Biseda
Zogaj: Ka bërë shumë që ta kastronte SPAK-un. Por ai nuk ka se çfarë t’i bëjë SPAK-ut. Dora që nuk kafshohet, puthet.
Bushati: Në fasadë Rama ka mbajtur qëndrim korrekt. Deri sot, pavarësisht, nuk është bërë Rama pengesë për SPAK-un. Lëvizjet e SPAK i ka shkuar në favor. Balluku po i krijon një thyerje dhe do të duket si do të shkojë. Unë ata të SPAK-ut i di fare pa dinjitet, nëse vjen një gringo dhe ti shërbejnë. Këta drejtësi nuk bëjnë.
Dyrnjaja: Ata janë prokurorë që kanë totalisht pavarësi. Ata janë komanduar këto që na befasojnë. Rama derisa e ka prodhuar me programin politik nuk e di nëse i ka parashikuar këto pasoja. Nëse SPAK ka një sukses është se ka nxjerrë jashtë loje gjykatën, dhe ky është një problem. Gjykata mban standardin. Kemi çuar SPAK në kulm dhe gjykata vendos ajo që vendos standarin e lojës. Gjykata është në nënshtrim psikologjik ndaj SPAK-ut, se ka gjyqtar jo të pastër dhe janë të shantazhueshëm.
Soko: Rama tha se mandati i katërt do të jenë mandati i standadeve në drejtësi dhe e ka bërë target.
Zogaj: Nuk e ndalon dot Rama SPAK-un, do të mbyllet kur të mbarojë punë.
Bushati: Unë mendoj se Rama sa më shpejt të ikë nga drejtimi i vendit, aq më mirë i bën Shqipërisë, por i njoh një meritë, ai di ta lexojë edhe fushën politike edhe çfarë ka ndodhur përreth. Në vendet e tjera, në Rumani, në Kroaci, në Kosovë me Gjykatën Speciale, kush ka dashur t’i kundërvihej ndërkombëtarëve e ka paguar në lëkurën e vet. Dhe gabimi më i madh që do të bënte Rama ishte të hapte luftë frontale me SPAK-un. Dhe prandaj Rama nuk e bën këtë.
Tag: bushati
-

Bushati: Gabimi më i madh që do të bënte Rama, të hapte luftë frontale me SPAK-un
-

Bushati: Duket sikur SPAK po vepron pa lejen e Ramës, mos ka ndonjë kaubojs amerikan…
Analisti Andi Bushati, ka folur për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut dhe ndalimin e saj për të dalë jashtë vendit, të dyja vendimet të GJKKO, pas kërkesës së SPAK.
Bushati tha se në pamje të parë, duket sikur SPAK po vepron pa lejen e Edi Ramës, pasi ky i fundit ka dhënë shenjat se jo vetëm nuk e ka “lëshuar” Ballukun, por po “konfrontohet” për herë të parë me SPAK.
Bushati foli edhe për hipotezën e hedhur se mbrapa këtij “trimërimi” të SPAK mund të jetë një faktor i huaj, si amerikanët.
Bushati: Duket sikur për herë të parë, SPAK ka dalë përtej lejes që i jep Edi Rama. Nuk ka shkuar deri te Rama, por sikur ka leje të veprojë edhe pa lejen e Ramës. Duket qartë që Rama nuk do ta dorëzojë Belinda Ballukun. Është pak më pozitive, se përpara, por jemi larg një drejtësie të pavarur.
Konkluzioni i dytë, jemi për herë të parë, që duket sikur Rama, konfrontohet ballë për ballë me drejtësinë. Nëse e mbajmë mend, pa u bërë reforma, që nga rasti i Shpëtim Gjikës, deviza e Ramës ka qenë “nuk do të bëhemi pengesë për drejtësinë” dhe strehë për njerëzit e familjes tonë me të cilën ka punë drejtësia. Sot ndejti shtatë orë me Ballukun pas vendimit të gjykatës, kur prisnim minimumin e pezullimit apo shkarkimit. Mediat e Ramës, thonë se pezullimi i Ballukut është anti-kushtetuese. Duket se ka konfrontim midis SPAK, GJKKO dhe Ramës.
