Tag: eksperti

  • Samiti i BE në Tiranë! Eksperti: Shqipëria vlerësohet si faktor stabiliteti në rajon

    Samiti i BE në Tiranë! Eksperti: Shqipëria vlerësohet si faktor stabiliteti në rajon

    Tirana ka qenë mikpritëse e Samitit të Komunitetit Politik Europian, një event që përforcon pozitën e Shqipërisë si një vend me rol të rëndësishëm në rajon. Eksperti i integrimit europian, Gledis Gjipali, në një intervistë për News24, tha se ky Samit dërgoi një mesazh të qartë për nevojën e unitetit europian, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit në fushat e sigurisë dhe ekonomisë.
    Sipas Gjipalit, fakti që Tirana priti këtë event të nivelit të lartë është dëshmi e përputhshmërisë së Shqipërisë me politikat e sigurisë së BE-së. Ai theksoi se vendi ynë konsiderohet si një faktor stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, një aspekt kyç për aspiratat integruese të vendit.
    Megjithatë, Gjipali paralajmëron se rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian nuk është e lehtë. Ai përmendi se ka shtete anëtare që tregohen skeptike ndaj zgjerimit të mëtejshëm të BE-së. Duke sjellë si shembull Kroacinë, e cila u përball me sfida serioze përpara anëtarësimit, si lufta kundër korrupsionit dhe përmirësimi i sektorëve ekonomikë si turizmi, Gjipali nënvizon se edhe Shqipëria duhet të përballojë sfida të ngjashme për të përmbushur kriteret e nevojshme për anëtarësim.
    Eksperti i integrimit, Gledis Gjipali: Mesazhi kryesor në Samit ishte që Europa të mbetet e bashkuar. Kishte edhe mesazhe për sigurinë, por edhe për ekonominë e përbashkët europiane. Vitet e fundit, Tirana ka mikpritur Samite të rëndësishme. Është mesazh, që Shqipëria është një vend tërësisht në përputhje me politikën e sigurisë së BE-së. Vendi ynë po ashtu vlerësohet edhe si faktor stabiliteti në Ballkan. Kjo bëhet që Shqipëria të integrohet në BE, rrugë që nuk është e lehtë, ka shumë pengesa. Ka dhe vende brenda Bashkimit Europian që shpesh herë nuk e duan zgjerimin e Bashkimit Europian. Kroacia kur hyri në BE kishte disa probleme, pasi kishte kriminelë lufte, por luftoi korrupsionin dhe zhvilloi shumë turizmin e saj. Shumë shtete europiane kanë ndryshuar qëndrim për zgjerimin, edhe pas luftës në Ukrainë, pasi duan të kenë të shtuar sigurinë.

  • ‘Shqipëria, më keq se Ukraina në luftë!’ Eksperti i Ekonomisë: Vend për pak të pasur, të tjerët ikin

    ‘Shqipëria, më keq se Ukraina në luftë!’ Eksperti i Ekonomisë: Vend për pak të pasur, të tjerët ikin

    Shqipëria renditet  me cilësinë më të keqe për të jetuar në Europë dhe ndër të fundit në botë, sipas Numbeo, sistemi më i madh i të dhënave për koston dhe cilësinë e jetesës. Sipas raporti të Numbeos për vitin 2025 indeksi i cilësisë së jetës e çon Shqipërinë ndër vendet e fundit, ku nga 25 vendeve me cilësi të ulët jetese vendi ynë renditet i 14-ti, duke lënë pas madje edhe vendet në luftë apo edhe ato të botës së tertë. 

    “Në dekadën e fundit është bërë pak ose aspak për cilësinë e jetës në Shqipëri, përkundrazi është bërë shumë që të përkeqësohet ajo’ analizon eksperti i Ekonomisë Klodian Muço, në një intervistë me skype  sot në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv.

    “Buxheti i caktuar në Shëndetësi ka pasur një tendencë rënëse nga 2013 e në vijim. Nëse në vendet e BE-së mesatarja është 7 – 7.5% e PBB-së në Shqipëri shkon më pak se 3 %. Në 2025 ishte 3%.
    Sa i takon ndotjes. Çdo tregues në zonën e Tiranës tregon që ndotja është më e madhe sesa normalja. Këtu nuk ka një planifikim. Gjen një copë tokë dhe ndërto një kullë. Rrugët janë planifikuar në vitin 1980 ndërsa për trafikun nuk merret asnjë masë.

