Tag: euros

  • Kriza e euros, po këmbehet me 98 lekë! BSH deri në fund të vitit do të blejë 330 mln €: Më e rëndë situata nëse s’do ndërhynim

    Kriza e euros, po këmbehet me 98 lekë! BSH deri në fund të vitit do të blejë 330 mln €: Më e rëndë situata nëse s’do ndërhynim

    Kriza e euros do të ishte më e thelle nëse Banka e Shqipërisë, nuk do të kishte ndërhyrë në treg duke blerë valutë. Një eur këmbehet aktualisht afro 98 lekë, me rënie mbi 8% krahasuar me vjet, por situata thotë Banka qendrore do të ishte më problematike nëse s’do kishin blerë ata valutë në treg.
    “Në vijim të flukseve të bollshme hyrëse të valutës, kursi i këmbimit të Lekut vijoi të mbiçmohet ndaj valutave kryesore gjatë periudhës, por shpejtësia e mbiçmimit u ngadalësua, edhe për shkak të blerjeve të valutës nga ana e Bankës së Shqipërisë”, thotë banka në raportin gjashtëmujor të stabilitetit.
    Për të stabilizuar kursin, banka ka tërhequr nga tregu në gjashtëmujorin e parë të vitit 137.6 milionë euro por nuk arriti të ndalonte zhvlerësimin e monedhës evropiane përballë lekut.
    Banka e Shqipërisë planifikon të blejë deri në fund të vitit të paktën edhe 196 milionë euro për të rritur rezervën valutore, pasi ka si objektiv që brenda vitit blerja për këtë qëllim të jetë 330 milionë euro, ndërkohë që nga janari deri në qershor ajo bleu për rritjen e rezervës 134.2 milionë euro.
    Përballë fluksit të euros që po vjen nga turizmi, investimet, remitancat dhe paraja informale, monedha evropiane është në ditët e saj më të vështira. Pavarësisht këtyre ndërhyrjeve euro është zhvlerësuar me 8% krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, kohë kur një euro kushtonte 106 lekë.
    Euro ka dëmtuar por edhe favorizuar!
    Institucionet thonë se shkaku kryesor i zhvlerësimit të euros por edhe të dollarit është turizmi, dhe fluksi i lartë i prurjeve valutore, si nga investimet ashtu edhe nga remitancat.
    Fituesit e zhvlerësimit
    Ky zhvlerësim i lekut për buxhetin e shtetit, bizneset e qytetarët ka avantazhe e disa avantazhe. Ka ndikim pozitiv në shlyerjen e borxhit në valutë, pasi këstet e kthimit janë më të lira, pasi konvertimi i euros në lekë është shumë më i ulët. Pra nëse vjet një këst prej 1000 euro kushtonte 106 mijë lekë, këtë vit kësti prej 1000 euro kushton 98 mijë lekë. Pra qeveria paguan më pak për të shlyer borxhin në valutë, dhe vetëm si rezultat i zhvlerësimit të monedhës evropiane Ministria e Financave deklaroi se borxhi publik për periudhën 2021-2023, ka rënën me 5.4% vetëm prej zhvlerësimit të euros e dollarit.

    I njëjti efekt pozitiv është edhe për qytetarët që kanë kredi në euro, kësti i tyre vlen më pak kur e këmben në lekë. pozitivisht do të ndikonte edhe në pagesat e qirave në euro, nëse tregu do të ishte i formalizuar. Po ashtu kanë përfituar edhe importuesit pasi kanë blerë të njëjtën sasi malli me më pak lekë. Ndikim pozitiv ky zhvlerësim duhet të kishte dhënë edhe në uljen e çmimeve për mallrat e importuara, duke nisur që nga karburanti e deri tek produktet ushqimore.
    Humbësit e zhvlerësimit
    Zhvlerësimi i euros godet eksportuesit pasi për të njëjtin sasi malli që shesin jashtë vendit fitojnë më pak pasi këmbimi euro në lekë është shumë më i ulët se vjet. Qytetarët që kanë të ardhurat në euro po ashtu humbasin pasi përfitojnë më pak lekë, e po ashtu humbin edhe nga remitancat që ju sjellin të afërmit e tyre, pasi për një dërgesë prej 1000 euro, ata marrin vetëm 98 mijë lekë kur i konvertojnë.
    Humbet edhe buxheti i shtetit pasi fiton më pak para nga të importet, për shkak të zhvlerësimit të euros mblidhen më pak para nga TVSH-ja në doganë dhe nga akciza. Përtej ndërhyrjeve në kursin e këmbimit duke blerë sasi eurosh, Banka e Shqipërisë thotë se duhet të merren masa për të kufizuar përdorimin e euros në ekonominë vendase. Përdorimi i euros për të blerë në dyqane, qendra tregtare apo për të paguar fatura restorantesh duhet të ndalohen në mënyrë kategorike. Kështu është përgjigjur më herët për Report TV, Banka e Shqipërisë Sipas Bankës, opsion është edhe vënia e një tavani për vlerën e pagesave që mund të lejohen në euro. Sipas bankës synimi është ndalimi veçanërisht i transaksioneve të brendshme individ-individ, individ-biznes apo biznes-biznes, për blerje me pakicë dhe në vlerë të vogël ku pagesa në euro është e panevojshme.

