Tag: eksperti

  • Lotaria amerikane, eksperti tregon hapat që duhet të ndiqni: Mos gënjeni për…

    Lotaria amerikane, eksperti tregon hapat që duhet të ndiqni: Mos gënjeni për…

    Më 3 maj 2025 në orën 18:00 dolën përgjigjet e lotarisë amerikane. Për të gjitha ata shqiptarë, të cilët ishin përzgjedhur eksperti Ardit Hida në “Aldo Morning Show” në Tv Klan ndau disa këshilla se çfarë hapa duhet të ndiqen më pas.
    Hida tha se pas marrjes së përgjigjes, personi i përzgjedhur duhet që të bëjë një “CV të jetës”. Dokumentet kryesore që duhen janë: pasaporta, diploma e shkollës së mesme e përfunduar me kohë të plotë, vërtetimi i punësimit dhe deklarimi i të gjitha udhëtimeve jashtështetit që janë bërë në 5 vitet e fundit.
    Në rastet se personi në fjalë është i martuar apo ka dhe fëmijë, duhet që të bashkëngjitë me të tijat dhe të gjitha dokumentet e pjesëtarëve të tjerë të familjes.
    “Pasi një person ka parë se është përzgjedhur si fitues i lotarisë, gjeja e parë që duhet të bëjë është që duhet të mbledhë të gjitha të dhënat e veta dhe të familjes. Nëse është një person i martuar dhe me fëmijë, duhet të mbledhë të gjitha dokumentet që nga pasaportat, diplomat, vërtetimet e punësimit, pak a shumë një CV të jetës. Plus duhet të tregojë dhe udhëtimet që ka bërë në 5 vitet e fundit jashtështetit, sepse janë shumë të rëndësishme. Ambasada Amerikane ka këtë që e ka me vetëdeklarim çdo të dhënë që futet aty, por vërtetimi i deklarimit bëhet ditën e intervistës kur dorëzohet dokumentet fizike. Dokumenti kryesor që ka peshën më të madhe tek lotaria amerikane është diploma e shkollës së mesme. Po pate shkollën e mesme me kohë të plotë dhe po nuk pate probleme me drejtësinë nuk ke asnjë lloj pengese për të marrë vizën, përveçse numrit rendor. Numri rendor është shumë i rëndësishëm, pasi kur përzgjidhesh ke një numër që zgjidhet automatikisht nga sistemi, rastësor, që mund të jetë nga numri një e deri në plus infinit. Nëse ke një numër plus 30 apo 35 mijë, shanset për të marrë vizën janë të pakta.”
    Pas mbledhjes së dokumenteve dhe deklarimeve, eksperti u ndal dhe tek intervista në ambasadë. Hida tha se është një fazë shumë e lehtë, nëse të gjitha dokumentet janë të rregullta dhe nuk ka përgënjeshtrime.
    Ai u ndal edhe tek martesa pas marrjes së përgjigjes së lotarisë. Eksperti këshilloi që nuk duhet që të gënjehet kurrsesi për vërtetësinë e martesës, sepse në rastet se kjo marrëdhënie është krijuar vetëm për letra, atëherë konsiderohet si një shkelje e emigracionit dhe të dy personat digjen përfundimisht.
    “Në fakt në ambasadë intervista është diçka shumë e lehtë, nëse je i rregullt me dokumentet. Po patë kushtet e shkollës edhe të mos kesh probleme me drejtësinë, normalisht duhet të përgatiten të gjitha dokumentet që çohen paraprakisht dy javë para intervistës dhe pastaj pyetjet janë shumë të thjeshta. Nëse je një çift i sapomartuar, pasi je përzgjedhur fitues dhe je martuar në këtë rast ke pyetje shtesë rreth lidhjes. Për të mbrojtur lidhjen tuaj që nuk është martesë për letra, sepse kjo është thyerje e ligjit të emigracionit. Nëse ka raste të tilla të dy digjen automatikisht gjithë jetën pastaj, prandaj nuk duhet që të gënjejnë.”
     
