Tag: dashnor

  • 1 vit pas shkarkimit, KPA rikthen në detyrë prokurorin e Korçës Dashnor Nure

    1 vit pas shkarkimit, KPA rikthen në detyrë prokurorin e Korçës Dashnor Nure

    dashnor nure

    TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA ka vendosur të marten, më 9 dhjetor, ndryshimin e vendimit të Komisionit për shkarkimin e prokurorit të Korçës, Dashnor Nure dhe e konfirmoi atë në detyrë.
    Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të dorëzuar nga prokurori Nure ndaj vendimarrjes së Komisionit.
    Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    Komisioni e shkarkoi prokurorin Nure më 4 shtator të vitit të kaluar, pasi konkludoi se se subjekti nuk arriti nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe se në vlerësimin tërësor të të tre kritereve kishte cënuar besimin e publikut – përfundim që u rrëzua si i pabazuar prej Kolegjit.
    Dashnor Nure e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si prokuror në Prokurorinë e Kolonjës. Prej vitit 2007, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Korçë.

  • U dhunua dhe u hodh në plehra, Dashnor Sula i vjen në ndihmë qenushes në Shkodër, e adopton

    U dhunua dhe u hodh në plehra, Dashnor Sula i vjen në ndihmë qenushes në Shkodër, e adopton

    Në lagjen Kiras të Shkodrës, fundi i gushtit solli një tjetër lajm që të ngrin gjakun, një qen i rrahur barbarisht, i futur në qese plehrash bashkë me pula të ngordhura, u hodh pranë kazanit të mbeturinave.

    Sipas raportimeve të mediave, dyshohet se kafsha kishte sulmuar pulat e pronarit, i cili zgjodhi ta “ndëshkonte” në mënyrën më çnjerëzore të mundshme.

    Vullnetarët e organizatës së mirënjohur “Animals Need Me” në Shkodër ishin të parët që e panë dhe reaguan. Ata e gjetën qenin të futur në qese bashkë me pulat e ngordhura, ende gjallë. Pa humbur kohë, e nxorrën nga qesja dhe e nisën menjëherë drejt një klinike veterinare, ku mori ndihmën e parë. Në atë moment, askush nuk e dinte se kjo vogëlushe, që më vonë do të merrte emrin Victoria, do të bëhej simbol i mbijetesës dhe i një historie adoptimi që lidh Shkodrën me Tiranën dhe botën politike.

    Pas stabilizimit të gjendjes së saj, u vendos që Victoria të transferohej në Tiranë për trajtim më të thelluar. Aty hyjnë në skenë Vet Hospital dhe ekipi veterinar i drejtuar nga mjeku Erko Prifti, së bashku me Paola Sula, vajza e politikanit Dashnor Sula.

    Në Tiranë, Victoria nuk mori vetëm mjekim, por edhe atë që i kishte munguar gjithë jetën: butësi, qëndrim pranë, fjalë të qeta. Paola u përfshi personalisht në kujdesin e saj: nga ndjekja e analizave, tek shoqërimi në vizita, tek orët e gjata në klinikë duke i qëndruar pranë. Plagët fizike nisën të shëroheshin; ato shpirtërore kërkonin më shumë kohë.

    Fillimisht, Victoria u mor në strehim nga Paola, por e gjitha Familja Sula u dashurua me të. Ajo filloi të bëhej pjesë e përditshmërisë: shëtitjet, vizitat, momentet e qeta në shtëpi. Nuk ishte thjesht “qenusha e shpëtuar nga Shkodra” ,ishte Victoria, anëtare e familjes.

    Vendimi i politikanit: “E marr unë”! Edhe pse në fillim e kishte marrë nën kujdes vajza e tij, në fund Dashnor Sula, vetë politikan dhe figurë publike, vendosi ta adoptonte personalisht Victoria-n. Ky vendim nuk ishte thjesht një akt formal; ishte një deklaratë e qartë se kafshët e dhunuara nuk kanë nevojë për mëshirë të përkohshme, por për familje të përjetshme. Sot, kur detyrimet politike ia lejojnë, Sula e mban Victorian me vete, duke i dhënë asaj atë që dikur ia mohoi njeriu: ndjesinë e sigurisë. Ajo që dikur u hodh si mbeturinë bashkë me pulat e ngordhura, sot shëtit, mer përkëdhelje dhe është pjesë e një familjeje që e respekton dhe e mbron.

