Bullgaria po përgatitet të kalojë në përdorimin e Euros si monedhë zyrtare, por një pjesë e madhe e qytetarëve nuk janë dakord me këtë hap.
Ndërsa qeveria e konsideron anëtarësimin në Eurozonë si përparësi, shumë qytetarë mbeten skeptikë ndaj këtij vendimi, duke shprehur frikën për rritjen e çmimeve dhe humbjen e sovranitetit monetar.
Kryeministri Rosen Zhelyazkov e sheh anëtarësimin në Eurozonë si një hap të rëndësishëm drejt një stabiliteti dhe zhvillimi më të madh ekonomik. Megjithatë, opozita ndaj këtij procesi po rritet, e ushqyer nga forcat nacionaliste, që paralajmërojnë pasoja negative. Sipas një sondazhi të fundit në të gjithë Bashkimin Europian (BE), rreth gjysma e bullgarëve janë kundër përdorimit të Euros si monedhë zyrtare.
Protestat tashmë kanë shpërthyer, të nxitura nga frika se kalimi në një monedhë të re do të shkaktojë rritje të çmimeve dhe do të dobësojë kontrollin kombëtar.
Valentin Tataru, ekonomist në ING, shpjegon se njerëzit shqetësohen kryesisht për rritjen e mundshme të kostos së jetesës gjatë periudhës së tranzicionit, pasi disa biznese mund të përfitojnë nga ndryshimi për të rrumbullakosur çmimet në mënyrë të padrejtë.
Kjo është veçanërisht shqetësuese për banorët e zonave më të varfra dhe rurale. Megjithatë, Tataru thekson se kursi fiks i këmbimit që Bullgaria ka me Euron duhet të zbusë ndikimin inflacionist, duke parandaluar luhatje të forta të çmimeve.
Një tjetër shqetësim i përmendur shpesh është humbja e perceptuar e sovranitetit. Leva, monedha zyrtare e Bullgarisë për shumëkënd përfaqëson një simbol të pavarësisë kombëtare. Heqja dorë nga ajo, paralajmëron Andrius Tursa, këshilltar për Europën Qendrore dhe Lindore pranë kompanisë Teneo, mund të jetë një çështje e ndjeshme si politikisht, ashtu edhe emocionalisht për shumë bullgarë.
Ai shton se anëtarësimi në Eurozonë do të thotë, që Bullgaria do të dorëzojë një pjesë të kontrollit mbi politikën monetare, pasi vendimet do të kalojnë në duart e Bankës Qendrore Europiane (BQE). Ndërkohë, si Tursa ashtu edhe Jasmine Gröschel, ekonomiste e lartë në Allianz, theksojnë përfitimet që sjell anëtarësimi.
Tursa shpjegon se vendet anëtare të Eurozonës përfitojnë norma më të ulëta interesi falë besueshmërisë së BQE-së, gjë që e bën huamarrjen më të lirë për individët dhe bizneset.
Gröschel shton se mbikëqyrja nga BQE mund të rrisë qëndrueshmërinë ekonomike dhe potencialin për rritje afatgjatë. Pritet gjithashtu, që investimet e huaja të rriten ndërsa Bullgaria thellon integrimin në Eurozonë. Sipas Gröschel, integrimi më i thellë financiar dhe mbikëqyrja nga BQE-ja do të forcojnë sistemin financiar dhe do të sjellin më shumë stabilitet monetar.
Në vlerësimin e saj, përdorimi i Euros jo vetëm që do të forcojë pozitën e Bullgarisë brenda BE-së, por gjithashtu do të rrisë besueshmërinë e vendit në arenën ndërkombëtare. Tursa gjithashtu vë në dukje se Euro do të ndihmojë në uljen e kostove dhe barrierave, që lidhen me këmbimet valutore – një zhvillim që mund të sjellë përfitime të veçanta për tregtinë dhe turizmin.
Meqenëse Bashkimi Europian është tashmë partneri kryesor tregtar i Bullgarisë, anëtarësimi në Eurozonë do të thjeshtojë transaksionet dhe do të përmirësojë efikasitetin në të gjithë sektorët.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme, duke pasur parasysh përfshirjen e ngushtë të Bullgarisë në zinxhirët europianë të furnizimit. Megjithatë, rreziqet politike mbeten të pranishme. Tursa paralajmëron se pakënaqësia e publikut ndaj Euros mund të nxisë më shumë mbështetje për partitë populiste dhe euroskeptike. Protestat e deritanishme tregojnë se kjo është një çështje me ngarkesë të fortë emocionale, e cila mund të shndërrohet në faktor përçarës në skenën politike të vendit.
Ekonomistë si Gröschel besojnë se përfitimet afatgjata që sjell anëtarësimi në Eurozonë i tejkalojnë disavantazhet.
Edhe pse Bullgaria do të humbasë një pjesë të autonomisë ekonomike dhe do të përballet me rregulla fiskale më të rrepta, ajo argumenton se përfitimet – si qëndrueshmëria më e madhe financiare, kostot më të ulëta të transaksioneve dhe lidhja më e fortë me tregjet e BE-së – e bëjnë këtë tranzicion të vlefshëm.
