Tag: ëmbël

  • Pjeshka, mrekullia e ëmbël e gushtit që duhet ta shijosh çdo ditë për një shëndet të mirë

    Pjeshka, mrekullia e ëmbël e gushtit që duhet ta shijosh çdo ditë për një shëndet të mirë

    Gushti është muaji kur natyra na dhuron një nga frutat më të dashura e më të shëndetshme të verës: pjeshkën.

    Me lëkurën e butë, aromën e freskët dhe shijen e ëmbël, pjeshka është jo vetëm një kënaqësi për shijen, por edhe një aleat i fuqishëm i shëndetit. Ky frut i stinës jo vetëm që freskon në vapën e verës, por edhe pasuron organizmin me vlera të çmuara ushqyese.
    Një pasuri vitaminash dhe mineraleshPjeshka është e pasur me vitaminë C, vitaminë A, vitaminë E dhe antioksidantë që ndihmojnë trupin të përballojë më lehtë rrezet e forta të diellit dhe ndotjen. Ajo përmban gjithashtu kalium, i cili ndihmon në mbajtjen e tensionit të gjakut nën kontroll dhe është e dobishme për funksionin e zemrës.

    Pse është ideale për organizmin gjatë verës?Falë përmbajtjes së lartë të ujit dhe fibrave, pjeshka ndihmon në hidratim, parandalon kapsllëkun dhe lehtëson tretjen. Është një zgjedhje perfekte për mëngjes, si snack mes vakteve apo si përbërës në sallata të freskëta verore. Pjeshka gjithashtu ka shumë pak kalori, prandaj është mikja më e mirë e atyre që duan të ruajnë linjat gjatë sezonit të plazhit.
    Pjeshka dhe bukuria e lëkurësFalë vitaminës C dhe antioksidantëve, pjeshka kontribuon në rigjenerimin e lëkurës, parandalimin e plakjes së parakohshme dhe rrit prodhimin e kolagjenit. Jo më kot përdoret edhe në maska natyrale për fytyrën dhe flokët. Ajo i jep lëkurës shkëlqim, e mban të hidratuar dhe e mbron nga faktorët e jashtëm.
    Si ta shijosh pjeshkën në mënyrë kreative?Përveçse e freskët, pjeshka është perfekte edhe në:
    Smoothie me kos apo qumësht bajamejeSallata me rukola, djathë të bardhë dhe arraTarta të lehta apo komposto të bëra vetë në shtëpiAkullore shtëpie me pjeshkë dhe mjaltë
     

  • Lele Pons sjell në jetë një vajzë, çifti ndan momentin emocionues

    Lele Pons sjell në jetë një vajzë, çifti ndan momentin emocionues

    Lele Pons dhe bashkëshorti i saj, Guaynaa, janë bërë prindër për herë të parë! Influencuesja e njohur dhe këngëtarja me origjinë venezueliane, 29 vjeçe, solli në jetë një vajzë të shtunën, më 26 korrik. Emri i së porsalindurës është Eloísa.
    Lajmin emocionues e ndanë me ndjekësit në Instagram një ditë më vonë, me një postim të përbashkët ku shfaqen duke mbajtur këmbën e vogëlushes dhe në një tjetër foto të ëmbël si familje, duke u kapur dorë për dore.

    Pons dhe reperi portorikan Guaynaa (emri i vërtetë Jean Carlos Santiago Pérez), 32 vjeç, e kishin zbuluar për herë të parë pritjen e ëmbël në mars, përmes një postimi plot dashuri në Instagram.

  • ‘E ëmbël është vdekja në qëllim’

    ‘E ëmbël është vdekja në qëllim’

    Në vitin 1972, Xhemajl Mustafa kishte shkruar një poezi për figurën e rezistencës shqiptare, Adem Demaçin.

    Sot, KultPlus e sjell këtë poezi 6 vjetorin e vdekjes së Adem Demaçit.