     
     

  • Kush ua fiku dritat miliona qytetarëve të BE?! Eksperti: Duhen njohuri të thella për…

    Kush ua fiku dritat miliona qytetarëve të BE?! Eksperti: Duhen njohuri të thella për…

    Një ndërprerje e pazakontë e energjisë elektrike goditi të hënën pjesë të mëdha të Spanjës, Portugalisë, zonave të jugut të Francës dhe Andorrës, duke lënë për orë të tëra miliona njerëz pa energji. Teksa autoritetet hetuan shkaqet, eksperti i krimit kibernetik dhe sigurisë digjitale, Efrén Varón, ofroi një teori që ka ngritur shqetësim.
    “Nuk më duket si sulm kibernetik klasik. Ka më shumë gjasa të jetë sabotim – qoftë nga grupe antisistemi, ambientalistë radikalë, apo edhe ndonjë formë terrorizmi teknik”, u shpreh Varón për gazetën La Región.
    Sipas tij, një sulm kibernetik në kaq shumë shtete njëkohësisht është shumë kompleks dhe i vështirë për t’u realizuar pa u zbuluar paraprakisht. Ai theksoi mungesën e çdo informacioni paraprak apo paralajmërimi, çka e bën edhe më të dyshimtë situatën.
    “Për të fikur një pjesë kaq të madhe të Evropës, duhen njohuri shumë të thella për infrastrukturën energjetike. Ky nuk është një ‘çelës’ që dikush e shtyp dhe e fik gjithë rrjetin”, shtoi eksperti, duke përmendur rolin që mund të luajë Qendra Kombëtare e Infrastruktures Kritike (CNTIC) në hetim, shkruan A2 CNN.
    Ndërprerja nuk preku Kanariet, Balearët, Ceutën dhe Melillën, duke ngritur pyetje të tjera mbi natyrën selektive të incidentit.
    Hetimet zyrtare vijojnë, por teoria e sabotimit po merr gjithnjë e më shumë vëmendje.

  • Shtimi i aksidenteve/ Eksperti: Kodi Rrugor ka nevojë për rishikim

    Shtimi i aksidenteve/ Eksperti: Kodi Rrugor ka nevojë për rishikim

    Eksperti rrugor Gëzim Hoxha thotë se Kodi Rrugor ka nevojë për rishikim përballë situatës me aksidentet rrugore.
    Nga studio e “MCN Informacion” ai deklaroi se kamerat inteligjente kanë filluar të montohen në Shqipëri, por se realisht nuk dimë të ecim me makinë.
    “Të dy palët ecim të vijat dhe shpesh makinat i përplasim te vijat ndarëse.
    Makinat përplasen te vijat ndarëse, duhet bërë ndryshim në ligj, për të ndëshkuar dhe pasur gjoba specifike”, tha ai.

  • “S’duhet të jesh këtu”, eksperti lexon buzët e Trump dhe Macron nga dialogu në Bazilikën e Shën Pjetrit

    “S’duhet të jesh këtu”, eksperti lexon buzët e Trump dhe Macron nga dialogu në Bazilikën e Shën Pjetrit

    Takimi ballë-përballë i Trump me Zelensky-n në dy karrige të vendosura në qendër të Bazilikës së Shën Pjetrit me rastin e funeralit të Papa Françeskut ishte ngjarja diplomatike që shënoi ceremoninë e së shtunës në Vatikan.
    Megjithatë, me sa duket, në takim u përpoq të merrte pjesë edhe presidenti francez Emmanuel Macron, por homologu i tij amerikan e ka nxjerrë “jashtë loje”.
    Videoja ku Trump mesa duket i kërkonte Macron të largohej u bë virale në rrjet dhe një ekspert i leximit të buzëve i rekrutuar nga Daily Mail “lexoi” buzët e Presidentit të SHBA kur kreu i Elysse iu afrua.
    Sipas Nicola Hisling, Trump i tha Macronit: “Qetësohu, ulu, më lër pak“,  – përpara se të shtonte disa sekonda më vonë: “Nuk duhet të jesh këtu, dua që të më bësh një nder, nuk duhet të jesh këtu“.
    I njëjti ekspert zbuloi se me të dëgjuar këto fjalë, Volodymyr Zelensky u pajtua me Trump.
    Eksperti arriti të “deshifrojë” edhe atë që kapën kamerat nga takimi Trump-Zelensky. Sipas analizës së tij, Zelensky i tha Trumpit: “Unë do të doja që ju ta bëni këtë, por jo në këtë mënyrë”, ndërsa presidenti amerikan ju përgjigj: “Është një strategji interesante, ju keni sigurinë time”.
    Kujtojmë se Shtëpia e Bardhë e përshkroi takimin mes liderit amerikan dhe atij ukrainas si “shumë produktiv“, ku Zelensky foli për një bisedë që mund të bëhet “historike”.