Tataru nga ING ndan të njëjtin mendim, duke vënë në dukje se lidhja e gjatë që ka pasur Leva me Euron tregon se ky kalim do të jetë relativisht i lehtë./ Monitor
Tag: euros
-

Bullgarët skeptikë për anëtarësimin në Eurozonë, frikën për rritjen e çmimeve dhe..
-

Një euro e fortë nuk është ajo që i nevojitet ekonomisë
Me tarifat amerikane në horizont, forcimi i euros është një pengesë e padëshiruar Nga Marcus Ashworth*Mbështetësit e një euroje të fortë duhet të kenë kujdes për çfarë luten. Nëse monedha e përbashkët forcohet edhe më tej, ajo rrezikon ta mbytë rimëkëmbjen ekonomike të Eurozonës, sado e vakët të jetë ajo, përpara se të marrë hov.Nga përvoja e dekadës së fundit, euro shumë e fortë është gjëja e fundit për të cilën Eurozona ka nevojë. Ish-presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, është përpjekur gjithnjë të shmangte përmendjen e forcës së monedhës, por u detyrua ta adresonte këtë çështje në vitet 2014, 2017 dhe sërish në 2018.Megjithatë, ndërhyrja e tij më e fundit dhe paralajmëruese për “Të ardhmen e Konkurrueshmërisë Europiane” (The Draghi report: A competitiveness strategy for Europe) ka shumë rëndësi në situatën aktuale.Së fundmi është folur së tepërmi për planet ambicioze të shpenzimeve të Bashkimit Europian për mbrojtjen dhe infrastrukturën, të udhëhequra nga Gjermania, si dhe për pritshmëritë, sidomos nga presidentja aktuale e BQE-së, Christine Lagarde, se euro do të përfitojë nga dobësimi i dollarit amerikan.Por, ashtu si ndodh për komentet për dollarin, edhe në rastin e euros, shumë pritshmëri entuziaste ngatërrojnë përdorimin e monedhës në ekonomi globale me një gjë krejt tjetër: vlerën e saj në raport me monedhat e tjera.Aktualisht, ka pak dëshmi që euro po bëhet monedha ndërkombëtare e zgjedhur për biznes jashtë zonave ku ka ndikim të drejtpërdrejtë.Sipas vlerësimit vjetor të BQE-së, ari i ka zënë vendin euros si aktivi i dytë më i rëndësishëm i rezervave të bankave qendrore në nivel global. Dhe sipas një sondazhi të Këshillit Botëror të Arit, ky trend pritet të vazhdojë pa e rrezikuar dominimin e dollarit, si në përdorimin global, ashtu edhe në rezervat zyrtare.Është e vërtetë që euro është forcuar me 13% ndaj dollarit këtë vit, por më domethënëse është rritja vetëm 3% kundrejt paundit britanik: BQE-ja i ka ulur normat e interesit dy herë më shpejt se Rezerva Federale dhe Banka e Anglisë gjatë vitit të kaluar, megjithatë kjo ka pasur fare pak efekt në vlerën e euros.Pra, edhe pse për momentin euro duket e qëndrueshme, për të nxitur realisht kërkesën e brendshme do të nevojitet një ndërhyrje e fortë nga ana fiskale. Dhe, për më tepër, duhet që edhe ekonomitë e tjera të performojnë më dobët, çka është një pritshmëri e madhe.Eurozona mbetet ndoshta tregu më i madh i vetëm në botë, por vrulli ekonomik i saj ka qenë gjithmonë i nxitur nga eksportet prodhuese. Kjo shpjegon pse ajo ndodhet aktualisht në bisedime tregtare me administratën Trump.Teprica e llogarisë korente të Gjermanisë prej 250 miliardë eurosh është më e madhja në botë, duke kaluar edhe Japoninë vitin e kaluar. Ajo që dikur konsiderohej një pikë e fortë e BE-së, është tani një pikë e dobët. Një euro më e fortë vetëm sa e vështirëson më shumë ruajtjen e volumit të eksporteve.Euro në nivel rekord sipas indeksit të peshës tregtare. Fuqia e euros nuk shfaqet vetëm ndaj dollarit, por edhe ndaj të gjithë partnerëve të saj tregtarë.Ndërkohë, nënkryetari i BQE-së, Luis de Guindos, tha se forcimi i euros përtej nivelit raportit 1.20 dollarë “do të ishte shumë më i ndërlikuar. Por ky raport është krejtësisht i pranueshëm.”Sipas indeksit të peshës tregtare të BQE-së me 41 valuta, euro nuk ka qenë kurrë më e fortë. Dobësia e dollarit është ende faktori më i rëndësishëm, pasi një e pesta e eksporteve të BE-së shkon në SHBA, por vlera relative ndaj juanit kinez ka gjithashtu rëndësi pothuajse po aq të madhe, duke pasur parasysh volumin e tregtisë dypalëshe prej 740 miliardë eurosh në vitin 2023.Eksportet drejt Kinës po bëhen më të shtrenjta për shkak të euros. Euro është forcuar me një të katërtën gjatë tre viteve të fundit.Strategia kryesore për valutën në Bloomberg Intelligence, Audrey Childe-Freeman, paralajmëron se BQE-ja do të shqetësohet nëse ritmi i rritjes së euros përshpejtohet në rast të një dobësimi të ekonomisë amerikane.Ky ritëm mund ta detyrojë