    Kush jeton në Shqipëri e di sa janë pagat. Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku ti blen dhe hapësirat e përbashkëta në pallate. Çmimi në zona si Astiri ka vajtur 1800 metra katrorë për të blerë një apartament” vijon më tej eksperti.

    Sipas statistikave të Eurostat një shqiptar për të blerë një sasi ushqimesh si një qytetar i BE-së harxhon 78% të atyre që harxhon mesatarja e qytetarit të BE-së, ndërsa paga në Shqipëri është sa 35% e mesatares së BE-së.

    Çdo tregues i raportit tregon që Shqipëria është kthyer në një vend për pak qytetarë nënvizon Muço.
    “Çdo tregues në Shqipëri tek ‘Numbeo’  tregon që paga mesatare është shumë më e ulët sesa realiteti. Se çmimet me të cilat shiten apartamentet këtu janë shumë më të larta sesa në rajon. E shëndetësia tek privati, edhe pse paguan nuk është në nivelin që të ofrojnë falas në BE. Niveli i ndotjes është më i rëndë sesa në Ukrainë që është një vend lufte.Që niveli i dëshirës së shqiptarëve për tu larguar nga Shqipëria është në nivelin e vendeve afrikane që janë në luftë civile sot. Çdo tregues tregon që Shqipëria është kthyer në një vend për pak qytetarë. Pak janë të lumtur ndërsa niveli i pabarazisë është në rritje. Nuk mohohet rritja ekonomike, por kjo rritje ka shpërndarje shumë të keqe, shkon në xhepat e pak qytetarëve. Kjo tregon se pjesa dërrmuese e popullisë jeton gjithnjë e më keq” analizon eksperti i Ekonomisë Klodian Muço.

  • “Nuk janë liderët e mëdhenj”/ Eksperti i IT-së zbulon detajet: Ja kush mori më shumë klikime në fushatë

    “Nuk janë liderët e mëdhenj”/ Eksperti i IT-së zbulon detajet: Ja kush mori më shumë klikime në fushatë

    Erikleo Çepa, eksperti i IT-së, foli në një emision televiziv lidhur me klikimet në rrjetet sociale gjatë fushatës se cilët lider të partive të vogla kryesuan në internet.
    “Klikuar më shumë ishte Arlind Qori dhe Agron Shehaj për bashkëbisedimet që kanë bërë me qytetarët. Më pas ndiqet nga Adreatik Lapaj. Këto të tre renditen si më të klikuarit”, tha eksperti.
    I pyetur nëse ka patur interaktivitet në rrjetin social TikTok gjatë fushatës, Çepa nënkupto se mbyllaj e Tik Tok nuk është marrë aq seriozisht sa të mos ketë interaktivitet.
    “Në fakt nuk pamë ndonjë letër me vulë shumë të madhe që është mbyllur Tik Tok. Kemi parë vetëm lajme në media, dhe një reagim kshuqë Tik Tok vijon të përdoret.
    Ata që janë votuar më së shumti nga të dyja partitë, në ndjekje në rrjete sociale nuk janë klikuar pothuajse fare përveçse nga miqtë dhe mikeshat e tyre”, tha Erikleo Çepa.

  • Sfidat e mandatit të 4, ulja e kostos së jetesës? Eksperti: Ushqimet tek ne më të shtrenjta se në New York

    Sfidat e mandatit të 4, ulja e kostos së jetesës? Eksperti: Ushqimet tek ne më të shtrenjta se në New York