    Nga rasti individual te përgjegjësia shoqërore. Rasti i Victorias është më shumë se një histori e trishtë me fund të lumtur. Ai nxjerr në pah disa të vërteta të forta:

    Dhuna ndaj kafshëve në Shqipëri është ende e përhapur dhe shpesh kalon në heshtje. Organizata si Animals Need Me në Shkodër bëjnë punën që shpesh shteti nuk e bën: shpëtim, trajtim, sensibilizim. Veterinerë dhe klinika të specializuara, si Vet Hospital, janë shpesh ura mes mbijetesës dhe vdekjes për këta kafshë. Familjet që zgjedhin të adoptojnë qen të traumatizuar, sidomos figura publike, dërgojnë një mesazh të fortë kundër dhunës dhe kundër idesë se kafshët janë “të konsumueshme”. Victoria sot është gjallë falë një zinxhiri njerëzish që nuk kthyen kokën: vullnetarët që e panë në Kiras, aktivistët që ngritën zërin, mjekët që e trajtuan, dhe një familje që vendosi ta mbajë përgjithmonë.

    Nga një qese plehrash në Kiras, te një divan i ngrohtë në Tiranë: kjo është fuqia që ka njeriu, ose për të shkatërruar, ose për të shpëtuar. Victoria është prova se kur zgjedhim të dytën, ndryshojmë jo vetëm jetën e një qeni, por edhe ndërgjegjen e një shoqërie të tërë.

  • Gati libri i radhës, Edi Rama: Jam dashnor i përkushtuar i gjuhës shqipe

    Gati libri i radhës, Edi Rama: Jam dashnor i përkushtuar i gjuhës shqipe

    Edi Rama

    TIRANË- Edi Rama duket se e ka gati “surprizën” e radhës, këtë herë jo në fushën politike. Në podcastin e tij të përjavshëm, kryeministri u shpreh se pasioni për të shkruar nuk është larguar, por për shkak të angazhimeve nuk ka më aq kohë sa dikur. Megjithatë, ai duket se ka gjetur kohën për të sjellë librin e tij më të ri, i cili lidhet me fjalët e sofrës së iftarit.
    Rama tha se vazhdon të hedhë në letër fragmente gjatë udhëtimeve apo përgatitjeve të punës, thjesht nga kënaqësia për të shkruar në shqip. Ai theksoi se takimet me Ismail Kadarenë kanë qenë takime ku flisnin kryesisht për gjuhën shqipe.
    “Jam dashnor i përkushtuar i gjuhës shqipe; e ndjej dhe më pëlqen të shkruaj. Madje, në rastet e rralla kur më është dhënë mundësia të takohem me Ismailin, pjesa që më tërhiqte më shumë ishte kur arrija ta fusja në bisedë për gjuhën. Natyrisht, ai e zotëronte shqipen në mënyrë të jashtëzakonshme. Ajo që më pëlqente shumë ishte kur ai bënte krahasimin me rusishten.
    Unë nuk kam më mundësi të ulem e të shkruaj siç kam shkruar ‘Kurbanin’. Më pëlqen shumë të shkruaj copëza, që lidhen me punën, fjalimet. Tani po përgatis një libër me fjalët e sofrës së iftarit, thjesht për kënaqësinë e shqipes, jo për ndonjë arsye tjetër, si edhe nga dëshira për të parë në një libër disa gjëra që i kam shkruar me shumë pasion”,- u shpreh Rama.

    /ZËRI

  • “E djathta s’ka më busull”, Sula sulmon opozitën: Kandidatët aktualë ecin me ‘frena dore’, thjesht imiton garën

    “E djathta s’ka më busull”, Sula sulmon opozitën: Kandidatët aktualë ecin me ‘frena dore’, thjesht imiton garën