  • Ja si pensioni minimal mund të rritet me 200 euro pa tronditur financat publike, eksperti i njohur i ekonomisë…

    Ja si pensioni minimal mund të rritet me 200 euro pa tronditur financat publike, eksperti i njohur i ekonomisë…

    Në prag të zgjedhjeve vendore të 11 majit 2025, klima politike në Shqipëri është përfshirë nga tensione dhe përplasje të ashpra, ku një pjesë e mediave dhe analistëve janë vënë haptazi në funksion të propagandës qeveritare. Kjo situatë alarmante analizohet në detaje nga eksperti i njohur i ekonomisë, Kujtim Hoxha, i cili zbërthen për gazetën “SOT” skemën e manipulimit publik, demaskon fshehjen e të dhënave ekonomike dhe tregon se si pensionet minimale mund të rriten deri me 200 euro, pa tronditur financat e shtetit. “Pa ‘dashur’ njerëz nga drejtime të ndryshme, nga të gjitha fushat, ditët e fundit janë hedhur në sulm për të atakuar programet elektorale të opozitës shqiptare.
    Duke i rënë bories dhe firzamonikës, janë bërë një trup i vetëm me propagandën e qeverisë! Më bën përshtypje ky fakt, sepse mediat që përcjellin të njëjtin qëndrim si ai i qeverisë janë jo vetëm jashtë misionit të tyre si pushtet i katërt, por edhe propagandues të gjendjes në Shqipëri, se nuk mund të ndryshojë asgjë nga ajo që përjetojmë si shqiptarë. Shkurt, janë pararojë e propagandës së qeverisë/partisë-shtet, se ky fat na paska rënë dhe duhet ta vuajmë”, shkruan Hoxha.
    Mashtrimi i madh
    Sipas Hoxhës, qeveria këmbëngul me ngulm në justifikimin e dështimeve të sa.”Qeveria këmbëngul se kaq janë mundësitë e vendit tonë dhe nuk mund të rritim pensionet, rrogat, subvencionet e fermerëve, përmirësimin e kushteve në arsim, shëndetësi, uljen e çmimit të naftës etj.” Por eksperti denoncon se këto janë mashtrime të qëllimshme që synojnë të justifikojnë varfërinë e vendit dhe të mbulojnë keqmenaxhimin dhe vjedhjen sistematike të fondeve publike. Në këtë klimë mashtrimi të organizuar, Hoxha evidenton edhe rolin e disa gazetarëve, ekonomistëve dhe juristëve të angazhuar në mënyrë të turpshme në këtë propagandë.
    “Do mundohem pa hyrë politikisht të shpreh mendimet e mia në lidhje me qëndrimet e një sërë gazetarësh/ekonomistësh apo juristësh me qëndrimet e tyre disfatiste në dëm të interesave të qytetarëve shqiptarë dhe pritshmërisë së tyre. Në këto emisione aspak profesionistë dhe të pamoralshëm japin mendime Çoçolët me shokë, bile edhe ish-ministra të drejtësisë/padrejtësisë, duke sulmuar opozitën për programin e saj, i cili sipas tyre do të sillte tërmet në financat publike!”, shprehet ai.
    Të dhënat zyrtare
    Hoxha shtron pyetje të drejtpërdrejta dhe akuzuese ndaj këtyre “specialistëve”: “A e kanë lexuar Raportin Vjetor të ISSH-së këta gazetarë/specialistë? Po Raportin Statistikor të INSTAT-it për vitin 2024? Po atëherë si mund të japin opinion këta njerëz kur nuk kanë statistika dhe njëkohësisht përhapin një frymë disfatiste se pensionet dhe pagat nuk mund të rriten sepse do të kishim një tërmet në financat publike?” Sipas tij, këta individë janë thjesht në një mision disinformimi keqdashës, të orientuar nga qeveria, për të larguar qytetarët nga Shqipëria dhe për të mbajtur gjallë këtë regjim të kalbur.
    Eksperti sjell një fakt tronditës që përmbys gjithë propagandën zyrtare: “Po, o zotërinj, pensionet mund të rriten me jo më pak se 200 euro pa tronditur financat publike dhe pa sjellë poshtë e përpjetë pensionistët që sot nuk marrin as shërbimin minimal nga ISSH.” Ai shpjegon se, nëse do të kishte transparencë me fondet publike dhe ndalje të vjedhjeve, shteti shqiptar do të kishte më shumë se mjaftueshëm burime për të garantuar një jetë dinjitoze për pensionistët.
    Pse nuk publikohen raportet ekonomike? Fshehja kriminale e qeverisë
    Kujtim Hoxha ngre dhe një tjetër alarm. “Nëse këta zotërinj do të kishin kërkuar ISSH-së dhe INSTAT-it publikimin e raportit vjetor të tyre për vitin 2024, të cilin duhet ta publikonin brenda 31 marsit të vitit 2025, lexuesit dhe teknikët do të konstatonin çudira. Atëherë pse këto dy institucione nuk kanë publikuar raportin e vitit 2024? Pse këta specialistë ekonomistë e juristë nuk kanë folur për këtë problem?”
    Sipas tij, kjo nuk është rastësi. “Sigurisht, kjo është dora e kryetarit të qeverisë i cili ka ndaluar publikimin e këtyre dy dokumentave nga më të rëndësishmit për të bërë analiza dhe për të nxjerrë konkluzione”, thotë ai. Në përfundim të analizës së tij të gjatë dhe të argumentuar, Hoxha bën një thirrje të fortë për ndërgjegjësim: “Opozita, sido që të jetë, ka sjellë ofertën e saj shpresëdhënëse për të ndryshuar situatën dhe përmirësimin e ndjeshëm të ekonomisë së çdo shqiptari. Të paktën, o gazetarë e specialistë, bëni detyrën tuaj si njerëz të pavarur dhe misionarë për ngjalljen e shpresës te shqiptarët se ky vend mund të bëhet shumë më mirë se ç’është dhe të largohen ata që nuk mund të bëjnë më për këtë vend.”
    Eksperti e përmbyll me një mesazh të fortë: “Shqiptarët nuk vuajnë nga fukarallëku, por nga padrejtësia shoqërore, nga ndarja në tanët dhe të atyre, nga vjedhja masive e fondeve publike, kuptohet nga njerëz të veshur me pushtet dhe të mbrojtur nga një pjesë e drejtësisë dhe mediave disinformuese. Lërini shqiptarët të zgjedhin problemet e tyre me njerëz që mund t’i bëjnë punët shumë më mirë: ‘Pa tronditur financat publike’.”