  • Euro i afrohet 100 lekëve, kursi arrin nivelin më të lartë në pothuajse pesë muaj

    Euro i afrohet 100 lekëve, kursi arrin nivelin më të lartë në pothuajse pesë muaj

    Euro ka vazhduar forcimin në kursin e këmbimit me lekun edhe ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 99.71 lekë, në rritje me pothuajse 1 leke krahasuar me ditën e martë.
    Ky është niveli më i lartë i kursit euro-leke që prej fillimit të shtatorit të vitit të kaluar.
    Sipas agjentëve të tregut valutor, rritja e kursit të këmbimit të euros ka ardhur për shkak të kërkesave të larta për blerje nga disa banka të veçanta të sektorit.
    Në përgjithësi, blerjet e valutës bëhen për të plotësuar nevojat e klientëve, por në raste të veçanta bankat mund të blejnë për llogari të tyre, si për të mbyllur pozicionet e hapura në valutë përtej niveleve të lejuara rregullatore, apo qoftë edhe në funksion të nevojave tyre të drejtpërdrejta.
    Për shembull, në mars të vitit të kaluar shpërndarja e një dividendi në vlerë të madhe nga një bankë solli rritje të fortë dhe afatshkurtër të kursit të këmbimit euros me lekun.
    Ashtu siç ka ndodhur në mënyrë periodike në vitet e fundit, shtimi i kërkesës për euro sjell menjëherë një rritje të fortë të kursit të këmbimit të monedhës europiane.
    Kjo mund të shpjegohet me përmasat e vogla të tregut valutor në vend, që në këto raste duket se përfshihet edhe nga një lloj paniku. Megjithatë, në të kaluarën këto rritje të kursit të euros kanë patur një trajektore afatshkurtër dhe tregu është qetësuar në një horizont kohor disa ditor.

    Leku në vitet e fundit është forcuar vazhdimisht në kursin e këmbimit me euron. Ky mbiçmim, sipas Bankës së Shqipërisë, i detyrohet përmirësimit të bilancit të pagesave, në veçanti rritjes së prurjeve valutore nga turizmi dhe niveleve të larta të investimeve të huaja direkte, veçanërisht në pasuri të paluajtshme.
    Nga ana tjetër, forcimi i lekut ka marrë një mbështetje shtesë edhe nga politika fiskale shtrëngues e ndjekur nga qeveria shqiptare, me një balancë buxhetore që ka qenë në suficit për pjesën më të madhe të tre viteve të fundit.
    Forcimi i lekut vlerësohet se ka ndihmuar në uljen e presioneve inflacioniste nga jashtë dhe ka qenë një faktor me ndikim të konsiderueshëm në rënien e inflacionit në periudhën 2023-2024.
    Nga ana tjetër, forcimi historik i lekut ka ndikuar negativisht sektorët eksportues të ekonomisë, me dëme të mëdha veçanërisht në aktivitetet e fasonerisë.
    Një rritje e shpejtë e kursit të Euros mund të shtrojë rreziqe të mëdha për ekonominë, siç nënvizon raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Forcimi i euros do të shtonte presionet inflacioniste dhe do të krijonte vështirësi për huamarrësit me kredi në monedhën europiane dhe me të ardhura në lekë./Monitor

  • Thellohet tatëpjeta e Euros/ Ekspertët tregojnë çfarë po e dobëson monedhën

    Thellohet tatëpjeta e Euros/ Ekspertët tregojnë çfarë po e dobëson monedhën

    Rreth 4% e zhvlerësuar krahasuar me një vit më parë, por duke vijuar tatëpjetën edhe në 2025, kjo është situata në të cilën ndodhet euro aktualisht.

    Monedha europiane vijon të humbas terren duke u këmbyer për 98.96 lekë sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.
    Është turizmi, remitancat por dhe afrimi i zgjedhjeve parlamentare sipas ekspertëve që po dobësojnë më tej këtë valutë.
    “Shohim që muaji shkurt dhe mars me ngrohjen e temperaturave kemi sjellë dhe nëncmimin e euros për shkak të rritjes së numrit të turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Fenomeni i dytë është dhe rritja e remitancave kanë sjellë së fundmi emigrantët kanë sjellë më shumë para këto muaj duke ndikuar drejtëpërdrejtë tek euro. Ne kemi parë që investimet e huaja direkte janë në nivelet më të larta në pasuritë e patundshme dhe këto të fundit i kanë transaksionet në euro.”, shprehet Romina Radonshiq, ekspert ekonomie.
    Efekti i zhvlerësimit të euros ka sjellë humbje në të ardhurat e buxhetit të shtetit. 160 milionë euro më pak u regjistruan nga TVSH në import në 2024. Ndërsa më pak fitime kanë patur edhe eksportuesit. Por nga ana tjetër kjo situatë po favorizon ndjeshëm borxhin e jashtëm.
    “Banka e nivelit të dytë po japin më pak kredi në euro për të menaxhuar riskun. Por fituesit kryesor është qeveria për shkak të borxhit të jashtëm që ka në euro dhe të ardhurat i ka në lekë kur konvertohen në euro ajo ka mundësi që të lajë këtë borxh të jashtëm.”, shton më tej ekspertja e ekonomisë.
    Në tendencë rënëse ndodhet edhe monedhat e tjera kryesore. Dollari Amerikan këmbehet për 91.36 lekë, paundi britanik 118.15 lekë dhe franga zviceriane 103.61 lekë.
    ECURIA E EUROS
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    Mars 2024 102.93 lekëMars 2025 98.96 lekë
    TREGU VALUTOR
    (Burimi: Banka e Shqipërisë)
    Dollari 91.36 lekëPaundi britanik 118.15 lekëFranga zviceriane 103.61 lekë