    Opozita kërkon që të shkarkojë nga posti i kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshin, kërkesë kjo që bie në kundërshtim të plotë me mazhorancën. Për një emision televiziv, ishte i ftuar ish-deputeti demokrat Dashnor Sula, ku komentoi këtë çështje, por dhe zhvillime të tjera politike.
    Sula tha se opozita nuk po tregon seriozitet me kërkesën për shkarkim nga detyra të Peleshit, të cilin e cilësoi si një person me integritet dhe një shembull për demokratët. Ish-demokrati tha se kjo kërkesë nga opozita, duhet të vijë në një kohë që ka fuqinë për të vendosur dhe jo sot që nuk plotëson as votat.
    “Në thelb nuk bën sens se nuk ka mbushur dy muaj si kryetar Kuvendi dhe unë për sa kohë që jam në politikë por edhe gjatë periudhës që kam qenë aty, bëhet fjalë për një njeri serioz dhe të qetë, një njeri që është model për politikanët.Mendoj se në gjithçka është njeri korrekt. Nuk besoj që ka indicie kryesore që do të duhej që të kishte nismë për shkarkimin e tij. Por eksitojnë manovrat politike mes mazhorancës dhe opozitës.
    Duhen parë dhe procedurat sesi ka ndodhur problematika që opozita ngre me kaq forcë. Nuk mund të ndodhi se nuk mund të sillet opozita si mazhorancë. Opozita duhet të jetë serioze, këto i bën kur e di që ka numra, e di që e rrezikon postin e kryetarit të parlamentit”, tha Sula.
    Ish-deputeti foli dhe për vendimin që pritet të japë Gjykata Kushtetuese lidhur me shkarkimin apo jo të Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, vendim ky që do të sjellë debat për secilën palë, tha Dashnor Sula.
    “Unë po them sido që të ndodhi, ky do të jetë një vendim shumë i diskutueshëm për të dy krahët. Në rastin që pranohet kërkesa e Veliajt, por është në dëm të interesit publik. Dhe po të shkarkohet do të kemi përsëri interpretim nga një pjesë se është dikush që është zgjedhur nga qytetarët.
    Është problem i madh dhe për shkak të politikës. Po shkak të ngarkesës politike që ka pasur Veliaj, nuk është diçka që do të kalojë lehtë. Veliajt për mendimin tim duhet të shohë problemin e fajësisë dhe të pafajësisë së tij, kjo është thelbi.
    Edhe po ta fitojë betejën e tij me Gjykatën Kushtetuese, ai përsëri nuk përmbush detyrën. Do të jetë një kryetar bashkie i arrestuar. Por do i bëhet një dëm i madh interesit të qytetarëve që u duhet një kryetar bashkie që duhet ë përmbushi të gjitha funksionet”.
    Sula komentoi gjithashtu dhe kandidatët në garë për bashkinë e Tiranës, duke thënë se për kryeqytetin e mira do të ishte një garë e përbërë nga kandidatë me backgroud politik.
    “Ajo bukë që na serviret tani, nuk është më e mirë e mundshme. Por as më e keqja. E shikoj midis një normaliteti sesa një të mirë të madhe, për të gjithë kandidatët. Secili kandidat ka anën e tij pozitive dhe problematike që i shoqëron. Do doja të kishim një garë më politike. Mospasja e një petku të fortë politik, e dëmton. Manastirliu ka anën politike të fortë. Nëse do të kemi zgjedhje, kuptohet që do të jetë më e qartë, dhe nga platforma, se deri tani me frena dore po ecin. Duhet transparencë 100%”.
    Dashnor Sula e mbyll fjalën e tij duke thënë se Partia Socialiste është një makineri elektorale, duke lënë të nënkuptohet se zgjedhjet e pjesshme i takojnë të majtës, ndërsa sot opozita për Sulën, është një pilot pa makinë.

  • Dash Sula: Opozita do fëlliqej po të garonte për Bashkinë e Tiranës

    Dash Sula: Opozita do fëlliqej po të garonte për Bashkinë e Tiranës

    Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula, komentoi  zgjedhjet që pritet të zhvillohen në Bashkinë Tiranë. Dashnor Sula tha se opozita do të fëlliqej nëse do të merrte pjesë në garën për bashkinë e kryeqytetit. 
    Sipas tij, opozita s’duhet të marrë pjesë. Sakaq, Sula u shpreh se Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku që kanë provuar se prodhojnë vota, nuk do të marrin pjesë në garë përballë Ogerta Manastirliut. 
    “Për mua Partia Demokratike po të jetë e mençme nuk hyn fare në zgjedhje sepse ka kryer punë. Që është fëlliqur është fëlliqur, por të mos fëlliqet më keq. 
    Ilir Alimehmeti nuk hyn në zgjedhje, siç nuk ka pranuar as Jorida Tabaku sepse janë dy figurat që u provuan se prodhuan më shumë vota. 
    Nxirr Albana Vokshin apo Flamur Nokën që nuk kanë bërë kurrë garë, nuk fitojnë.”-tha Sula

  • ‘Në masakrën e Bradasheshit ishte dhe Dashnor Dumani’/ Përplasje mes Alibej – Nuredin Dumani: Mos e përmend më…

    ‘Në masakrën e Bradasheshit ishte dhe Dashnor Dumani’/ Përplasje mes Alibej – Nuredin Dumani: Mos e përmend më…

    Përplasje në GJKKO mes dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë Erjon Alibej dhe Nuredin Dumani, ndërsa shkak është bërë përfshirja e Dashnor Dumanit te masakra e Bradasheshit.