E treta, ore çfarë i trimërojë këta njerëz? Me sa i njohim, këta nuk veprojnë pa patur ndonjë ombrellë. A kemi një lëvizje tektonike të ekuilibrave? Mos është futur ndonjë kaubojs amerikan? Kjo shpjegon edhe trimërimin e SPAK, GJKKO-së dhe faktin që Rama po e sheh që një faktor tjetër mund të luajë lojën që do luajë ai. Këtu pastaj, duket sikur hyn në një fazë të re të lojës. Këto janë për mua tre pikat.
Po t`i shtojmë, edhe faktin që është kapur Veliaj, por për brekët e Ajolës. Beqja për faturat e resotrantit. Ben Ahmetaj për vilat dhe jo vendimet. Te rasti Balluku, jemi për herë të parë, që po hetohen dy vepra madhore ku është Rama i përfshirë, Tuneli dhe Unaza. Nuk kemi më fabulën e njerëzve që hanë kumblla dhe dardha pas kurrizit të Ramës, por po tregohet se korrupsionin e bën Rama. Kjo mund të jetë edhe arsyeja e kundërvënies që po lind, që është në filizë mes Ramës dhe SPAK.
-

Kaubojsi amerikan/ Kush qëndron pas trimërimit të SPAK, Bushati: Rama nuk e lëshon Ballukun
Analisti Andi Bushati, ka folur për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut dhe ndalimin e saj për të dalë jashtë vendit, të dyja vendimet të GJKKO, pas kërkesës së SPAK. Bushati tha se në pamje të parë, duket sikur SPAK po vepron pa lejen e Edi Ramës, pasi ky i fundit ka dhënë shenjat se jo vetëm nuk e ka “lëshuar” Ballukun, por po “konfrontohet” për herë të parë me SPAK. Bushati foli edhe për hipotezën e hedhur se mbrapa këtij “trimërimi” të SPAK mund të jetë një faktor i huaj, si amerikanët.
“Duket sikur për herë të parë, SPAK ka dalë përtej lejes që i jep Edi Rama. Nuk ka shkuar deri te Rama, por sikur ka leje të veprojë edhe pa lejen e Ramës. Duket qartë që Rama nuk do ta dorëzojë Belinda Ballukun. Është pak më pozitive, se përpara, por jemi larg një drejtësie të pavarur.
Konkluzioni i dytë, jemi për herë të parë, që duket sikur Rama, konfrontohet ballë për ballë me drejtësinë. Nëse e mbajmë mend, pa u bërë reforma, që nga rasti i Shpëtim Gjikës, deviza e Ramës ka qenë “nuk do të bëhemi pengesë për drejtësinë” dhe strehë për njerëzit e familjes tonë me të cilën ka punë drejtësia. Sot ndejti shtatë orë me Ballukun pas vendimit të gjykatës, kur prisnim minimumin e pezullimit apo shkarkimit. Mediat e Ramës, thonë se pezullimi i Ballukut është anti-kushtetuese. Duket se ka konfrontim midis SPAK, GJKKO dhe Ramës.
E treta, ore çfarë i trimërojë këta njerëz? Me sa i njohim, këta nuk veprojnë pa patur ndonjë ombrellë. A kemi një lëvizje tektonike të ekuilibrave? Mos është futur ndonjë kaubojs amerikan? Kjo shpjegon edhe trimërimin e SPAK, GJKKO-së dhe faktin që Rama po e sheh që një faktor tjetër mund të luajë lojën që do luajë ai. Këtu pastaj, duket sikur hyn në një fazë të re të lojës. Këto janë për mua tre pikat.
Po ti shtojmë, edhe faktin që është kapur Veliaj, por për brekët e Ajolës. Beqja për faturat e resotrantit. Ben Ahmetaj për vilat dhe jo vendimet. Te rasti Balluku, jemi për herë të parë, që po hetohen dy vepra madhore ku është Rama i përfshirë, Tuneli dhe Unaza. Nuk kemi më fabulën e njerëzve që hanë kumblla dhe dardha pas kurrizit të Ramës, por po tregohet se korrupsionin e bën Rama. Kjo mund të jetë edhe arsyeja e kundërvënies që po lind, që është në filizë mes Ramës dhe SPAK”, deklaroi Bushati. -

Bushati: Bllokimi i pasaportës së Ballukut, i paligjshëm, njëlloj si në rastin e Berishës
Andi Bushati, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se kufizimi i lirisë së Belinda Ballukut duke i marrë pasaportën, është i ngjashëm me atë që i ndodhi Berishës, duke e konsideruar të paligjshëm.
