluar nga gjysma e dytë e muajit prill, kursi i këmbimit Euro-Lek ka pësuar një zhvendosje në rënie. Të dhënat e viteve të fundit tregojnë se një rënie e tillë është pak a shumë e zakonshme dhe lidhet me rritjen e flukseve valutore hyrëse, të lidhura sidomos me shtimin e numrit të vizitorëve të huaj. Megjithatë, disa agjentë nuk përjashtojnë edhe një ndikim të përkohshëm të fushatës zgjedhore në kursin e këmbimit, mbështetur në perceptimin se kjo periudhë shoqërohet me një qarkullim më të lartë të valutës së huaj.
    Aktualisht, kursi i këmbimit Euro-Lek ndodhet pranë pragut të 98 lekëve dhe njëkohësisht vlerës më të ulët historike, që u shënua më datë 6 maj, në nivelin e 97.99 lekëve.
    Sinjalet nga kursi i këmbimit tregojnë se edhe këtë vit tregu do të ushtrojë presione nënçmuese mbi monedhën europiane. Pas një tremujori të parë në nivele më të qëndrueshme, tremujori i dytë, ashtu siç pritej, ka nisur me zhvlerësimin e Euros. Agjentët mendojnë se kjo është një rrjedhojë e një sezoni turistik më të zgjeruar, që sjell rritje të prurjeve valutore që para fillimit të verës.
    Edhe politika fiskale shtrënguese, me suficite të mëdha, e viteve të fundit tenton të shtrëngojë ofertën e Lekut me kalimin e muajve, duke shtuar presionin për mbiçmimin e monedhës vendase. Deri në fund të 3-mujorit, buxheti ishte përsëri në suficit të dukshëm, në vlerën e pothuajse 34 miliardë lekëve, me një rritje të mëtejshme me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Vitin e kaluar, zhvlerësimi i mëtejshëm i Euros u frenua nëpërmjet blerjeve të mëdha dhe të paprecedente të Bankës së Shqipërisë. Banka Qendrore bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024, në vlerën më të lartë historike.
    Duke qenë se inflacioni vazhdon të qëndrojë poshtë objektivit prej 3%, mund të pritet që Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të ndjekë një strategji të ngjashme edhe këtë vit, për të kufizuar forcimin e Lekut./ Monitor

  • Kursi i këmbimit të euros e nis javën në ’pikiatë’, pranë minimumit historik, ja faktorë që ndikuan..

    Kursi i këmbimit të euros e nis javën në ’pikiatë’, pranë minimumit historik, ja faktorë që ndikuan..

    Kursi i këmbimit të Euros me Lekun e ka nisur javën me një rënie të ndjeshme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të hënën me 98.11 lekë, në rënie me 0.45 lekë krahasuar me javën e kaluar.
    Në fakt, rënia e Euros në tregun valutor ishte e përshkallëzuar gjatë pjesës së dytë të javës së shkuar. Por, duke qenë se ditët e enjte dhe të premte ishin pushime për administratën shtetërore, kursi zyrtar i këmbimit nuk ishte përditësuar prej Bankës së Shqipërisë qysh të mërkurën e kaluar.
    Në ditët e para të javës së kaluar, Euro shënoi rritje, të lidhur me një shtim të përkohshëm të kërkesës në tregun valutor. Por, siç ka ndodhur zakonisht në vitet e fundit, kjo rritje nuk ka zgjatur shumë dhe në harkun e pak ditëve monedha europiane është rikthyer në vlera të përafërta me fillimin e javës së kaluar.
    Duke filluar nga gjysma e dytë e muajit prill, kursi i këmbimit Euro-Lek ka pësuar një zhvendosje në rënie. Të dhënat e viteve të fundit tregojnë se një rënie e tillë është pak a shumë e zakonshme dhe lidhet me rritjen e flukseve valutore hyrëse, të lidhura sidomos me shtimin e numrit të vizitorëve të huaj. Megjithatë, disa agjentë nuk përjashtojnë edhe një ndikim të përkohshëm të fushatës zgjedhore në kursin e këmbimit, mbështetur në perceptimin se kjo periudhë shoqërohet me një qarkullim më të lartë të valutës së huaj.
    Aktualisht, kursi i këmbimit Euro-Lek ndodhet pranë pragut të 98 lekëve dhe njëkohësisht vlerës më të ulët historike, që u shënua më datë 6 maj, në nivelin e 97.99 lekëve.
    Sinjalet nga kursi i këmbimit tregojnë se edhe këtë vit tregu do të ushtrojë presione nënçmuese mbi monedhën europiane. Pas një tremujori të parë në nivele më të qëndrueshme, tremujori i dytë, ashtu siç pritej, ka nisur me zhvlerësimin e Euros. Agjentët mendojnë se kjo është një rrjedhojë e një sezoni turistik më të zgjeruar, që sjell rritje të prurjeve valutore që para fillimit të verës.
    Edhe politika fiskale shtrënguese, me suficite të mëdha, e viteve të fundit tenton të shtrëngojë ofertën e Lekut me kalimin e muajve, duke shtuar presionin për mbiçmimin e monedhës vendase. Deri në fund të 3-mujorit, buxheti ishte përsëri në suficit të dukshëm, në vlerën e pothuajse 34 miliardë lekëve, me një rritje të mëtejshme me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Vitin e kaluar, zhvlerësimi i mëtejshëm i Euros u frenua nëpërmjet blerjeve të mëdha dhe të paprecedente të Bankës së Shqipërisë. Banka Qendrore bleu afërsisht 933 milionë euro në tregun e brendshëm valutor në 2024, në vlerën më të lartë historike.
    Duke qenë se inflacioni vazhdon të qëndrojë poshtë objektivit prej 3%, mund të pritet që Banka e Shqipërisë do të vazhdojë të ndjekë një strategji të ngjashme edhe këtë vit, për të kufizuar forcimin e Lekut./Monitor

  • Thellohet tatëpjeta e euros, rekordi i ri negativ

    Thellohet tatëpjeta e euros, rekordi i ri negativ

    Euro bie nën 98 lekë, për herë të parë që nga tetori i vitit 2008 kur valuta europiane hyri në Shqipëri.
    Sipas kursit të këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, mesatarisht një euro po këmbehet për 97.99 lekë.
    Trajektore të ngjashme po ndjek edhe dollari që po këmbehet për mesatarisht 86.54 lekë, niveli më i ulët në 17 vite Zgjedhjet e 11 majit dhe shtimi i turistëve vlerësohen si dy arsyet kryesore.