    Eksperti i ekonomisë Enea Janko është i mendimit se vota e 11 Majit tregoi se qytetarët kanë votuar për stabilitetin dhe jo për ndryshimin, kanë votuar për interesat e tyre afatshkurtra më shumë se sa për programin politik-ekonomik afatgjatë.
    Gjatë një interviste në E-ZONE në Vizion Plus, Janko analizoi se vota ideologjike është zbehur.
    “Votuesi është i orientuar drej interesave afashkurtra, më shumë se sa programeve të partive. Vota ndikohet më shumë nga premtimet e kandidatëve. Për shembull një premtim për leje legalizimi, për një punësim në administratë për veten apo familjarët, për një bonues më shumë tek pensioni. Askush nuk merret me premtimet madhore për rritje page apo pensionesh. Ndaj në këtë këndvështrim në këto zgjedhje domino votuesi ekonomik”, -tha Janko
    Sfidat që e presin ekonominë në vitet e ardhshme janë të shumta. Sipas tij, rritja e cilësisë së jetesës, rritja e të ardhurave përballë një kostos së lartë të jetesës është sfida më e madhe.
    Por eksperti shikon që një nga sfidat më të mëdha të katër viteve të ardhshme është ulja e kostove të jetesës.
    “Kostot e jetesës janë rritur ndjeshëm. Këtu flas për shumicën e shqiptare dhe jo për një përqind të popullsisë. Unë jetoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mund t’ju them pa frikë se çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të larta se në New York. Është e pamunduar që me këtë standard jetese, ku çdo gjë është bërë e papërballueshme, asnjë emigrant nuk kthehet. Përkundrazi, të rinjtë do të emigrojnë se nuk ja dalin jetesës”, -tha Janko.

    Edhe premtimet për rritje pagash dhe pensionesh nuk janë realiste. Sipas Jankos pemtimi për një pension minimal 200 euro është i pamjaftueshëm.
    “PS ka premtuar se në 4 vitet e ardhshme do të ketë një pension minimal 200 euro. Në 2030 duket e pamundur të jetosh me një pension të tillë. Ndaj ky premtim duhet të rishikohet, pasi nuk i përgjigjet zhvillimeve të jetesës. Ndërsa premtimet për rritje pagash janë më shumë populiste pasi pagat rriten vetëm me produktivitet”-sqaroi Janko në E-ZONE.
    Edhe në këto zgjedhje, sipas ekspertit  partitë nuk patën programe të mirfillta ekonomike, por vetëm premtime populiste.

  • Kush është klikuar më shumë nga liderët e partive të vogla? Përgjigjet eksperti

    Kush është klikuar më shumë nga liderët e partive të vogla? Përgjigjet eksperti

    Erikleo Çepa, eksperti i IT-së, foli në Euronews Albania lidhur me klikimet në rrjetet sociale gjatë fushatës se cilët lider të partive të vogla kryesuan në internet.
    “Klikuar më shumë ishte Arlind Qori dhe Agron Shehaj për bashkëbisedimet që kanë bërë me qytetarët. Më pas ndiqet nga Adreatik Lapaj. Këto të tre renditen si më të klikuarit”, tha eksperti.
    I pyetur nëse ka patur interaktivitet në rrjetin social TikTok gjatë fushatës, Çepa nënkupto se mbyllaj e Tik Tok nuk është marrë aq seriozisht sa të mos ketë interaktivitet.
    “Në fakt nuk pamë ndonjë letër me vulë shumë të madhe që është mbyllur Tik Tok. Kemi parë vetëm lajme në media, dhe një reagim kshuqë Tik Tok vijon të përdoret.
    Ata që janë votuar më së shumti nga të dyja partitë, në ndjekje në rrjete sociale nuk janë klikuar pothuajse fare përveçse nga miqtë dhe mikeshat e tyre”, tha Erikleo Çepa.

  • “Tirana, pozicion të ri ndërkombëtar”, eksperti: Shqipëria e orientuar qartë drejt Perëndimit

    “Tirana, pozicion të ri ndërkombëtar”, eksperti: Shqipëria e orientuar qartë drejt Perëndimit

    Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Andi Hoxhaj deklaroi se Tirana ka fituar një pozicion të ri ndërkombëtare, teksa u bë mikpritëse e samitit të Komunitetit Politik Evropian.
    Në një intervistë për “Edicioni Qendror” në ABC News, Hoxhaj u shpreh se Shqipëria është e orientuar qartë drejt Perëndimit.
    “Unë mendoj se Starmer mund të jetë këshilluar keq, ose nuk u menaxhua mirë situata nga Britania e Madhe. Nuk mundet kryeministri i një shteti si Britania, në vizitën e parë, të kërkojë kamp refugjatësh. Është shumë pozitive, po tregon orientimin perëndimor që Tirana ka. Shqipëria është vend që nuk ka influencë ruse. Edhe Ballkani Perëndimor po valon vitet e fundit. Shqipëria është i vetmi vend që është i qetë. Besoj se po dhe e ka vulosur”, theksoi ai.