    MES GRILASH – FENIKS

    AkrostikAgimin e zi po e ngjyros me lotë kujtimiDerisa këngën po e thyej nëpër fytyrën tëndeE në heshtje po tretem e fikem si jetimiMe ndezë dëshirat e fjetura si krandeDhe prore po zbres në sytë e rrugëve kah tiE ëmbël është vdekja në qëllim –Me e puthë atë dritë në horizonte që rriAkoma i etur jam në këtë varg, i humbur në trishtimQetësi e natës kridhet në grila e mbërthyerI lodhur një zog diku me krahë të thyerTash këngës ia thotë me afsh në gji –I amshuar balsam në varg qëndronKëngë ngadhënjimi lyrë e poetit shënonRrugët ndrit qëllimi në këtë natë plot vetmi.

    (Jeta e re, nr.2/1972, f.332)./ KultPlus.com

  • Ester Alushi në pritje të ëmbël?! Fansat në shok pas postimit të saj të fundit

    Ester Alushi në pritje të ëmbël?! Fansat në shok pas postimit të saj të fundit

    Fermerja simpatike e Ferma VIP 2, Ester Alushi, ka ndezur rrjetin me një foto nga një mbrëmje gender reveal, ku zbuloi se në jetë po vjen një vajzë e vogël!

    Menjëherë pas publikimit, ndjekësit shpërthyen me komente dhe dyshime… “A është Ester në pritje?!”

    Por shumë shpejtë Ester i dha fund aludimeve me një tjetër postim ku sqaroi se ajo do bëhet hallë!
    Kujtojmë që Ester fitoi zemrat e shqiptarëve në Ferma VIP 2 me humorin, talentin në këngë dhe aktrim.

    /vizionplus.tv

  • Pritjes së ëmbël i vjen fundi? Dafina Zeqiri shtrohet në spital

    Pritjes së ëmbël i vjen fundi? Dafina Zeqiri shtrohet në spital

    Pas thashethemeve të ditëve të fundit ku portale të ndryshme raportuan gabimisht se Dafina Zeqiri kishte lindur, momenti i vërtetë më në fund ka ardhur. Këngëtarja e njohur, e cila i mohoi këto lajme me humor, është shtruar sot pasdite në një klinikë private në kryeqytet për të sjellë në jetë fëmijën e saj.
    Burime të sigurta për Prive By Liberta Spahiu bëjnë me dije se Dafina po përgatitet për lindjen këtë mbrëmje, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Kreshniku. Në një foto të publikuar nga Prive, çifti shihet duke hyrë në ambientet e klinikës.
    Urojmë që gjithçka të shkojë mirë dhe lehtë për Dafinën dhe beben e saj!

  • Pritjes së ëmbël i vjen fundi? Dafina Zeqiri shtrohet në spital

    Pritjes së ëmbël i vjen fundi? Dafina Zeqiri shtrohet në spital

    Pas thashethemeve të ditëve të fundit ku portale të ndryshme raportuan gabimisht se Dafina Zeqiri kishte lindur, momenti i vërtetë më në fund ka ardhur. Këngëtarja e njohur, e cila i mohoi këto lajme me humor, është shtruar sot pasdite në një klinikë private në kryeqytet për të sjellë në jetë fëmijën e saj.
    Burime të sigurta për Prive By Liberta Spahiu bëjnë me dije se Dafina po përgatitet për lindjen këtë mbrëmje, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Kreshniku. Në një foto të publikuar nga Prive, çifti shihet duke hyrë në ambientet e klinikës.
    Urojmë që gjithçka të shkojë mirë dhe lehtë për Dafinën dhe beben e saj!

  • 5 ndryshimet që ndodhin kur heq sheqerin nga jeta jote

    5 ndryshimet që ndodhin kur heq sheqerin nga jeta jote

    Që në fëmijëri, kam pasur një dobësi të madhe për ëmbëlsirat. Obsesioni im i parë? Çokollatat e mëdha me arra makadamia, haja një kuti çdo ditë. Me kalimin e kohës, edhe pse konsumimi i tyre u zvogëlua, zakoni për t’u shpërblyer apo ngushëlluar me diçka të ëmbël mbeti. Në ditët më të vështira, ëndërroja të shtypja direkt në gojë shkumësin e ëmbël.

