Tag: dështim

  • Një skanim i thjeshtë i qafës mund të zbulojë meshkujt me rrezik të lartë për probleme me zemrën

    Një skanim i thjeshtë i qafës mund të zbulojë meshkujt me rrezik të lartë për probleme me zemrën

    Disa studiues britanikë thanë se besojnë që mjekët e familjes mund të marrin në konsideratë skanimin e arterieve karotide tek pacientët mbi 60 vjeç.

    Këto arterie të mëdha furnizojnë me gjak trurin, fytyrën dhe qafën, dhe zakonisht janë elastike. Por shkencëtarët thonë se ato mund të ngurtësohen me kalimin e viteve ose si pasojë e disa sëmundjeve, gjë që mund të çojë në tension të lartë, dështim të zemrës dhe rritje të rrezikut për atak kardiak dhe goditje në tru.

    Skanimi është i ngjashëm me ekon që bëhet gjatë shtatzënisë dhe përdor një pajisje të vogël dore që lëviz lehtë mbi qafë.

    Rezultatet tregojnë fleksibilitetin e arterieve karotide, të cilat kalojnë në të dyja anët e qafës, dhe sa shumë ato shtrihen e zgjerohen me çdo rrahje të zemrës.

    Studimi, i botuar në Journal of the American Heart Association, u drejtua nga University College London (UCL) dhe përfshiu 1631 burra të moshës 71 deri në 92 vjeç.

    Ai zbuloi se një e katërta e atyre me arteriet më pak fleksibël kishin 2.5 herë më shumë gjasa të zhvillonin dështim të zemrës, krahasuar me ata me arteriet më elastike.

    Dr. Atinuke Akinmolayan, që udhëhoqi kërkimin në UCL dhe që tani është mjeke familjeje, tha: “Ultratingulli i karotideve është një ekzaminim i sigurt, i lirë dhe pa dhimbje dhe gjetjet tona sugjerojnë se ai mund të japë një shenjë të hershme paralajmëruese për dështimin e zemrës. Nevojiten më shumë kërkime, sidomos për të parë nëse funksionon edhe tek gratë, por kjo është diçka që mjekët e familjes mund ta marrin në konsideratë për njerëzit mbi 60 vjeç.”

    Kërkimi u financua pjesërisht nga Instituti Kombëtar për Kërkime Shëndetësore dhe Kujdesi, si dhe nga Fondacioni Britanik i Zemrës (BHF), i cili vlerëson se rreth 920,000 persona në Mbretërinë e Bashkuar jetojnë me dështim të zemrës.

    Profesori Bryan Williams, drejtor shkencor dhe mjekësor në BHF, tha: “Gjetjet e këtij studimi janë interesante dhe tregojnë se ngurtësimi i arterieve lidhet me rritjen e rrezikut për dështim të zemrës, ndoshta sepse zemra është e detyruar të punojë më fort për shkak të rezistencës së shkaktuar nga këto arterie më të ngurta.”

    Studimi sugjeron se për çdo rritje prej 0.16 milimetrash në trashësinë e enëve të gjakut tek burrat, rreziku për atak kardiak rritet me rreth 29%.

    Zakonisht, njerëzit e bëjnë këtë lloj skanimi vetëm nëse kanë pësuar goditje në tru ose janë në rrezik për të.

    Studiuesit thanë se skanimi mund të identifikojë grumbullimin e yndyrave që mund të shkaktojë goditje në tru, ose duke u shkëputur dhe shkuar në tru, ose duke ngushtuar arteriet dhe duke penguar kalimin e gjakut.

    Ekspertët shtuan se kur arteriet karotide humbin fleksibilitetin, ato nuk zgjerohen siç duhet për të lejuar kalimin e gjakut, gjë që mund të rrisë tensionin dhe të çojë në dështim të zemrës. / Sky News – Syri.net

  • Irani: Çdo sulm i ri ndaj nesh do të jetë “një tjetër dështim”

    Irani: Çdo sulm i ri ndaj nesh do të jetë “një tjetër dështim”

    Irani paralajmëroi kundër çdo sulmi të ri ndaj tij, pasi shefi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për energji bërthamore tha se ka frikë se do të rikthehet “përdorimi i forcës” nëse dështojnë përpjekjet diplomatike me Iranin.
    Në mes të qershorit, Izraeli nisi një fushatë të paprecedent bombardimesh kundër Iranit, duke nxitur një luftë në të cilën Irani u kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë.
    Gjatë luftës 12-ditore, Izraeli goditi ndërtesat ushtarake dhe bërthamore iraniane si dhe zona të banuara, ndërkaq më vonë Shtetet e Bashkuara sulmuan ndërtesat kyç bërthamore të Iranit.

