Shpëtoi nga mbytja në Durrës, del jashtë rrezikut për jetën 31-vjeçarja angleze: Mjeti u përmbys papritur…
Lidhur me situatën shëndetësore të 31-vjeçares Vera Ruani me shtetësi angleze, e cila shpëtoi nga mbytja pas një aksidenti në ujërat detare të Durrësit teksa lëviznin me motor uji, mësohet se ajo tashmë është jashtë rrezikut për jetën. Ajo qysh të dielën pasdite u transferua nga urgjenca në repartin e patologjisë në spitalin e Durrësit. […]
Fier – Goditet një grup kriminal për trafik armësh dhe kultivim kanabisi, 4 të arrestuar dhe sasi e konsiderueshme armësh e drogë e sekuestruar
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm bënë të ditur finalizimin e operacionit policor të koduar “Procedimi”, që çoi në goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në trafikim armësh, kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA” Operacioni është zhvilluar […]
‘Në Portin e Durrësit e transportojnë drogën me paleta, shteti inekzistent’/ Llangozi: Shqipëria, korridor trafiku, ky është kartel!
Për avokatin, Arben Llangozi, Porti I Durrësit është kthyer në një nga pikat kryesore të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, edhe pse në vendin tonë në pesë vitet e fundit nuk është sekuestruar asnjë kilogram drogë. I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, Llangozi tha se në portin e vetëm të vendit, droga […]
“Daily Mail”: Misteri i vdekjes së turistit britanik në Shqipëri
Tabloidi britanik “Daily Mail” i ka kushtuar vëmendje vdekjes së një turisti nga ky vend dhe gjendjes kritike që ndodhet një tjetër pas rrëzimit nga një motor uji në Shqipëri. Në shkrim thuhet se 34-vjeçari u konfirmua i vdekur nga rojet bregdetare, të cilët besojnë se ai humbi kontrollin e mjetit dhe u rrëzua në […]
Gjithçka u filmua nga kamerat, dalin pamjet e aksidentit tragjik me Jet Ski në Durrës
“Ky është vendi ku turistët anglez morën me qira mjetin lundrues Jet Ski, të cilin e pronetuan për disa orë. Pasi u pajisen me jelek shpëtimi, ata kaluan në këtë hapësirë të dedikuar për mjetet lundruese dhe nuk u kthyen deri sa u konstatuan nga policia kufitare”, raporton gazetari Besar Bajraktaraj. Tv Klan ka siguruar […]
Konflikt interesi në gjykimin e Berishës? Gjyqtarja e ‘Partizanit’, kushërirë e parë me deputeten e PD…
Gjyqtarja Elsa Ulliri që do të kryesojë trupën gjykuese ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 4 të pandehurve të tjerë rezulton lidhje e afërt familjare me një prej deputeteve të partisë demokratike. Bëhet fjalë për Andia Ullirin, e cila hyri në kuvend pas zgjedhjeve te vitit 2021. Andia Ulliri kandidoi edhe në zgjedhjet e 11 majit, […]
“Toyota Auris”, për kë po vinin paratë? Nis në Belgjikë gjyqi për dosjen e bujshme
Foto ilustruese BELGJIKË- Ka nisur në Belgjikë gjyqi për dosjen “Toyota Auris”, pas sekuestrimit në Shqipëri të parave nga trafiku i drogës në Belgjikë. Rasti “Toyota” ka nisur të gjykohet para Gjykatës Penale të Brukselit që prej kësaj të hënë. Çështja daton që nga viti 2018, kur gati 3.5 milionë euro në para “cash” u zbuluan […]
Alimehmeti dhe Kalaja nuk tërhiqen, kërkojnë mandatin, u bashkohet edhe Shkëlqim Shehu dhe PL (KËRKESAT)
Foto ilustruese TIRANË- Beteja e kandidatëve të koalicionit “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” për një mandat në Kuvend duket se ende nuk ka përfunduar. Ilir Alimehmeti, kandidati për qarkun e Tiranës, ka depozituar një padi në Kolegjin Zgjedhor kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pas rrëzimit të ankesës së tij nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve […]
Shqipëria nis javën anti-Serbi, kuqezinjtë plotësohen në organike, Sylvinjo vlerëson gjëndjen e lojtarëve
Ndonëse puna me një pjesë të kuqezinjve ka vijuar prej ditësh në Durrës, vetëm sot Kombëtarja shqiptare do të nisë zyrtarisht javën e ndeshjes së rëndësishme anti-Serbi, e cila luhet të shtunën në Tiranë. Tekniku Silvinjo do të ketë në dispozicion edhe emra si Berat Gjimshiti, Qazim Laçi, Arlind Ajeti, Mario Mitaj, Myrto Uzuni dhe […]
“Dumani, bashkëpunëtor i krimit”, Berisha sulmon nga SPAK edhe gjyqtaren Irena Gjoka
Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha, i detyruar të paraqitet në SPAK, akuzoi drejtuesin e këtij institucioni, Altin Dumani si të lidhur me krimin. “Kjo zyrë shteti, e paguar me rroga nga më të lartat në Ballkan, është bërë seksion i kartelit që kontrollon portin e Durrësit dhe trafikun e kokainës në Europë. Për këtë […]