Bushati tha se SPAK duhet ti drejtohej Parlamentit për të marrë autorizimin.“Bllokimi i pasaportës së Berishës ishte i paligjshëm. A ia kufizon lirinë njeriut, dorëzimi i pasaportës? Unë mendoj se ia kufizon.
Me Berishën është shkelur Kushtetuta, duhet kaluar nga Parlamenti. Po kështu edhe me pasaportën e Ballukut. Sjellja më e mirë e SPAK ishte ti kërkonte Parlamentit leje për pasaportën dhe hetimin e mëtejshëm të Ballukut, përshembull ti kontrolloje shtëpinë. Edhe këta që bërtasin “puç” dhe “grusht shteti”, i ka dhënë SPAK një… Çfarë po thonë këta? Që kemi të bëjmë me një konflikt midis dy pushteteve të pavarura. Gjyqësori dhe prokuroria po i imponojnë figurat qeverisë. Nesër thonë ia bëjnë kryeministrit edhe pse merr votat.
Pra, SPAK dhe gjykatat kanë vepruar gabim me Berishën që i morën pasaportën pa leje të Parlamentit, po veprojnë gabim që i kanë marrë pasaportën pa leje të Parlamentin. Në nderin e SPAK duhet ti ishte drejtuar Parlamentit”, tha Bushati.
-

Shkrimtarët thonë se kritika letrare, që shkruhet sot për letërsinë nuk e ndjek dot zhvillimin e saj
Nga Julia Vrapi
Rëndësia e kritikës letrare është e madhe, si për letërsinë ashtu edhe për lexuesin. Përballë fluksit të botimeve në vend, e promovimeve të ndryshme në aktivitete herë pas here, shkrimtarë dhe studiues e vlerësojnë dhe rëndësinë e kritikës letrare, por sipas tyre tek ne nuk ka akoma personalitetin e saj të dukshëm në gjykimin e vlerave të librave. Kritika u jep lexuesve këndvështrime të reja dhe i udhëheq në zgjedhjen e librave me vlerë, por gjithashtu nxit dhe dialog rreth çështjes estetike, etj, por shkrimtari dhe studiuesi Xhahid Bushati thotë se sot kritika letrare tek ne është e paaftë për të ndjekur procesin me krijimtarinë. “Kritika letrare tek ne akoma nuk ka personalitetin e saj të dukshëm në gjykimin e vlerave të librave. Aktualisht kemi një fluks të madh botimesh, por ajo është siç duket deri tani e paaftë për ta ndjekur këtë proces shumë formësh të gjinive dhe të zhanreve. Pastaj po të kthehemi tek letërsia për fëmijë, kritika letrare është pothuajse e dobët dhe sikur nuk ka shfaqje, nuk ka portret, nuk ka ndikim”, thotë shkrimtari Xhahid Bushati, një nga emrat e vlerësuar në krijimtarinë tonë, i cili dhe më parë ka sjellë në vëmendje edhe se duhet më shumë investime dhe vëmendje për librin nga institucionet përgjegjëse.
Roli i institucioneve arsimore
Për shkrimtarin Xhahid Bushati ne nuk kemi kritikë letrare në pritshmëritë që duhet të ketë letërsia, që botohet në vendin tonë. Por ndërsa thotë se ajo kritikë, që shkruhet sot për letërsinë nuk e ndjek dot zhvillimin e saj, ai ndalet dhe tek roli që kanë institucionet e larta arsimore në vend, që sipas tij nuk janë aktive. “Institucionet e larta arsimore këtu përgjithësisht sikur nuk shfaqen, nuk janë aktive. Përgjithësisht kemi mbetur tek shkrimet recensionale. Pra është një gjini pothuajse e thatë dhe pastaj po shtohet një sëmundje tjetër, që është ajo e miqësisë. Po shkruajmë për miqtë tanë dhe po i japim vlera më shumë se sa duhet. Po ta shprehim në mënyrë popullore, duke hedhur sheqer”, shprehet shkrimtari dhe studiuesi Bushati.