  • Premtimet në fushatë? Eksperti i ekonomisë: Për herë të parë duken të realizueshme

    Premtimet në fushatë? Eksperti i ekonomisë: Për herë të parë duken të realizueshme

    Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, duke analizuar premtimet në fushatën elektorale të forcave politike tha se për herë të parë këto premtime janë të reaalizueshme.
    I ftuar në Quo Vadis të moderatores, Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Sefa tha se si programi i PS ashtu dhe ai i PD duken të realizueshëm, megjithse ai i opozitës mban më shumë risk, për shkak se premtohet më shumë dhe më shpejt.
    Pjesë nga biseda:

    Borakaj: Si llogaritet mbajtja e premtimeve?
    Sefa: Ku do i gjejnë paratë, ndryshimet administrative, dhe impakti në shoqëri. Kemi krijuar një indeks për të parë se sa të realizueshme janë premtimet. Premtimet e partive të mëdha për herë të parë janë të mbajtshme. Opozita ka një rrisk më të madh në realizimin e reformave pasi premton më shumë, dhe premton më shpejt. Nëse janë të realizueshme sjellin një ndryshim të madh, por mbartin rriskun që nëse nuk realizohen sjellin një dëm.
    Borakaj: Po llogaridhënia?
    Sefa: Matet me mandate.
    Borakaj: Në mandatin e fundit?
    Sefa: Rreth 2/3 janë mbajtur.