BQE-në të ulë sërish normat e interesit, ndoshta edhe përtej nivelit të saj “neutral” të preferuar prej rreth 2%, aty ku ndodhet aktualisht norma e depozitës.Sigurisht, ka edhe efekte të kundërta të dobishme, si për shembull ulja e kostove të importit, çka me kalimin e kohës mund të lehtësojë faturat familjare dhe të rrisë të ardhurat e disponueshme dhe konsumin.Megjithatë, me inflacionin në Eurozonë ende nën objektivin 2% të BQE-së, rreziku i deflacionit mbetet shqetësimi më i madh. Inflacioni në Francë për muajin qershor ishte vetëm 0.8% në terma vjetorë.Një ekonomi e fortë dhe konkurruese mund ta përballojë një monedhë të fortë, siç tregonte dikur marka gjermane përpara krijimit të euros. Por ekonomia e Eurozonës që mezi rritet me 1% është shumë larg këtij realiteti. BQE-ja e ka përgjysmuar normën bazë të interesit gjatë vitit të kaluar për një arsye të qartë.Realizimi i gjithë atij premtimi për shpenzime fiskale është thelbësor për ngritjen e mëtejshme të euros. Të marrësh përsipër mbrojtjen është kritike, por po aq e rëndësishme është të dëgjosh thirrjen e Draghi-t për të rritur konkurrueshmërinë. Besueshmëria ndërkombëtare e euros do të vijë vetëm kur Europa të vërë rregull ‘brenda shtëpisë’. / Bloomberg * Marcus Ashworth është analist i lartë për tregjet europiane në Bloomberg, me përvojë të mëparshme si strateg kryesor i tregjeve në Haitong Securities në Londër.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Monedha kombëtare qëndron në pozita të forta ndaj valutave
Monedha kombëtare, leku, ka vijuar të jetë triumfuese kundrejt valutave edhe përgjatë këtij viti, e veçanërisht kundrejt monedhës euro. Për të ruajtur stabilitetin e kësaj të fundit dhe me objektivin për rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë ka zhvilluar tre ankande për blerjen e euros gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 në vlerën e 33.20 milionë eurove.
Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në tre ankandet e zhvilluara gjatë periudhës janar-mars 2025, shuma e blerë ka qenë më e lartë krahasuar me tre ankandet e së njëjtës periudhë të një viti më parë prej 32,60 milionë euro.
Për shkak të flukseve të shumta turistike, rritjes së investimeve të huaja dhe eksporteve që sjellin prani të madhe të euros në treg dhe zhvlerësim të euros, Banka e Shqipërisë synon që gjatë këtij viti të blejë nga Bankat Tregtare rreth 270-350 milionë euro ose rreth 20 milionë euro më shumë se në vitin 2024.
Ndërkohë referuar tregut të këmbimit valutor, 1 euro po këmbehet në kufijtë e 97 lekëve në blerje dhe 98 lekëve në shitje, kjo konfirmon që sërish monedha europiane vijon të jetë e brishtë kundrejt lekut. Klan News
-

Euro drejt niveleve më të larta në katër vite: A mund të arrijë në 1.20 dollarë apo edhe më shumë?
Euro kaloi pragun prej 1.17 dollarësh ditën e sotme, duke shënuar nivelin më të lartë që prej shtatorit 2021.Me një rritje 13% që nga fillimi i vitit, monedha e përbashkët është në rrugën për të realizuar performancën më të mirë vjetore që nga viti 2017, dhe ndoshta që nga 2003. Kjo e ka sjellë gjithashtu më pranë kufirit psikologjik 1.20 dollarë.Që nga inaugurimi i presidentit Donald Trump më 20 janar 2025, euro është forcuar me rreth 15% ndaj dollarit amerikan. Por cilat janë arsyet pas këtij forcimi të ndjeshëm të euros dhe a ka hapësirë për rritje të mëtejshme?Kthesa fiskale në Gjermani ndryshon lojënShpjegimi lidhet me një kombinim të rrallë mes stimulit fiskal në Europë, rënies së besimit në politikën monetare të SHBA-së dhe grumbullimit të pozicioneve spekulative kundër dollarit që po ushqejnë forcimin e euros.Megjithëse Banka Qendrore Europiane (BQE) ka vazhduar ciklin e uljes së normave të interesit, faktori kyç që ka ndikuar në rritjen e euros është politika fiskale, veçanërisht ajo gjermane.Në muajin mars, Bundestagu miratoi një ndryshim kushtetues që përjashton shpenzimet ushtarake dhe të infrastrukturës nga rregulli i ashtuquajtur “frenim i borxhit”, i cili e kufizon qeverinë nga huamarrja e tepërt.Ky ndryshim ligjor hapi rrugën për krijimin e një fondi infrastrukture prej 500 miliardë eurosh për energjinë e gjelbër, transformimin dixhital dhe zhvillimin rajonal deri në vitin 2035, të gjitha të strukturuara jashtë buxhetit për të shmangur kufizimet e borxhit.Paralelisht, Berlini ka premtuar të rrisë shpenzimet