    Por kur hyra në të 30-at, shëndeti im nuk ishte në pikën më të mirë. Më përndiqte lodhja, luhatjet emocionale, irritimi. Nuk ndihesha më vetja. Pikërisht atëherë, nisa të studioja ushqyerjen molekulare, dhe kuptova sa dëm mund t’i bëjë trupi sheqeri i bardhë. Vendosa ta largoj nga dieta, dalëngadalë, dhe ndryshimi nuk vonoi.

    Çfarë i bën trupit sheqeri i rafinuar?
    Sheqeri i bardhë është i zhveshur nga fibrat, mineralet dhe vitaminat, ndaj përthithet shumë shpejt nga trupi. Kjo shkakton rritje të menjëhershme të nivelit të sheqerit në gjak, e ndjekur nga një rënie po aq e menjëhershme, për shkak të insulinës që sekretohet për ta balancuar.

    Kjo luhatje e shpejtë e glicemisë stërmundon trupin. Organet hyjnë në “modalitet kursimi”, si një telefon me vetëm 10% bateri. Lodhje ekstreme, përgjumje, vështirësi për t’u përqendruar janë rezultatet. Ndërkohë, hormonet si adrenalina dhe noradrenalina rriten për të stabilizuar sheqerin, duke ndikuar drejtpërdrejt në humor, agresivitet, nervozizëm, irritim.

    Çfarë ndodhi me mua pasi hoqa dorë nga sheqeri:
    1. Nuk më zë më gjumi pas ushqimit
    Ajo përgjumja e papërballueshme pas drekës pothuajse u zhduk. Glicemia më nuk lëkundet dhe ndihesha më e freskët në punë.

    2. Më pak irritim dhe humor i qëndrueshëm
    Pa luhatjet e sheqerit dhe pa shpërthimet hormonale, ndihesha shumë më e qetë emocionalisht. S’më zinte më nervi për çdo gjë.

    3. Gjumi më i mirë
    Më parë zgjohesha disa herë gjatë natës. Tani fle thellë dhe zgjohem me energji.

    4. Lëkurë më e pastër
    Sheqeri i bardhë përkeqëson inflamacionet dhe sekrecionin e yndyrës. Aknet e vazhdueshme në faqe dhe ballë më u zhdukën.

    5. Sindroma PMS më e lehtë
    Hormonet janë më të balancuara. S’kam më nevojë për çokollatë apo “junk food” para ciklit.

    Nga Misaki Kawatsu, Vogue

  • Ky është ushqimi i shëndetshëm që po fiton zemrat e të gjithëve

    Ky është ushqimi i shëndetshëm që po fiton zemrat e të gjithëve

    Në botën e ushqimit, ka shumë gjëra që duhen marrë në konsideratë për të zhvilluar një dietë të plotë dhe të ekuilibruar. Duhet të fillojmë duke njohur vetitë dhe lëndët ushqyese të ushqimeve që hamë rregullisht. Avokado, për shembull, është një nga frutat me më shumë përfitime dhe, për këtë arsye, vitet e fundit është bërë shumë në modë, duke arritur famë të madhe.

    Megjithatë, ndër të metat e saj është çmimi i lartë. Shumë njerëz nuk e konsiderojnë të vlefshme shpenzimin e shumës së parave që kushton dhe për ta, një zgjidhje e përballueshme me shumë veti të dobishme për trupin tonë është patatja e ëmbël. Kjo u demonstrua nga një analizë e kryer nga Universiteti i Navarrës , e cila konfirmon vetitë e jashtëzakonshme të këtij zhardhoku.

    Patate e ëmbël: një superushqim i thjeshtë

    Patatja e ëmbël, e njohur edhe si patate e ëmbël, është një nga ushqimet me më shumë kalium. Ajo përmban 542 miligramë të këtij lëndë ushqyese për 100 gramë zhardhok.