  • Eksperti i IT: PS është iPhone 16 Pro, PD Nokia 6310

    Eksperti i IT: PS është iPhone 16 Pro, PD Nokia 6310

    Eksperti i IT-së, Gent Progni, i ftuar në studion e Quo Vadis në Vizion Plus, tha se në qendrat e votimit më 11 maj kishte probleme të shumta.
    Ai u shpreh se në Partinë Demokratike mungon departamenti i teknologjisë, ndërsa bëri një krahasim simbolik, “PS është si iPhone 16 Pro, ndërsa PD si Nokia 6310.”
    Progni: Opozita ka gabime të pafundme. Por, Edi Rama ka manipuluar, ka vjedhur. Shkon opozita dhe pranon votën e diasporës. Në asnjë vend vota e diasporës nuk ka shkuar për opozitën. Ata votuan gabim, strategjikisht.

    Unë iu vetëofrova Partisë Demokratike për të ndihmuar në krijimin e një departamenti teknologjie. Dëshira ishte për t’i dhënë diçka plus asaj partie, që nuk e kishte. Kam bërë takime me Flamur Nokën dhe Albana Vokshin, të cilët më kanë thënë se kanë nevojë. Nevoja ishte, që të bëj një krahasim, si të kesh një iPhone 16 Pro përballë një Nokia 6310. Kështu është PS me PD-në. PS është iPhone 16 Pro, ndërsa PD është Nokia 6310. Ka njerëz në atë parti që nuk duan të kenë zhvillim. Duan të rrinë në opozitë sepse janë më të pasur atje.
     Është sistemi ai që i ndan zgjedhjet në Shqipëri në mënyrë perfekte. Ata e dinë që në fillim si ndahen. Prandaj del Edi Rama dhe thotë: 82, 83 mandate.
    /vizionplus.tv

  • “Më kërko nudo në Google…”/ Eksperti i IT zbulon sa persona kërkuan për të parë kryeministrin

    “Më kërko nudo në Google…”/ Eksperti i IT zbulon sa persona kërkuan për të parë kryeministrin

    I ftuar në një emision eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi foli lidhur me situatën e cila është shkaktuar nga batutat, fjalët apo videot në mediat sociale gjatë fushatës se mbajtur nga partitë politike. Kallanxhi përmend një rast kyç që sipas tij, ka goditur gjatë fushatës duke sjellë mjaft klikime dhe kërkime për atë material.
    “Tashmë më duket një situatë e stabilizuar, PD dhe PS po lëvizin gati në një ritëm.
    Duhet thënë që kandidatët në lista të hapura kanë bërë të pamundurën për të rënë në sy, shumë pak ia kanë dalë të bëhen viral edhe pse kanë dalë nga karakteri i tyre pasi kanë bërë video që nuk do ti kishin bërë kurrë gjatë jetës së tyre, dhe biznesmenë. Shumë pak kuptuan se çfarë është social media, duhet të ishin më sportiv.
    Përveç kryeministrit që me batutën: “Më kërko mua nudo”, ishte një nga goditjet më të mëdha të fushatës sepse nëse shikojmë historikun e kërkimeve, kryeministri ka arritur pikun e kërkimeve për veten e tij ditën kur i tha të rinjve: “Më kërkoni mua nudo në Google”, dhe aty janë bërë kërkime të mëdha të tipit: “Kryeministri nudo”, tha eksperti Kallanxhi.

  • Mbyllja e mitingjeve/ Eksperti IT zbulon detajet: Ja kush mori më shumë klikime, Rama apo Berisha

    Mbyllja e mitingjeve/ Eksperti IT zbulon detajet: Ja kush mori më shumë klikime, Rama apo Berisha

    Partia Socialiste dhe Partia Demokratike mbyllin sot fushatën për zgjedhjet e 11 majit në Tiranë. Betejën e fundit elektorale dy partitë e mëdha kanë zgjedhur që të zhvillojnë në kryeqytet.
    PS dhe PD e zhvilluan njëkohësisht takimin, por si paraqitet audienca e tyre online. Lidhur me këtë, Aldor Nini, eksperti IT tha në një emision televiziv se janë më aktivë në komente dhe në transmetimet live simpatizantët e PD-së në krahasim me mbështetësit e PS-së.

    Ai nënvizoi dhe një dallim mes dy partive të mëdha sa i përket audiencës online
    “Ishte pak e vështirë për ta bërë këtë matje pasi ishin disa rrjete sociale: Youtube, Facebook, të miksuara.