për mbrojtjen në 3.5% të PBB-së, në përputhje me objektivat e NATO-s për vitin 2030 dhe iniciativën më të gjerë “ReArm Europe” me vlerë 800 miliardë euro.Kriza politike në SHBA dëmton besimin te dollariNga ana tjetër e Atlantikut, ekonomia amerikane po jep shenja dobësimi. Prodhimi i Brendshëm Bruto për tremujorin e parë ka pësuar tkurrje, pjesërisht për shkak të rritjes së importeve para hyrjes në fuqi të tarifave të reja në prill.Por vëmendja e tregjeve është përqendruar më shumë te presioni politik, që po rritet mbi presidentin e Rezervës Federale, Jerome Powell.Megjithëse Powell përsëriti këtë javë se është shumë herët për të ulur normat, duke përmendur rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe pasiguritë për inflacionin që vjen nga tarifat, besimi i investitorëve te pavarësia e Fed-it është tronditur.Sipas analistëve të bankës BBVA: “Powell nuk duket i prirur të ulë normat që në korrik, edhe pse brenda Fed-it po zhvillohet një debat i brendshëm mbi kohën e lëvizjes së ardhshme monetare, i cili pritet të intensifikohet”.Ata shtuan se dobësimi i dollarit është thelluar “në kushtet kur raportohet se presidenti Trump po shqyrton mundësinë për të zëvendësuar Poëell deri në shtator ose tetor”, megjithëse mandati i tij përfundon në maj 2026.Tregjet e kanë interpretuar këtë si një situatë të mundshme me një “kryetar në hije”, i cili mund të ndikojë pas kuintave për të mbajtur normat e interesit të ulëta, duke ushtruar presion negativ mbi dollarin.Çfarë po shikojnë analistët në ecurinë euro-dollar?Francesco Pesole, analist në ING, theksoi rëndësinë në rritje të të dhënave mbi punësimin në SHBA.“Lajmet nga tregu i punës kanë potencial ndikimi të madh, veçanërisht pasi të dhënat e inflacionit për muajin maj nuk arritën të nxisnin një reagim më të butë nga Powell. Nëse ka lëvizje në pjesën e dytë të mandatit të Fed-it, disa anëtarë të tjerë të FOMC mund të bashkohen me krahun që favorizon uljen e normave, pavarësisht shqetësimeve për inflacionin.”Ai vuri në dukje se tregjet aktualisht vlerësojnë si 25% mundësitë për një ulje të normave më 30 korrik dhe presin një ulje totale prej 62 pikësh bazë deri në fund të vitit.Ndërkohë, pozicionimi i investitorëve po vazhdon të ndikojë kursin euro-dollar.Treguesit teknikë sinjalizojnë vazhdim të trendit pozitiv. Luca Cigognini, analist në Intesa Sanpaolo, komentoi: “Struktura afatshkurtër e EUR/USD mbetet përgjithësisht pozitive. Nëse thyhet niveli i rezistencës 1.1717, euro mund të shkojë drejt 1.1750, me objektivin tjetër në 1.1800–1.1820.”Përtej këtyre niveleve, tregtarët kanë vënë në shënjestër rezistencën në 1.1910, niveli i gushtit 2021, dhe më pas barrierën psikologjike në 1.20.Objektivat më të lartë përfshijnë edhe 1.2350 (janar 2021) dhe 1.2550 (shkurt 2018), por arritja e tyre do të varet ndjeshëm nga zhvillimet ekonomike dhe politike në gjysmën e dytë të vitit. / EuronewsKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Sharka: Rënia e euros dhe mungesa e punëtorëve po shkatërrojnë ekonominë dhe bujqësinë në vend
Eduard Sharka, drejtues i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, ka ngritur alarmin për pasojat e thella ekonomike që, sipas tij, po shkakton politika e qeverisë pas 11 majit.
I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI TV, Sharka theksoi se në vend të një çlirimi të energjive dhe zhvillimi ekonomik, pushteti ka shtuar presionin mbi ekonominë reale, duke prodhuar pasoja si rënia e euros, falimentimi i bizneseve dhe boshatisja e Shqipërisë. Sharka paralajmëron se mungesa e fuqisë punëtore po prek rëndë sektorin e bujqësisë, veçanërisht eksportin e fruta-perimeve nga Myzeqeja, që po goditet rëndë nga zhvlerësimi i valutës europiane.
Eduard Sharka: Ajo që thamë në fillim, pas 11 majit nuk u çliruan energjitë, por u rrit rezultati, rriti guximin e pushtetit për të presuar ekonominë reale. Realisht këtë rezultat do të kishim. Do kishim rënie të euros, falimentim të biznesit, zhgënjim, braktisje të Shqipërisë. Është premtim i mbajtur dhe është një fashë biznesi që po vjen në zhdukje sepse nuk ka punëtorë. Edhe në bujqësi, edhe në sera nuk gjejnë më njerëz për të punuar.
Konkurrojnë vendet fqinje që paguajnë shumë më mirë fermerët. Fermerët ikin, të rinj nuk ka. Në zonat rurale jo që jo, por edhe në qytetet periferikë si Lushnja, nuk ka fuqi punëtore.