Në reagimin e tij Xhahid Bushati që dhe më parë ka sjellë në vëmendje probleme në krijimtari thotë se në promovime më shumë bëhen lavdërime dhe flasin dhe ata, që nuk e kanë lexuar librin. “Vura re në këtë panair të fundit të librit, ku mora pjesë në disa promovime librash. Ata që u çuan për të diskutuar për librin çuditërisht nuk e kishin lexuar librin dhe rritnin vlerat e krijuesit apo të krijueses pa e lexuar librin”, thotë Bushati. Ndërsa rendit një sërë problemesh, Bushati thotë se kritikën profesionale duhet ta bëjnë ata me tituj shkencorë dhe shkrimtarët nëse kanë talent në këtë aspekt, ku sipas tij është e rëndësishme dhe e nevojshme edhe specializimet për kritikë letrare. “Mund ti çojnë diku jashtë shtetit ose të hapin kurse trajnimi”, thotë ai. Edhe shkrimtari Pandeli Koçi sjell në vëmendje rëndësinë që ka kritika letrare për vlerat e një libri, por gjithashtu rendit disa nga problemet që janë. “Pse nuk zhvillohet kritika letrare serioze tek ne? E para nuk paguhet sa duhet, e dyta disa nuk dinë ta shkruajnë dhe e treta po bëre kritikë negative të thotë këto mos i shkruaj. Fakultetet tona që janë të gjuhë letërsisë ose Universiteti i Arteve nuk përgatisin kritikë. Ku janë kritikët e muzikës, arteve figurative, etj. Tek ne bëhen ose recensione lavdëruese dhe bën secili për shokun. Shoku bën shkrim për shokun dhe pastaj shoku bën për të, dhe bëhen ato që quhen promovime me lavdërime”, thotë shkrimtari Pandeli Koçi. Reagimi i shkrimtarëve Xhahid Bushati dhe Pandeli Koçi është në vijim dhe të autorëve të tjerë më parë, që kanë shprehur se kritika letrare duhet të zërë vend më shumë në studimin me veprat që botohen, pasi sipas tyre rëndësia e saj është e madhe, si për letërsinë ashtu dhe për lexuesin. -

“Sukses”, Bushati ironizon Ballukun: Fjalimet i paskan nga i njëjti shkrues që kishte Veliaj para se t’i kapë SPAK-u
Analisti Andi Bushati ka postuar një shenim në faqen e tij në facebook ku bën ironi me deklaratat shumë të ngjashme të Belinda Ballukut sot dhe të Erion Veliajt pak kohë para, së të përfundonte në burg për abuzimet marramendëse në bashkinë e Tiranës.
“Ju nuk falni as suksesin politik dhe as njeriun që punon”, deklaroi zëvendësja nën hetim e Ramës, Belinda Balluku sot në Kevend.
Ndërsa Erjon Veliaj pak kohë më parë së të prangosej pas akuzave nga SPAK thoshte se, “Suksesin nuk ta falin kollaj edhe pemës me kokrra i gjuhet jo vetëm me gurë por edhe me Molotov”.
Mesazhi i Bushatit
Këtyre, para se të bien, duket sikur iu shkruan e njëjta dorë fjalimet…Por, me siguri, që me fjalën 𝐒𝐔𝐊𝐒𝐄𝐒 kupton tjetër gjë… -

Bushati: Nuk jetojmë më në një vend demokratik, prandaj Edi Rama nuk jep llogari
Bushati: Nuk jetojmë më në një vend demokratik, prandaj Edi Rama nuk jep llogari
Gazetari Andi Bushati, i ftuar në edicionin informativ Ora 19 në SYRI TV, ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me Luftar Hysën, i cili një ditë më parë u sanksionua nga SHBA. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Bushati u ndal te roli i SPAK dhe mënyra se si trajtohen çështjet që prekin Kryeministrin.