    Gazetari Fagtjon Gjinaj raporton se teksa Erjon Alibej  po fliste, Nuredin Dumani u ngrit në këmbë duke u shprehur se ky është mashtrim.

    Shkak u bë përgjigja e Erion Alibej,  teksa pyetet nga avokatët e të pandehurve për masakrën e Bradasheshit

    Lexo edhe: ‘A je ti vrasësi i deputetit Fatmir Xhindi?’- Çfarë u deklarua sot në sallën e gjyqit të dosjes ‘Plumbi i Artë’

    Alibej tha se Nuredin Dumani nuk ia kishte pranuar përfshirjen e të vëllait, Dashnor Dumanit por ka menduar se për shkak të lidhjes, nuk ka qenë i sinqertë.

    “Mos e përmend më”, citohet të ketë thënë në seancë, Nuredin Dumani, teksa vijon gjyqi për dosjen ‘Plumbi i Artë’.

    ‘Ky është mashtrim zonja gjyqtare, mos e bëj atë gabim mos e përmend më’, ka thënë i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani para togave të zeza në GJKKO.

    Pas kësaj përplasjeje, trupa gjykuese është detyruar ta nxjerrë nga salla e gjyqit, Nuredin Dumanin.

    Tre ditë para ndryshimit të viteve në dhjetor të 2018-ës, 3 persona, mes tyre edhe një shtetas turk, u vranë me breshëri kallashnikovi brenda makinës tip “Range Rover”.

    Dy shqiptarët e vrarë ishin Endrit Alibej 34 vjeç; Arben Dylgjeri, 56 vjeç, të dy kushërinj me njëri-tjetrin dhe Erdal Durunay, 51 vjeç. Shqiptarët sapo ishin kthyer për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre, kur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik një makinë u ka zënë pritë dhe i ka qëlluar pa mëshirë.

    Fatmirësisht plumbat kanë kursyer makinat para ‘Range-t’ me targa rumune, ku po udhëtonin gratë e fëmijët e të vrarëve. Në 3 makinat ndodheshin 5 gra dhe 3 fëmijë.

  • Jashtë gardhit të Partisë Demokratike po lind një opozitë e re, Dashnor Sula tregon çfarë po ‘luhet’

    Jashtë gardhit të Partisë Demokratike po lind një opozitë e re, Dashnor Sula tregon çfarë po ‘luhet’

    Dashnor Sula thotë se opozita dështoi në mënyrë të turpshme prej listave e dështuara të Berishës, ku pazaret dhe besnikët e tij ishin kriteri i vetëm. Ai kujton kandidatët që gjatë fushatës shëtisnin në udhëtime e plazhe, pa shkelur një ditë në terren për të kërkuar votën e qytetarëve. “Puno qorri, t’hajë horri” – kështu e përkufizon ai skemën që solli humbjen drastike të opozitës.
    Sula sheh përballë një sfidë të vështirë: gjetjen e një kandidati që të paktën humbet me dinjitet përballë Ramës në Tiranë. Në PD ka figura të denja për të garuar, por hija e Berishës, sipas tij, nuk i lë të dalin në krye. “Asnjë nuk guxon t’ia thotë në sy se opozita është e shkatërruar”, shprehet ai.
    Për Sulën, Berisha është komod në opozitë, nuk lufton për pushtetin, por mban peng partinë për interesa personale e biznesi.
    Ai beson se demokratët nuk janë më me Berishën. Ai flet për një opozitë të re që duhet të lindë jashtë gardhit të tij, sepse brenda PD-së së sotme gjithçka shtypet. Marrëveshjet e nëndheshme dhe pazaret kanë zhbërë shpresën, ndërsa qytetarët dhe demokratët e kanë braktisur. Për Sulën, zhvillimet e ardhshme do të jenë të forta: Berisha nuk e ka më shumicën. Pyetja që ngrihet është nëse do të lindë më në fund një lëvizje e fortë, e aftë të çlirojë opozitën nga pengmarrja e gjatë.