Rënia e euros ka çuar në probleme të mëdha sepse po e zëmë që shitej një kilogramë domate 1 euro, por 1200 lekë dhe kishte për të paguar fermerin, koston e punëtorëve etj-etj. Por tani merr nën 970 lekë dhe është një diferencë shumë e madhe dhe ai eksporti i fruta-perimeve në Myzeqe që është arma më e fortë e bujqësisë shqiptare, u godit nga ky fenomen, nga rënia e euros dhe ka sjellë probleme të jashtëzakonshme.
-

Franca propozon borxh të përbashkët për të forcuar rolin ndërkombëtar të euros
Udhëheqësit e BE-së diskutojnë masa për ta bërë euron më tërheqëse në tregjet globaleFranca ka lobuar me vendet e tjera të Bashkimit Europian për të ndërmarrë masa shtesë me qëllim rritjen e profilit të euros si monedhë rezervë globale, si pjesë e fushatës së saj për më shumë huamarrje të përbashkët.Një deklaratë paraprake e BE-së, i kërkon institucioneve të bllokut, përfshirë Bankën Qendrore Europiane (BQE), “të eksplorojnë veprime për të forcuar rolin ndërkombëtar të euros”.Kërkesa erdhi si pasojë e politikave të paqëndrueshme tregtare dhe ekonomike të presidentit amerikan Donald Trump, të cilat kanë dobësuar rolin dominues të dollarit, duke krijuar hapësirë që monedha 25-vjeçare e Eurozonës të bëhet më tërheqëse për transaksione ndërkombëtare.Parisi argumenton se investitorët po kërkojnë një strehë të sigurt nga borxhi i Thesarit të SHBA-së, prandaj BE-ja duhet të emetojë më shumë borxh të përbashkët për të përmbushur nevojat e tregut.Franca dhe vende të tjera përfshirë Italinë dhe Spanjën, kanë kërkuar prej kohësh huamarrje të përbashkët në mënyrë që të shpenzojnë më shumë për prioritete si mbrojtja, pa rritur barrën e borxhit kombëtar.“Ka shumë mundësi që euro të luajë rol më të madh globalisht,” tha drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, në një takim të ministrave të financave të BE-së në Luksemburg.Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, shkroi këtë javë se ky është “një moment global për euron”, megjithatë blloku duhet të reformohet për ta kapur këtë moment, përfshirë krijimin e një “ofrimi të bollshëm të aseteve të sigurta”.“Pavarësisht një pozicioni të fortë fiskal në tërësi, me një raport borxh ndaj PBB-së 89 % krahasuar me 124 % në SHBA, oferta e aseteve të sigurta dhe cilësore ka mangësi,” shkroi Lagarde. “Vlerësimet e fundit sugjerojnë se obligacionet sovrane në qarkullim me vlerësim të paktën AA përbëjnë më pak se 50 % të PBB-së në BE, ndërsa në SHBA janë mbi 100 %.”Një zyrtar i BE-së tha se kjo është një “lëvizje klasike e Lagardes, duke shtyrë idetë franceze” siç është huamarrja e përbashkët.Philip Lane, ekonomisti kryesor i BQE-së, tha se në Eurozonë ka një “mungesë të aseteve të sigurta” dhe se një mënyrë për të adresuar këtë do të ishte emetimi i obligacioneve të reja të përbashkëta, për të financuar projekte europiane.Megjithatë, një mundësi tjetër do të ishte krijimi i një “stoku më të madh të aseteve të sigurta nga stoku aktual i obligacioneve kombëtare,” tha ai.Vendimi për të emetuar më shumë borxh të përbashkët të BE-së mund të merret vetëm me unanimitet. Gjermania dhe Holanda, të cilat do të duhet të shlyejnë një pjesë më të madhe të borxhit, janë kundër huamarrjes së përbashkët.Një diplomat i lartë i BE-së tha se komisioni do të marrë parasysh kundërshtimin e Berlinit. Por nëse situata përkeqësohet “presioni do të rritet, sidomos pasi ekonomia e disa shteteve anëtare është në gjendje jo aq të mirë”.BE-ja tashmë po përballet me vështirësi për të shlyer afërsisht 800 miliardë euro borxh të përbashkët të emetuar gjatë pandemisë së Covid-19 për të financuar stimulimin ekonomik.Komisioni Europian vlerëson se 30 miliardë euro në vit, ose një e pesta e buxhetit nga viti 2028, do të shpenzohen për shlyerje, nëse borxhi nuk rifinancohet. Franca thotë se emetimi i më shumë borxhi mbi këtë do të krijonte likuiditet të mjaftueshëm për të joshur investitorët.“Nëse më shumë shtete anëtare do të përmirësonin vlerësimin e tyre të kreditit, nuk do të kishte mungesë të aseteve të sigurta të denominuara në euro,” tha një diplomat i BE-së.Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, i cili do të kryesojë samitin më 26-27 qershor, e ka vendosur rolin e euros në rendin e ditës, si pjesë e një diskutimi më të gjerë për thellimin e tregut unik ende të fragmentuar të bllokut, në mes të trazirave gjeopolitike aktuale.Costa tha se integrimi më i mirë i tregut të vetëm dhe rregullat gjithëpërfshirëse për kursimet dhe investimet, do të “forconin pozitën globale të euros, duke u mbështetur në pozicionin e BE-së si një partner i hapur, i qëndrueshëm dhe i besueshëm”.Roli i dollarit tashmë kishte nisur të zbehej para se Trump të merrte detyrën. Në fund të vitit 2024, dollari përfaqësonte 58 % të rezervave valutore globale, nga 65 % dhjetë vjet më parë, sipas institutit Chatham House.Euro aktualisht përbën rreth 19 % të rezervave valutore, sipas FMN-së, një nivel i ngjashëm me atë të vitit 2000 kur u krijua. / FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Tabaku: Rënia e euros, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ngriti dje shqetësimin për pasojat ekonomike që po shoqërojnë rënien e euros pas procesit zgjedhor. Sipas saj, kjo rënie është një fenomen që përsëritet dhe nuk ka asnjë shpjegim ekonomik real. “Kjo tregon për një sasi të madhe parash në euro që futen në qarkullim gjatë fushatës, për të cilat nuk ka asnjë justifikim ekonomik”, deklaroi Tabaku. Tabaku thekson se ndikimi i kësaj rënieje është i drejtpërdrejtë në tri shtylla të rëndësishme të ekonomisë shqiptare: sektori fason, bujqësia dhe familjet që mbështeten në të ardhurat e emigrantëve.