    Për mbylljen e fushatave, me sa numëruam ishin diku tek 30-32 mijë shikues live për Partinë Demokratike në vende të ndryshme. Ndërkohë Rama në një vend kishte mbledhur 3.4, në një vend tjetër 4 mijë, pra më pak në transmetim live. Mendoj që ky është një rezultat që e kemi parë edhe në të kaluarën sepse videot statike që hidhen në Youtube, Instagram, Facebook, PS-ja ka një audiencë goxha të madhe që i shpërndan ato në shumë profile dhe në shumë faqe. Ato shikues që i gjenerojnë në kohë reale, ato që janë tamam simpatizantë të flaktë të PD-së, janë ato që e shikojnë në kohë reale materialin ose ato që reagojnë me interaktivitet më të lartë sesa ato të PS-së.
    Rama ka arritur e më shumë video me shikueshmëri sesa PD në përgjithësi. Te PD kemi një problem që nuk mund ti numërojmë dot edhe aq saktë shikuesit sepse një simpatizant i PD-së hedh video edhe në profilin e tij personal apo të një biznesi, portali dhe ato nuk mund ti mbledhësh dot bashkë si shikueshmëri, ndërsa për videot e PS-së kam parë shumë pak që hidhen dhe shpëndahen nga persona që mund të jenë neutralë. Janë vetë struktura dhe patronazhistët që e bëjnë këtë”, tha eksperti Nini.

  • Krimet zgjedhore/ Karamuço nxjerr detaje të reja: Janë 3-4 eksponentë që do depërtohen nga Dubai

    Krimet zgjedhore/ Karamuço nxjerr detaje të reja: Janë 3-4 eksponentë që do depërtohen nga Dubai

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur lidhur me krimet zgjedhore dhe fenomenin e blerjes së votave, ndaj të cilit ai shprehet se duhet një përkushtim më i madh. I pyetur se a priten arrestime në flagrancë nga task-forca lidhur me këto zgjedhje të 11 majit, Karamuço shprehet i bindur se praktikisht duhet të ketë, duke sjellë dhe disa raste.
    “Nëse nuk ndodh deri të dielën, atëherë SPAK e ka humbur efektin parandalues. Më efekt parandalues ka policia e Dubait sesa policia jonë. Edhe në 2021 kemi pasur informacione që janë dërguar para nga Dubai për t’u vënë në shërbim të personave të caktuar që mund të blinin vota.
    Sesa ia kanë arritur qëllimit nuk dihet por në një ndalim të fundit që është bërë, janë 3-4 eksponentë që vetëm për njërin është bërë e ditur që është kthyer në Shqipëri, pra i deportuar dhe jo i ekstraduar, ndërsa për të tjerët nuk thuhet asgjë, sepse nuk janë për llogari të shtetit shqiptar por janë për të disa organeve ligjzbatuese evropiane. Janë shqiptarë dhe njëri prej tyre është një nga më të fuqishmit të trafikut ndërkombëtar. Janë të kapur dhe do depërtohen në vendet europiane që i kanë kërkuar.
    Njëri prej tyre është dyshuar se ka hedhur në Shqipëri shumë para për zgjedhjet e vitit 2021, ka operuar kryesisht në Amerikën Latine, kërkohej nga policia spanjolle bashkë me personat e tjerë që janë ndaluar”, tha eksperti. Karamuço ndalet edhe në një detaj tjetër, ai i rënies së euros në Shqipëri, fakt ndaj të cilit eksperti ngre dyshimet që kjo mund të shërbejë për blerjen e votave.
    “Ky veprim që ka kryer ky organ tjetër lizgjzbatues i Lindjes së Mesme, ka një lloj efekti që vjen deri në Shqipëri në lidhje me mbylljen e ‘rubinetave’ të këtij financimi. Jam pesimist për shkak se sot kemi pasur ditën ku euro ka pasur nivelin më të ulët historik në Shqipëri.
    Kjo do të thotë se ka një prezencë të jashtëzakonshme në treg të likuiditetit euro, i cili mund të shërbejë edhe si një mekanizëm për të blerë vota. Autoritetet duhet të jenë të prokupuara më shumë tani se më parë në lidhje me fenomenin e blerjes së votës”, shton Ervin Karamuço.