    Konflikti shkaktoi ndërprerje të bisedimeve bërthamore mes Teheranit dhe Uashingtonit që kishin nisur në prill. Një armëpushim mes Iranit dhe Izraelit është në fuqi që nga 24 qershori.
    Në një intervistë të publikuar më 23 tetor në gazetën zvicerane Le Temps, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), Rafael Grossi, tha se “nëse dështon diplomacia, kam frikë se do të rikthehet përdorimi i forcës”.
    Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, tha të enjten se nuk është e qartë nëse deklaratat e Grossit ishin bërë “për shkak të shqetësimit apo ishin kërcënim”.
    “Por, ata që bëjnë kërcënime të tilla duhet ta kuptojnë se përsëritja e përvojës së dështuar do të çojë vetëm në një dështim tjetër”, tha ai përmes një videoje të publikuar nga Ministria e Jashtme iraniane.
    Tensionet ndërmjet Iranit dhe IAEA-së u përshkallëzuan menjëherë pas luftës 12-ditore, me Teheranin që pezulloi bashkëpunimin me agjencinë duke e akuzuar atë për dështim të dënimit të sulmeve izraelite dhe amerikane.
    Në shtator, Irani dhe agjencia e OKB-së arritën një kornizë të re bashkëpunimi, por vetëm disa javë më vonë Teherani e shpalli atë kornizë të pavlefshme, pasi Britania, Franca dhe Gjermania aktivizuan një mekanizëm për rivendosjen e sanksioneve të OKB-së, që ishin hequr në bazë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
    Nga kjo marrëveshje, SHBA-ja u tërhoq në mënyrë të njëanshme më 2018 dhe rivendosi sanksione ndaj Republikës Islamike.
    Gjatë intervistës, Grossi tha se Irani që nga lufta ka vendosur “kufizime ndaj inspektimeve sepse ka frikë për sigurinë e tij” dhe lejon inspektime në ndërtesat bërthamore vetëm “në mënyrë të kufizuar.
    Sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, Irani është i vetmi shtet pa armë bërthamore që pasuron uraniumin deri në 60 për qind pastërti, afër pragut prej 90 për qind sa kërkohet për krijimin e një bombe bërthamore.
    “Nëse do të ndërmerrte hapat e ardhshëm, Irani do të kishte mjaftueshëm material për rreth dhjetë bomba bërthamore”, tha Grossi.
    “Megjithatë, ne nuk kemi asnjë provë që Teherani po përpiqet të ketë armë bërthamore”, shtoi ai./REL

  • Irani: Çdo sulm i ri ndaj nesh, do të jetë një tjetër dështim!

    Irani: Çdo sulm i ri ndaj nesh, do të jetë një tjetër dështim!

    “Megjithatë, ne nuk kemi asnjë provë që Teherani po përpiqet të ketë armë bërthamore”, shtoi ai./ REL.

  • Skena ”bosh” për Eglin në Bruksel. Dështim apo fat i keq?

    Skena ”bosh” për Eglin në Bruksel. Dështim apo fat i keq?

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Celibashi raporton për zgjedhjet , PS kërkon ndryshim të ligjit: Partitë lindin si kërpudha para zgjedhjeve

    Celibashi raporton për zgjedhjet , PS kërkon ndryshim të ligjit: Partitë lindin si kërpudha para zgjedhjeve

    Ilirian Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, pasi lexoi raportin vjetor për punën e KQZ në mbledhjen e përbashkët mes Komisionit të Ligjeve dhe atij për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe mbikëqyrjen institucionale, u përball me akuzuat e opozitës.

    Përmes Oerd Bylykbashit, opozita ngriti shqetësimin për një dështim me votën e diasporës në zgjedhjet e 11 Majit.
    “Me votën e Diasporës shënuat një dështim katastrofik”, tha Bylykbashi.
    Ndërsa socialisti Damian Gjiknuri u angazhua për ndërhyrje ligjore në financimin e partive politike.
    “Partitë para zgjedhjeve mbërrijnë si kërpudhat. Do të ndërhymë në kodin e ri zgjedhor”, u shpreh Gjiknuri.