Bushati u shpreh se SPAK nuk po e heton Ramën për çështje të qarta dhe publike, ndërsa sipas tij, çështja e takimit me një person të akuzuar për pastrim parash nuk mund të konsiderohet si prova më e rëndë.
SPAK-u e ka për zgjedhjet që janë sheshi dhe s’guxon ta thërrasë Ramën, jo për këtë që është një gjë e diskutueshme. Pra, fakti që ka pritur një pastrues parave të Sinaloas nuk e inkriminon direkt. Rama ka gjëra ku është inkriminuar direkt, drejtpërdrejt dhe SPAK-u nuk e ka kapur.’
Ai u shpreh se problemi kryesor lidhet me fakti se publiku ende mendon se jeton në një sistem funksional demokratik.
‘Ne akoma sillemi si qenie atavike të një sistemi demokratik. Pra, ne jetojmë akoma me refleksin që, po jetojmë në demokraci dhe në një vend demokratik, kur ndodh një skandal, dikush duhet të mbajë përgjegjësi, të bëjë transparencë dhe të japë llogari.’
Sipas Bushatit, realiteti politik dhe institucional në vend është larg standardeve demokratike.
‘Problemi është që ne duhet të ngulisim mirë në mendje që ne nuk jetojmë më në një vend demokratik. Dhe duke mos jetuar në një vend demokratik, askush nuk jep llogari. Për çdo skandal që ndodh, normalizohet dhe edhe ajo që duhet të bënte bilancet, drejtësia, as nuk ka kërce, as nuk ka fuqi të ndërhyjë.’
Në përfundim, ai theksoi se pyetjet për përgjegjësinë politike dhe institucionale mund të bëhen, por sipas tij, ato mbeten pa përgjigje reale. -

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin
Gazetari Andi Bushati ka kritikuar situatën politike dhe institucionale në Shqipëri, duke thënë se vendi nuk funksionon më si një demokraci reale. I ftuar në Ora 19 në SYRI TV, Bushati komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me Luftar Hysën, i cili së fundmi u sanksionua nga SHBA, duke theksuar se SPAK nuk po heton Ramën për çështje të qarta dhe publike.
Sipas Bushatit, takimi me një person të akuzuar për pastrim parash nuk është prova më e rëndë, ndërsa problemi kryesor është se publiku vazhdon të mendojë se jeton në një vend demokratik.
Ai u shpreh se problemi kryesor lidhet me fakti se publiku ende mendon se jeton në një sistem funksional demokratik.
‘Ne akoma sillemi si qenie atavike të një sistemi demokratik. Pra, ne jetojmë akoma me refleksin që, po jetojmë në demokraci dhe në një vend demokratik, kur ndodh një skandal, dikush duhet të mbajë përgjegjësi, të bëjë transparencë dhe të japë llogari.’
Sipas Bushatit, realiteti politik dhe institucional në vend është larg standardeve demokratike.
‘Problemi është që ne duhet të ngulisim mirë në mendje që ne nuk jetojmë më në një vend demokratik. Dhe duke mos jetuar në një vend demokratik, askush nuk jep llogari. Për çdo skandal që ndodh, normalizohet dhe edhe ajo që duhet të bënte bilancet, drejtësia, as nuk ka kërce, as nuk ka fuqi të ndërhyjë.’
Në përfundim, ai theksoi se pyetjet për përgjegjësinë politike dhe institucionale mund të bëhen, por sipas tij, ato mbeten pa përgjigje reale. -

VIDEO/ Bushati: Nuk jetojmë më në një vend demokratik, prandaj Edi Rama nuk jep llogari
Gazetari Andi Bushati, i ftuar në edicionin informativ Ora 19 në SYRI TV, ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me Luftar Hysën, i cili një ditë më parë u sanksionua nga SHBA. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Bushati u ndal te roli i SPAK dhe mënyra se si trajtohen çështjet që prekin Kryeministrin.
Bushati u shpreh se SPAK nuk po e heton Ramën për çështje të qarta dhe publike, ndërsa sipas tij, çështja e takimit me një person të akuzuar për pastrim parash nuk mund të konsiderohet si prova më e rëndë.