  • Dashnor Sula: Mbi 65 vjeç s’të japin kredi në bankë, ne i japim partinë një 81-vjeçari!

    Dashnor Sula: Mbi 65 vjeç s’të japin kredi në bankë, ne i japim partinë një 81-vjeçari!

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar ashpër mbi situatën e brendshme të opozitës, duke e krahasuar atë me kriteret e bankave për dhënien e kredive.
    Në një intervistë për TemA, Sula u shpreh se një person mbi 65 vjeç nuk mund të marrë kredi në bankë, ndërkohë që sipas tij, opozita i ka besuar drejtimin një 81-vjeçari.

    Sipas ish-deputetit, demokracia funksionon vetëm kur qeveria ka përballë një opozitë të fortë, e cila e kontrollon dhe e denoncon. Por ai shtoi se aktualisht kjo balancë mungon, duke e lënë hapësirë arrogancës dhe korrupsionit të qeverisë.
    “Një qeveri e mirë, e përgjegjshme është kur ka përballë një opozitë të fortë, që e kontrollon, që e denoncon,” theksoi Sula, “kurse një qeveri bëhet arrogante, bëhet e korruptuar, ka përballë një opozitë të mbaruar. Kaq thjeshtë është.”
    Në fund, ai paralajmëroi se pa një opozitë funksionale, natyra njerëzore e pushtetit do të shpjerë drejt abuzimit.

  • “Shteti nuk është  as i PS-së, as i Berishës”, Sula: Nuk do të refuzoja post ministri, edhe nëse ma ofron Edi Rama

    “Shteti nuk është as i PS-së, as i Berishës”, Sula: Nuk do të refuzoja post ministri, edhe nëse ma ofron Edi Rama

    Ish-demokrati Dashnor Sula, edhe pse një “kundërshtar” i përbetuar i mazhorancës, të paktën sa ishte pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, tregon se nuk do të refuzonte postin e ministrit të ofruar nga Partia Socialiste.
    I ftuar në një emision televiziv, Sula është përgjigjur se ai nuk ka refuzuar asnjë punë që i është ofruar dhe se nëse do të ishte ministër, qoftë dhe Edi Ramës, qëllimi i tij i vetëmdo të ishte të përmbushte detyrën me integritet.
    “Unë nuk jam nga ato njerëz që e kafshoj gjuhën kur flas, kam një integritet.Shteti nuk janë as të Edi Ramës as të PS-së, as të Berishës apo opozitës. Tjetër gjë se të drejtën për të zgjedhur e ka ai.
    Kurrë në jetën time nuk kam refuzuar asnjë lloj detyre, por nëse ti e merr këtë si një privilegj personal për të shkuar atje për tu pasuruar, për tu pasuruar. Këtu fillon gjithçka. Nëse duhet të kryej një detyrë, unë e kryej atë detyrë”, tha ndër të tjera Dashnor Sula.

  • Dash Sula I le “derën hapur” PS! Ja si do t’i përgjigjej ish-demokrati një ftese të Ramës

    Dash Sula I le “derën hapur” PS! Ja si do t’i përgjigjej ish-demokrati një ftese të Ramës

    Ish-demokrati Dashnor Sula, edhe pse një “kundërshtar” i përbetuar i mazhorancës, të paktën sa ishte pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, tregon se nuk do të refuzonte postin e ministrit të ofruar nga Partia Socialiste.
    I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Sula është përgjigjur se ai nuk ka refuzuar asnjë punë që i është ofruar dhe se nëse do të ishte ministër, qoftë dhe Edi Ramës, qëllimi i tij i vetëm do të ishte të përmbushte detyrën me integritet.
    “Unë nuk jam nga ato njerëz që e kafshoj gjuhën kur flas, kam një integritet.
    Shteti nuk janë as të Edi Ramës as të PS-së, as të Berishës apo opozitës. Tjetër gjë se të drejtën për të zgjedhur e ka ai.
    Kurrë në jetën time nuk kam refuzuar asnjë lloj detyre, por nëse ti e merr këtë si një privilegj personal për të shkuar atje për tu pasuruar, për tu pasuruar. Këtu fillon gjithçka. Nëse duhet të kryej një detyrë, unë e kryej atë detyrë”, tha ndër të tjera Dashnor Sula.