    Përveç kësaj, është një ushqim që praktikisht nuk ka yndyrë. Në fakt, do të kishte deri në 15 herë më pak yndyrë se avokadoja, gjë që e bën atë një opsion më të lehtë. Është e vërtetë që yndyra në avokado është e shëndetshme, por në disa dieta që kanë objektiva specifike mund të jetë e nevojshme t’i zvogëlojmë ato dhe patatja e ëmbël është e shkëlqyer për këtë. Patatja e ëmbël është gjithashtu e pasur me antioksidantë. Këto ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga sëmundjet, kështu që konsumimi i saj i rregullt mund të na ndihmojë ndjeshëm.

    Si një bonus shtesë, patatet e ëmbla janë shumë të gjithanshme në kuzhinë dhe mund të hahen në shumë mënyra të ndryshme. Mënyrat më të njohura janë të pjekura në furrë, të ziera, për ëmbëlsira ose të shtypura; gjë që i ndihmon ato të përshtaten mirë me receta të shumta dhe preferenca të konsumatorëve.

    Patatja e ëmbël, e njohur edhe si patate e ëmbël, është vendase në Amerikën Qendrore dhe Jugore, megjithëse prodhimi i saj është rritur ndjeshëm për shkak të konsumit në rritje.

  • Ja se si të zgjidhni shalqirin e duhur në treg

    Një shalqi i mirëfilltë i ëmbël dhe plot shije verore nuk është gjithmonë i lehtë për t’u zgjedhur në dyqan.

    Por sipas një eksperti, një shenjë e thjeshtë mund t’ju ndihmojë ta dalloni atë që është i pjekur. Një njollë kremi e verdhë në pjesën e poshtme të shalqirit tregon se ai ka pjekur natyrshëm në rrëzë, duke marrë shijen më të mirë.

    Një shalqi i pjekur duhet gjithashtu të ndihet i rëndë për madhësinë e tij, duke treguar se përmban shumë ujë, një tregues ky i freskisë dhe lëngshmërisë.

    Një tjetër metodë e thjeshtë për të kuptuar nëse shalqiri është i pjekur, është të goditet lehtë me dorë në sipërfaqen e tij. Dhe këtu, nëse dëgjoni një tingull të mpirë dhe të zbrazët, atëherë keni të bëni me një frut plot lëng.

    “Një fetë e ëmbël dhe e lëngshme shalqiri është një nga kënaqësitë më të mira të verës,” thotë Jordan Carter, drejtor i shitjeve dhe marketingut në fermën Leger and Son, një biznes familjar me tre breza në Cordele në Georgia, të SHBA-së.

    Ai shton se shumë njerëz shpesh gabojnë në zgjedhjen e shalqirit dhe përballen me zhgënjimin e një fruti të çelët dhe jo të ëmbël.

    Për këtë arsye, këshillat e thjeshta për njollën e verdhë, peshën dhe tingullin mund të jenë çelësi për të zgjedhur një shalqi të përsosur. Syri.net-MSN

  • Armina Mevlani në pritje të ëmbël? Rrjeti shpërthen në komente pas daljes së fundit në televizion

    Armina Mevlani në pritje të ëmbël? Rrjeti shpërthen në komente pas daljes së fundit në televizion

    Showbiz E Enjte, 19 Qershor 2025 09:55
    Armina Mevlani në një dalje të bërë kohët e fundi është komentuar nga ndjeksit se është në pritje të ëmbël. “Qenka shtatzënë”, “Uuuuaa sa qenka shëndoshur”, janë disa nga komentet në videon e publikuar.
    Armina ka zgjedhur të mos iu përgjigjet dhe mos reagojë ndaj komenteve duke i lënë njerëzit të aludojnë.

    Kujtojmë se Armina Mevlani është e martuar me Shkëlzen Berishën, djalin e liderit demokrat, Sali Berisha.