  • Rrëfehet Enkelejd Alibeaj: Ja pse dështuam përballë Berishës…

    Rrëfehet Enkelejd Alibeaj: Ja pse dështuam përballë Berishës…

    Në Nazarko Podcast, Enkelejd Alibeaj ka paraqitur disa propozime për përmirësimin e procesit të kompensimit të pronave dhe luftën kundër korrupsionit në Shqipëri. Ai theksoi rëndësinë e zbatimit të ligjit dhe ngritjes së një sistemi të qëndrueshëm që respekton të drejtat e pronarëve dhe siguron një konkurrencë të ndershme në ekonominë e vendit.
    Kompensimi i Pronave: Çfarë duhen bërë, Alibeaj vjen me sugjerime
    Në lidhje me çështjen e kompensimit të pronave të konfiskuara, eksperti theksoi se shteti duhet të kompensojë pronarët me vlerën e plotë të pasurisë që ata kanë humbur, dhe jo vetëm me 10% apo 20% të vlerës aktuale të tregut. Ai sugjeroi që shteti të krijojë një korporatë shtetërore për menaxhimin e pasurive të konfiskuara, duke mundësuar një kompensim të drejtpërdrejtë financiar ose një ndihmë me pasuri shtetërore, për të shmangur keqpërdorimet dhe abuzimet.
    Një tjetër pikë e rëndësishme është që ky proces duhet të përfundojë përpara se të vazhdojnë projektet e tjera shtetërore që përfshijnë përdorimin e pronave me qera, shitje, ose nëpërmjet partneriteteve publike-private (PPP). Eksperti kërkoi që qeveria të ndërpresë çdo formë të përdorimit të pasurive shtetërore deri në përfundimin e procesit të kompensimit për pronarët.
    Lufta Kundër Korrupsionit: Pse është e rëndësishme një ndarje e pushtetit, sipas Alibeajt
    Eksperti ka përmendur gjithashtu nevojën për një reformë të thellë në luftën kundër korrupsionit. Ai theksoi se një nga mënyrat për të luftuar korrupsionin është ndarja e pushtetit dhe krijimi i mekanizmave të brendshëm që do të pengonin korrupsionin në administratën shtetërore. Një masë konkrete që ai propozon është ndalimi i koncesioneve dhe PPP-ve pa garë të hapur, për të siguruar një proces të pastër dhe të drejtë.
    Përveç kësaj, eksperti sugjeroi forcimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm në administratë dhe krijimin e një shteti më të vogël dhe më të efektshëm, ku numri i institucioneve dhe punonjësve në administratën publike të reduktohet ndjeshëm. Ky hap mund të sjellë kursime të mëdha dhe do të minimizonte mundësinë e korrupsionit.
    Alibeaj: Roli i SPAK-ut dhe Krijimi i Xhandarmërisë Kombëtare
    Një tjetër çështje që u diskutua ishte roli i SPAK-ut (Shqipëria e Pavarur e Prokurorisë), i cili duhet të mbështetet më fuqishëm për të siguruar rendin dhe ligjin. Eksperti ka theksuar se një SPAK i pavarur dhe i fuqishëm është një nga elementët kyç për të garantuar një sistem të drejtë dhe pa korrupsion.
    Po ashtu, një propozim tjetër ishte krijimi i një trupe të pavarur të Xhandarmërisë Kombëtare, e cila do të vepronte për të mbështetur rendin dhe sigurinë në vend. Ky trup do të ishte i pavarur dhe do të kishte përgjegjësi të qarta në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke ndihmuar në ndarjen e përgjegjësive brenda forcave të sigurisë.
    Alibeaj për Reformën: Të Ruajmë Barazinë dhe Drejtësinë
    Një nga elementët kyç që u diskutua ishte nevoja për të ruajtur barazinë sociale dhe për të shmangur favorizimin e grupeve të caktuara. Propozimi ishte që pronarët të përfitojnë një shumë maksimale deri në 450,000 euro, për të siguruar që kompensimi të jetë i drejtë dhe të mos krijojë pabarazi të mëtejshme në shoqëri.
    Në përfundim, eksperti theksoi se për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe pa korrupsion për Shqipërinë, është e nevojshme që të bëhen reforma të thella, të cilat do të garantojnë se shteti vepron në përputhje me interesat e qytetarëve dhe ligjin.