Ajo paralajmëroi se, nëse nuk merren masa urgjente, kjo situatë mund të kthehet në një goditje sociale dhe ekonomike për vendin. Deputetja Tabaku vuri në dukje se rënia e euros nuk ka lidhje me zhvillime pozitive në ekonomi, por është pasojë e pastrimit të parave, i cili ka ndikuar në rritjen artificiale të valutës në treg. “Ekonomia shqiptare ka nevojë për përgjigje konkrete, jo për manipulime me xhiron monetare para zgjedhjeve”, u shpreh Tabaku. Ajo kërkoi një paketë mbështetëse për sektorin fason, politika konkrete për bujqësinë dhe masa reale për të ndihmuar familjet që jetojnë nga remitancat. -

Deputetja e PD, Tabaku: Rënia e euros, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku flet për pasojat ekonomike që po shoqërojnë rënien e euros pas procesit zgjedhor. Për të kjo rënie është një fenomen që përsëritet dhe nuk ka asnjë shpjegim ekonomik real.
”Kjo tregon për një sasi të madhe parash në euro që futen në qarkullim gjatë fushatës, për të cilat nuk ka asnjë justifikim ekonomik”. Tabaku thekson se ndikimi i kësaj rënieje është i drejtpërdrejtë në tri shtylla të rëndësishme të ekonomisë shqiptare: sektori fason, bujqësia dhe familjet që mbështeten në të ardhurat e emigrantëve.Ajo paralajmëroi se nëse nuk merren masa urgjente, kjo situatë mund të kthehet në një goditje sociale dhe ekonomike për vendin. Deputetja Tabaku vuri në dukje se rënia e euros nuk ka lidhje me zhvillime pozitive në ekonomi, por është pasojë e pastrimit të parave, i cili ka ndikuar në rritjen artificiale të valutës në treg.
“Ekonomia shqiptare ka nevojë për përgjigje konkrete, jo për manipulime me xhiron monetare para zgjedhjeve”, u shpreh Tabaku. Ajo kërkoi një paketë mbështetëse për sektorin fason, politika konkrete për bujqësinë dhe masa reale për të ndihmuar familjet që jetojnë nga remitancat. -

Normat e interesit të Euros në nivelet më të ulëta prej tre vitesh
Normat e interesit të Euros po e thellojnë rënien në pjesën e parë të këtij viti, duke e bërë më të leverdishme huamarrjen në monedhën europiane. Treguesi kryesor benchmark i Euros në tregjet ndërkombëtare, Euribori 12-mujor, tashmë ka zbritur pranë kufirit të 2%, në nivelet më të ulëta të tre viteve të fundit.Euribori 12-mujor është njëkohësisht trgeuesi referues kryesor i përdorur për çmimin e kredive me norma të ndryshueshme interesi nga bankat tregtare në Shqipëri. Ulja e Euriborit e ul automatikisht normën totale të interesit të kredisë në rishikimin e saj periodik, duke bërë që huamarrësit të paguajnë këste më të ulëta mujore.Rënia e normave të interesit të Euros është reflektuar menjëherë vitin e kaluar në një rritje të kërkesës për kredi në monedhën europiane. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia në Euro iu kthye rritjes vitin e kaluar, e mbështetur sidomos nga kërkesa e bizneseve dhe nga ulja e normave të interesit.Vitin e kaluar sektori bankar dha kredi të reja në euro për një vlerë të barazvlefshme me 153.7 miliardë lekë, në rritje me 13.7% krahasuar me vitin 2023. Megjithatë, shifrat nuk janë të rregulluara me efektin e kursit të këmbimit. Nëse mbajmë parasysh se kursi mesatar i këmbimit euro-lek ra me 7.4% vitin e kaluar, rritja e kredisë në euro, e pastruar nga efekti i kursit të këmbimit, do të ishte afërsisht 21%.Rritja e portofolit të kredisë në Euro erdhi e gjitha nga segmenti i bizneseve private.Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se bizneset morën hua në Euro për një shumë të përgjithshme prej 130.4 miliardë lekësh, në rritje me 24.3% krahasuar me një vit më parë. Viti i kaluar u karakterizua nga një rritje e shpejtë e kreditimit të biznesit në tërësi, rritje që u mbështet në pjesën më të madhe pikërisht nga kredia në Euro.Kredia në Euro pësoi një frenim në vitin 2023, për shkak të rritjes së shpejtë të normave të interesit, përveç efektit statistikor të rënies së kursit të këmbimit të Euros me Lekun. Madje, një pjesë e huamarrësve vendosën të konvertonin kreditë ekzistuese nga Euro në Lek, duke shfrytëzuar kursin e favorshëm