    Top Channel

  • Kryeministri spanjoll kritikon BE-në: Përgjigja e Evropës për luftën në Gazë ka qenë një dështim

    Kryeministri spanjoll kritikon BE-në: Përgjigja e Evropës për luftën në Gazë ka qenë një dështim

    Përgjigja e Evropës ndaj luftës në Gazë ka qenë “një dështim” dhe rrezikon të minojë besueshmërinë e saj në botë, tha kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

    Para takimit të tij me kryeministrin britanik, Keir Starmer, në Londër, Sanchez – udhëheqësi i parë evropian që e ka akuzuar Izraelin se po kryen gjenocid në Gazë – tha për The Guardian se lufta paraqet “një nga episodet më të errëta të raporteve ndërkombëtare në shekullin 21”.
    “Është një dështim”, tha ai. “Absolutisht. Po ashtu është e vërtet që brenda BE-së ka shtete që janë të ndara rreth mënyrës se si duhet të ndikojnë në Izrael”.
    “Por, sipas mendimit tim, është e papranueshme dhe ne nuk mund ta zgjasim më shumë nëse duam të rrisim besueshmërinë tonë përballë krizave të tjera, si ajo që po përballemi në Ukrainë”.
    Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi zyrtarët shëndetësorë thanë se 31 persona u vranë nga sulmet në mbarë Rripin e Gazës, në kohën kur Izraeli po përgatitet për një ofensivë të re ushtarake.
    Të hënën, sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, tha para Parlamentit britanik se Mbretëria e Bashkuar ende synon që në shtator të njohë shtetin palestinez, duke iu bashkuar Spanjës dhe shteteve të tjera evropiane.
    Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.
    Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 63.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë – shifra që konsiderohen të besueshme nga Kombet e Bashkuara. /rel

    Top Channel

  • Kryeministri spanjoll: Përgjigjja e Evropës për luftën në Gazë ka qenë një dështim

    Kryeministri spanjoll: Përgjigjja e Evropës për luftën në Gazë ka qenë një dështim

    Përgjigja e Evropës ndaj luftës në Gazë ka qenë “një dështim” dhe rrezikon të minojë besueshmërinë e saj në botë, tha kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

    Para takimit të tij me kryeministrin britanik, Keir Starmer, në Londër, Sachez– udhëheqësi i parë evropian që e ka akuzuar Izraelin se po kryen gjenocid në Gazë – tha për The Guardian se lufta paraqet “një nga episodet më të errëta të raporteve ndërkombëtare në shekullin 21”.
    “Është një dështim”, tha ai. “Absolutisht. Po ashtu është e vërtet që brenda BE-së ka shtete që janë të ndara rreth mënyrës se si duhet të ndikojnë në Izrael”.

    “Por, sipas mendimit tim, është e papranueshme dhe ne nuk mund ta zgjasim më shumë nëse duam të rrisim besueshmërinë tonë përballë krizave të tjera, si ajo që po përballemi në Ukrainë”.
    Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi zyrtarët shëndetësorë thanë se 31 persona u vranë nga sulmet në Rripin e Gazës, në kohën kur Izraeli po përgatitet për një ofensivë të re ushtarake.
    Të hënën, sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, tha para Parlamentit britanik se Mbretëria e Bashkuar ende synon që në shtator të njohë shtetin palestinez, duke iu bashkuar Spanjës dhe shteteve të tjera evropiane.
    Lufta në Gaza nisi më 7 tetor 2023, pasi Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 251 të tjerë.
    Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 63.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë – shifra që konsiderohen të besueshme nga Kombet e Bashkuara.

  • Teliti: Shqiptarët po ikin, të huajt po vijnë, një dështim politik me kosto të lartë sociale

    Teliti: Shqiptarët po ikin, të huajt po vijnë, një dështim politik me kosto të lartë sociale

    Nga Dorian Teliti

    ​Kjo verë fatkeqësisht shënoi një dështim turistik me xhiro 30-40% më të ulët se një vit më parë.

    Por, mes shifrave zhgënjyese, një realitet i hidhur bie më shumë në sy: qindra e mijëra punëtorë të huaj po zënë vendet e punës në hotele, bare e restorante, ndërsa mijëra shqiptarë po braktisin vendin. Ky kontrast nuk është i rastësishëm, por një sinjal alarmant i politikave social-ekonomike që po dënojnë rininë tonë me emigracion.