  • Atentati me katër të plagosur/ Karamuço zbulon mesazhin e ‘koduar’ të ekzekutorëve: Autorët i morën armët me vete

    Atentati me katër të plagosur/ Karamuço zbulon mesazhin e ‘koduar’ të ekzekutorëve: Autorët i morën armët me vete

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë një pasqyrim të ngjarjes së ndodhur në Unazën e Madhe në Tiranë, ku pas një atentati me armë zjarri ndaj një mjeti tip “G-Class”, mbetën të plagosur katër persona, mes tyre edhe të mitur. Eksperti ka theksuar se si rrallë herë, armët nga ky atentat nuk janë gjetur siç ndodh zakonisht, çfarë nënkupton se autorët i kanë marrë me vete, duke lënë hapësira dyshimi për një vazhdimësi të kësaj ngjarje që u nis.
    “Janë shumë elementë të organizimit që na çojnë një grup të strukturuar por në një nivel më të lartë, organizatë kriminale. Si rrallë herë nuk janë gjetur armët, që do të thotë se janë marrë me vete dhe do të përdoren prap. Atë që se përfunduan dot nëse janë një grup i fuqishëm, do ta përfundojnë në vijim atë që nisën. Pikëpyetja është, ndaj kujt?
    Ndaj një rivali të tyre të krimit të organizuar që shëtit me “G-Class” apo ndaj një familjari të ndonjë biznesmeni që mund ta kenë kërcënuar më parë. Janë disa pista që unë përmend që mund të çojnë në zbulimin e tyre”, tha eksperti i kriminalistikës në emisionin “Now” në “Euronews Albania”.
    Ndërkaq, Karamuço përmend faktin se disa persona janë marrë në pyetje, por sipas tij, nuk janë marrë ende në pyetje persona që ende lëvizin të lirë me mjete të tilla, gjë e cila përben një rrezik.
    “Po pyeten shumë persona, edhe biznesmenë që kanë këto makina në atë zonë. Nuk po pyeten ato që janë në kërkim me këto makina. Që në mënyrë paradoksale vinë dhe shëtisin në zonat e rezidencave. Janë persona me rekorde kriminale, në kërkim disa prej tyre që strehohen në këto rezidenca dhe kjo ka rritur një risk të madh.
    Problemi është që në Shqipëri humbin jetën kot. Ajo që kemi rënë viktimë orët e para të gjithë, janë disa informacione që donin ta lidhnin me patjetër ngjarjen e Lezhës me këtë ngjarje. Është rrëzuar një gjë e tillë, s’ka lidhje me atentatin e Lezhës ku humbi jetën një person”, tha Ervin Karamuço.

  • Karamuço për atentatin në Lundër: Autorët i morën armët me vete, do përdoren prap…

    Karamuço për atentatin në Lundër: Autorët i morën armët me vete, do përdoren prap…

    Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë një pasyrim të ngjarjes së ndodhur në Unazën e Madhe në Tiranë, ku pas një atentati me armë zjarri ndaj një mjeti tip “G-Class”, mbetën të plagosur katër persona, mes tyre edhe të mitur.
    Eksperti ka theksuar se si rrallë herë, armët nga ky atentat nuk janë gjetur siç ndodh zakonisht, çfarë nënkupton se autorët i kanë marrë me vete, duke lënë hapësira dyshimi për një vazhdimësi të kësaj ngjarje që u nis.
    “Janë shumë elemntë të organizimit që na çojnë një grup të strukturuar por në një nivel më të lartë, organizatë kriminale. Si rrallë herë nuk janë gjetur armët, që do të thotë se janë marrë me vete dhe do të përdoren prap. Atë që se përfunduan dot nëse janë një grup i fuqishëm, do ta përfundojnë në vijim atë që nisën. Pikëpyetja është, ndaj kujt?
    Ndaj një rivali të tyre të krimit të organizuar që shëtit me “G-Class” apo ndaj një familjari të ndonjë biznesmeni që mund ta kenë kërcënuar më parë. Janë disa pista që unë përmend që mund të çojnë në zbulimin e tyre”, tha eksperti i kriminalistikës.
    Ndërkaq, Karamuço përmend faktin se disa persona janë marrë në pyetje, por sipas tij, nuk janë marrë ende në pyetje persona që ende lëvizin të lirë me mejte të tilla, gjë e cila përben një rrezik.
    “Po pyeten shumë persona, edhe biznesmenë që kanë këto makina në atë zonë. Nuk po pyeten ato që janë në kërkim me këto makina. Që në mënyrë paradoksale vinë dhe shëtisin në zonat e rezidencave. Janë persona me rekorde kriminale, në kërkim disa prej tyre që strehohen në këto rezidenca dhe kjo ka rritur një risk të madh.
    Problemi është që në Shqipëri humbin jetën kot. Ajo që kemi rënë viktimë orët e para të gjithë, janë disa informacione që donin ta lidhnin me patjetër ngjarjen e Lezhës me këtë ngjarje. Është rrëzuar një gjë e tillë, s’ka lidhje me atentatin e Lezhës ku humbi jetën një person”, tha Ervin Karamuço.