të këmbimit, por edhe faktin se për herë të parë normat e interesit në Lekë zbritën në nivele më të ulëta se ato në Euro.Por, vitin e kaluar, Banka Qendrore Europiane nisi uljen e normave të interesit, pas një cikli dyvjeçar në rritje. Banka Qendrore Europiane po vazhdon me uljen e normave të interesit të euros dhe këtë muaj aplikoi një ulje të mëtejshme, me 0.25 pikë përqindje. Norma e interesit të depozitave ditore zbriti në 2%, ndërsa ajo e instrumenteve bazë të rifinancimit në 2.4%.Kjo ka ulur rrjedhimisht edhe normat e interesit të euros në tregjet financiare, duke përfshirë treguesin benchmark që përdoret për indeksimin e huave në monedhën europiane, Euriborin.Ulja e normave të interesit në Euro krijon premisa për rritje të mëtejshme të kredisë në monedhën europiane nga sektori bankar shqiptar, duke ndjekur një cikël mjaft të pozitiv të huadhënies në ekonominë vendase.Vitin e kaluar, kredia për ekonominë u rrit me ritmet më të larta që prej vitit 2009, ndërsa të dhënat e deritanishme tregojnë se rritja po vazhdon me ritme të ngjashme edhe në muajt e parë të vitit 2025./ E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Pesë mënyra si hyrja e Euros do ta forcojë Bullgarinë mes pasigurisë globale
Në një botë gjithnjë e më të paparashikueshme, ndryshimet strukturore po bëhen gjithnjë e më të nevojshme, duke parë se shqetësime që dikur shiheshin si kalimtare, po zgjasin.Tensionet gjeopolitike po rriten, marrëdhëniet tregtare po ndikohen nga qëndrimet politike dhe sanksionet financiare po shpeshtohen.Sipas guvernatorit të Bankës Kombëtare Bullgare, Dimitar Radev, ky realitet i ri kërkon një rishikim strategjik.Në një intervistë të fundit për agjencinë OMFIF-State Street Global Advisors, ai paraqiti një kornizë gjithëpërfshirëse që i përshtatet kësaj epoke të paqëndrueshme dhe nënvizoi se hyrja e Euros si monedhë zyrtare e vendit mund të shërbejë si një gur themeli në përgjigjen e Bullgarisë.Kuptimi i kornizës për qëndrueshmëriRadev i mbështeti argumentet në pesë hamendësime kryesore. Së pari, paqëndrueshmëria në botë nuk është kalimtare. Ajo është bërë pjesë e sistemit global. Institucionet politike dhe ekonomike nuk duhet të përgatiten më për goditje të përkohshme, por për përçarje të gjata. Së dyti, elasticiteti duhet të tejkalojë parashikimin afatshkurtër. Përballja me rreziqet e menjëhershme nuk mjafton. Duhen ndryshuar një herë e mirë politikat dhe sistemet e qeverisjes për t’u përshtatur me gjendjen e re.Së treti, koordinimi i politikave është më i rëndësishëm se kurrë. Menaxhimi i rezervave në mënyrë të izoluar nuk funksionon më. Duhet të vihen në përdorim të gjitha mjetet fiskale, monetare dhe të qëndrueshmërisë. Së katërti, duhet të zhvillohet më tej ideja e autonomisë strategjike. Ajo nuk ka të bëjë vetëm me zotërimin e aseteve, por edhe me aftësinë për t’i përdorur ato kur është e nevojshme, sidomos në kohë krize. Këtu përfshihet marrja parasysh e rezervave të tjera të mundshme dhe rritja e pjesëmarrjes në kornizat monetare rajonale, si Eurozona.Së fundmi, vëmendja duhet të përqendrohet në sfidat afatgjata: plakja e popullsisë, kalimi drejt ekonomive më ekologjike dhe ndryshimi teknologjik. Këto nuk janë problemet e së nesërmes, por realitetet e sotme dhe strategjitë e investimeve publike duhet ta pasqyrojnë këtë.Çfarë do të thotë kjo për nevojat e Bullgarisë?Bullgaria, ashtu si fqinjët në Europën Qendrore dhe Lindore, mund të mos e ndiejë ende ndikimin e drejtpërdrejtë të trazirave të tregtisë globale. Por si një vend i lidhur ngushtë me zinxhirët e furnizimit europian, Bullgaria është e cenuar nga efektet e ngërçit ekonomik në ekonomitë e Eurozonës. Zhvendosja e rrugëve tregtare, qendrat e paparashikueshme të furnizimit dhe rënia e kërkesës globale (tashmë e dukshme në tregjet e energjisë), janë të rrezikshme dhe e bëjnë të pasigurt perspektivën e rritjes afatmesme të Bullgarisë.Tashmë ka pasur një lehtësim falë rënies së çmimeve të naftës. Kjo ndihmoi në rënien e inflacionit në ekonomitë si Bullgaria, të