    ​Kapitullimi i sektorëve prodhues dhe i bujqësisë e ka bërë ekonominë tonë totalisht të varur nga importet, duke e bërë atë të paaftë për të konkurruar. Kjo nuk është thjesht një krizë ekonomike, por pasojë e drejtpërdrejtë e një modeli ekonomik që ka dështuar t’u japë shpresë dhe dinjitet qytetarëve të vet.

    ​Për t’i dhënë fund kësaj situate, zgjidhja është politike dhe kërkon guxim për të vënë në qendër individin dhe sipërmarrjen, duke filluar që me uljen e barrës fiskale për të nxitur bizneset e vogla e të mesme, në krijimin e një ambienti me konkurrencë të ndershme, duke ndalur favoret ndaj një grushti njerëzish, e deri te investimi ‘agresiv’ te njerëzit dhe rinia jonë, duke u dhënë shqiptarëve mundësi për të punuar e zhvilluar veten dhe vendin e tyre.

    ​Është koha për ndryshim thelbësor, për një Shqipëri që punohet nga shqiptarët dhe punon për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për disa.

  • ‘Vendi në kolaps’, Tritan Shehu flet për zjarret: Shteti i Ramës ka dështuar totalisht

    ‘Vendi në kolaps’, Tritan Shehu flet për zjarret: Shteti i Ramës ka dështuar totalisht

    Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, në një intervistë televizive, tha se vendi ynë tashmë është futur  në kolaps total të institucioneve shtetërore. Sipas tij, dështimi nuk është vetëm në nivelin lokal, por shtrihet në të gjitha sektorët kryesorë, përfshirë shëndetësinë, arsimin, shërbimet publike dhe mbrojtjen kundër zjarrit.
    Ai thekson se korrupsioni ka shkaktuar humbje të mëdha, si në rastin e ujësjellësit të Këlcyrës, ku janë shpenzuar mbi 3 milionë euro pa rezultat, ndërsa infrastruktura elektrike mbetet e vjetëruar dhe e paaftë për t’i përballuar kushtet e motit. Për Shehun, ky është një tregues i dështimit të plotë të shtetit shqiptar, nga qendra deri në zonat më të largëta.
    Tritan Shehu: Nuk është se kanë dështuar vetëm bashkitë. Këtu ka dështuar shteti. Këtu kanë dështuar institucionet sociale, institucionet qendrore dhe lokale. Këtu kemi një dështim dhe një kolaps të plotë në institucionet shtetërore, siç kemi dështim në shëndetësi, siç kemi dështim në arsim, siç kemi dështim në ujësjellësit. Kemi dështim kudo, edhe në mbrojtjen kundër zjarrit. Dhe ky është një dëshmi e qartë e situatës së dështimit të shtetit.

    Ashtu si Këlcyra ku janë harxhuar mbi 3 milionë euro për një ujësjellës dhe një rezervuar për depo uji, është pa ujë. Pse? Sepse paratë janë zhdukur nga korrupsioni.
    Ashtu si rrymat e energjisë elektrike në Memaliaj, në Tepelenë, në Gjirokastër në zonat rurale, kudo… Janë të viteve 70 dhe mjafton të fryjë një erë dhe të bien dy pika shi dhe e gjithë zona mbet pa drita, ashtu siç dështoi kësaj radhe mbrojtja kundër zjarrit apo lufta me zjarrin.
    Pra, kemi një dështim të plotë të shtetit, nuk kemi vetëm një dështim të pushtetit lokal. Është një dështim i shtetit në tërësi. Këtu ka dështuar shteti, që nga qendra deri në periferitë e tij, deri në fushat lokale të tij.

  • Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF Tirana e Skënderbeu në epiqendër

    Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF Tirana e Skënderbeu në epiqendër

    Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF Tirana e Skënderbeu në epiqendër – Sporti im

    Skip to content

    Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 04.08.2025

    KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 18, datë 25.07.2024 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

    KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 5, datë 15.08.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

    KF Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 9, datë 02.09.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

    KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 13.01.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

    KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 4, datë 30.05.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

    KF Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 6, datë 07.07.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.

    Pranimin e kërkesës së kërkuesit Dritan Mehmeti. FC Dinamo City sh.a, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 23, datë 29.10.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

    Pranimin e kërkesës së kërkuesit Corrado Saccone. FC Dinamo City sh.a, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 31, datë 12.12.2024 të Komisionit të Posaçëm i Kompensimit për Trajnim, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

    Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

    Vazhdo leximin

    error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!