  • “Evropa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë”, eksperti: Mund të shpërthejë në Baltik

    “Evropa duhet të përgatitet për luftë me Rusinë”, eksperti: Mund të shpërthejë në Baltik

    Sipas një eksperti ushtarak britanik vendet e NATO-s mund të përfshihen në një konflikt ushtarak me Rusinë brenda dy vitesh. Lufta me Rusinë mund të fillojë në Baltik.
    Ed Arnold, ekspert ushtarak pranë Institutit Britanik të Shërbimeve Mbretërore të Bashkuara (RUSI) tha në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve dpa se vendet e NATO-s duhet të përgatiten për një konflikt ushtarak me Rusinë në vitin 2027.
    Në lidhje me investimet masive që planifikon Gjermania në sektorin e armatimeve, Arnold paralajmëroi se, duke pasur parasysh kërcënimin nga Rusia, qeveria gjermane nuk ka kohë për t’i shpërndarë investimet në një periudhë dhjetëvjeçare. Në vend të kësaj ushtria gjermane, Bundeswehr, duhet së pari të fokusohet në zgjerimin e shpejtë dhe të ndjeshëm të rezervave të sistemeve të sprovuara të armëve dhe zë municioneve – veçanërisht të municioneve për artilerinë.
    Bundeswehr-i duhet të pajiset me pajisje të rënda
    Ndër sistemet e rekomanduara bëjnë pjesë raketat Taurus, tanke të tipit Leopard 2 A8 dhe automjete të blinduara transporti të tipit Boxer. Si tanket edhe atomjetet e brinduara përdoren edhe nga vende të tjera evropiane.
    Sipas britanikut Bundeswehr-i mund ta “rrisë masivisht” prodhimin e tyre , të pajisë njësitë e veta me pajisje të rënda dhe të furnizojë edhe aleatët.
    Jo gjithmonë nevojitet më e mira
    Evropa duhet të heqë dorë nga ideja për të pasur gjithmonë armët teknologjikisht më të avancuara, tha Arnold. “Shembulli i Ukrainës tregon se nuk duhet të kesh gjithmonë më të mirat.”
    “E rëndësishme është të jesh thjesht pak më mirë se kundërshtari”, thotë eksperti. Po ashtu nuk është e këshillueshme që të shpenzohen shumë para për pajisje prej të cilave në rast rreziku mund të humbasësh dhjetë në ditë.
    Sipas Ed Arnold sot ka ndryshime në mënyrën se zhvilliimit të luftimeve. Kjo lidhet me përdorimin e dronëve edhe në nivelin më të ulët të ulët të luftimeve. Dronët janë “të gjithëpranishëm në fushën e betejës” – tha Arnod.
    Lufta me Rusinë mund të fillojë në Baltik
    Nëse Rusia do të kërkojë qëllimisht të nisë një konflikt, eksperti beson se kjo ka shumë të ngjarë të ndodhte në Baltik, për shembull në Suvalki, e vetmja urë tokësore që lidh shtetet e NATO-s në Evropën Qendrore dhe aleatëve baltikë. Nisur nga aktivitetet e shumta ushtarake në Evropë Arnold paralajmëroi edhe për mundësinë që vendet e NATO-s dhe Rusia të përfshihen pa dashje në një konflikt diku tjetër./DW