‘SPAK-u e ka për zgjedhjet që janë sheshi dhe s’guxon ta thërrasë Ramën, jo për këtë që është një gjë e diskutueshme. Pra, fakti që ka pritur një pastrues parave të Sinaloas nuk e inkriminon direkt. Rama ka gjëra ku është inkriminuar direkt, drejtpërdrejt dhe SPAK-u nuk e ka kapur.’
Ai u shpreh se problemi kryesor lidhet me fakti se publiku ende mendon se jeton në një sistem funksional demokratik.
‘Ne akoma sillemi si qenie atavike të një sistemi demokratik. Pra, ne jetojmë akoma me refleksin që, po jetojmë në demokraci dhe në një vend demokratik, kur ndodh një skandal, dikush duhet të mbajë përgjegjësi, të bëjë transparencë dhe të japë llogari.’
Sipas Bushatit, realiteti politik dhe institucional në vend është larg standardeve demokratike.
‘Problemi është që ne duhet të ngulisim mirë në mendje që ne nuk jetojmë më në një vend demokratik. Dhe duke mos jetuar në një vend demokratik, askush nuk jep llogari. Për çdo skandal që ndodh, normalizohet dhe edhe ajo që duhet të bënte bilancet, drejtësia, as nuk ka kërce, as nuk ka fuqi të ndërhyjë.’
Në përfundim, ai theksoi se pyetjet për përgjegjësinë politike dhe institucionale mund të bëhen, por sipas tij, ato mbeten pa përgjigje reale.
-

Bushati: SPAK duhet përshëndetur që po heton 21 Janarin, PS të detyrojë Agron Malajn të flasë
Analisti Andi Bushati, ka folur për hetimet që po zhvillon SPAK për 21 Janarin, duke thirrur edhe Sali Berishën për të dëshmuar.
Bushati, edhe pse kritik me shumë prej veprimeve të SPAK, deklaroi se e përshëndet hetimin për 21 Janarin, ndërsa shtoi se Partia Socialiste duhet ta detyrojë Agron Malajn, ish gardistin e grupit të zjarrit në 21 Janar, që sot është deputet i PS, të tregojë ato që di nga kjo ngjarje, ku mbetën të vrarë katër protestues.
“21 Janari është një krim që nuk mund të ngelet i pandëshkuar. SPAK e mbante kot detyrën nëse nuk i rifutej kësaj çështje. Minimumi kemi kaluar një dekadë e gjysmë, pa u pyetur. Themi nuk pyetet Rama për inceneratorët, aty janë vrarë katër vetë dhe Berisha nuk është pyetur nga drejtësia. Kemi hap për t’u përshëndetur.
Patjetër që edhe po nuk u zbardh, ne duhet të kemi një version zyrtar të Berishës, para drejtësisë, jo para konferencave të shtypit.
E dyta, duhet të kemi një version të Lulzim Bashës për atë që ka ndodhur. E treta, nëse ka një forcë politike që nëse nuk ka zhbërë çdo gjë nga idealet e veta, Partia Socialiste ka një gur të madh në dorë, ka deputet atë gardistin Malaj i cili, është nga njerëzit që është shpërblyer me para në dorë për ato vrasje. Nëse prezumojmë se Berisha për të fshehur krimin, ka bërë çdo gjë, nga serverat te gëzhojat për të fshehur gjurmët, ka dashur të manipulojë edhe me para ata gardistë që kanë ditur diçka më shumë.
PS është e dënuar ta detyrojë të japë dijeninë se çfarë ai di dhe pse është paguar për të heshtur. Ka vend me Berishën, Bashën dhe njerëz si Malaj, të hetohet më thellë. Nëse drejtësia e re nuk jep dot një verdikt bindës, sepse janë vrarë katër vetë për të shtypur një manifestim politik, gjë që duhet dënuar dhe nuk duhet përsëritur as në ëndrrat më të këqija të këtij vendi. Në këtë kuptim të gjithë bateritë e mundshme duhen shfrytëzuar për këtë hetim”, tha ndër të tjera Bushati.