varura shumë nga energjia. Por e ardhmja për inflacionin dhe investimet mbetet e pasigurt. Kjo forcon edhe më tepër argumentin për të pasur një mburojë më të fortë ekonomike.Rimenaxhimi i rezervaveKushtet globale kanë ndryshuar mënyrën si llogaritet administrimi i rezervave valutore. Tashmë që tregjet globale janë më të paqëndrueshme, rritja ekonomike globale ka ngecur dhe mjedisi gjeopolitik është bërë më i pasigurt, nuk mund të ndiqen më metodat tradicionale. Besimi në Dollarin amerikan ka bërë të mundur mbizotërimin e tij në botë, por shenjat e hershme tregojnë se tani ky besim po venitet ngadalë. Ari në veçanti po bëhet gjithnjë e më i pëlqyer si një aset strategjik, jo vetëm për qëndrueshmërinë financiare, por edhe për mbrojtjen nga trazirat gjeopolitike. Këto zhvillime nxjerrin në pah rëndësinë në rritje të Euros si monedhë rezervë e qëndrueshme. Për Bullgarinë, kjo tregon sa urgjente është pranimi i Euros si monedhë kombëtare nëpërmjet anëtarësimit në Eurozonë, një synim kombëtar që është bërë gjithnjë e më i rëndësishëm në botën e sotme të pasigurt.Pesë përfitimet e hyrjes së EurosRadev ka nxjerrë pesë përfitime të drejtpërdrejta nga përdorimi i Euros si monedhë kombëtare. Së pari, politika monetare e Bullgarisë do të përfshihej në kuadrin e Bankës Qendrore Europiane, duke rritur besueshmërinë e politikës monetare dhe parashikueshmërinë ekonomike të vendit. Së dyti, hyrja e Euros do të hiqte rrezikun e këmbimit valutor dhe do të siguronte mbrojtje kundër sulmeve të mundshme financiare. Së treti, Euro si monedha kombëtare e Bullgarisë, do të rriste besimin e investitorëve dhe do ta lidhte më ngushtë vendin me Europën.Së katërti, anëtarësimi në Eurozonë mundëson qasje në programe të rëndësishme të ndihmës financiare, si Mekanizmi Europian i Qëndrueshmërisë, një përparësi e madhe në kohë krize. Dhe së pesti, në një botë ku trazirat dhe ngjarjet e paparashikueshme po bëhen normë, Bullgaria do të fitonte mbështetje institucionale dhe do të kishte në dispozicion mjete më të forta të përgjigjes ndaj krizave, duke rritur qëndrueshmërinë, si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel rajonal.Përgatitja për një strategji pas hyrjes së monedhësTani, rezervat e Bullgarisë pasqyrojnë strukturën e bordit të saj valutor. Rreth 90% e rezervave janë në Euro, ndërsa pjesa tjetër në ar. Asetet ruhen sipas standardeve të larta kreditore dhe një maturimi afatshkurtër. Kjo qasje ka qenë efikase gjatë kohëve të turbullirave.Hyrja e Euros si monedhë kombëtare do të hapë rrugën për një strategji më moderne të ruajtjes së rezervave. Legjislacioni i ri tashmë i lejon më shumë elasticitet veprimi Bankës Kombëtare Bullgare. Sapo Euro të bëhet monedhë kombëtare, banka qendrore ka në plan të rrisë larminë e rezervave, të zgjerojë gamën e mjeteve financiare që mund të përdorë dhe të zbusë kufijtë e vlerësimit të kredisë.Këto reforma nuk do të nxitohen. Çdo hap do të vlerësohet me kujdes për të siguruar përputhje me përparësitë e bankës: ruajtjen e kapitalit dhe ruajtjen e likuiditetit. Por tashmë themeli po hidhet, me infrastrukturë të re, palë të reja të përfshira dhe ekspertizë më të thellë.Një synim strategjikNë një botë gjithnjë e më shumëpolare, ku ndarja midis shteteve mund të përcaktojë të ardhmen e financave globale, bankat qendrore duhet të tregohen të shkathëta. Udhëzimet e zakonshme, si siguria, likuiditeti dhe kthimet e fitimeve, vazhdojnë të mbeten, por për shkak të rreziqeve të reja, tani nevojitet më shumë ndërgjegjësim gjeopolitik dhe largpamësi institucionale.Për Bullgarinë, kjo nënkupton ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare, gjë që mundësohet nga bordi monetar, ndërkohë që vendi po përqafon një strategji më ambicioze dhe afatgjatë për hyrjen në Eurozonë. Radev e mbylli duke thënë se ndryshimet që ai propozon nuk janë vetëm të nevojshme, por gjithashtu do ta pozicionojnë më mirë Bullgarinë në rendin e ri global që po ndryshon me shpejtësi. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.